LA Grande Gënjeshtra (përgjigje për një replikë)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2772_kolo_1.jpg?itok=1c8gcn-X)
“Unë jetoj me vibracione”
“Zonjë, çfarë është një vibracion?”
Kjo është një pjesë dialogu e një prej skenave që dua më shumë te La Grande Bellezza. Është dialogu mes një artisteje konceptuale që vetëquhet Talia Concept, e gazetarit Jepp Gambardela. Talia, nuk di ta shpjegojë atë që thotë. Di vetëm se po bën "art të madh", që është "e pakuptuar" dhe "e paragjykuar" nga ky gazetar ndërsa kërkon të përdorë revistën e Gambardelës për të krijuar imazhin e një artisteje "elitare".
Kjo skenë përcjell në mënyrën më të plotë vanitetin në art, pseudoartistët që pretendojnë se bëjnë artin e madh dhe shesin mediokritetin si "elitë" artistike. Ky vanitet nis nga elitat e përfundon po te elitat.
M'u kujtua kjo pjesë ndërsa lexoja replikën e zotit J. Shanaj tek respublica.al (2) me një shkrim timin të titulluar "Mediokriteti në Kult" botuar tek revista Klan (1).
Zakonisht nuk i konsideroj replikat që përmbajnë ofendime personale dhe ku autori është nisur të bëjë një replikë vetëm me qëllimin të denigrojë sa të mundet një person, sepse është prekur në sedër, apo dhe ato shkrime ku autori ka për qëllim na tregojë se pse vepra e tij është një "masterpiece".
Se sa e njeh zoti J. Shanaj dramaturgjinë duket nga përbuzja që flet për komedinë, duke injoruar faktin që është një nga zhanret më të vështira në dramaturgji dhe fakti që ngatërron estradën televizive me komedinë kinematografike ku ne kemi një traditë të shkëlqyer që nga "Zonja nga Qyteti" e "Përrallë nga e Kaluara".
Por, vendosa t'i përgjigjem sepse rasti i shkrimit të z. J. Shanaj është argumenti më i mirë për shkrimin tim të parë dhe do të doja ta nënvizoja.
Mediokriteti i parë
Në artikullin e parë ngrija një problem serioz, atë të papërgjegjshmërisë së jurisë së filmit në caktimin e nominimeve. Kjo papërgjegjshmëri del në faktin që një pjesë e jurisë nuk e kanë parë filmin e shkruar nga unë, "Femrat", megjithatë e kanë "diskutuar" dhe nuk e kanë konsideruar për nominim. Po ashtu, në shkrim vija në pikëpyetje integritetin, seriozitetin dhe kërkoja të dija kriteret e jurisë duke gjykuar nga 4-shja e filmave të nominuar. Ndër ta edhe nominimin e Pharmakon të regjisorit J. Shanaj.
Në replikë, zoti J. Shanaj bën të njëjtën gjë si juria, denigron filmin "Femrat" pa e pasë parë atë. Më fal. Ka parë trailerin. Dhe, nga traileri që ka parë i rezulton se filmi "Femrat" denigron femrat! Madje, pa e parë e krahason me humorin e minierës së fillimviteve '90 (me kë ta ketë vallë?).
Çështja e jurisë së filmit të Kult s'ka të bëjë me "Femrat", por me mënyrën si ka funksionuar.
Më parë se "Pharmakon", aty duhej të ishte i nominuar "Agnus Dei" apo dhe "Gomerët e Kufirit", por që nuk e patën atë fat, sepse autorët kosovarë nuk kanë shokë anëtarët e Jurisë e nuk bëjnë lobim agresiv e të pandershëm. Në lista nuk figuron as Falja e Gjakut, i VETMI film shqiptar (por jo si produksion e regji) që ka arritur të jetë zyrtarisht dhe REALISHT kandidat në një festival të madh, madje dhe fitues, në Berlin.
Anëtarët e Jurisë nuk janë munduar as të përcaktojnë kriteret profesionale të përzgjedhjes. Sepse, nuk mund të krahasosh një film që bën 2.5 milionë Euro me një që bën 1000 herë më pak.
Nuk dua të zgjatem më tek kjo puna e Jurisë, e para për respekt të ndonjë anëtari/eje që nuk ka rënë pre e presionit dhe që është përpjekur me seriozitet të bëjë punën e vet dhe e dyta, pavarësisht papërgjegjshmërisë le të tregojmë pak respekt edhe për shokët e babit të regjisorit, dhe le të mos ua hapim tërë petët e byrekut.
Por, le të kthehemi te filmi i z. J. Shanaj. Ndryshe nga ai që "telendis" filmin "Femrat" pa e parë, unë e kam parë Pharmakonin.
Talia Concept
Nuk dua të analizoj filmin, se e kam bërë një herë ditën që doli, e nuk kam gjë për të shtuar. Ai është një film i dobët. Mund t'i bëjmë tërë reklamën që duhet, por edhe ata që autori i klasifikon që "marrin sado pak vesh nga kinemaja” nuk do shkojnë ta shohin filmin. Ose, do hyjnë e do dalin pa mbaruar filmi, siç dhe ka ndodhur në seancën që kam qenë vetë prezent. Askush nuk do të harxhojë para e kohë për një film që nuk i thotë asgjë. Edhe në TV, nëse do, mund të organizojmë një sondazh online se në ç'minutë e kanë larguar telekomandën njerëzit nga vepra e tij. Ka kohë që autorët e produkteve të dështuara e ndajnë kinema-dashësin në atë që "merr vesh nga kinemaja" e atë që "nuk merr vesh". Është mënyra më e mirë për të justifikuar dështimin.
Pharmakoff, është një film i dobët, dhe kjo nuk është çështje shijesh. Ai ka probleme në storytelling, ndryshe thënë, në dramaturgji. Ka probleme në strukturë, inkonseguenca personazhesh dhe marrëdhëniesh mes tyre. Ka vetëm formë e jo përmbajtje. Ai, është një film që nuk të thotë asgjë. Dhe, për këtë nuk ka nevojë për "ekspertë". Mjafton të tentosh ta shohësh për 20 minuta.
Duke lexuar replikën e zotit J. Shanaj, kuptoj që ka mbi 15 vjet që nuk vjen në Shqipëri, që i ka mbetur akoma informacioni në vitin 1996, dhe, meqë vjen në Shqipëri për të marrë fonde për filma, do bënte mirë të rrinte ca më shumë për të na sjellë herë tjetër një histori të vërtetë.
Të bësh një film të dobët, nuk është krim. Kujtdo mund t'i ndodhë. Edhe mua. U ndodh dhe artistëve shumë më të mëdhenj se unë e ndoshta edhe se zoti J. Shanaj. Por, që të mos bësh vetëm filma të dobët, është mirë të shohësh të vërtetën në sy. Dhe jo atë të "vërtetë" të kërkuar me ngulm përmes shokëve të babit.
Janë po shokët e babit që e sakatojnë filmin në biseda tavoline, dhe askush nuk ka në plan t'ia thotë autorëve. Pse të prishin hesape kot? Nesër, nderi do kthehet. Problemi është që duke mos ia thënë të vërtetën në sy, përfundojmë që artistët që prodhojnë dështime kujtojnë se po bëjnë artin e madh që ne të vdekshmit në Shqipëri nuk e kuptojmë, dhe duke gënjyer veten e përsërisin atë gënjeshtër aq shpesh saqë ajo nis e duket si e vërtetë.
La Grande Gënjeshtra
Në reklamën e filmit "Pharmakon" (se nuk është as trailer) feks fjalia: "Filmi shqiptar i përzgjedhur për Oskar". Kjo është një gënjeshtër e madhe. Të mbushësh aplikimin nuk do të thotë që je "i përzgjedhur". Aplikime Qendra e filmit shqiptar mbush për vit, dhe çdo vit dërgon një aplikacion për Oscar. Nuk dua të spekuloj me faktin që zoti J. Shanaj paska arritur të penetrojë në informacione shumë të rezervuara si short-listat e festivaleve të mëdha për të marrë vesh që paska arritur në "çerek-finale", por, për fat, tani ka shumë njerëz që e kanë kuptuar sesi funksionon jashtë dhe me festivalet, dhe me ekspertët, dhe me juritë. Dhe sesi hyhet, dhe se kë duhet të njohësh, dhe sa fat duhet të kesh dhe sa reale janë short-listat. Nuk kam në plan ta shterroj këtu këtë temë.
Asnjë "çerekfinale" nuk ka për ta bërë dot një film të dobët, të mirë. Por, duke e përsëritur pafund gënjeshtrën e "filmit masterpiece por të pakuptuar" ajo nis e bëhet e vërtetë. Nëse kjo gënjeshtër bëhet institucionale, siç është dhe rasti i nominimit të pandershëm në Kult, gënjeshtra nis të legalizohet. Dhe, përfundojmë që publiku që nuk e pëlqen fare një film trajtohet si një budalla që s'di gjë, se "atë e di juria më mirë". Madje dhe artistët vënë në pikëpyetje vetveten: "Ore, mos jam budalla unë që s'më pëlqeu? Se po na thonë që qenka kryevepër."
Një film që nuk i thotë asgjë shikuesit nuk ka nevojë të marrë çertifikata askund. Talia Concept.
Vlera e Pharmakon mund të matet dhe me numrin e telefonatave e sms-ve të producentit M. Shanaj që u deshën për të lobuar për "masterpiece"-n e të birit.
Në këtë mënyrë, Shqipëria ka 20 vjet që prodhon pothuajse vetëm dështime kinematografike, sepse ka legalizuar mediokritetin.
Femrat dhe Pharmakon
Nuk kam shumë dëshirë të flas për filmin që unë kam shkruar, "Femrat", sepse nuk kam nevojë t'i mbush mendjen askujt për asgjë. I kam dëgjuar kritikat dhe disa më kanë vlejtur mjaft. E di ku i ka problemet, e di dhe pse i ka. Unë nuk mendoj se ne (se nuk e kam bërë vetëm unë atë film) kemi bërë një "masterpiece". Nuk ka qenë ky qëllimi, që të çudisim botën me "kryevepra". Ne jemi përpjekur të bëjmë një film sa më të vërtetë e që t'u pëlqejë në rradhë të parë shqiptarëve, dhe arritëm t'u ri-ngjallim dashurinë për kinemanë. E kemi bërë këtë me lekët e xhepit. Ne, bëmë atë që nuk bëri dot filmi i zotit J. Shanaj, edhe pse është bërë me lekët e taksapaguesve shqiptarë.
Unë e kam marrë vesh se kush ishte nominuar dhe se kush ishte Juria vetëm 3-4 ditë para natës së dhënies së çmimeve, pavarësisht se kam akses të mjaftueshëm për ta marrë këtë informacion. Ndërkohë që Juria ishte nën presion nga producenti M. Shanaj për ta futur se s'bën në nominim në kurriz të filmave të tjerë, madje edhe për t'i dhënë kupën.
Arsyeja? Unë nuk kam nevojë të gënjej veten që kam bërë një "Kryevepër" dhe që po më japin kupa për të. Ne atë që donim, vlerësimin e publikut, një nga 2 kriteret e njohura botërisht të vlerës së një filmi e kemi marrë tashmë. Nëse njerëzit do dëshirojnë ta shohin dhe pas 10 vjetësh këtë film, do jemi dhe më të lumtur.
Dhe, për të qetësuar zotin J. Shanaj, "Femrat" nuk është një film që denigron gratë. Dhe, asnjë kafshë nuk është lënduar për xhirimin e atij filmi.
(1) (http://revistaklan.com/index.php?id=5180&mod=2)
Reçensa e filmit Pharmakon:
(3) http://koloretocukali.blogspot.com/2012/04/130-minuta-farmakoff.html
Comments
Jane disa shkrime shperndare

Jane disa shkrime shperndare ne kohe, nenshkruar prej Cukalit

qe te ngjallin respect, por ka vijuar edhe ndonje pas tyre qe...ve ne dyshim: A eshte po ai Koloreto?!

Kam frike se edhe kjo perplasje me J Shanajn, do arkivohet ne kete llojin e dyte. Koloreto.

Mendoj keshtu se ka boshe te medha ne arsyetimin tend KUNDER, gropa qe rrefejne se ne te vertete

me shume po grindesh me veten, ose me tere ata perballe, se sa me Jonin.

Jurite keshtu jane gjithnje o Kol, edhe jurite per librat (qe di une, se kam qene edhe ne to): zakonisht nuk arrijne te lexojne

shumicen e librave. behet nje ndarje mes antareve dhe i besohet, pa shmangsshem, shijes e deshires e opozionit te tyre,

per te dale tek nje vendim qe kenaq harmonine mes Jurise, por jo mes pjesemarresve ne konkurim

e aq me pak te shikuesit.lexuesit ne mase. Keshtu qe jo vetem filmin tend ndodh te mos e kene pare, por edhe ate te Jonit!

(Mbase e lexove nje bisede te Tedy PapaAvramit, atij qe disidentoi familisht ne Paris, perpara Ismail Kadarese: Sado qe eshte

mik familiar me Kadarene dhe eshte perzgjedhur perkthyes i tij, para pak ditesh pohoi se nuk e kishte lexuar librin mbase

me autentik te Ismail Kadarese, Kronike ne Gur)

Sa per Jonin, dihet, si tere pasardhesit prej mbiemrave te njohur, ai do ta "vuaj" mbase tere jeten kete "origjine":

Shanaj e Lako nuk se kapercehen lehte, aq me pak nga Biri qe ua di te plote dimensionin, por as nga Te Tjeret e Tjere nuk

neglizhohen aq kollaj...

Koloreto, mendoj se ka vetem nje zgjidhje ne kete mes: te jemi ne gare me veten dhe vetem me veten. Eshte edhe urti biblike

kjo, ose keshtu ngjan shume. Te tjeret kane pune me vetet e tyre. Le te perpiqemi ta perdorim sa me pak pronorin ne vete te pare "UNE" nuk do te thote asgje, tingellon keq, te mundon shume, te pengon jo me pak. Une eshte Egoja, mbi te cilen na duhet te

fitojme sa me heret ne rrugen e gjate te rritjes.

Dhe ka per te ngjare shume shpejt, me Jonin ke per tu ndjere mik e koleg, dhe tere keto publikime do tu mbeten kujteses se

gazetave dhe aq!

respecte, ty dhe Jonit!

Filmi pharmakon?! Hej bela
Filmi pharmakon?!
Hej bela kur mund te quhet ai film.po ja shih qe aty eshte nje pseudo kartist si jastroja dhe e kupton perse behet fjale.
Koloreto i ke rene tamam me krahasimin
Filmi i jonit eshte i dobet
Filmi i jonit eshte i dobet por Koloreto mose ekzagjero me ate idiotellikun qe ke bere me Ermal maqin se eshte tja fusesh vrapit. Eshte fundi i cilesise qe mund te mendohet. Dhe koloreto duke qene skenarist i Cmimeve akult ben gabim we ngaterrohet ne vleresime per fiömat. Nuk i takon.
Je i lutur të mos ekzagjerosh

Je i lutur të mos ekzagjerosh me gabimet drejtshkrimore të shqipes, pasaktësinë në emra dhe mbiemra, gërmat kapitale, etj.

Ndoshta duhet të blesh një tastierë të re. Ndoshta një mendje të re...

Megjithe keto filmi " femrat"
Megjithe keto filmi " femrat" eshte gjithashtu nje film i dobet. Aq me teper nje karagjozllik po aq i ulet sa Kastro Zizo dhe Gixhari
Me falni, po Joni Shanaj

Me falni, po Joni Shanaj ankohet per Ermal Mamqin si aktor?! Po cfare mund te themi per Kastro Zizon qe ka marr ai per aktor. Ketyre u ka verbuar syte injoranca e tyre dhe lakmia per te qene patjeter ne rrethet e larta te kinematografise, meqe kete kane si ambicie, por pa patur talentin per ta arritur kete. Si mund te perflasi ai komedine si zhaner?! Komedia eshte nga format me te larta te artit sepse ve ne loje jeten reale ne nota ironike dhe humoristike. Nese keta i bejne filmat qe t'i shfaqin ne shtepi dhe t'u pelqejne vetem atyre, nuk mund t'ia shesin publikut si art te cilin publiku nuk e kupton dot se eshte injorant. Nese duan kete, le ta bejne ata me parate e xhepit dhe le te behet "Femrat" me parate e taksapaguesve, meqe "Femrat" eshte film "per masat". Misioni i filmave qe behen me leket e shtetit eshte qe te bejne publikun te reflektoje mbi nje ceshtje dhe ne kete menyre, te rrisin nivelin e tyre kulturor. Deri me sot une nuk kam degjuar asnje qe ta lavderoje "Pharmakon" dhe jo me te kete nxjerre ndonje mesazh prej tij.

Une per vete nuk shof te

Une per vete nuk shof te shkrimi i Jonit qe ai ankohet per Ermalin ne asnje vend. "Misioni i filmave qe behen me leket e shtetit eshte qe te bejne publikun te reflektoje mbi nje ceshtje dhe ne kete menyre, te rrisin nivelin e tyre kulturor." Pyet njehere Prof.Ylli Pangon se mbase ka tjeter mndim. E vetmja pike ku ske ca i thu Farmakonit kjo eshte dhe se lun Topi po robi kur skupton ose nuk kupton se aq kupton ose nuk do me kuptu.

Ky eshte problemi, qe disa

Ky eshte problemi, qe disa njerez akuzojne te tjeret per injorance nese nuk kuptojne dot thellesite e ngjarjes se nje filmi, ku ne aparence nuk ndodh asgje. Madje edhe kur 99% e audiences nuk e kupton filmin, prape ata futen ne thesin e injoranteve. Atehere per ke behen filmat? Per veten e atyre qe i bejne dhe per rrethin e shoqerise e cila ka shansit te degjoje konceptin gojarisht nga autori?! Une kam pare dhe shoh filma te Lars Von Trier, Felini, Pasolini, Hitchkoc, Lynch, Kubrick, Jean-Pierre Jeunet, Woody Allen, Bergman etj. etj. dhe i kam kuptuar e shijuar. Madje shume prej tyre do te doja t'i shihja perseri, ne mos i kam pare nga 2-3 here. Keshtuqe, sado balte mund te hidhni ju mbi audiencen qe nuk pelqen filmat "kryevepra artistiko-psikanalitike", nuk mund t'i fusni dot te gjithe ne te njejtin thes. Une jam nje audience qe shoh shume filma dhe perpiqem t'i kuptoj dhe t'i shijoj ato. Por nese nje film te duhet ta shohesh me sqarime te autorit ne dore: "cfare ka dashur te thote auori", atehere ai nuk eshte nje film, por nje tregim qe shoqerohet me imazhe. Keshtuqe, une mund te pyes Ylli Pangon se cfare ndikimi mund te kene filmat ne psiken e shoqerise, por nuk mund ta pyes se cfare ka dashur t'i thote Joni Shanaj publikut me filmin e tij.

Muhabet tjeter ai po mos

Muhabet tjeter ai po mos thuaj kot qe shan Ermalin kur nuk e shan. Ku e di ti qe 99% e audiences nuk e kupton filmin? Se je ti me duket qe i di njerezit per budallej jo autori.

Silabi ka te drejte. Filmin e
Silabi ka te drejte. Filmin e bukur e pelqen cdokush. Jo vetem autori. Filmin e Jonit e pelqen joni, Familja e vet dhe Stafi qe ka marre rrogen.
Filmi 'Djelmoshat e

Filmi 'Djelmoshat e Rrrezikshem' nga Halil Budakova eshte filmi qe ka shit ma se shumti bileta ne Prishtine dmth publiku ka thyer dyert per me pa kete film. Budakova, gjithashtu ben filma pa buxhet sepse nuk mbeshtetet nga QKK, po se paku ai nuk ankohet per kete gje dhe nuk i sulmon te tjeret qe marrin fonde. Ai vazhdon ben filma gati cdo dy muaj dhe prap shet bileta po ai asnjehere nuk bjen ne nivelin e ketij autori i cili ne menyre idiotike shperfaq tere inatin e tij personal (ndoshta Halilit nuk i jepin kaq shume hapesire) dhe harxhon fjale per te mos thene asgje konkrete por vetem per te vjell vrer e mllef pse Pharmakon eshte subvencionu nga QKK dhe pse ka marr pjese ne Kult apo ku pe di per cfare inati tjeter.

Ne fakt, Kult Show do te duhej ta kishte nominuar filmin 'Femrat' nga Shqipera dhe 'Djelmoshat e rrezikshem' nga Kosova (Agnus Dei e Gomeret e Kufirit jane shume te dobet per kete gare) e ndoshta do te takoheshit me Halilin diku ne skene dhe do te vendosnit te benit nje 'masterpiece' ku femrat takohen me djelmoshat e rrezikshem dhe se bashku perforcojne te gjitha paragjykimet, stereotipet, urrejtjet mandej pse jo edhe dashurine sepse ky film do duhej ta kishte nje kthese dramatike per ta bere publikun per vete e une them bejeni Ermal Mamaqin te bije ne dashuri me nje nga djelmoshat e rrezikshem :) Me kete film z.Budakova dhe z.Cukali do te ishin nje dyshe per t'u lakmuar dhe do t'u harxhoheshin biletat e do te benit para sa cdo feste te fundvitit do te na gezonit me ne nga nji film tjeter te 'shkelqyeshem'

Filmi Pharamkon eshte filmi i vetem nga Shqiperia e Kosove qe per nje kohe te ben me mendu ma thelle e me duket z.Cukali kur ka fillu te mendoj ka kuptu shume gjera per veten e pastaj eshte detyruar te sulmoj regjisorin per t'u cliruar nga dhimbja personale!

hahaha

hahaha

Filmi "Femrat" (neqoftese do

Filmi "Femrat" (neqoftese do te quhej i tille) nuk ishte veçse emisioni Portokalli ne ekran kinemaje, me humorin vulgar dhe provincial Ermal mamaqit, pa asnje element te gjuhes filmike. Çte thuash

Filmi "Femrat" (neqoftese do

Filmi "Femrat" (neqoftese do te quhej i tille) nuk ishte veçse emisioni Portokalli ne ekran kinemaje, me humorin vulgar dhe provincial Ermal mamaqit, pa asnje element te gjuhes filmike. Çte thuash

Add new comment