Avioni që ra mbi Qeverinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3202_avioni_divjake.jpg?itok=feQA27LA)
Lulzim Basha, Sali Berisha dhe opozita, me siguri, dhe me të drejtë, ndihen të shpaguar. Edi Rama, ndoshta mendon se si, me ironitë e fatit, siç ishte avioni i ‘rrëzuar’ në Divjakë, nuk mund të ndërtohen parabola groteske. Faktet, nganjëherë janë edhe më groteske se trillimet. Ministrat Tahiri e Kodheli duhet t’i ulin dy shkallë kreshpërimit të tyre ndaj akuzave, tashmë të vërtetuara të opozitës. Dikush me përgjegjësi duhet të gjejë përgjegjshmërinë e të thotë ‘lamtumirë’, pas gjithë kësaj bufonade. Shakatorët që deshën ta kthenin në pop politik urban, tani duhet të presin aeroplanin prej letre që, si në fabula, t’u bëjë një glasë mbi qesënditë e tyre. I humburi i të humburve në këtë lojë maskash, ku trillimi e realiteti kanë ndërruar vende, duhet të ndihet Visho Ajazi, shefi i Shërbimit sekret. Ai, ndoshta më shumë se askush, është kapur në një ‘jashtë lojë’ të pastër. Një dokument ‘i rrjedhur’ që, në mos burimin, adresën e nisjes e kish nga zyrat e institucionit që ai drejton, bënte me dije dyshime ose ‘të pame’ ‘të spiunëve’ të tij mbi një aktivitet të paligjshëm narkotrafiku. Me gjasë, avionë të vegjël uleshin në pistat e Forcave të Armatosura, përmendej Gjadri, dhe ngarkoheshin me drogë, të cilën e transportonin diku në Europë. Pasi opozita ngriti shtjellën e saj të akuzave duke thënë se kishte fakte, duke marrë si certifikatë një memo të SHISH për policinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, shefi i shërbimeve inteligjente lëshoi një deklaratë distancimi. Që ‘kërciste’ pak si shumë në raport me memon e dalë po prej të tijve. Nën buzëqeshjen dhe praninë mbështetëse të ambasadorit amerikan Arvizu, Visho Ajazi toku duart me ministren e Mbrojtjes, Kodheli, në një aktivitet publik para kamerave dhe kjo duket se i mveshi opozitës shenjën fatkeqe të ‘karagjozes’ politike. Deri të shtunën kur ironia e fatit dhe një rastësi fatkeqe, për disa palë, i ktheu pllakat duke certifikuar opozitën dhe fundosur institucionet qeverisëse dhe shefin e SHISH. Një avion i vogël ngeci në rërën e plazhit të një Divjake ku, sipas krerëve të mazhorancës Rama e Meta, të vetmet mjete fluturuese ishin mushkonjat e majmura në kohën e Berishës. Të gjithë ata që mbanin barkun me dorë kur opozita fliste për avionë droge, sikur thoshte ‘fluturon gomari’, janë tani në anën pritëse të talljes. Deklaratat belbacuke dhe kontradiktore të deputetëve, ministrit të Brendshëm, apo dhe statuset e Kryeministrit, vetëm sa e shtuan shëmtinë e skenarit klounesk ku të gjitha pjesët futeshin te njëra-tjetra me përpikmërinë e një theatroje shekspiriane: avioni i vogël, fuoristrada, ngarkesa e drogës, një shumë e mirë eurosh, ‘injoranca’ ose bashkëpunimi i strukturave përgjegjëse shtetërore, e me radhë. Mazhoranca, natyrisht do t’i mbijetojë këtij skandali, siç i mbijetoi qeveria e shkuar skandaleve të veta. Regjistri i indinjatës së shqiptarit ndryshon me vështirësi, kjo edhe për shkak të relativizimit të turpit, për të cilin ka ndihmuar klasa politike duke mos u distancuar në mënyrë higjienike nga pjesë të saj të turpshme. Por, për pak ditë të paktën, kjo qeveri u bë gazi i botës. Një çudi thonë se vetëm tri ditë zgjat ndër vise shqiptare. Megjithatë dy çudi në 6 ditë, avioni i drogës së Mushkonja Airlines dhe ministrat, deputetët apo predispozita hoxhiste e kësaj maxhorance, janë shumë si çudi dhe janë majmur në vetëm 8 muaj qeverisje të majtë. Basha, Berisha dhe opozita e kanë marrë me sa duket shpagimin e kërkuar.
Gazeta Mapo
Comments
Ore po avioni u ul dhe mori

Ore po avioni u ul dhe mori drogen e iku, apo nuk arriti ta baja kete, sepse edhe rrota iu thye edhe policia e kapi drogen, pa arritur te avioni! Cfare verteton kjo, ato qe thoshte opozita, se ulen avionet e marrin droge, apo te kunderten. Alfredi si duket e ka shume qejf t'i rrije perkrahe opozites edhe kur opozita deshton ne fakt. Ku i pa gazetari qe qenkan majmur? Ke fakte fol, shkruaj! Apo futja kot se sa ma shume te hidhet tymnaje dicka do mbeten. Kjo mund t'i shkoj pershtat njerezve te rendomte jo nje kryredaktori.

Nje artikull kot se koti! I

Nje artikull kot se koti! I ceket per ka permbajtja. Cilat jane faktet: nje aeroplan sportiv eshte kapur nga policia se bashku me disa makina me ngarkese droge. Kjo provon se policia eshte me se ne lartesi te detyres. Si shpjegohet qe berisha ka pasur dijeni per nje mundesi te tille? Sepse ka qene trafik i organizuar prej levave te tij. Fakti qe jepet nga ministri i brendshem se ka 90 leje per avione private ne shqiperi nga janari shtator 2013 dhe vetem nje rast te tille lejeje ne periudhen pas shtatorit dhe ky rast i shperdoruar nga personat qe morren leje per turizem u kap nga shteti, deshmon indirekt se qeveria e Berishes (dmth berthama klanore e Berishes) ka perdorur gjithe menyrat per te siguruar burimet monetare te saj dhe shtypur shqiptaret nen kartelin e tij "lazaratian".

Dhe si gjithnje kemi ne skene nje perbindesh qe vret dhe akuzon te tjeret si vrases, nje hajdut qe bertet "kapeni hajdutin". Jepini fund kesaj tragji-komedie dhe mbylleni kete frankeshtajn politik mbas kangjellave te sigurta, qe ai te mos vrase me, qe ai te mos vjedhe me, qe ai te mos fryme-marre me ndihmen e narko-dollareve dhe qe ai ti lere te qete shqiptaret te bejne progres. Alucinacionet e tij ngaqe qeveria gjeti zgjidhje per arken e zbrazet qe la, qe qeveria pritet te marre fonde mbeshtetese ne rast te pranimit te kandidatures se saj per ne EU duke avulluar shpresat per rikthim ne pushtet, tani po i brejne trurin e tij te kalbet, mendjen e tij te kalbet e cila ne cdo moment shfaqjeje ne publik, sjell kete ere te rende pislleku politik.

Ne rradhe te pare dua te

Ne rradhe te pare dua te falenderoj zotin Lela per shkrimin qe ka bere pasi kur e lexoj kuptoj sesa lart jam une vete ne llogjikimin e gjerave dhe sic duket kjo eshte arsyeja pse kam pasur sukses ne jete dhe nuk jam nje zhgarravites si ky Lela.

Se dyti sinqerisht falenderoj dhe perkrah policne per veprimet qe ka bere. Nese do ishte dhe nje fije e vertet e gjithe historia e perzierjes se shtetit ne kete histori se paku nuk do kishte pasur fare reagim nga policia ose do kishte qene nje reagim komplet ndryshe si ka treguar koha kur ne pushtet ishte xhaxhi Saliu kur nxori thika me helm e cadra pistolete dhe vuri garden te prishte povat e mjeke te krijonin prova.

Se treti mua personalisht me duket edhe pak si film pasi nuk besoj se ka nje njeri me mend ne koke qe te beje nje pune ne kulmin e zhurmes per te dhe ne te njejtin vend ku po behet zhurma.

Se

Si do qe te jete pozita e

Si do qe te jete pozita e sotme edhe nje here tjeter doli e humbur dhe e turperuar nga kjo histori. Kur ata flisnin per avione qe transportojne droge, Edi Rama me lehtesine e nje dandy bulevardi i perqeshte se kishin pare mushkonja. Pastaj u rrezua nje avion ne Divjake dhe u tha qe meriten e paska policia. Pse?! Po te mos ishte thyer rrota, avioni me droge dhe trafikantet do te ishin sot shendoshe e mire ne Itali. Sikur nuk jane serioze keta te kesaj qeverie. Ata te meparshmit ishin kriminela, mafioze dhe fashiste, por punet e tyre i benin mire. Ndersa keta qe jane sot me duket se nuk jane te zote per asgje. Po i terheq nga hunda perseri Berisha. Jane bere per te ardhur keq. Kur nuk di te qeverisesh, kur nuk ke karizem dhe autoritet, - ndofta eshte me e ndershme te largohesh vete me nder, sesa ta pesosh si Nano.

Ore, akoma nuk e ke kuptuar

Ore, akoma nuk e ke kuptuar qe eshte gjithcka e sajuar nga Sala?

Ai donte nje motiv, dhe e gjeti dhe e realizoi. Tani eshte pune tjeter nese ka injorante qe e besojne

Cuna nuk po e mbroni fort

Cuna nuk po e mbroni fort qeverine. Punoni me forte them une se nuk ka lezet me u diskreditu 8 muaj pasi ka fillu pune.

Edhe ne se e mbrojme

Edhe ne se e mbrojme qeverine, e mbrojme sepse mundohet te bej detyren, qofte edhe me gabime ... nderkohe qe alternativa tjeter qeverisese eshte nje tufe " te lajthiturish"... njelloj si ky Lela dhe pjesa me e madhe e medias qe e frymezuar nga boset e saj hakerrohet kunder qeverise, sepse ishte mesuar te kishte favore ....!

Tani qe t'i biem pak me

Tani qe t'i biem pak me drejte ketij muhabeti ngjrja reale eshte kjo :

Sali Berisha si nxenes i denje i Nexhmie dhe Ramiz Alise , por dhe si kelysh i te njejteve padrone atyre serbe , perdori as me pak dhe as me shume "skemen Xhevdet Mustafa" qe Nexho-Ramizka perdoren per te eleminuar nga drejtimi i Shqiperise Zonen e Pare Operative , pra Laberine . Madje aq permendesh i ka mesuar keto leksione Berisha , sa edhe pilotit italian i dha porosi qe te ulej pikerisht aty ku doli ne breg Xhevdet Mustafa . Dheee te gjithe , qe nga piloti edhe trafikanti shqiptar i mberritur nga Italia po ate dite , prisnin policine qe te vinte e t'i kapte !

Dhe Alfred Lela si Hekuran Isai qe moti po na mbush mendjen se "shoku pilot italiano-trafikanti" kishte ardhur te takonte Edi Ramen me qellim eliminimin e Udheheqesit te Madh te Partise Serbe Demonkratike Sali Ram Shiqere Birisha dhe te trafikonte droge me shumice !

Add new comment