BAROMETËR+: Vlerësimi për qeverisjen, 53% mirë, 11% çka, 34% keq
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6817_debat_web_home.gif?itok=TfLGrTWW)
Sipas BAROMETRIT të Debatit+, prezantuar nga unë në Vizion Plus, gjashtë muaj pas fillimit të punës së qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, 53% e elektoratit aktiv urban mendon se ajo ka punuar mirë, 11% mendon se ka punuar çka, 34% mendon se ka punuar keq, dhe 2% nuk jep opinion. Thënë ndryshe, 34% e të anketuarve i kanë dhënë “notë ngelëse” qeverisë “Rama”, ndërsa ndër 64% që i kanë dhënë “notë kaluese”, 11% e kanë dhënë atë me gjysëm zemre.
Kampioni i sondazhit përbëhet nga 1200 votues urbanë, pjesmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët janë anketuar me telefon fiks. Kampioni është përzgjedhur me kuota sipas qarqeve dhe grup-moshave, duke përfaqësuar raportet e votimit urban në 23 qershor. Kështu, 58% e të anketuarve kanë votuar për koalicionin e majtë në 23 qershor (43% PS, 10% LSI dhe 5% parti të tjera të majta), 40% për koalicionin e djathtë (31% PD dhe 9% parti të tjera të djathta), dhe 2% për FRD-në.
Të vënë para zgjedhjes mes tre politikanëve kryesorë, 46% e të anketuarve kanë deklaruar se opinionin më pozitiv e kanë për Ramën, 35% për Bashën dhe 14% për Metën (5% s’kanë zgjedhur asnjërin prej të treve). Të njëjtës pyetje për tre grupet parlamentare kryesore, të anketuarit i janë përgjigjur kështu: 44% PS, 32% PD dhe 14% LSI (10% s’kanë zgjedhur asnjërin prej grupeve).
Në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Komisionerit Shtefan Fyle, 59% e të anketuarve janë të mendimit se s’janë aspak të bazuara, 10% pjesërisht të bazuara, dhe 26% plotësisht të bazuara (5% nuk kanë dhënë opinion).
Të anketuarit janë pyetur edhe për ekonominë, rendin, shëndetsinë, arsimin, etj. Më poshtë vijojnë rezultatet e detajuara të sondazhit (Grafikët bashkëngjitur).
Si ka punuar qeveria “Rama” në këta 6 muaj?
Mirë 53%
Çka 11%
Keq 34%
S’e di 2%
Për cilin nga këta tre politikanë keni opinionin më pozitiv?
Rama 46%
Basha 35%
Meta 14%
S'e di 5%
Për cilin nga këta tre Grupe Parlamentare keni opinionin më pozitiv?
Grupi parlamentar PS 44%
Grupi parlamentar PD 32%
Grupi parlamentar LSI 14%
S'e di 10%
Si mendoni se do të jetë ekonomia e vendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 47%
Njësoj 13%
Më keq 35%
S'e di 5%
Si mendoni se do të jetë situata e shëndetsisë pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 51%
Njësoj 20%
Më keq 24%
S'e di 5%
Si mendoni se do të jetë situata e arsimit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 49%
Njësoj 19%
Më keq 26%
S'e di 6%
Si mendoni se do të jetë situata e rendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 52%
Njësoj 10%
Më keq 33%
S'e di 5%
Cili faktor ka ndikuar më tepër për situatën e rendit?
Korrupsioni në drejtësi 51%
Paaftësia e policisë 22%
Situata ekonomike 15%
Kultura e mangët 10%
S'e di 2%
A ju duken të bazuara akuzat e opozitës për komisionerin Fyle?
Aspak 59%
Pjesërisht 10%
Plotësisht 26%
S'e di 5%
Comments
Me koken ne ngrirje dhe me
<p> Me koken ne ngrirje dhe me kembet ne furre, mesatarisht i bie shume mire; tha dikush</p>
Qeveri e stabilizuar dhe me
<p>Qeveri e stabilizuar dhe me ngritje te lehte .</p>
Me ne fund qeverija paska
Me ne fund qeverija paska vendosur ta paguaj Zaloshnjen per ta vene ne pozite me te davorshme se muajt e kaluar. Barometri ka filluar ta mase trysnine sipastensionit te Edit.
Add new comment