BAROMETËR+: Vlerësimi për qeverisjen, 53% mirë, 11% çka, 34% keq

Postuar në 14 Mars, 2014 17:14
Eduard Zaloshnja

Sipas BAROMETRIT të Debatit+, prezantuar nga unë në Vizion Plus, gjashtë muaj pas fillimit të punës së qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, 53% e elektoratit aktiv urban mendon se ajo ka punuar mirë, 11% mendon se ka punuar çka, 34% mendon se ka punuar keq, dhe 2% nuk jep opinion. Thënë ndryshe, 34% e të anketuarve i kanë dhënë “notë ngelëse” qeverisë “Rama”, ndërsa ndër 64% që i kanë dhënë “notë kaluese”, 11% e kanë dhënë atë me gjysëm zemre.

Kampioni i sondazhit përbëhet nga 1200 votues urbanë, pjesmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët janë anketuar me telefon fiks. Kampioni është përzgjedhur me kuota sipas qarqeve dhe grup-moshave, duke përfaqësuar raportet e votimit urban në 23 qershor. Kështu, 58% e të anketuarve kanë votuar për koalicionin e majtë në 23 qershor (43% PS, 10% LSI dhe 5% parti të tjera të majta), 40% për koalicionin e djathtë (31% PD dhe 9% parti të tjera të djathta), dhe 2% për FRD-në.

Të vënë para zgjedhjes mes tre politikanëve kryesorë, 46% e të anketuarve kanë deklaruar se opinionin më pozitiv e kanë për Ramën, 35% për Bashën dhe 14% për Metën (5% s’kanë zgjedhur asnjërin prej të treve). Të njëjtës pyetje për tre grupet parlamentare kryesore, të anketuarit i janë përgjigjur kështu: 44% PS, 32% PD dhe 14% LSI (10% s’kanë zgjedhur asnjërin prej grupeve).

Në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Komisionerit Shtefan Fyle, 59% e të anketuarve janë të mendimit se s’janë aspak të bazuara, 10% pjesërisht të bazuara, dhe 26% plotësisht të bazuara (5% nuk kanë dhënë opinion).

Të anketuarit janë pyetur edhe për ekonominë, rendin, shëndetsinë, arsimin, etj. Më poshtë vijojnë rezultatet e detajuara të sondazhit (Grafikët bashkëngjitur).

 

Si ka punuar qeveria “Rama” në këta 6 muaj?

Mirë    53%

Çka      11%

Keq     34%

S’e di  2%

 

Për cilin nga këta tre politikanë keni opinionin më pozitiv?

Rama    46%

Basha   35%

Meta     14%

S'e di    5%

 

Për cilin nga këta tre Grupe Parlamentare keni opinionin më pozitiv?

Grupi parlamentar PS    44%

Grupi parlamentar PD    32%

Grupi parlamentar LSI    14%

S'e di    10%

 

Si mendoni se do të jetë ekonomia e vendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?

Më mirë            47%

Njësoj   13%

Më keq 35%

S'e di    5%

 

Si mendoni se do të jetë situata e shëndetsisë pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?

Më mirë            51%

Njësoj   20%

Më keq 24%

S'e di    5%

 

Si mendoni se do të jetë situata e arsimit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?

Më mirë            49%

Njësoj   19%

Më keq 26%

S'e di    6%

 

Si mendoni se do të jetë situata e rendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?

Më mirë            52%

Njësoj   10%

Më keq 33%

S'e di    5%

 

Cili faktor ka ndikuar më tepër për situatën e rendit?

Korrupsioni në drejtësi   51%

Paaftësia e policisë        22%

Situata ekonomike         15%

Kultura e mangët           10%

S'e di    2%

 

A ju duken të bazuara akuzat e opozitës për komisionerin Fyle?

Aspak   59%

Pjesërisht          10%

Plotësisht          26%

S'e di    5%

 

Comments

Submitted by Antonios (not verified) on

<p>&nbsp;Me koken ne ngrirje dhe me kembet ne furre, mesatarisht i bie shume mire; tha dikush</p>

Submitted by Kaso (not verified) on

Me ne fund qeverija paska vendosur ta paguaj Zaloshnjen per ta vene ne pozite me te davorshme se muajt e kaluar. Barometri ka filluar ta mase trysnine sipastensionit te Edit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.