Një pyetje në debatin në "Opinion": “Je më parë mysliman, apo shqiptar?”

Postuar në 13 Shkurt, 2014 16:52

Çështja e shqiptarëve që luftojnë në Siri ka qenë temë e emisionit “Opinion” me të ftuar ndër të tjerë Artur Zhejin, Preç Zogajn, Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, Ilir Kulla dhe myftiu i Shkodrës Muhamet Sytari. Emisioni është shoqëruar me inserte nga Siria, ku të intervistuar shqiptarë predikonin pjesëmarrjen në luftë dhe në finale deklaronin se “në grykët e pushkëve tuaja ne shohim xhenetin”, apo se “ne do bashkohemi në xhenet me Osama Bin Ladenin”. Ndëkrohë debati ka vënë përballë dy palë të presupozuara si të tilla, përfaqësuesit e fesë islame dhe pjesën tjetër, le të themi shekullariste. Janë dy palë që mund të projektohen edhe si palë kryesore në debatin e heshtur që shoqëria zhvillon për këtë çështje. Dhe për trajtimin e saj ka disa metra. Zogaj ka vlerësuar se kjo situatë na kujton “Vitin e mbrapshtë” të Kadaresë, me shqiptarë që vinin vërdallë me armë në krahë, kush për plaçkë e kush për fe, gjithnjë në sfondin e një lëvizjeje që përballte dy Shqipëri. Nga ana e vet myftiu Sytari ka deklaruar se prezenca e shqiptarëve në Siri nuk ka asnjë lidhje me xhihadin e vërtetë. Madje sipas tij për çdo musliman, xhihad i vërtetë është të qenit një qytetar i ndershëm që kontribuon për vendin e tij. Debati në thelb ngërthen shumëçka, pasi diskursi për tolerancë, i mbetur thjesht si formulë pagëzimi për shqiptarinë e vërtetë, pa vështruar mirë se çfarë zhvillimesh të reja po ndodhin ndërkohë, priret që të anashkalojë atë që është ndoshta një fazë kalimtare e shoqërisë drejt një stadi të ri, apo edhe një kërkese të re për identifikim. Kështu sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ligjërimi publik shqiptar duhet të mësohet që të pranojë tezat fetare, artikulimet e identitetit fetar, që nuk ka pse të vështrohen përherë dhe në çdo rast si elementë që cenojnë ngrehinën e shqiptarisë, edhe kështu në krizë të thellë. Dhe në kuadër të ruajtjes së këtij nocioni të shqiptarisë, një nga pyetjet që u shtrua në emision për përfaqësuesit e fesë islame ishte: “Ti je më parë shqiptar apo musliman?”. Një pyetje që mori disa përgjigje ndër të cilat spikat një: “Kombin na e jep Zoti, fenë e zgjedhim vetë”. Duket se pranimi i një shqiptari “Tjetër” nga ai që jemi mësuar të shohim brenda një kuadri standard edukimi, po krijon disa vështirësi. Dhe cilatdo qofshin qëllimet, në ligjërimin publik, akuzat, në vend se të zbulojnë të vërtetën, vetëm sa legjitimojnë frymën e një sektarizmi që po zë rrënjë mirë. Një shembull domethënës për këtë lloj akuze të njohur, pa vënë në dyshim nëse është e vërtetë ose jo, është edhe ky këtu: http://www.zeri.info/artikulli/19912/fuad-ramiqi-i-derguari-i-sherbimeve-serbe-qe-shtyne-agjenda-islamike-ne-kosove

s.z

Comments

Submitted by Gjozi (not verified) on

Ne te dy rastet jam katunar.

Kjo nuk perjashton edhe ata qe bashkendajne fe te tjera me shqiptarine

Submitted by Epiroti (not verified) on

Mua nuk me intereson feja, ne rradhe te pare jam qytetar civil qe i bindem ligjit dhe respektoj cdo qenie njerezor sic edhe kerkoj te njejten gje nga shteti dhe bashkqytetaret. Nuk jetoj ne Shqiperi dhe kam zgjedhur te jetoj atje ku kam ngritur shtepi dhe bere vend, per kete gje ''kombesia'' eshte ceshtje dytesore e imja sepse kur te vdes nuk do te gjykohem sipas kesaj te fundit dhe dheu i mbulon te gjithe por, tek ne ndodh qe shqiptaret  behen ''me katolik se Papa''.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po lereni te vritene dhe te vdesin te harruar! Perse ju beni publicitet ketyre mostrave? Ata jane te shitur, nuk jane shqiptare...

Submitted by ou (not verified) on

Eshte e turpshme se si ju i beni 'endorse' nje pyetjeje nga me idiotet ne vetvete dhe nje pyetjeje e cila bazohet mbi parimet me te thekshme neo-konservatore, pavaresisht se ai qe ben pyetjen, Zheji, e quan veten deri diku te majte, dhe pavaresisht se ju shiteni per te majte. ju ne fakt nuk jeni te majte, ju te RP jeni thjesht injorante sakate kur vjen puna tek ceshtjet identitare.

Se ku eshte kontradikta mes te qenit musliman, apo katolik, apo ortodoks dhe te qenit shqiptar nuk jeni ne gjendje ta shpjegoni, por thjesht si mungese e hulumtimeve merrin shabllon teorira ekstremistesh te djathte dhe ua shisni njerezve per vlera. Eshte per t'u habitur se si ne nje ore e gjysem emision qe ka patur nje teme krejt tjeter, ju nxirrni si fragment nje pyetje qe nuk ka lidhje fare me ceshtjen ne fjale, dhe madje kete pyetje e vendosni mbi foton e nje idioti naiv qe beson se do rrezoje ameriken dhe keshtu i fusni te gjithe muslimanet ne nje kallup. perversiteti juaj, shoku Mustafa, shkon deri aty sa nuk ju ben aspak pershtypje qe aty diskutohej 'demtimi i imazhit te shqiperise ne bote', nderkohe qe shqiperia renditet ne vendet me te korruptuara ne bote, nderkohe qe politikanet jane nga me te keqinjte e ketij vendi, nderkohe qe droga qe prodhohet ketu pushton evropen, nderkohe qe grupet me te medha mafioze ne bote drejtohen nga shqiptare, nderkohe qe ky vend perze njerezit me diploma ne menyre sistematike, nderkohe qe .... e te tjera e tjera... kurse juve ju ben pershtypje nje pyetje qe ka rrenje vetem ne parime ekstremisht te djathta qe kane per baze konfliktualitetin dhe tehuajesimin e tolerances.

thjesht vertetoni se jeni disa pallagjyre qe duhen qare me llahinga dhe qe nuk lexoni jo me E. Said apo M. Todorova apo sa e sa te tjere qe flasin per identetet nderkufitare, por dilka se lexoni vetem disa fashista... e na hiqeni per te majte pastaj. del se jeni thjesht enverista

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

Kush ka interes qe te vihet ne pyetje identiteti kombetar pas atij fetar?

Sigurisht qe keto jane institucionet fetare dhe shtetet qe deshirojne zevendesimin apo zhdukjen e identitetit kombtar shqiptar duke e zevendesuar me ate fetar, mundesisht islamik. Shembull per kete keni boshnjaket e sotshem qe ne ish-Jugosllavi e identifikonin etnine e tyre me emrin musliman, sepse shteti jugosllav kishte arritur tua zhdukte identitetin kombtar asaj popullsie. Kete gje po mundohen te bejne dhe sot me shqiptaret me ane te pseudo-klerikeve te instrumentalizuar e financuar per kete qellim. Koha po tregon qe ilaçi me i mire kundra ketyre levizjeve fetare kombshkaterruese ishte politika e E.Hoxhes.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Këta tipa nuk duhet të lejohen të rikthehen në Shqipëri se skanë asnjë lillje me ne

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"....Nga ana e vet myftiu Sytari ka deklaruar se prezenca e shqiptarëve në Siri nuk ka asnjë lidhje me xhihadin e vërtetë. Madje sipas tij për çdo musliman, xhihad i vërtetë është të qenit një qytetar i ndershëm që kontribuon për vendin e tij....."

Pra problemi nuk asht as per shqiptart katolik, as per shqiptart ortodoks, por problemi asht ne mes vete muslimanve, sepse disa musliman thone nji gja dhe myftiu thote te kunderten.

Submitted by arnaut (not verified) on

“Ti je më parë shqiptar apo musliman?"

kushdo qe e ka bere kete pyetje ne emision, i duhet vene nofka "idiot me brire". Pyetje me idiote nuk ekziston.

Submitted by Dritan (not verified) on

Pse pyetje idiote?????

Eshte pyetje mese normale, sepse me te tilla pyetje u behet e qarte injoranteve se per ku calon gomari per injorantet. Keta myslimane kurre nuk kane punuar per Shqiperine, e rrjedhimisht Shqiperia nuk eshte atdheu i tyre, por Meka.

Submitted by ou (not verified) on

"pune ushtrie, te keqen tezja, rrush ike, rrush erdhe"

Submitted by katarakti (not verified) on

Per myslimanet e devotshem feja eshte para kombit. Ketu ne Perendim myslimanet nuk e fshehin se i takojne me se pari fese dhe pastaj kombit ose vendit nga vijne.  Bosnja eshte nje shembull i qarte i humbjes se identitetit kombetar dhe njehsimit me ate fetar. Bosnjaket flasin nje dialekt sllav, por kane emra katolike, ortodokse dhe myslimane. Lufta atje filloi se myslimanet kerkuan te imponoheshin ne kete republike. Por ata nuk e dinin çfare ishin dhe cilit komb i perkisnin! Megjithe flisnin nje gjuhe me kroatet dhe serbet e Bosnjes, ata per arsye fetare e ndjenin veten te ndryshem. Keshtu mund te ngjase edhe ne Shqiperi nese forcohet identiteti fetar dhe dobesohet ai kombetar. Me qe ra fjala ne Kosove dikur pyetej: "A je shqiptar, apo je katolik"?! Kjo shpjegon gjithçka. Prandaj pyetja nese je me pare shqiptar apo mysliman eshte shume domethenese. Por tani per tani ajo i ve radikalet myslimane ne pozite te veshtire, prandaj ata e urrejne kete pyetje qe i nxjerr "petet lakrorit".

Submitted by ou (not verified) on

o katarakti, mos u bej kaq i ulet dhe te quash boshnjaket si iniciatore te luftes nderkohe qe karaxhici dhe mlladici kercenonin me shfarosjen e boshnjakeve...

qe ta dish dhe te informohesh qe te mos ngelesh me keto njohuri qe ke, ne bosnje ka boshnjake (ne censusin e titos quheshin muslimane), ka serbe te bosnjes, dhe ka kroate te bosnjes. keto boshnjake ortodokse dhe boshnjake katolike ekzistojne vetem neper greminat e pafundme te budallallekut njerzor ku buit mendja jote qe duhet te lexoje ndonjehere ndonje liber.

Submitted by Alban (not verified) on

Nuk di media shqiptare apo të huaj sot në botë -me aq sa kam parë- ku feja që do përflitet më teper të mos jetë Islami! Jo vetem kaq por artikujt që marrin më së shumti komente qofte pro apo kundra janë artikujt që flasin apo cekin Islamin dhe muslimanët! Islami pra dhe muslimanët, qoftë për mirë apo për keq, qoftë me të drejtë apo pa të drejtë është bërë çështje globale dhe shpesh bëhet rend i ditës ngado! Edhe atyre qindra apo mijera veteve  që e shajnë dhe e mallkojnë Islamin fakti që kjo fe po u merr atyre kaq shumë kohë tregon se jemi përballë një fenomeni të çuditshëm që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen! kurrë më parë pas triumfit të sekularizmi në Evropë, Amerikë dhe në Lindjen Komuniste nuk ka pasur një preokupim për fenë kaq të madh sa sot dhe këtë preokupim duket se ua ka ngjallur Islami!

Cili do të jetë fundi i kësaj "epoke të politizimit dhe mediatizimit të Islamit'?

Cili do qoftë ai, është fakt se Islami është bërë një çështje globale që nuk mund të injorohet dhe ndoshta njohja e tij dhe fenomeneve që derivojnë prej tij kërkojnë më tepër studime objektive për të shpalosur më qartë të vërtetën rreth tij, që  shumë shpesh humbet mes tumnajës që shkaktojnë kakofonia e zërave pro dhe kundra.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.