Dy anije ushtarake të NATO-s ankorohen në Vlorë.

Dy anije ushtarake të NATO-s, mbërritën në portin e Vlorës, në kuadrin e një vizite katër ditore. Anijet i përkasin Grupit të Dytë Detar Minaheqës të NATO-s, respektivisht gjermane dhe italiane, u ankoruan në kalatat e portit, ku do të qëndrojnë deri në datën 17 shkurt.
Gjatë këtyre ditëve, bordin e këtyre anijeve pritet ta vizitojnë autoritete lokale, sipas një grafiku të caktuar.
Ardhja e këtyre dy anijeve ushtarake në portin e Vlorës, pason ato të Marinës Mbretërore, të cilat u vendosën në hapësirën e gjirit detar në muajin shtator të vitit të kaluar, në kuadrin e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2013”.
Comments
Po nenedetset sovjetike a
<p>Po nenedetset sovjetike a jane prep ne Vlore?</p>
Add new comment