NeoOtomanizmi dhe shqiptarët

Postuar në 24 Gusht, 2011 02:54
Seb Bytyçi

Populli shqiptar, Kosova dhe Shqipëria janë miq me Turqinë. Dhe kjo miqësi është e rëndësishme. Mirëpo, çmimi i kësaj miqësie nuk duhet të jetë ndryshimi i fakteve historike. Këtë vit, Mbretëresha e Britanisë vizitoi Irlandën, dhe kjo vizitë u pa si një vulosje e miqësisë së dy shteteve. Meqenëse historia e këtyre dy shteteve është shumë e rëndë, rëndësia e kësaj vizite ishte e madhe. Në të njëjtën kohë, ky rast shërbeu si një mundësi për të përkujtuar historinë e Irlandës si pjesë e Perandorisë Britanike. Një gjest i rëndësishëm simbolik ishte fjalimi i Mbretëreshës në gjuhën galike (gjuhën origjinale/amtare të irlandezëve). Ajo çka nuk ndodhi, sidoqoftë, është kërkesa ndaj Irlandës për t’i ndryshuar librat e historisë. Publiku britanik nuk e diskuton vuajtjen e popullit irlandez nën Perandorinë britanike. Me gjithë faktin se ende ka probleme në Irlandën veriore, diskutimi për të kaluarën është gjakftohtë. Dhe, Britania e Madhe nuk i kërkon Irlandës ndërrimin e tregimit të historisë në shkëmbim për miqësi.

Gjithë këto para duhet të shpenzohen për të dëshmuar diçka që veçmë e dimë, ne jemi dy vende mike.

Paradisa ditësh në Kosovë ishte për vizitë Ministri turk i Arsimit, ku gjatë kësaj vizite ai deklaroi se Kosova duhet të ndryshojë librat e historisë. Vetë Republika turke që nga krijimi deri në vitet 1980 ka synuar të ikë nga trashëgimia e Perandorisë osmane. Tash Islamistët e rinj në Ankara synojnë revidimin e historisë. Ka shumë gjëra në historinë tonë që nuk na pëlqejnë as neve. Janë të hidhura. Disa nga to janë shkaktuar si nga Perandoria Osmane (si mohimi i të drejtave njerëzore, si ekspeditat ndëshkuese të Turgut Pashës), ashtu edhe nga Republika Turke (marrëveshjet me Jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve). Kjo nuk mund të mos iu pëlqejë as turqve. Por janë gjëra që kanë ndodhur. Rishikimi i historisë është produktiv nëse bëhet për hir të rigorozitetit akademik. Mirëpo, nëse bëhet për qëllime politike, ai do të krijojë konflikt të ri duke i komplikuar marrëdhëniet shqiptaro-turke.

Marrë nga Shekulli

Comments

Submitted by Sejdi Veseli (not verified) on

Njërën nga përgjigjet e shqiptarëve ndaj kërkesës së R.Turqisë, do ta gjejmë në vargjet e poetit tonë të Madh, Gjergj Fishta:
Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu' e là t' mjerën në gjak,
frymën tue ia xanun njak,
e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n' murë,
me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!

Por jânë Krenët e Shqyptarís,
Krent e Gegve e t' Tosknís,
Qi kan dalun ne kët dhá
Me lidhë besë, me lidhun fé,
Edhè m' armë kta me u shterngue,
Europës fjalen m'i a poshtue,
Qi me Mbret paska pleqnue
Me dhânë dorë Malit të Zí
T' a coptojë t' mjeren Shqypní.

Submitted by A.G (not verified) on

Asnje tekst historie te kujtdo niveli arsimor nuk i kane shkruar akademike historiane por zhgarravites politik,te cilet mundohen te fusin ne histori dhe gjera pa histori ... dhe i bejne femijet qe te mos e mesojne fare pasi u behet informacioni camur...

Submitted by Perparim (not verified) on

Për A.G.
Me siguri shpreson se do të angazhojnë për hartimin e teksteve të historisë. Kur i "dinë" krejt këto këto, me siguri je person i formuar në kafeteri të ndryshme!!!

Submitted by G.G. (not verified) on

Seb Bytyci qe ka bere kete shkrim nuk ka lexuar asnje tekstliber te shkollave te Kosoves. Duhet ti lexoj njehere keto libra qe jane copy-cat te librave enveriste te Shqiperise, e me pas mund te bej analiza.

Submitted by anonim (not verified) on

Historia e Skenderbeut e Marin Barletit, ka vlere burimore por jo shkencore. Ne kohen kur e ka shkruajtur Barleti vepren e tij, nuk ka pasur nje historiografi te zhvilluar mbi baza shkencore. Sigurisht qe historia eshte shkruar, dhe ajo qe duhet te kuptojme eshte se, ne qofte se historianet shqiptare qe reaguan ndaj kerkeses se qeverise turke, jane nja nje qind vjet mbrapa, duke e pare historine me syzet ideologjike te luftes se klasave dhe romantizmit enverist qe e shihte Shqiperine si "Keshtjelle e Pamposhtur" qe qendron si vigane, e paparkulur nga stuhite dhe tufanet armike, katolikocentriket e shohin historine ende me syzet e Marin Barletit, ku zgjerimi turk nuk eshte gje tjeter vetem se dominim i "te pafeve" qe nuk pranojne gjakun e Krishtit. Nga ky aspekt, katolikocentriket jane jo 100 por 500 vjet prapa.

Submitted by arnaut (not verified) on

Shkenca kundër Turqisë

E. Mërtiri

Një kërkesë e Ministrit turk të Arsimit për rishikimin e teksteve shkollore, të cilat, sipas tij, përmbajnë fyerje për Turqinë dhe Perandërinë Osmane ka ndezur reagime të ashpra tek historianë dhe politikanë të ndryshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Reagimet nga bota akademike kanë qenë të shumta dhe nuk kanë munguar tonet e ndezura emocionale, gjë që përbën vërtetë një paradoks ku ia vlen të ndalesh.

Duhet thënë se reagime të tilla emocionale, në gjuhët e akademikëve, nuk janë në përputhje me rolin e intelektualit, i cili prezupozohet të përfaqësojë maturinë dhe kthjelltësinë e një shoqërie. Eshtë shqetësuese kur, krejt në të kundërtën, shikon akademikë të flasin me parrulla dhe brohoritje që nuk kanë asnjë lidhje me profilin e akademikut. E gjithë kjo pengon që debati të bëhet i dobishëm në funksion të ndërgjegjes së duhur shoqërore. “Krejt botën e japim, Skënderbeun s’e japim”, - shprehet historiani Hakif Bajrami për gazetën Express duke të krijuar përfytyrimin e një ultrasi që bërtet nga shkallët e stadiumit.

Deri tani, dimë vetëm që pala turke është shprehur për nevojën e eleminimit të fyerjeve në tekstet shkollore dhe nuk kemi parë askund se per çfarë bëhet fjalë në hollësi. Për këtë arsye, logjika e do që historianët të presin fillimisht të njihen me pikat konkrete të kontestimeve turke dhe pastaj të fillojnë të këndojnë “Për mëmëdhenë”.

Megjithatë, i gjithë thelbi i këtij debati, në mënyrë hipotetike është ngritur mbi diskutimin nëse duhet ti themi pushtim apo jo sundimit osman. Pa ditur edhe nëse ky diskutim është apo jo në kërkesat e qeverisë turke për retushim, përsëri, ajo që mund të themi është se historianët shqiptarë shfaqin probleme serioze qoftë edhe në logjikën formale në diskutimet e tyre, e le pastaj në gjykime më të hollësishme metodologjike. Disa prej tyre përpiqen të argumentojnë se sundimi osman ka qenë pushtim nëpërmjet kapërcimeve arbitrare logjike sipas të cilave, nëse nuk ishte pushtim atëherë Skënderbeu nuk na del hero kombëtar por antikombëtar. Sipas kësaj logjike, Skënderbeut i bie të jetë ose kombëtar ose antikombëtar, nuk ka rrugë të tjera, në përputhje me logjikën mesjetare kua ai jetoi dhe veproi. Nga ana tjetër, kjo logjikë pohon se meqe tashmë e kemi vendosur që Skënderbeun ta njohim për simbol kombëtar, atëherë medoemos edhe armiqtë e tij duhet të jenë pushtues, dhe duhet doemos të nxirren gjithashtu nga konteksti i kohës.

me teper tek e-zani.com

Submitted by Sejdi Veseli (not verified) on

Të përshëndes  Z.Gjeto,

Së pari nikun e ke zgjedhur nga gurra latine edhe pse të gjithë ata të cilët nuk janë të deklaruar si  mysliman, qenkan të huaj apo shkje dhe grek. Sipas teje nëse Kosova do të banohej nga shqiptarë të besimit të krishterë, do të konsiderohej se është në dorë të shkjeve.

E ke gabim, z Gjeto! Je larg realitetit.

Së pari termi imperializëm, në kohën  kur u zhvillua Beteja e Kosovës dhe kur Sulltan Murati e mori peshqeshin e merituar nga shqiptari Milesh Kopiliqi, në as edhe një fjalor nuk ekzistonte termi imperializëm!

Së fundit Ti po del ma Kuran se Kurani, kur dihet se sipas tij, Jezu Krishti konsiderohet si I dashur I Zotit, ndërsa pasuesit e tij njerëz  në rrugën e tij!

Nga reagimi yt mund të nxirret përfundimi, se sipas teje  vetëm besimtarët mysliman të Kosovës ( edhe gabelët) qenkan shqiptar. Por, mos harro, se termi mysliman është shpikur nga klani:Tito-Kardel-Çollakoviq, për qëllime të asimilimit të boshnjakëve dhe shqiptarëve të Peshterrit (Rozhajë, Tregu I Ri, Sjenicë dhe Vishegrad), të Plavës, Gucisë, Ulqinit….

Z.Gjeto, besojë se je i arsyeshëm dhe këtë reagim timin e kupton drejt dhe si vëllazëror, ngase duhet t’i qëndrojmë përballë dhe vetëm të bashkuar kësaj fushate të egër kundër qenies tonë kombëtare shqiptare dhe merre me mend, kur një prej klerikëve kryesor të BIK, pa u skuqur fare, deklaron në Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, afër Kastriotit, se ne shqiptarë qenkemi turq dhe, po të jetë kështu, ahere kush qenkan shqiptarët dhe cilit popull po i përkitka gjuha jonë e bukur shqipe. Të lutem, reflekto ti vëlla Gjeto dhe ata që janë të mashtruar si Ti!

Më beso, se pas këtyre tendencave përçarëse (të gjykuara të dështojnë turpshëm), qëndron në këmbët e prapme, si Kisha Ortodokse “Shensaviajane” serbe dhe Kisha Ortodokse greke, bashkë me rezidentin e tyre Janullatos dhe suitën e tij......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.