Fronti dixhital i kryeministrit: Pas Luftës Botërore, flet për Tradhëti
Qeveria ka përdorur edhe municionin e fundit. Ka future ushtrinë në veprim, kryeministri shpërndan në Facebook video të lëvizjes së mjeteve ushtarake që i shoqëron me tekstin absurd të goditjes së tradhëtarëve të popullit.
Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve.
Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre.
Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriut
shkruan z. Rama.
E çuditshme që në Shqipërinë e vitit 2020 flitet për tradhëti. Dhe flitet nga një njeri që mishëron dhe promovon çdo tradhëti të mundshme: ndaj elektoratit, ndaj së ardhmes, ndaj partnerëve politikë, ndaj partiëe, ndaj qytetarëve që i tall dhe përçmon, ndaj mjekëve që sot u përgjërohet, ndaj mediave dhe gazetarëve pa të cilët as e mendonte dot të vinte në pushtet dhe që i tradhëton në emër të interesit më të parë.
Flet për tradhëti një frikacak patologjik që pritej ta bënte një hap të tillë ndërkohë që ne sot që flasim nuk kemi besim nëse numri i të prekurve është aq sap o na thotë apo më i lartë.
Flet për tradhëti dikush që me 24 orë iu zhbë e gjithë ngrehina e Shqipërisë virtuale që e ndërtoi mbi gënjeshtra dhe së cilës i besonte edhe vetë.
Flet për tradhëti dhe përgjegjshmëri dikush që na bëri të paguajmë 20 milionë euro për një kilometër dhe që sot po na flet për Luftën Botërore që në javën e parë.
Ky ka tradhëtuar çdo gjë me lehtësinë më të madhe dhe me aktin e fundit thjesht po shton shokun social në emër të menaxhimit të frikës së vet. Do të jetë vonë korrigjimi i këtij gabimi, jo pse masat nuk duhen marrë, por për mënyrën sesi edhe në këtë ditë kërkon ta ndajë vendin në të mirë dhe të këqinj.
Me një kurajo dhe pafytyrësi të padëgjuar u shpreh se masat e marra prej tij mbështeten nga 99% e popullit. Pra për 1% të shqiptarëve që korrespondon me 28 000 njerëz në mbarë vendin futet ushtria në rrugë.
Është hera e parë që ky njeri i gëzohet dhe beson se ka konsensus për atë që bën, duke na treguar sesa e rremë është e gjithë propaganda e tij.
Comments
Jo-jo, kaq larg as Musolini
Jo-jo, kaq larg as Musolini nuk shkoi me fjalimet e veta! Teater i madh po luhet ... ne kurrizet tane!
28000 jo 2800
E mo mire, ti me injoron, po e verteta e 1% ngelet 28000 jo 2800.
Add new comment