Në qoftë se votimi do të ishte elektronik

Postuar në 22 Gusht, 2011 02:42
Eduard Zaloshnja

Artikulli i Mustafa Nanos “Përparësia nr. 1 e opozitës: të mbrohet vota”  (http://www.respublica.al/opinion/2011/8/16/perparesia-nr-1-e-opozites-te-mbrohet-vota), më ngacmoi që t’i kthehem për të disatën herë temës time të preferuar të votimit elektronik. Dhe leximi i raportit të ODIHR-it mbi zgjedhjet e 8 majit ma përforcoi ngacmimin. Duke iu përgjigjur këtij ngacmimi, po i shkruaj këto rrjeshta me shpresën se do të adresojnë të gjitha vërejtjet dhe komentet që kam marrë për shkrimet e mëparshme.

Në qoftë se votimi në 8 maj do të ishte zhvilluar me makina elektronike, 3/4 e faqeve të raportit të ODIHR-it për atë votim ndoshta nuk do të ishin shkruar fare.  Sepse, pak a shumë, kaq faqe të raportit i ishin përkushtuar dyshimit të opozitës se në zgjedhjet e fundit kanë votuar më pak shqiptarë se sa janë raportuar zyrtarisht nga KQZ-ja dhe se shumica e votave reale në Tiranë, në fakt, kanë qenë për kandidatin e saj dhe jo të mazhorancës. Opozitës nuk iu dha mundësia ta vërtetonte këtë dyshim, sepse Kolegji Zgjedhor nuk e shqyrtoi ankesën e saj për mospërputhjen mes fletëve të votimit dhe numrit të votuesve, ndërkohë që prokuroria nuk veproi pas padisë së PS-së për ekzistencën e votuesve fiktivë.

Në këto kushte, partnerët tanë perëndimorë po ndërhyjnë fuqishëm për të zgjidhur sherrin e n-të të politikës shqiptare rreth zgjedhjeve, por deri më sot, ndërhyrja e tyre ka qenë si ajo e mjekut që jep paracetamol për uljen e temperaturës së pacientit, deri sa analizat të tregojnë se cili antibiotik mund të jetë më efikas për luftimin e infeksionit të tij. Dhe ka ardhur dita që ata ta kuptojnë se cili është ky antibiotik - Shqipëria ka nevojë për garancinë se rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të pasqyrojë saktësisht se sa shqiptarë kanë votuar dhe se si kanë votuar.

Por si mund të realizohet kjo e fundit?  Daniel Korski në “New York Times” dhe Bernd Fisher në “Zërin e Amerikës” kanë sugjeruar para disa muajsh një mënyrë; gjegjësisht, pajtimin e një kompanie të huaj të specializuar në administrimin teknik të zgjedhjeve. A mos përbën ky një cënim të sovranitetit të popullit shqiptar? Kur populli shqiptar ka pranuar t’i japë të dhëna personale për administrim kompanisë franceze që është pajtuar të prodhojë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, përse të mos pajtojë një kompani të huaj për të regjistruar dhe tabuluar votat e tij?

Pyetja tjetër që lind rreth opsionit të sugjeruar nga Korski dhe Fisher është se sa e aftë do të jetë një kompani e huaj të garantojë që rezultati zyrtar i zgjedhjeve të ardhshme të pasqyrojë saktësisht se sa shqiptarë kanë votuar dhe se si kanë votuar. Në SHBA, të paktën, ka disa kompani shumë serioze që kanë përvojë në administrimin elektronik të zgjedhjeve. Makinat e tyre elektronike të votimit, mund të garantojnë që vetëm votuesit që janë pajisur me kartë identiteti apo pasaportë biometrike të votojnë. Ndërsa tabulimi i votave mund të bëhet automatikisht për çdo qendër votimi, duke krijuar kopje në letër të çdo vote individuale. Vetëm në qoftë se makinat elektronike sulmohen fizikisht në qendra të caktuara, mund të  kemi një deformim të rezultatit. Por kjo do të ishte fatale politikisht për këdo që do të përpiqej ta bënte...

Votimi elektronik, në fakt, është diskutuar publikisht gjatë viteve të fundit, por është hedhur poshtë nga Edi Rama. Arsyeja duket se ka qenë një frikë e Ramës se programet kompjuterike të makinave të votimit mund të manipulohen. Me fjalë të tjera, ai ka patur më shumë besim tek komisionerët/numëruesit e tij se sa te makinat elektronike të votimit.

Por a ka qenë i bazuar mosbesimi i Z. Rama për makinat elektronike të votimit? Dhjetra kompani serioze të prodhimit të tyre në botë do të thoshin njëzëri “JO!” (Sqarim: votimi me makina elektronike është shumë i ndryshëm nga votimi on-line, i sugjeruar nga Berisha. Ky i fundit, është një votim që realizohet nëpërmjet internetit, i cili mund të manipulohet relativisht lehtë nga njerëz që dinë të futen në servera të sigurisë së lartë - siç kanë bërë, p.sh., me serverat e CIA-s, Pentagon-it etj.)

Në rastin e votimit me makina elektronike, programi kompjuterik do t’i jepej palëve garuese për kontroll e testim dhe pastaj do të kyçej me një kod elektronik tejet të sigurtë, të cilin asnjeri nuk do ta dinte (as edhe vetë ata që do ta krijonin në kompjuter). Më tej, kodi elektronik do të hidhej në një disk, i cili do të mbyllej në një kasafortë mëse të dyllosur e të super-ruajtur. Nga ky moment programi do të instalohej në secilën makinë votimi, do të kontrollohej makina nga secila palë për ndonjë program malinj të fshehur në të, dhe kjo e fundit do të vulosej. 

Po si do të votohej konkretisht me makinat elektronike?

Një makinë elektronike votimi është zakonisht e lartë sa gjatësia normale e njeriut dhe ka një ekran të ngjashëm me atë të bankomatëve, por me përmasa më të mëdha (sigurisht me përmasa më të mëdha se një fletë e zakonshme votimi).  Votuesi duhet të fusë kartën e identitetit në makinë (si kartat e bankomatëve) dhe të vërë gishtin në të, në mënyrë që makina të identifikojë votuesin. Pasi kryhet ky veprim, në ekran shfaqen qartë emrat e kandidatëve apo partive në garë (p.sh. Rama, Milloshi, Basha, apo PS, PD, LSI, PDIU, etj, etj.). Nga ky çast votuesi mund të prekë me gisht në ekran emrin e kadidatit apo partisë që dëshiron. Pas prekjes së emrit të kandidatit apo partisë, në ekran shfaqet pyetja: “A je i sigurtë që do të votosh për kandidatin X (apo partinë Y)? Pasi votuesi të prekë me gisht në ekran fjalën “Po”, makina printon një fletë votimi, e cila bie në një kuti të vulosur brenda saj, ndërkohë që vota regjistrohet edhe elektronikisht në diskun e makinës.

Në mbarim të votimit, makina është e programuar që të zhdukë çdo mundësi të identifikimit të votës (jo siç ndodhi me Presidentin e Republikës, të cilit iu identifikua vota!). Pasi është kryer çidentifikimi i votës, disku me të dhënat e votimit futet në kutinë e fletëve të votimit dhe kjo e fundit, e dyllosur dhe e siguruar, dërgohet në KQZ. Pasi mbërrijnë të gjitha kutitë e votimit në KQZ, nxirret nga kasaforta kodi sekret elektronik dhe shkyçen elektronikisht disketat me rezultatet për secilën qendër votimi. Në fund, në qoftë se palët kanë pretendim për ndonjë qendër votimi, mund të numërohen fletët e printuara të votave në kutitë përkatëse.

Po sa kushton një votim i tillë? Ndoshta njësoj sa votimi aktual, për të cilin duhet paguar një ushtri prej 40 mijë komisionerësh/numëruesish. Dhe a do të prodhonte ky sistem votimi një rezultat më të shpejtë e më të saktë, krahasuar me sistemin aktual, ku garantë të procesit të votimit dhe numërimit janë militantët partiakë të të dyja palëve? Ai që do të thoshte jo, ose s’ka marrë vesh se ç’ka ndodhur në Shqipëri këto dy vjetët e fundit, ose nuk do t’i ketë lexuar me vëmendje rreshtat e mësipërm...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lulzsec style!

Submitted by artur (not verified) on

Zoti Zaloshnja mesa shoh ju jeni nder ata persona qe mendojne se zgjidhja e vetme per te patur zgjedhje te pakontestuara nga palet eshte futja e Makinave Elektronike te Votimit(electrinic voting machine).Une personalisht jam kundra tyre:
Se pari duhet thene se keto makina jane shume te kushtueshme si per tu blere dhe per tu mirembajtur(duhen ruajtur ne ambiente me temperature te kontrolluar).Duhet ti referohemi rastit te Irlandes qe ka pak a shume te njejten popullsi me ne dhe bleu rreth 7000 makina elektonike qe deri tani kane kushtuar rreth 55milion euro.
Se dyti nuk duhet harruar edhe mosha e personave qe shkojne te votojne sa here ka votime ne Shqiperi.A mos valle te gjithe votuesit jane ne gjendje te perdorin Makinat Elektronike te Votimit???Ju thoni qe jane te ngjashme me bankomatet per terheqjen e parave nga Bankat por besoj se edhe ju do te keni qene deshmintare se cfare ndodhi kur njerezit filluan te perdorin bankomatet para disa vitesh ne Shqiperi radhe te gjata dhe njerezit nuk dinin si veprohej dhe u tregonin edhe kodin sekret te kartes(pin number)personave qe i ndihmonin.
Atehere cila eshte zgjidhja?
Zgjidhja e problemit eshte:
TRANSPARENCE,TRANSPARENCE,TRANSPARENCE.
Cilido person i interesuar te kete te drejten te kontrolloj,te verifikoj votat dhe dokumentacionin perkates.
Ndeshkim ligjor per te gjithe ata qe shkelin Ligjin

Submitted by Johnny (not verified) on

Edhe votimi elektronik nuk esthe zgjidhje, le te menjanohet fakti i te qenit te kushtueshme dhe le te qe do kishte nje trajnim masiv te popullsise me disa referendume paraprake. Preblemi eshte qe numerimi ne te tilla raste eshte elektronik, pra ka nje algoritem matematikor qe vepron nga prapa, kjo i ben ato vulnerable nga partia ne pushtet cila do qofte, pas ne cdo pese vota ky algoritem pas manipulimit mund te shtoje nje vote atje ku te doje dhe kjo mund te mos bjeri me fare ne sy pasi e si prove do te sherbenin disa flete te printuara me disa kode siguria por prap se pra ngelen te printuara qe i ben ato akoma me thjeshte te fallcifikushme pas disa ditesh dhe besoj se ne e dime se cfare ndodh me fletet e votimit ne shqiperi nese nuk ka ndonej ambasadro qe ti ruaje. Mbi te gjitha nuk ka as nje organ qe te dali garant per kete sistem. Pasi nuk ka nje zhvillim te tille teknologjik ne shqiperi sa te ofrohet ky sherbim ku si server sherben nje PC i thjeshte dhe si database nje liste ne excel.
Me vjen keq po optimizmi juaj me duket paksa larg realitetit ku ne jetojme

Submitted by respublica (not verified) on

Ed Zaloshnja pergjigjet

Po ta zjesh mire kete ceshtje, ne fund te kusise mbetet pyetja "A jane me te medha gjasat qe disa nga 20 mije komisioneret/numeruesit te tradhetojne apo nje ekspert kompjuterik te tradhetoje?"

Submitted by artur (not verified) on

Nuk behet fjale vetem per nje ekspert kompjuterik behet fjale per gjithe sistemin zgjedhor ne teresi,eshte shume e thjeshte per hackers-at qe te nderhyjne ne software pra ne sistem.Kemi nje shembull konkret ne Irlande kur ne vitin 2006 nje grup hollandez hackers perfshire te famshmin Rop Gonggrijp ishin ne gjendje qe makina elektronike te votimit pak a shume te njejta me ato te blera per perdorim ne Irlande ishin ne gjendje te nderronin software-in e kompanise fituese me nje software te tyre pra e kuptoni se cfare mund te ndodhe???!!!!
Ndoshta ju do te thoni po pse do merren hackersat e botes me zgjedhjet ne Shqiperi?Cfare interesi kane ata?E thjeshte fare ATA do e bejne per kedo qe paguan.

Submitted by Johnny (not verified) on

Z. Eduard, ne te tilla raste mjaftojne dy experte dhe e gjithe puna mbaroi ne heshtje, dy te mire jane si dy mercenare me pagese. Me shume mundesi edhe te duan ta vertetojne qe eshte bere shkelje do te duhen vite per tu vertetuar sepse nuk kane nje njohuri ne ate fushe. Te pa guash nendore 5 komisionere te partise tjeter dhe shiko ca perfundimi te jep, imagjinoni ca do ndodhi nqs do kemi 5 IT, (jo nga ata te korpusit) neper kembe. . . .

Submitted by Reformer (not verified) on

Personalisht jam i bindur se problemi i zgjedhjeve nuk eshte nje problem teknik, por nje problem politik! PD nuk desheron te respekton vullnetin e zgjedhesve dhe ky eshte problemi.

Submitted by hapkutite (not verified) on

Zoti Zaloshnja, me gjithe respektin qe kam per ju dua tju them se nje sistem elektronik ne menyre te permbledhur eshte nje proces i automatizuar pune. Si i tille per te eshte i vertete pohimi: Nese procesi nuk funksionon manualisht nuk ka per te funksionuar as automatikisht.

Problemi i zgjedhjeve ne shqiperi nuk eshte as problem i sistemit te numerimit as problem kodi zgjedhor. Kodi zgjedhor ne 2009 nuk u zbatua. Po ky kod ne 2011 u zbatua ndryshe nga 2009 dhe ndryshe ne zona te ndryshme per 2011. Pra ne thelb cdo gje lidhet me zbatimin apo mozbatimin e ligjit qe eshte nje problem shume i madh ne shoqerine shqiptare.

Ashtu dhe sic tha ambasadori amerikan problemi eshte qe ne jemi nje shoqeri e korruptuar. Pra me kete miell kete buke do kemi. Kini miresine qe te mos i zgjidhni problemet duke i anashkaluar.

Problemi mund te zgjidhet me zgjedhje te parakohshme te organizua nga nje qeveri teknike qe nuk ka ne permbajtjen e saj Sali Berishen. Kete gje mund ta ngrinte opozita si kerkese dhe ta mbeshteste fort edhe faktori nderkombetar nese na donte te miren.

Problemi mund te zgjidhet me marreveshje qe zoti Rama te marre pushtetin ne 2013 ne kembim te amnistise per vrasjet dhe vjedhjet e kryera. Kjo mund ti pelqeje dhe nderkombetareve sepse nuk kane shume telashe dhe keto behen edhe per te "miren" e vendit.

Problemi mund te zgjidhet edhe duke mos bere me fare votime. Shqiptaret jane nje popull kerkesat e te cilit mbarojne tek thesi i miellit. Per te tjerat kenaqen me cfare sjell Zoti.

Zoti Zaloshnja ju uroj te gjeni te tjera zgjidhje te problemit. Nga nje ish bashkombesi juaj.

Submitted by A.G (not verified) on

Nuk eshte hera e pare qe shkruani per sistemin e votimit e te numerimit elektronik te votave,bile ne nje sqarim me siper cilesoni qe po ta zjejme mire kete ceshtje...Ja po ta them edhe une qe ndac ta zjejme e ndac ta djegim ne fundin e saj do te mbetet "i pa zjere e i pa djegur Berisha".Mendimi im,jashte interesave ekonomike...

Submitted by Niveli (not verified) on

Z Zaloshnja-- Ne fakt parashikimet tuaja per zgjedhjet lokale lane shume per te desheruar sepse si gjithmone ti i bazove analizat tuaja vetem ne statistika pa marre parasysh faktorin "human". Ne kete rast e kam fjalen egzaktesisht per fiksimin e Berishes per te kontrolluar rezultatin e votimit. Me vjen per te qeshur me naivitetin tend... Ajo qe sugjeroni ju eshte qe gjithe veshtiresine qe pati Berisha per te kontrolluar rezultatin ne Tirane, PERPJEKJET VIGANE PER TE MARRE TIRANEN, tja 'thjehtesojme e tja lehtesojme duke i dhene nje "telekomande" ne dore. Pra me nje te rene te butonit.. Ohohoho... Po ku ka sistem elektronik qe ti rezistoje Berishes mo Zaloshnjaaaa??? O Zaloshnja!!! Mos na bej te mbajme barkun me dore mo burre:)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.