Dështon operacioni “Vajza me Syze”. SPAK konstaton paligjshmëri në 50% të pasurive të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka bërë sot një njoftim mbi ligjshmërinë e sekuestros së pasurive në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit dhe zbatimit të Aktit Normativ të njohur si Anti-KÇK. Në njoftimin e vet, SPAK ka bërë me dije se aktet e Policisë së Shtetit bien ndesh me ligjin për një sërë rastesh.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).
Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.
Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri. Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit
thuhet ndër të tjera në njoftim.
Pra sipas SPAK, Policia e Shtetit ka shkelur edhe kërkesat e vetë Aktit Normativ duke dëshmuar mosnjohje të bazës ligjore me të cilën vepron. Kështu spektakli i trupës policore dhe vajzës me size është në pjesë të madhe një shfaqje në kundërshtim me ligjin dhe me tipare thuajse mafioze.
Comments
Cili eshte percaktimi i deshtimit?
Kuptohet qe OFL eshte nje strukture shume e diskutueshme qe dhe dublon shume nga funksionet kushtetuese te prokurorise. Gjithsesi ta quash deshtim do me shume fakte se keto qe i keni sjelle. Nese SPAK do kishte miratuar 100% te sekuestrimeve, a do quhej fitore? Po per sistemin e meparshem kur masat e sekuestrove kane qene nje pjesez e ketyre te sotmeve c'mund te thuhet?
Personalisht une nuk e mbeshtes kete OFL pasi eshte propogandistike, i ka kushtet per te qene e njeanshme, dhe meqe policia nuk ka eksperte ligjore te mirefillte (sic jane prokuroret) eshte dhe pre e gabimeve trashanike ligjore. Gjithsesi, do te prisja deri ne fund per te pare efektin. Dhe baza e krahasimit do te ishte gjithmone, cdo te ndodhte nese gjendja lihet sic ishte me perpara. Pra ha debat deshtimi apo suksesi si dhe shkalla e tij...
Parimisht po, por Ju kujtoj
Parimisht po, por Ju kujtoj se operacioni quhet: Forca e Ligjit
zuhuni@gmail.com
amaaaaaaan ketu ka mbet puna. Te ngaterresa e emrit te operacionit.
SPAK ka konstatuar se mbi
SPAK ka konstatuar se mbi pasurite mbi te cilat sekuestroja eshte konsideruar e paligjshme eshte vepruar ne shkelje te dispozitave te Aktit Normativ qe u miratua posacerisht per kete qellim. Tani kur ne levizjen e pare te nje operacioni si ky provohet paligjshmeria ne 50% te rasteve nuk do shume te thuhet se kemi te bejme me deshtim.
Ka shume qe thone se OFL provon vullnetin per te luftuar krimin, mirepo nismat dhe politikat qe te kene sukses duhet edhe Aftesia, kapaciteti. Se po te jete per imazhin e nje bjondeje me syze qe njofton hatane ndaj krimit, kete e pame qe qeveria di ta krijoje. Dhe po edhe emri ka rendesi sepse po dergon mesazhe per zbatim rigoroz te ligjit me nje baze ligjore te dyshimte.
Add new comment