Hileja e një emri që mungon

Postuar në 04 Mars, 2020 15:02

Henri Çili doli nga qelia duke marrë me vete një vendim për detyrim paraqitje dhe duke paralajmëruar se do nisë studimet e thelluara për të drejtën penale në Shqipëri. Akuzat janë shumë të rënda dhe me të vërtetë që do të ishte punë e dobishme asimilimi i të drejtës penale nga z. Çili, çka në fakt siç dihet ndodh me të gjithë të dënuarit e të gjitha kategorive që janë në gjendje të parashikojnë dënimin në bazë të veprës penale.

Por ka një element që kësaj çështjeje i mungon. Të paktën paraqitjes së saj publik. Dhe kjo është siç është vënë re, personi ndaj të cilit akuzohet se z. Çili ka ushtruar korrupsion pasiv. Ky element mund të jetë në dosjen hetimore dhe ende nuk ka dalë në media, por media pranë pushtetit kanë raportuar se një emër I tillë nuk figuron as në dosje. Është diçka e çuditshme pasi cila është atëherë vlera e përgjimeve që çuan në pranga z. Çili?

Kjo nuk është pyetje retorike, por praktikë gjyqësore e Shqipërisë. Konkretisht ka një vendim që vlen si precedent në interpretimin e Kodit Penal në këtë rast që na thotë se korrupsion pa adresë nuk mund të ketë. Ose më saktë: nuk përbën vepër penale. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka marrë në vitin 2009 një vendimme nr. 503 ku ndër të tjera arsyeton se nëse:

... nga provat e shqyrtuara dhe të vlerësuara nga gjykata nuk rezulton e provuar që i gjykuari t’i ketë propozuar ndonjë prej personave qe ushtrojnë funksione publike ..." dhe të ketë ndikuar atëherë mungon një prej elementëve të veprës penale të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal

Do duhet pritur procedimi dhe klasifikimi i veprës penale të z. Çili, pra akuza dhe referenca ligjore. Por analogjia këtu është konçize sepse kemi të njëjtën situatë. Nga kjo pikëpamje, mungesa e emrit të funksionarit të supozuar të drejtësisë ndaj të cilit z. Çili presupozohet se ka kërkuar favorizim, krijon kushtet e dyshimit se ai e çliron në fakt në aspektin procedural z. Çili nga akuza, sipas kritereve të sipërcituara të një vendimi të Gjykatës. 

Nxitimi i Partisë Demokratike për të nxjerrë emrin e Sokol Sadushit është në këtë kuptim një lojë politike e cila teksa njollos një emër që lidhet ngushtë me reformën në drejtësi synon të shtrëngojë organet e hetimit që të përgënjeshtrojnë apo flasin. Duke e kthyer procesin në fiasko. Mbetet për t’u parë ende si do të ecet, por mungesa e emrit të funksionarit të drejtësisë po duket si diçka më shumë sesa thjesht një harresë për qëllime propagandistike. Aty qëndron në fakt edhe një element juridik që e nxjerr z. Çili të pafajshëm e që e shndërron të gjithë bujën e arrestimit të një process publicitar.

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Eshte e qarte qe shkohet sipas parimit, partia/shoqeria/elita e kapur (quaje si te duash) te 'zhyt' ne m@t por po ajo dhe te jep nje kartopicete per te fshire syte e per te filluar ta heqesh nga surati. Procesi eshte i njejte: Dikush e ben m@tin mullar apo shkel ne nje (apo me shume drrasa te kalbura) dhe reagohet duke e burgosur/denigruar/bere objekt shfryrje mllefi publik. Me pas prokuroria si 'pa dashje' harron disa fakte nga dosja ose i dekonspiron ne media nepermjet gazetareve 'investigative'. Personi ne fjale ben nje jave ne kaush per tu 'freskuar' nga deliri i madheshtise dhe per ta kuptuar gabimin, del me detyrim paraqitje (ose ne krime shume te renda me arrest shtepiak, apo me nje mase 30 ditorshe, ne varesi te pushtetit qe ka dhe krimit qe ka kryer. Ne kete pike fillon pastrimi i fytyres: Ne fillim i fshijne syte (nje dalje tek Fevziu p.sh., sherben si nje lavazh me presion por 'vetem nga jashte dhe pa shkume'. Pastaj, gradualisht 'mediat e pavaruara' zbulojne fashikuj te dosjes qe lehtesojne poziten por dhe bejne qe te kaloje me potere faza e 'gjyqit publik'. Procesi gjyqesor zvarritet ne pafundesi kur eshe daline me 10-ra, pse jo 100-ra, ceshtje te ngjashme ose me te renda qe ja bejne publikut mendjen p@rdhe dhe mes halleve qe i kane me shumice as te mos e rru@jne me se per cfare i ndodh Cilit apo Cilerve te tjere. Nderkohe gradualisht media ben punen e vet me ndihmen e prokuror/avokateve derisa e denigrojne komplet ceshtjen dhe e bejne te akuzuarin me te pafajshem se nje bebe e porsalindur. Ne kete faze vjen vendimi per pafajesi dhe fillon revanshi per te rekuperuar reputacionin/te ardhurat. Shkurt, pas disa vitesh personazhin e ke prape ne krye te vendit tek i jep mend dynjase se nuk ka me mire se ndershmeria...

Te njejten rruge duket se ka marre procesi ndaj ketij gjytyrumit. E vetmja gje qe ngelet eshte qe keta personazhe behen edhe me te lakmuar nga lakejt e pushtetit pasi jane thjesht tashme 'eunuke' ne oborrin e sulltanit perkates dhe sherbetore te haremit (as qe i shkon mendja te permbysin sulltanin pasi kjo do i kthehej kunder dhe dosja qe i 'fle' diku do i hapej serish).... Dhe jeta vazhdon ne Albanistan...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.