Në Ishull Lezhë

Postuar në 26 Shkurt, 2020 11:01

Lëvizja “Ecovolis” publikon në Facebook disa pamje nga ishull Lezhë. Mbetjet e ardhura nga lumenjtë e Veriut derdhen në det për të vijuar mandej udhëtimin e tyre pa vizë drejt Kroacisë dhe veriut të Adriatikut. Pamja nuk është e re. Ajo është e vjetër, më e vjetër sesa gënjeshtra e Shqipërisë turistike. Nuk kemi të bëjmë me keqmenaxhim si p.sh në rastin e zënies së hapësirave të plazheve publike. Kemi të bëjmë me injorim të plotë të problemit dhe injorancë totale të pushtetit për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Nuk po flasim për pasojat afatgjata në shëndet dhe ndikimin në zinxhirin ushqimor që mund të ketë një ndotje e tillë, por për pamjen që të ofrohet sapo shkel aty. Është një ndotje shumë më e vogël megjithatë sesa ndotja nga gënjeshtrat e përditshme të qeverisë.

Comments

Submitted by www.youngtribun... (not verified) on

Ecovolis e perqafojne shume shqiptare por kjo foto na tregon se ne kemi nje rruge te gjate per te bere persa i perket ruajtjes se natyres.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.