Probleme artificiale në marrëdhëniet shqiptaro-greke
Po kalojnë muaj që të gjithë ata nënshtetas shqiptarë me vendlindje në Greqi dhe që në pasaportat e tyre shqiptare, nuk kanë të shënuar toponimin e vendlindjes sipas normave të shtetit Helen, për këto toponime të akredituara në OKB, nuk mund të kalojnë pikat kufitare me Greqinë. Problemi është shumë shqetësues pasi bëhet fjalë për mijëra raste të kësaj natyre.
Pas disa tolerimesh, shteti grek tregohet i vendosur në qëndrimin e vet pasi në një rast të tillë nuk ka toleruar as qytetarët shqiptarë me kombësi greke. Në aspektin normativ ligjor ndërkombëtar, shteti grek ka të drejtën me vete, pasi çdo shtet anëtar i OKB-së, në rastin konkret Shqipëria, është i detyruar që në dokumentacionin e vet zyrtar të respektojë toponimet e një vendi tjetër sipas për-caktimeve për këto toponime të akredituara nga ky shtet, në rastin konkret Greqia, në këtë Organizatë.
Ashtu si Greqia bën në dokumentacionin e vet zyrtar me toponimet analoge shqiptare. Fakt është se bëhet fjalë për rastin e parë në marrëdhëniet midis dy vendeve ku preken aq drejtpërdrejtë qytetarët e thjeshtë, sidomos fëmijët e të rinjtë. Problemi është komentuar shpesh si një “tekë” e Greqisë për gjëra formale. Dhe më keq akoma kur thuhet se këto “teka” Greqia kërkon t’i zgjidhë duke përdorur si mjet presioni ndaj Tiranës këta mijëra qytetarë të pafajshëm.
Ky argument duket i pavend pasi, si në aspektin politik, shoqëror edhe kombëtar, Greqisë nuk i leverdis të kultivojë tek mijëra shqiptarë një ndjenjë antigreke. Politika zyrtare e Greqisë ka treguar të kundërtën, bile duke paguar shpesh një kosto të brendshme politike shumë të lartë. Ajo, në vlerësim të lartë të rolit të marrëdhënieve njerëzore midis Shqipërisë e Greqisë, ka adoptuar me kohë faktorin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, si argument të rëndësishëm në kultivimin e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve.
Në këtë kuptim nga pala greke janë bërë përpjekje të shumta për një zgjidhje të problemit të krijuar. Tolerimin e kërkuar nga pala shqiptare Athina e ka kondicionuar minimalisht me angazhime konkrete të Tiranës për një zgjidhje të problemit, qoftë edhe në një thellësi kohe. (Kuptohet se në radhë të parë ka kosto të lartë për vet qytetarët, të cilët nuk kanë asnjë faj.) Kështu duhet kuptuar shtyrja e disahershme e zbatimit të mora-toriumit në lidhje me këtë pikë nga ana e Greqisë.
Tirana zyrtare (konkretisht Ministria e Jashtme) duket se kërkon tolerime pa kushte dhe pa angazhime konkrete për respektimin e kësaj të drejte ndërkombëtare të Greqisë. Madje, nga zyrtarë të lartë politikë të kësaj Ministrie, bëhen edhe deklarata, ndoshta për konsum të brendshëm, se “ne nuk do të ndryshojmë gjuhën tonë shqipe”.
Duket gjithashtu se politika e jashtme zyrtare e vendit tonë, duke e paraqitur problemin si një pretendim formal të Greqisë, kërkon t’ia derivojë problemin frymës më të gjerë nacionaliste antigreke. Në këtë sens i vjen doresh fakti i të ushqyerit së antigreqizmit midis emigrantëve shqiptarë në Greqi, shtresë e cila në të gjitha rastet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Greqinë, ka treguar se shërben si amortizator i shkëlqyer për kapërcimin e situatave të padëshirueshme, shpesh duke paguar vetë kosto jo të pakta. Por ku qëndron problemi dhe pse pikërisht tani u kujtua Greqia, për një problem që ka të paktën dy dekada?
Do të mjaftonte kjo pyetje për të mënjanuar argumentin formal. Megjithatë duke e gjykuar problemin në aspektin formal do të na rezultonte se fajin e kanë përkthyesit nga greqishtja në shqip, të cilët “lejuan” që toponimet greke të përktheheshin siç shqiptohen në shqip dhe jo siç janë akredituar nga Greqia në OKB për përdorim ndërkombëtar.
Po të qe kështu, besoj se problemi do të qe vërtet formal dhe thjeshtësisht i kapërcyeshëm. Aq më tepër se popujt e të dy vendeve nuk kishin paragjykime për toponimet e tyre, madje ato ishin shumë të përbashkëta. Fakt është se problemi filloi kur në një masë të madhe pasaportash shqiptare biometrike po përdoreshin toponime inekzistente në Greqi, të cilat në Shqipëri shërbenin për të mbështetur e mbajtur gjallë retorikën nacionaliste.
Logjika e do që, nëse Greqia do të pranonte këtë toponomastikë lindjeje në pasaportat e shtetasve shqiptarë, kjo, në një moment të caktuar, mund të përdorej si argument të pranimit de facto nga ana e Greqisë të atyre pretendimeve që shfaqeshin në disa media shqiptare, sa herë që pala greke kthente në kufi qytetarë shqiptarë, pasaportat e të cilëve përmbanin toponime me vendlindje të kësaj natyre. Si përfundim do të thosha që situ-ata e krijuar është vërtetë e dhimbshme, anti-humane deri edhe e palejueshme, madje me një kosto shumë më të madhe për Greqinë.
Shekulli
Comments
A mund te sjelle dikush ca

A mund te sjelle dikush ca shembuj konkret, si i duan Greket dhe si i perdorin Shqiptaret.

Pak kam degjuar per kete, pasi autori nuk jep shtjellime, do ishte mire te illustrohet nga ata qe jane hasur me kete problem. Nisur nga ky konkluzion...

Si përfundim do të thosha që situ-ata e krijuar është vërtetë e dhimbshme, anti-humane deri edhe e palejueshme, madje me një kosto shumë më të madhe për Greqinë. (artikulli)

Situata duket (gati) tragjike.

Add new comment