Pasi rregullove zgjedhjet, mësoji si të shkarkojnë Presidentin!
Lajmi që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha se në BE janë të pasigurtë për pasojat e vettingut në Shqipëri konfirmon në rrugë të tjera për katastrofën që quhet reformë në drejtësi. Zoti Zaev thotë se në Maqedoni aplikimi i vettingut në formën e një lloj revolucioni kulturor u refuzua.
Pra Shqipëria është përdorur si eksperiment, por se nga shumica aktuale për të emëruar në drejtësi njerëzit e vet, se nga zyrtarët e BE-së, kjo nuk është e qartë.
Në emër të reformës në drejtësi u premtua shumëçka. Vettingu që thuhet se do të zgjasë tetë vjet, ka prodhuar qysh tani një krizë të paparashikueshme për të cilën po zbulohet se është shkak një eksperimenti. Për të cilin nuk dimë ku ta vëmë gishtin.
Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm kur eksperimentimi tejkalon logjikën politike. Shumëkush e kujton një zyrtar amerikan me emrin Mathew Palmer të cilit i ecën shumë fjala në këto anë. Para votimeve të 30 qershorit ky zotëri doli në një intervistë dhe deklaroi se palët duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe më pas kur të krijohet Gjykata Kushtetuese të gjithë mund të ankohen aty për datën e të tjera çështje si kjo.
Votimet u bënë dhe ato i njeh vetëm njëra palë që ka prodhuar kryebashkiakë me probleme ligjore. Gjykata Kushtetuese jo vetëm nuk është krijuar, por ajo është tanimë një dimension i shtuar i krizës që ka emrin ‘reformë në drejtësi’. Shqipërisë i duhet sot një këshillë nga zoti Methju, pasi siç e dimë kriza e Gjykatës Kushtetuese nuk gjen shpjegim apo zgjidhje në Ungjillin e tij të para 30 qershorit. Dhe nuk e gjejnë një gjë të tillë as ata që janë kunguar në kishën e drejtësisë së re dhe tempullit të saj të mbushur me pionerët e rinj të partisë.
Comments
Palmeri -nje karagjoz nga ata
Palmeri -nje karagjoz nga ata te zakonshmit! As politikan, as zyrtar, as njeri! Thkesht nje palaco dhe karrierist i rendomte, nje gramafon i kurdisur i te tjereve me lart. As qe i rref per shqiperine, as qe i interesojne parimet demokratike. Nuk ia vlen ta zesh ne goje kete kameleon!
po tani zoti palmer sdo meret
po tani zoti palmer sdo meret me orekset e opozites,kur do futet kur sdo futet.dhe opozita nuk perfaqson idealin e drejt te kesaj shoqerie shqiptare.eshte po aq pise ,ose edhe me pise se pozita.sa per presidentin uroj ta keshilloj sa me pare shkarkimin se eshte nje personazh qe vetem i denje per ate post nuk eshte.te na rroje ai qe luftoni ju per peshqeshin qe na beri.ne kete lufte me mire te bien ca koka te kujt do krahu te jene sesa nje pazar mbar kombetar sic ka qene drejtesia ter keto 30 vjet.ajo drejtesi mbase do punoj per njerezit e thjesht minimumi.per kryetaret e partive kokat hengshin.me mire sec qe do behet,e sigurt.vetem keta perendimoret mos na i shpallni armiq se jemi ne armiqt e vetvedit.sta kane fajin ata.mos beni konspiracione kot
Add new comment