Fisnikëria dhe tragjizmi i votës së bardhë

Postuar në 14 Prill, 2013 02:41
Evis Plaku

Ndërkohë që po qetësohet turbullira e koalicionit PS-LSI, po dalin në sipërfaqe forma alternative veprimi që synojnë të kuantifikojnë pakënaqësinë ndaj koalicionit, apo mungesën e besimit tek gjithë klasa politike. Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, qytetarë po synojnë të kanalizojnë mungesën e shpresës nga politika në një formë demokratike, mundësisht të numërueshme, që njihet si “vota e bardhë”, apo “vota anti”. Ndryshe nga abstenimi i qëllimshëm në zgjedhje, i cili mund të lexohet lehtësisht si tregues i apatisë qytetare, vota e bardhë/anti nënkupton pjesëmarrjen në proçesin e votimit – pa i bërë bisht të drejtave qytetare – duke e hedhur fletën në kutinë e votimit ose të bardhë, ose duke “u vënë kryqin të gjithëve”. Pavarësisht formës specifike së përdorur, mesazhi është në thelb i njëjtë: refuzimi en block i klasës politike.

Është për t'u admiruar ajo pjesë e shoqërisë që trazohet nga të tilla dilema morale dhe që kërkon të veprojë në lartësinë e vlerave në të cilat beson. Shpesh e njohur si pjesa “gri” e elektoratit, pra si ajo pjesë që gjithnjë kërkon arsye dhe shpresë për të bërë zgjedhjen e duhur, ky kontigjent votuesish është si një lloj lakmuesi që teston dhe pasqyron “moralitetin” e shoqërisë – meqë ky term është përdorur shumë së fundmi. Ndaj, është tejet e rëndësishme që ndërsa venitet shpresa, të mos humbasë edhe arsyeja.

Ky artikull nuk ka shumë për të thënë për votuesit militantë, të cilët për asnjë arsye në botë nuk e ndryshojnë votën e tyre. Këto radhë janë për ata individë të lirë, që duan të ngrihen dhe të jetojnë në lartësinë e parimeve të tyre, duke konsideruar bojkotimin e votimeve, ose të ashtuquajturën “votë të bardhë/anti” si zgjidhjen e vetme në një situatë të tillë politike. Të jesh njeri i parimeve nuk është e lehtë. E të jetosh sipas parimeve të tua, aq më tepër në një vend si Shqipëria, kjo përpjekje bëhet titanike. Ndaj, kurrësesi nuk mund t'i them askujt (vetes më së pari) që të braktisë vlerat e veta morale – pasi kjo do të ishte tragjike – por i lutem gjithëkujt, që të thërrasë në ndihmë pikërisht këto parime e vlera.

Në teori “vota e protestës” është një veprim fisnik, por në praktikë rrezikon të kthehet në një veprim tragjik.

Për të sjellë ndryshim, duhet që më së pari gjërat t'i shohim siç janë dhe jo siç duam që të jenë. Fakti është që pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, ose Edi Rama, ose Sali Berisha do të jetë kryeministri i shqiptarëve. Mospjesëmarrja në votime, apo vota e bardhë/anti e protestës, nuk do ta ndryshojë këtë fakt. Asnjë njeri racional nuk mund ta mohojë këtë të vërtetë. Prandaj është e pamundur që të fshihemi pas gishtit, apo të fusim kokën nën dhè si struci, dhe të pretendojmë se duke e dorëzuar votën bosh, a duke i vënë kryqin të gjithëve, po bëjmë diçka të drejtë e të moralshme. Në fakt, dilema e vërtetë është kjo: mosvotimi, apo vota e bardhë/anti e protestës, a do të ndihmojë më shumë në jetëzimin e parimeve të tua të çmuara, apo do të ndihmojë në përdhosjen e tyre të mëtejshme?

Realiteti ku jetojmë është vite dritë larg perfeksionit. E për këtë arsye duhen marrë vendime të vështira. Pushteti aktual, gjithnjë e më tepër i ngjan një regjimi që vjedh qytetarët e vet. Të gjithë biem dakord se të vjedhësh është krim. E megjithatë, të qëndrosh i palëvizur, e të mos e ndalosh dikë të vjedhë, ndërsa e ke mundësinë për ta bërë këtë gjë, edhe pse nuk është krim në vetvete, me siguri nuk është një pozicion i moralshëm. Në sistemin tonë politik, qytetari ka vetëm nje mjet në dispozicion: votën. Ajo është kontributi më i madh, por edhe i vetëm, i një individi në demokraci. Nuk duhet të harrojmë se indiferenca nuk e shfajësoi Ponc Pilatin. Ndaj mosvotimi, apo vota e bardhë/anti e protestës, edhe pse qëndron mbi themele fisnikërie, rrezikon të ketë efektin boomerang.

Problemi kryesor me abstenimin, apo votën e bardhë/anti të protestës, është se ajo ndihmon në ruajtjen e status quo-së. Çfarë ka këtu të moralshme? A nuk është ruajtja e status quo-së pikërisht e kundërta e qëllimit të (votës së) protestës? Ndaj kjo lloj vote (që teknikisht është e pavlefshme) krijon një paradoks logjik, sepse ajo favorizon pikërisht atë çka kërkon të ndëshkojë. Matematika që na vjen në ndihmë për të ilustruar këtë arsyetim është e thjeshtë. Supozo se kemi një grup prej 10 votuesish, që duhet të zgjedhin mes kandidatit A dhe kandidatit B. Katër prej tyre mbështesin kandidatin A dhe katër të tjerë kandidatin B. Ndërsa 2 votuesit e mbetur, preferenca e të cilëve anon nga kandidati A, vendosin ta lënë fletën e votimit të bardhë, në shenjë proteste. A nuk favorizon kjo gjë kandidatin më të keq?

Për të folur edhe më konkretisht, në një vend si Shqipëria, mospjesmarrja në votime, apo “vota e bardhë/anti”, mbart në vetvete në rrezik tejet të madh: shtimin me 4 vjet jetë të një pushteti që në rastin më të mirë është anti-demokratik, e në rastin më të keq është regjim. Përveç militantëve të ngurtë dhe klientëve të pushtetit, është e vështirë të gjesh sot njerëz të tjerë, mbështetës së qeverisë aktuale. Ndaj, ilustrimi matematikor i mësipërm rrezikon të ketë efekt edhe më të fortë, nëse një sasi votuesish abstenojnë (në një formë apo një tjetër). Kjo sepse, të gjesh ndonjë votues të PD-së që është trazuar në ndërgjegjen e tij nga koalicioni PS-LSI e për këtë arsye vendos të mos votojë (apo ta dorëzojë votën bosh, me kryq tek të gjithë, a gjithëfarë fantazish) është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Ndërdyshas në dilemat e veta morale, është vetëm populli opozitar. Prandaj, “vota e bardhë/anti” për shkak të moralit, bëhet, për fat të keq, edhe më amorale.

Ka një kohë për të vajtuar, por ka dhe një kohë për të vepruar. Ka një kohë për t'u thurrur elegji parimeve që gjthnjë e më shumë shkelen me këmbë nga politika, por ka dhe një kohë, që pikërisht në emër të moralit, të ndërmerren zgjedhje të vështira. Nga njëra anë është një pushtet që vjedh, plaçkit, vret dhe nga ana tjetër një opozitë që edhe pse nuk frymëzon sa e siç duhet, ka një program të ri për taksimin, rendin dhe sigurinë, për politikat shëndetsore e arsimore. Nëse opozita nuk i fiton zgjedhjet ndaj këtij pushteti që zgjedhjet vetëm i vjedh, atëherë jo vetëm që do të humbasim shpresën, por ndoshta edhe vendin bashkë me të.

Mospjesmarrja në votime, apo “vota e bardhë/anti” janë një përpjekje fisnike për të shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike. Por paradoksalisht, ajo vetëm sa e forcon anën më negative të klasës politike. Ne nuk mund t'i rregullojmë të këqijat e këtij vendi duke u mbyllur në një kullë të fildishtë e duke pretenduar se ndryshimi i status quo-së nuk është domosdoshmëri. Edhe pse me zemër të thyer, unë nuk do të tërhiqem mënjanë, meqënëse standardet e mia të perfeksionit nuk u arritën. Unë do të bëj gjithë të mirën e mundshme në një vend aspak perfekt, dhe plot me probleme.

Comments

Submitted by Eriseld (not verified) on

E drejte! Pavaresisht drite-hijeve te secilit personazh, edhe faktit qe Rama nuk eshte ideali, prape se prape, Berisha eshte e keqja me e madhe. E nuk mund te mos votosh asnje, e te mos ndihesh bashkepunues ne mbajtjen e metejshme te ketij regjimi.

Submitted by E.V (not verified) on

Te votosh te keqen me te vogel sot, eshte tu japesh te drejten te behen e keqja me e vogel neser...

Submitted by A (not verified) on

Kjo që është shkruar përmbledh më së miri mëdyshjen e sotme, dhe jep dhe të vërtetat që do të ndodhin në varësi të vendimmarrjes së gjithësecilit.

Submitted by robocop (not verified) on

Evis, ti po na fton qe mes dy te keqiave, te zgjedhim me te voglen? !Jo more djale, une nuk zgjedh te keqia. Kur te dale e mira qe te kerkoje pushtetin do shkoj ta votoj. Argumentat e tua nuk bindin askend. Une nuk shoh drite ne fund te tunelit. Politikaneve te tille nuk u jap voten, askujt, harroje.

Submitted by Anonim (not verified) on

Hannah Arendt, thotë në një nga shkrimet e saj se kush zgjedh të keqen më të vogël, harron pikësëpari që ka zgjedhur të keqen.

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Eshte trishtuese dhe tragjike njekohesisht dilema e madhe e shqiptarve. Eshte trishtuese dhe po kaq tragjike qe ne nje vend si Shqiperia, ku ka me qindra njerez me titullin Profesor, me mijra te tjere me titullin Doktor, ku pjesa dermuese e votuesit shqiptar eshte e mire arsimuar, te mos kete se kujt ti besoj qeverisjen e vendit! Eshte e tmerrshme se si partite tona politike jane zhveshur nga vlerat e demokracise (ketu eshte e nevojshme te behet nje paranteze!) dhe jane kthyer ne korporata te egra, qe synojne me cdo mjet dhe cmim vetem fitimin nete te zezakve skllever shqiptar!

Paranteza qe desha te bej me siper eshte kjo:

Te thuash se morali nuk vlen ne politike, kjo eshte jo vetem e pavertete, por edhe fodulle, e poshter dhe nje genjeshter me bisht! Ne te gjitha politikat demokratike, ne te gjitha politikat njerzore, ne te gjitha teorite e shtetit te se drejtes, morali vlen ne politike se pari, pastaj ne te gjithe jeten shoqerore te historise njerzore! Por duket se Morali eshte  burgosur, eshte tradhtuar, eshte shitur; ndersa perversitete dhe kurveri politike perpiqen te na i shesin si domosdoshmeri, si vlera ose si vizione te se ardhmes! Brockulla!

Me vjen te qaj me kuje kur mendoj se Media dhe njerezit e saj perpiqen te zgjedhin te keqen me te vogel, te nje gjelle qe ta shpif, por te ngop!

A thua kane mbaruar burrat me ideale, patriote dhe qe e duan kete vend pa hile, jo per perfitime personale? Ku jane Akademiket, Profesoret dhe Doktoret?  Po shkrimtaret? Po gazetaret??!!

Submitted by Kol (not verified) on

Autori nuk mund të kuptojë abstenuesit sepse e ndan një hendek i madh me ta.

Ai shprehet 'Nga njëra anë është një pushtet që vjedh, plaçkit, vret dhe nga ana tjetër një opozitë që edhe pse nuk frymëzon sa e siç duhet, ka një program të ri për taksimin, rendin dhe sigurinë, për politikat shëndetsore e arsimore.'

Abstenuesit nuk e shohin dot këtë ndryshim midis palëve që autori e sheh nuk di se ku.

Submitted by Vasi_l (not verified) on

Ky shkrim është patronizues dhe melodramatik dhe nuk kupton thelbin e asaj që kërkon lëvizja e votes së bardhë/ votës me kryq/ anti. Nisma e votës së bardhë më duket më afër asaj që po ndodh në realitet. Populli "opozitar" nuk ka për të shkruar fare të votojë, gjithësesi.  Dhe zëri i tyre, pakenaqesia qe do te shprehnin do humbasë prapë.

Në  fakt këtë  nismë  nuk e shoh si moment ku do i ikin 2-3% vota PS-së, se është  kujdes vetë PS-ja për  këtë punë, por kjo është  një  mundësi që  një  numër i madh personash që  kanë pakënaqësi madje neveri nga oferta politike të  mund të  afrohen të  votojnë. Dhe ti japin një  simbol pakënaqësisë  së  tyre. Në  fakt këtë  nismë  nuk e shoh si moment ku do i ikin 2-3% vota PS-së, se është  kujdes vetë PS-ja për  këtë punë, por kjo është  një  mundësi që  një  numër i madh personash që  kanë pakënaqësi madje neveri nga oferta politike të  mund të  afrohen të  votojnë. Dhe ti japin një  simbol pakënaqë sisë  së  tyre.

Autori po u thotë njerëve të bëjnë kompromis për të keqen më të vogël.  Nuk është e drejtë t'u kërkosh njerëzve të votojnë një koalicion tek i cili nuk besojnë.

Unë do ta pëqafoj këtë lëvizje pasi ajo që kërkohet është dicka radikale që do filloje debatin sesi të çbëhet  ngërçi e këtij sistemi qe nuk lejon largimin nga pushteti të  një  dorë  njerëzish të cilët nuk pëlqehen. Kërkohet të nxitet një diskutim mbi atë se çfarë brumi duhet të jenë politikanët tanë? Cfarë morali pretendojmë prej tyre? Si të krijojmë mekanizmat për të zëvëndësuar politikanët drejtues kur asnjëri nuk na pëlqen? Si të shprehim pakënaqësinë ndaj metodatve autokratike dhe mungesën e transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike. Si të krijohen mekanizmat që të dallohet kush nuk shkon të votojë se nuk i interson pjesëmarrja në votime kot apo sepse nuk e kupton rendesine, (apo për cfarëdo qoftë tjeter) apo sepse askush që ofrohet nuk është i denjë ta përfaqësojë. Kjo lëvizje po kërkon t'u japë zë mendimeve të atyre shqiptarëve të cilët pakënaqësinë e kanë shpreh (me kohë dhe jo vetëm në këto zgjedhje) ose duke mos votuar ose duke zhgarravitur apo vënë kryqin gjithe fletës së votës se nuk kanë parë  formë tjetër shprehjeje.   Sic është sistemi tani këta njerëz janë si personi që lëviz gojën po nuk nxjerr dot zë. Edhe sa me shpejt të bëhet aq më mirë është për Shqipërinë. Vonesa në  këtë  drejtim është  tragjike, po aq sa largimi i Berishës, në mos më  tragjike. I takon nismetareve te punojne seriozisht qe te kete vlere levizja.

Shumë njerëz janë tejet të ngarkuar nga mllefi për Berishën sa të mos shohin që kundër-oferta është tejet e dobët. Eshtë shumë e rëndë të vazhdojmë me Berishën, jam dakort. Por për shumë njerëz është po aq e rëndë të votojnë një dyshe të pamoralshme, që nuk ka dhënë prova për frymë demokratike, por premton që do jetë kreative në kapjen e shtetit dhe shtimin ose mospakësimin e korrupsionit. Kjo dyshe premton shumë por u mungon autoriteti dhe garancitë  që ato që thuhen tani gjatë fushatës nuk janë gjetje publicitare apo premtime boshe elektorale, të cilat do harrohen me datë 24 qershor. Dhe kjo është në rastin më të mirë, nëse arrin të kapërdish atë detajin e vogël të parëndësishëm  dhe ti falësh Metës përzierjen në protestën e 21 janarit apo ti falësh Ramës kapjen e pushtetin kur ishte drejtues i Bashkisë Tiraë apo bjerrjen e demokracisë së brendshme në PS.

Ata që janë të shqetësuar që votuesit e PS-së, të majtët, po binden për ti vënë  kryqin fletës së votimit do u sugjeroja të shpenzojnë kohë ti fitojnë me argumenta pse duhet votuar PS/ LSI e jo pse nuk duhet votuar.

Submitted by E.V (not verified) on

Pike se pari te votosh per asnje eshte nje drejte legjitime qe ka gjithesecili nga ne... se dyti te votosh te keqen me te vogel eshte perseri vote ndaj te keqes... fakti qe ju thoni se eshte me mire te votosh nje te keqe, do te thote qe te lesh ose te vesh ne pushtet perseri njerez qe shohin vetem interesat e tyre personale, dhe jo interesat e kombit... Mbase ke te drejte qe vota e bardhe eshte nje iniciative e vaket, por te pakten eshte nje iniciative, ndryshe nga ju qe kerkoni medoemos te votojme nje nga alternativat e dhena (pavaresisht se keto alternativa nuk jane per ndryshimin e vendit por per pasurimin personal te politikaneve), nese iniciativa e votes se bardhe qenka kaq e padobishme, pse nuk dilni ju intelektualet e pa njollosur politikisht, me ndonje alternative tjeter, por beni probagande qe duhet me patjeter te votojme nje nga te keqiat, pse nuk dilni ju dhe te thoni se si duhet te veprojme, por i thoni njerezve se duhet te votojne te keqen me te vogel... E keqja me e vogel sot, kthehet ne te keqen me te madhe neser... Te pakten iniciativa e votes se bardhe eshte nje menyre proteste, mund te jete e vaket, mund te jete nje ze i dobet, por te pakten eshte nje shprehje pakenaqesie... Cpo beni ju per ndryshimin e vendit, pervecse na beni thirrje per te votuar te keqen me te vogel... Asgje... Me vjen keq qe gazetaria eshte perfshire ne llumin politik, me vjen keq qe njerez intelektual si ju (te cilet duhet te jene zeri i njerezve) vazhdoni akoma te beni publicitet politik...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.