"Rama, një fotokopje e Gruevskit"

Postuar në 22 Tetor, 2019 18:04

Vetoja e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka ka ngjallur reagime zinxhir sidomos në Maqedoninë e Veriut ku Zoran Zaev e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme në 12 Prill, duke e quajtur refuzimin e evropianëve një "gabim historik". Në të njëjtën kohë, analistët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për një domino të rrezikshme në Ballkan.

Një prej diplomatëve më me përvojë në Ballkan, ish-ambasadori grek në Shkup dhe Tiranë, Alexander Mallias kishte parashikuar se Shkupi dhe Tirana nuk do të merrnin dritën "jeshile" për negociatat e pranimit. Në vitin 2018 Mallias ka botuar librin "Greqia dhe Maqedonia Veriore - Autopsia e Marrëveshjes së Vështirë të Prespës" ku shprehu shqetësimin e tij për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa bën një paralelizëm mes ish-kryeministrit Gruevski dhe zotit Rama.

Zoti Rama është fotokopja shqiptare e Gruevskit. Në Shkup kishim Gruvskin, në Tiranë kemi Ramën. Nuk jam i sigurtë nëse zoti Rama dhe ekipi i tij, janë indiferentë ndaj këtij zhvillimi. Klasa politike shqiptare ka një përgjegjësi të madhe për imazhin problematik që përcjell ky vend pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa një sistem drejtësie funksional. Zhvillime që janë në disanologji me përpjekjet e njerëzve atje, të cilët janë të detyruar të ikin, duke braktisur masivisht Shqipërinë.

Ai thotë se nuk përbën asnjë suprizë dhe asgjë të papritur qëndrimi i Francës për të bllokuar negociatat, pasi prej 18 muajsh presidenti Macron ka qenë koherent në qëndrimin e tij për perspektivën e zgjerimit dhe sa u takon dy vendeve, shtuar faktin se pak javë më parë edhe Gjermania ka qenë kundër hapjes së negociatave.

Malias thotë se një pjesë të madhe të përgjegjësisë për situatën në Ballkan e ka edhe zonja Mogherini.

Bashkimi europian dhe disa vende duhet të kuptojnë se kanë humbur besueshmërinë dhe një përgjegjësi të madhe për këtë ka zonja Mogherini, sidomos sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor. Premtime dhe garanci që tejkalonin kompetencat dhe mundësitë e saj. Udhëheqja e Serbisë dhe zoti Vuçiç kanë marrëdhënie shumë të mira personale dhe politike sa me presidentin e Kosovë,s zotin Thaçi, aq edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës i takon tashmë së shkuarës, por nëse nuk mbyllet njëherë e përgjithmonë do të jetë një shembull i keq.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/krevontai-kai-alloi-piso-apo-to-veto-tes-yallias_gr_5dadce31e4b0f34e3a7a38d1?utm_hp_ref=gr-homepage

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E bene Gruevskin Gogol e bene! Vec mos tu vencin keta, tu beft halla, i tha!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.