Lara, Ema, Shqipëria dhe Kroacia
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5943_balkan_map.gif?itok=mV6bZpGm)
Lara dhe Ema janë shoqe të ngushta. Nisin klasën e gjashtë në një shkollë në Illinois të Shteteve të Bashkuara. Kanë lindur të dyja në Amerikë. Lara është “gjysmë shqiptare, sido që ndihet më shumë amerikane”. Ema është “100% kroate, sido që ndihet më shumë amerikane”. Më pëlqen kur i dëgjoj që diskutojnë bashkë. Temat e tyre janë shumë larg Justin Bieber-it, të cilin, meqë ra llafi, asnjëra nuk e ka qejf. Çunat që u pëlqejnë atyre janë ‘ndryshe’: nga racat, nga qejfet, nga llojet e librave që lexojnë, nga sportet që luajnë. Por deri tani janë të gjithë amerikanë. (Pa zënë me gojë se Lara kur ishte këtë vit në Greqi me pushime, u mahnit pas një bukuroshi rus nja tre vjet më të madh se ajo, që qëlloi afër saj në barkën shëtitëse.) Ema dhe Lara jetojnë në një botë të mbushur me aventura dhe ide: krijojnë klube, aktivitete, letra bindëse për J. K. Rowling që ta vazhdojë Harry Potterin; janë herë reale e herë surreale, u flasin pemëve, kanë zgjidhur problemin e ngrohjes globale nëpërmjet ripyllëzimit të planetit, dhe ndërtojnë fushata sensibilizimi për shpëtimin e merimangave prej të cilave që të dyja tmerrohen.
Mezi presin që, kur në shkollë zhvillojnë tema për gjeografinë, traditat apo historinë e Europës, të bëjnë prezantime për vendet e tyre “të origjinës”… europiane. Madje që të dyja insistojnë që familjet t’u servirin klasës dhe mësuesve ushqime origjinale shqiptare apo kroate për ditët e prezantimeve. Shoqet dhe shokët e Larës dhe Emës jo veç kanë një arsenal (të fuqishëm) 10-fjalësh në secilën gjuhë (psh. të gjithë dinë të thonë ‘si je’, ‘mirupa(f)shim’, ‘(h)vala’ dhe ‘dobro jutro’), por tani bëjnë kërkesa speciale për çfarë duan të hanë: “Petullat për nesër nuk i duam me mjaltë, por me reçel luleshtrydhesh si ai i herës së parafundit; kadaifin e duam pa arra; Jo më me djathë feta të lutem; mund të bëhet më e ëmbël buka ‘sirnica’ kësaj radhe?”
Por sidomos para se të bëjnë udhëtimet e verës për në Ballkan, mblidhen të dyja dhe kuvendojnë tërë natën për vendet përkatëse dhe problemet e tyre në raport me Amerikën “joproblematike”. Janë pak të irrituara që vendet e tyre në Amerikë nuk para njihen. Nuk dinë nëse për këtë duhet t’ua vënë fajin amerikanëve apo vendeve të tyre që s’ia vlen t’i njohësh. Tendenca e të dyjave është që vendin e shoqes ta ngrenë më lart se vendin e vet (në këtë pikë duket sikur nuk kanë gjak ballkanas). Para se Lara të nisej për Shqipëri dhe Ema për Kroaci, kësaj vere, u mblodhën sërish dhe nuk vendosnin dot cili prej dy vendeve ishte më i rëndësishëm apo i njohur në botë. Secila mendonte se ishte i tillë vendi i tjetrës. Pastaj Lara pati një ide: t’u kërkonte emrat të dy vendeve në iPod-in e vet: ‘Albania’ dilte me gërmë të vogël, pra ishte e panjohur për iPod-in, ndërsa Kroacia kapitalizohej automatikisht, pra iPod-i e njihte. Pastaj kërkuan të vendosin zonën kohore vendase: Ema e gjeti kollaj zonën kohore nën emrin “Zagreb-Kroaci”. Lara e kërkoi “Tiranë-Albania” gjithandej, por nuk gjeti një zonë të tillë gjëkundi. Më vonë atë natë, Lara erdhi e më tha se “kësaj radhe ajo nuk kishte dashur të kishte të drejtë që Kroacia ishte më e njohur sesa Shqipëria. Ndoshta ngaqë Shqipëria është aq e vogël…”
Megjithatë kur hyri në Shqipëri në korrik, priste me padurim të shihte se mos gjërat kishin ndryshuar për mirë. Iu ngjallën edhe më shumë shpresat kur në Athinë ku shkoi para Shqipërisë, vuri re se bankomatet athinase kishin si gjuhë të tretë shqipen. I shkëlqenin sytë Larës që s’dinte gjë për emigrantët tanë në Greqi, kur pa se, pas greqishtes dhe anglishtes, vinte zgjedhja e gjuhës shqip. Kërceu përpjetë, vrapoi t’i thoshte të atit se çfarë kish zbuluar e sa e rëndësishme qe bërë Shqipëria brenda një viti. Dhe sa mike e mirë ishte Greqia që ta bënte këtë gjest, para gjithë vendeve të tjera të botës… dhe sa jo-entuziaste ishte për këtë e ëma që kish zgjedhur të përdorte anglishten në bankomat, dhe jo shqipen. Rrugës për Shqipëri më thosh se sa e vogël ishte Shqipëria dhe sa të ndryshme ishin peizazhet e saj, kostumet, historia, madje edhe gjuhët që flisnin njerëzit në fshatra të ndryshme. Amerika ishte gjigante, por ishte e gjitha njëlloj. Aspak interesante. I thashë se kjo vinte ngaqë Europa ishte krijuar ndryshe nga Amerika, dhe se në Shqipëri komunikimi mes zonave ka qenë thuajse zero për shumë kohë. Lara sfidon realizmin tim duke thënë se mund të isha pozitive të paktën për një gjë lidhur me Shqipërinë, e të thoja se ishte vërtet shumë e pasur. I thashë se më pëlqen që vendi im ka një histori kaq të koklavitur, po s’di sa të mira i kanë ardhur nga kjo koklavitje…
Pastaj, ja edhe Shqipëria, erdhi. Nga xhamat e makinës shihte rrugët e fshatrave dhe qyteteve tona. U kthye dhe më tha: Çdo vit vij me shpresë se shqiptarët nuk do ndërtojnë më, por do mbarojnë ndërtimet e nisura dhe do rregullojnë rrugët mes ndërtesave. Mirëpo nuk ndodh kurrë. Këtu duket sikur njerëzit duan veç t’i nisin ndërtimet e pastaj harrojnë t’i mbarojnë, e nisin të tjera. Dhe rrugët i lenë sikur nuk janë të vetat.” Kur pa sheshin katër-copësh në mes të Tiranës, Lara u bë keq. “Nuk them se më parë ishte sheshi më i bukur në botë, po ky tani është patjetër më i shëmtuari , dhe na ka bllokuar gjithë rrugët e Tiranës!”. Takimi me tri kushërirat, gjyshët dhe njerëzit e tjerë të familjes, miqtë e prindërve, gatimet pa fund të gjërave që Lara mezi pret t’i provojë dhe ca dhurata pirateske për ditëlindje, e sollën Larën në humor. Por e keqja për Shqipërinë nuk i dilte. Mezi priste të harrohej në detin blu të Livadhit në Himarë që të dilte nga mendimet e këqia. Më pyeti nëse ne shqiptarët i kishim dhënë botës ndonjë gjë të vecantë si psh… kravata që i kishin dhënë kroatët. I thashë që ne i kishim dhënë botës një pjatë mëlcish gatuar me qepë që mban emrin tonë nëpër restorante. Lara thartoi hundën me quka. Jam e sigurtë që këtë argument nuk do ta përdorte gjëkundi. Pastaj më tha se në programin televiziv Rick Steve Europe, kish dy seri për Kroacinë. Ajo dhe Ema kishin kërkuar në Internet të gjenin dicka për Shqipërinë, por kishin gjetur veç një shkrim të vogël që nuk thoshte gjëra edhe aq të mira.
Më pyeti disa herë për Zagrebin ku Ema kish shkuar të takonte gjyshët e vet. Më tha se Dubrovniku, që ajo e kish parë, ishte më i bukur se Himara e Saranda, vetëm se ndoshta Zagrebi nuk ishte më i bukur se Tirana. I thashë se Zagrebi sipas meje ishte më i bukur dhe i rregullt se Tirana, dhe me shumë ndërtesa e rrugë historike që e bëjnë më interesant. Por Lara tha se do priste të shihte fotot e Emës që të bindej. Në fund të fundit të rriturit nganjëherë janë shumë subjektivë. Psh gjyshi i vet i thotë shpesh Larës se Shqipëria është vendi më i mirë në botë. Dhe Lara sa herë vjen në Shqipëri, rinis nga e para të shqyrtojë të mirat e pakrahasueshme. Më parë i gjente me shumicë. Tani që po rritet, i gjen ca më pak. Por sa më pak i gjen, aq më shumë insiston të kthehet vitin e ardhshëm. Mendon se ndoshta kësaj radhe do ketë ndryshuar… Pastaj i dha karar dhe e racionalizoi çështjen: gjyshi në fakt, nuk do të thotë “më i mirë”, por “më i ëmbël”. Dhe kjo ishte e vërtetë për Larën. Duke u kthyer për Amerikë, Lara tha me sytë tretur nga dritarja e avionit, se në fakt asnjë vend që ajo kish parë, nuk ishte aq i varfër sa Shqipëria. E tha me dhimbje, por pa frikë e pa të keq. Pastaj shtoi: “Dhe është një vend aq i vogël. Duket sikur është shumë e thjeshtë ta bësh të bukur e të pasur. Por unë kam lindur që në vitin 2000, dhe Shqipëria është akoma keq.”
Kur u panë në gusht pas pushimeve Lara dhe Ema nuk ndaheshin dot. Panë fotot. Ranë dakord që detin e kishin të bukur që të dyja. Edhe retë e qiellin. Për kryeqytetet nuk folën fare. E anashkaluan. Vitin e ardhshëm jam e sigurtë që do nisin të ndërtojnë listën e “pseve” të problemeve ballkanase. Të dyja nisën të tregonin se për çfarë i kish marrë më shumë malli. Kur u frynë së treguari për fisin, komshinjtë, puthjet pa fund edhe nga njerëz jo fort të afërt, dhe faktin që u thoshin vazhdimisht “Ha, ha akoma! Merr edhe një tjetër!”, qeshën, morën frymë thellë dhe thanë me një gojë, dy amerikankat: “It is so good to be home though!”.
Ndërsa unë qesh me veten time që ende sot kam një pyetje që e shtyp, e prapë më zgjohet: A është kroate apo serbe e Kroacisë Ema? Por dy gocat më bëjnë të më vijë turp nga krimbi im ballkanas që diku gjallon ende. Dhe besoj se këtë pyetje nuk do ta bëj kurrë.
Comments
Zagrepi dhe Beogradi kane
Zagrepi dhe Beogradi kane bukuri dhe rregull me shume se Tirana sepse kane qene te pushtuara per shume kohe dhe nga perandoria austro-hungareze qe i rindertoi ato qytete(prandaj ka shume ndertesa te ariktektures neoklasike atje e shume te tjera ndersa shqiperia vetem nga hasanet e turqise qe shquheshin vetem per vrasje dhe perdhunim femrash.Perandoria otomane gjate 500 vjeteve shtroi vetem 200 km rruge ne shqiperi ndersa ajo hungareze dhe ato pak vite qe pushtoi nje pjese te shqiperis per pak kohe brenda nje vti shtroi 640 km rruge sa dyfishi i asaj otomane ne nje periudhe kohore shume me te vogel me kete dua te them qe ato vende kane qene ne kontakt disa here me civilizimin perendimor ndersa ne fatkeqisht jo dhe kur kane ndodhur kane qene shume te pakta si periudhe kohe.
Shqiperia eshte vertet vend i
Shqiperia eshte vertet vend i bukur ku mali,fusha, deti, lumenjte nderthuren ne menyren me ta harmonishme te mundshme qe se gjen kollaj .
Sa per traditat ato te shkuarat kishte,mikepritje,rregull , familje...arsimim .skishim droge, arme, prostitucion kishim gjyqe poltike ku merresh jeta njerezeve....por kjo e fundit ishte nje gje qe do rregullohesh me kohe...... sa per keto traditat e sotme nuk i gjen ne gjithe afriken.....po ti kerkosh....
Vendi yne nuk eshte i varfer fjala vjen, toka ka mbetur pa punuar por eshte nje pasuri e pa vene ne pune do ti vij koha....ku edhe fshatari me i humbur i ka 1 ha toke minimumi......Ne 96-97 donin te beheshin te tere te pasur duke ndenjur ne shtepi prape humbi nje pasuri per shkak te mungeses kultures dhe pasurimit te shpejte....Po edhe politikantet ne Kroaci apo gjekundi gjetke nuk jane me te pacipe se keta qe jane ne shqiperi ......
Po dhe njerezit nuk jane me te mire ne kroaci apo USA,
njerezit-njerez jane.......thjesht duhet nje menaxhim i mire i burimeve te te gjitha llojeve....
Mjafton qe t`i kishe folur
Mjafton qe t`i kishe folur vajzes per Nene Terezen dhe do e kishte hedhur Kroacine tuc!
Ah sa na pelqen te jemi te
Ah sa na pelqen te jemi te ceket ne gjykime...vazhdojme te themi qe Turqia na la prapa kur vete Turqia eshte force per t'u marre ne konsiderate dhe jo vetem ne ekonomi por edhe ne mentalitet.
Vertet te tjeret mund te jene pushtuar nga Europiane sic u pelqen disave me siper ketu, po ne asnje rast ata s'kane prishur gjerat e tyre. Ne jemi gati t'i veme kazmen edhe gjese me te vyer, sa kohe qe guret e tyre do t'u vijne per mbare mureve te shtepive tona.
Duhet te fillojme te mendojme per njeri-tjetrin, te jemi si komb dhe jo si ujqer te eger per njeri tjetrin qe lumturine e ngrehin mbi fatkeqesine ose dobesine e te tjereve.
Kjo vajze e vogel ne kete shkrim ka faj vetem se eshte e cilter dhe thote ato qe ne nuk duam te degjojme.
Po kembanat bien per te gjithe, ato bien dhe per ne....
Prandaj dhe turqit kane marre
Prandaj dhe turqit kane marre rruget e evropes si shqiptaret(eshte mbushur plot perendimi me ta) nga qe jane force per tu konsideruar dhe prandaj nuk duan ti fusin ne BE.
O Andi, Sapo bere nje verejte
O Andi,
Sapo bere nje verejte per cektesine, po me duket se s'paska bere dobi.
Nuk dua te hyj ne hollesi te kota, po e thashe ate shprehje per Turqine sepse na eshte bere zakon qe shfajesimi i pare eshte..."keshtu na la Turqia"...
Nuk ka rendesi se a duan t'i futin ne BE apo jo. Rendesi ka qe ata(turqit) duan te futen ne BE si Turq, jo si karagjoze si puna jone. Nuk e di a jeton jashte ti apo jo, po besoj se pervec reklamave te qeverise apo gazetave tabloide qe ne nje menyre ose ne tjetren i paguan ose i mashtron qeveria jone...shume lajme nga Shqiperia s'jane aspak pozitive.
Kjo vajza e vogel, eshte nje e njeri me origjine shqiptare po mentalitet te ndryshem nga ne shqiptaret. Kur zhgenjehet ajo, merre me mend se c'provojne te huajt qe as ia kane idene "madheshtise" se kombit tone.
Kur te fillojne njerezit te punojne dhe te kene ndjenjen e revoltes per padrejtesi, atehere mund te filloje te behet Shqiperia. Ndryshe do nderrojme vetem emrat..nga Zog ne Enver, ne Sali, derisa te dale nje tjeter po njesoj me te paret
Normalisht o Tomka ashtu te
Normalisht o Tomka ashtu te la me vjen keq per cektesine tende kur ne ishim 500 vjet nen turqi
Humbëm 500 vjet në kohën më të artë, më me vlerë; me kokën futur në kazanin e hallvës. Kurse Europa po kalonte Rilindjen dhe fillimet e Kapitalizmit.Dhe si per pasoje jemi akoma popull në formim.
Sa per turqit duan te futen ne BE si Turq, jo si karagjoze si puna jone.
Pikerisht dhe prandaj evropa po i nxjerre 100 yckla sepse duan te futen ne europe si anadollak e jo si europian.Dhe mos harro jane ata qe po i luten europes jo europa atyre.
Dorezohem, se s'dua te bie ne
Dorezohem, se s'dua te bie ne nivelin foshnjarak te diskutimit. Mbase kur te rritesh do ta kuptosh.
Gjithe te mirat
Une i rritur jam po derisa te
Une i rritur jam po derisa te rritesh ti dhe tere tipat si ty qe jane shumica e Shqiperise ne keshtu do mbetemi me te prapambeturit dhe te varferit ne Ballkan.Koha e ka treguar se sa zgjedhje te mira dijne te bejne shqiptaret.
Tani na doli qe je Maksi, me
Tani na doli qe je Maksi, me perpara Andi etj, etj.
Cila kohe e ka treguar qe shqipetaret dijne te bejne zgjedhje te mira? Ne 100 vjetet e shtetit tone te ri, ne demi na ka ardhur me shume ndermjet vedi se sa nga te huajt.
Tani ne mund te rrijme e te bejme nacionalistin famemadh ketu, njesoj si PDIU apo Aleanca Kuq e Zi, po ne fund te fundit duhet ta nxjerrim koken nga ajo vrime ku e kemi futur dh te kuptojme qe derisa jemi te pafuqishem te protestojme edhe kur na e rrjepin lekuren per se gjalli, ashtu dhe te kerkojme llogari ndaj atyre qe ne i zgjedhim me gezim....keshtu ka per te vajtur puna.
Mos u a hidhni fajin atyre qe kane guximin te shprehin te verteten...duke u fshehur pas Nene Terezes nuk bejme gje tjeter vecse tregojme sa te ndryshem jemi nga ajo qe duam te hiqemi
Ksenofobia po ndikon
Ksenofobia po ndikon rrezikshem tek ne,sepse po na ben qe t'i kthejme shpatullat e te hedhim gur pas vendit tone,duke e lene "peshk ne zall".Me mbeti mendja tek bankomati ne Greqi ku nene e njeres prej vajzave edhe pse shkruhej dhe shqip i dha ok-ej anglishtes...Do vuajme dhe ca akoma deri sa te "koncesionohet" e tere Shqiperia per te huajt dhe pastaj do te na duket vend i "bukur,i mire,i begate..."
Add new comment