Akuza e radhës: Historiografia jonë, tmerrësisht antiosmane dhe antiturke!!!

Postuar në 12 Shtator, 2019 15:12

Publicisti kosovar, Nexhmendin Spahiu shkruan së fundmi për natyrën antosmane dhe antiturke të historiografisë shqiptare.  Pasi rendit disa të dhëna që sipas tij legjitimojnë këtë tezë, Spahiu thotë se përhapja e kësaj lloj historiografie u konceptua nga Aleks Buda, Arben Puto dhe Kristo Rashëri në Tiranë, për t’u përhapur nga Ali Hadri në Kosovë.

Sipas Spahiut një histori më afër të vërtetës u shkrua në emigracion apo në burgje, duke veçuar këtu Mustafa Krujën, Ismail Qemalin, Syrja Vlorën, Dom Ndoc Nikaj, Mehdi Frashëri e deri te At Zef Pllumi, Azem Vllasi dhe Muhamet Mustafa. Ai duket se ka zbërthyer edhe arsyet që sipas tij çuan në këtë historiografi antiosmane dhe antiturke.

Kur iu vunë bazat e historiografisë shqiptare, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte e radhitur përkrah Rusisë, që në shumicën e kohës moderne kishte qenë kundër Shqipërisë e shqiptarëve. Për më tepër, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte radhitur kundër NATO-s, d.m.th. kundër aleatëve tanë të natyrshëm historikë: anglezëve, gjermanëve, italianëve, turqve, amerikanëve. Turqia ishte anëtare e NATO-s dhe meqë amerikanët e largët nuk kishin pasur punë me ne, pos që na kishin ndihmuar pas Luftës së Parë Botërore, atëherë bjeri samarit që të marrë vesh gomari. Shahej Turqia që të dëgjonte Amerika.

Amerika, pas Luftës së Dytë Botërore, paraqiste atë çfarë Perandoria Osmane kishte paraqitur në mesjetë. Shtrembërimi i historisë së vërtetë, paraqitja e shqiptarëve vetëm si kundërshtarë të Perandorisë Osmane e si armiq të përbetuar të saj, i shkonte përshtat regjimit enverist.

Aluzioni mes Perandorisë Osmane dhe Amerikës ishte i gjallë kudo në çdo pore të jetës. Meqë atëherë nuk kishte internet dhe rrjete sociale, ashtu siç shkruhej në mënyrë të gënjeshtërt për Amerikën, të cilën shqiptarët e kishin të ndaluar ta shihnin qoftë edhe në TV, ashtu gënjehej edhe për Perandorinë e dikurshme Osmane, që shqiptarët e kohës së Enverit nuk e kishin jetuar. Kësisoj propaganda e përditshme ndihmonte në historiografinë e gënjeshtërt dhe anasjelltas.

…Stambolli është një orë fluturim larg. Arkivat amerikane e evropiane po ashtu. Përse të besojmë qindra libra të pavlerë të kohës së Enverit e pas tij, për mijëra gjermanë të vrarë nga partizanët, duke pasur mundësi të futemi në arkivat e Berlinit dhe ta marrim listën e saktë të ushtarëve të vrarë gjermanë?

…Deri vonë është menduar se babai i idesë për pavarësinë e Kosovës ka qenë Presidenti Ibrahim Rugova. Tani, së fundi, CIA publikoi dokumentet që deri vonë ishin sekret dhe aty e pamë që idenë për pavarësinë e Kosovës e ka dhënë Xhafer Deva që në vitet e ‘60-ta të shekullit XX. Hapja e arkivave të shërbimeve sekrete, të paktën për historinë deri para 50 vjetëve, na mundëson ta kemi një pasqyrë më reale të historinë sonë

shkruan Spahiu.

Më të thjeshtuar se kaq nuk mund të bëhej një tezë kaq komplekse, duke e reduktuar historinë, apo kritikën historike në një sport bazuar mbi intuitën. Regjimi i Enver Hoxhës ka patur marrëdhënie të mira me Turqinë dhe në përgjthësi karakteri antiosman i historiografisë buron nga pedagogjia e Rilindjes Kombëtare, apo qoftë edhe instrumentalizimi i saj. Nuk dihet të ketë patur karakter antiturk në historiografi dhe barabitja e këtij termi me termin antiosman, në mos keqdashje, është marrë me shumë lehtësi në këtë “analizë” sponsorizuar nga pasioni për Historinë.  

Comments

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

Pse duhet qe cdo jashteqitje talebane si ky i mesipermi te shfaqet kudo ne shtypin shqiptar!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nexhmedin Spahiu, ndonese nga te rallet ne Kosove qe analizon pa emocione dhe ftohte, kesaj radhe ka ngaterruar kekun me byrekun, sepse tekstet tona te historise ishin anti-osmane dhe jo anti-turke, per vete faktin se kjo perandori ishte pushtuese. Me bollokun sovjetik dhe NATO-n s'kishte te bente fare, pasi 1. keto tekste edhe ne kohen e Zogut i benin lavdi luftes se shqiptarve kunder pushtuesit osman, 2. Shqiperia ishte ne vitet e para pas L2B me Jugosllavine e lidhur me shume e jo me sovjetet, 3. NATO u krijua me 1949 dhe Turqia ka hyre ne 1952-in. Pra, kjo fryme antiosmane e librave tona te historise nuk ka te beje me ato qe thote N. Spahiu.

Submitted by Sqepari (not verified) on

NSpahiu eshte nje turkoshak dhe nuk fshihet si i tille. Mbiemri i tij eshte titullin ottoman. U jepej sherbetorve ushtarake qe i conin petandorise ne lufte 5000 trupa kalores. Ndaj ky pufte endrron kthimin e roberise aziatike

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.