Votuesit e djathtë të FRD-së dhe votuesit e majtë të AK-së

Sondazhi kombëtar i prezantuar nga IPR Marketing mbrëmë në Ora News ishte zhvilluar me telefon, dhe si i tillë, ka rrezikun të ketë pasur përqindje të lartë të anketuarish që nuk kanë dashur ta tregojnë preferencën e votës për partitë, nga perceptimi i justifikuar apo jo i ndonjë raprezalje të mundshme. Ndryshe qëndron puna me anketimin me vizita në shtëpi, ku anketuesi mund të krijojë një raport besimi me të anketuarin.
Sipas Dr. Nottos, drejtorit të IPR Marketing, 20% e atyre që janë shprehur me telefon se duan të marrin pjesë në zgjedhje, nuk e kanë percaktuar preferencën për njërën apo tjetrën parti. Se sa ishin ata që s’deshin ta shprehnin preferencën dhe sa ata që thjesht janë ende të pavendosur, nuk u sqarua nga Dr. Notto, megjithë insistimin tim si pjesë e panelit të analistëve në studion e Ora News. Megjithatë, le të supozojmë se asnjëri nga të anketuarit s’ka patur frikë ta shprehë preferencën dhe i gjithë 20% përbëhet vetëm nga votues të pavendosur.
Nga rezultatet e publikuara nga Dr. Notto, dilte se po të mblidhen votat e koalicionit mazhoritar (44%) plus votat e FRD-së (4.8%) mbërrihet tek shifra 48.8%, që është maksimalja historike e partive që e quajnë veten të djathta, në zgjedhjet e mbajtura nga viti 2001 e këtej. Ndërsa po të mblidhen votat e koalicionit opozitar (46%) plus votat e AK-së (4.8%) mbërrihet tek shifra 50.8%, që është minimalja historike e partive që e quajnë veten të majta, në zgjedhjet e mbajtura nga viti 2001 e këtej.
Duke e neglizhuar efektin e frikës që mund të kenë pasur të anketuarit për të shprehur hapur preferencën e tyre për partitë, rezultatet e publikuara na lënë të kuptojmë atë që është hamendësuar deri më sot nga shumë analistë – shumica dërrmuese e votuesve të FRD-së janë votues të djathtë ose të rinj me prejadhje nga familje të djathta, ndërsa shumica dërrmuese e votuesve të AK-së janë votues të majtë ose të rinj me prejadhje nga familje të majta. Për këtë arsye, të dyja koalicionet, i djathti dhe i majti, do të bëjnë përpjekje që të tërheqin sa më shumë votues të këtyre partive të reja në sinorët tradicionalë. Dhe në këtë përpjekje, koalicioni i djathtë duket se do ta ketë më vështirë.
FRD-ja u themelua që në fillim si një parti e djathtë që synon të sfidojë monoplizimin e pushtetit nga Berisha brenda të djathtës dhe në të gjithë vendin. Ajo ka qenë transparente dhe konseguente në këtë synim dhe askush nuk mund ta akuzojë për ndonjë axhendë të fshehtë. Përkrahësit e saj të djathtë janë më se të vetëdijshëm që vota për FRD-në është një kontribut për ta dërguar plakun autoritarist Berisha në pension. Dhe për këtë arsye, mendja ta do se s’kanë pse ta ndërrojnë mendjen deri në ditën e zgjedhjeve. Sidomos në qarqet Tiranë, Durrës e Elbasan, ku duket se FRD-ja ka përkrahjen më të fortë dhe ku votat e saj mund të bëhen përcaktuese për ta pensionuar Berishën.
Ndryshe qëndron çështja me votuesit e majtë të AK-së, të cilët, me votën e tyre, mendojnë se do të kontribuojnë për ta dërguar plakun autoritarist Berisha në pension, por në fakt, falë kodit zgjedhor, mund të kontribuojnë bash për të kundërtën. Dhe kampi i majtë do ta ketë relativisht të lehtë t’ua bëjë të qartë këtyre votuesve të majtë se çdo votë jashtë kampit opozitar është një votë më shumë për ndejtjen e Berishës edhe 4 vjet në pushtet, pavarësisht nga përbetimet e Kreshnik Spahit për ta dërguar “shtetasin” Berisha në burg.
Në fakt, përpjekjet e kampit të majtë duket se kanë filluar t'i japin frytet e para. Kjo dëshmohet nga pamjet e filmuara nga lartësia të tubimit të AK-së në 1 maj, ku priteshin “1 milion kuqezinj” dhe erdhën shumë më pak se 2000 (shihni videon në këtë nyje http://www.gazetatema.net/web/2013/05/01/1-milion-kuqezinjte... ) Ndërkohë, duhet mbajtur parasysh se anketimi i zhvilluar nga IPR Marketing kishte përfunduar në 30 prill, përpara se të bëhej publik dështimi spektakolar i tubimit të AK-së në 1 maj...
Comments
"20% e atyre që janë shprehur

"20% e atyre që janë shprehur me telefon se duan të marrin pjesë në zgjedhje, nuk e kanë percaktuar preferencën për njërën apo tjetërn parti."

Te pakten gjysma e tyre kane qene ne fakt votues te opozites, por kane pasur frike t'ja tregojne dikujt qe i merr ne telefon dhe i pyet se per cilen parti do votojne, se te pushon nga puna sala ose te dergon taksidarin ose ndonje lac. Ja pra ku avantazhi i koalicionit opozitar nuk eshte 2% sa tha ky italiani por 12%...

Prandaj z.Zaloshnja mos u mundoni te analizoni shifrat e italianit, duke neglizhuar nje efekt 10-pikesh te frikes se te anketuarve qe jane votues te opozites.

"statisticien", Verejtja juaj
"statisticien",
Verejtja juaj do te vlente ne qofte se ne shkirm do te isha marre me analizen e gares se drejtperdrejte te dy koalicioneve. Kurse une jam marre vetem me votat e dy partive te reja dhe prirjen qe mund te kene ato ne javet ne vazhdim.
E.Zaloshnja
I dashur z. Zaloshnja, ne

I dashur z. Zaloshnja, ne analizen tuaj mungon nje tjeter element thelbesor. Eksperienca nga vendet e tjera ( shih Grillon ne Itali, po ashtu si edhe partite e vogla te sapokrijuara ) tregon qe sondazhet nuk arrijne te kapin efektin e vertete te partive te krijuara rishtaz. Me fjale te tjera, FRD dhe AK, mund te rrisin perqindjen e tyre.
Ndersa per sa i perket te pavendosurve dhe atyre qe nuk kane dashur te thone kujt t'i japin voten, jam plotesisht dakort me analizen tuaj. Por do t'i shtoja edhe nje tjeter element qe te pavendosurit, duke qene te zhgenjyer, kthehen ne partite meme ose votojne forcat e reja FRD dhe AK.

"ndërsa shumica dërrmuese e

"ndërsa shumica dërrmuese e votuesve të AK-së janë votues të majtë ose të rinj me prejadhje nga familje të majta."--Jam kurioz te kuptoj si keni arritur ne kete perfundim Zaloshnja; se si mundet qe individe me prirje e perkatesi familjare te majta te votojne nje doktrine nacionaliste, populiste, qofte edhe pas represionit mediatik qe po i behet AKZ, kjo ngelet ende e huaj per logjiken. Besoj do te ishte mire t'u thoshit njerezve diçka qe eshte me e lehte te argumentohet: Qe shumica e votuesve potenciale te AKZ jane njerez te revoltuar e te peshtirosur si nga Berisha, si nga Rama, dhe e panevojshme te thuhet, nga Ilir Meta. Keta njerez, Zaloshnja, pavaresisht llogarive tuaja parazgjedhore, nuk do te votojne ne asnje rast per Edi Ramen&Meten, sado qe te na pelqeje neve rotacionisteve. Nese ende ka nje arsye per te votuar AKZ, ata do te votojne per te, dhe nese jo, do rrine ne shtepi me 23 Qershor e do te presin nje AKZ apo nje Kreshnik tjeter. Nuk ka asnje mekanizem, Zaloshnja qe te peshtirosurit dhe te revoltuarit nga politika te votojne per Ramen, kete beni mire ta ngulitni fort ne mendje. Eshte teper vone edhe per ju si media, qe me zell po i fryni zjarrit per te percelluar AKZ; demi tashme eshte bere, dhe kete nuk e ka shkaktuar Kreshnik Spahiu, por koalicioni i Rames me LSI. Sondazhet e djeshme ua konfirmojne kete, dhe nuk e kuptoj si mundoheni te fajesoni AKZ, kur edhe matematika qe ju e perdorni si argument shpeshhere, ju del kunder: avantazhi prej 2% i Rilindjes tuaj, nuk e justifikon as gjithe entuziazmin me te cilen e bekuat koalicionin e qelbesirave. Para se te ndodhte ky koalicion, opoziten Ju e nxirrnit 7-8% ne avantazh. Cfare ka ndodhur nderkohe? Kreshniku e ka prape fajin?

Z. Zaloshnja. Je

Z. Zaloshnja.

Je specialist statistikash ne shqiperi e te respektojme si te tille. Sondazhin e IPRmarketing e ndoqem me ankth deri ne fund. Si do dilnin rezultatet e sondazhit te nje kompanie e cila para 4 vitesh dha prova se eshte shume serioze dhe shume afer me rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve ? Dhe rezultatet dolen. E te them te drejten ndjeva nje zhgenjim i vertete !! Sali berisha ka 8 vjet ne pushtet. E eshte per te ardhur keq qe partia kryesore opozitare akoma dhe pas 8 vitesh eshte prapa partise se berishes me 1 pike !! Zhgenjim i madh per opoziten e sidomos por drejtuesit e saj. Por te cilet kane dhe fajin kryesor qe opozita eshte ne kete situate. Z. Zaloshnja dhe ju keni qene nje kanakar i ketij drejtimi opozitar e madje dhe keshilltar shpesh here me shkrimet tuaja i kesaj opozite te keq menaxhuar . Disa komentues ketu...por dhe ju aludoni se elektorati ka frike te shprehet ne sondazhe sepse te heqin nga puna.. dhe mund te jete. ..por mund te jete dhe perralla e rradhes per te mbuluar deshtimin...sepse edhe para 4 vjetesh keto gjera thonit ..por e pate se kush fitoi ? doli tamam rezultati i sondazhit . Nuk ju vret ndergjegja qe rezultatet e dobeta dhe deshtimin e opozites doni ta mbuloni me te tilla arsyetime ?? Pse nuk shtruat ne shkrim pyetjen me te thjeshte qe mund ti benit vehtes tuaj dhe opozites ? Si ka mundesi qe opozita te kete keto rezultate dhe pas 8 vjet qeverisje te maxhorances?? Keshtu z zaloshnja. Ndaj dhe ne krye te shkrimit vura emrin tim si Lirindje ! Cte thoja me shume.

respekte !

Keto Sondazhet e Sali

Keto Sondazhet e Sali Berishes duan te krijojne pershtypjen e votat jane aty aty.

MOS I BESONI SONDAZHEVE TE KOMISIONUARA NGA SALI BERISHA , sepse fillojne te gjitha ne te njejten menyre, Heren e pare eshte opzita perpara per te krijuar Besim tek sondazhi pastaj del Sala parpara dhe te gjithe rrine e kruajne koken dhe fillojne sulmojne opoziten.

ZOTI ZALOSHNJA duhet te kini

ZOTI ZALOSHNJA duhet te kini kujdes nga keto sondazhe te cilat mund te jete te pilotuara nga SKUTHI SALI BERISHA.

SIKURSE nxorri rezoluten Came nga arkivat e partise. TAni shiko heren Tjeter tek Sodazhi ORA NEWS qe do dali pak perpara ose barazim PD-PS ne menyre qe njerezit te mesohen me iden se Berisha do rri edhe nja 8 vjet te tjera.

Eh mor Zaloshnja ja nise

Eh mor Zaloshnja ja nise prape me ate popullin e majte e te djathte.

Pse keto te AK jane kunder Saliut dhe mund te behen pro Rames dhe keto te Bamces jane kunder saliut por nuk jane kunder Rames.

Se me te njejten llogjike keto te Bamirit duhet te votojne per Saliun ne menyre qe Rama te mos vije ne pushtet si "popull i djathte qe jane"

Nuk mendon qe keto te AK ju eshte care b.... si nga Rama, si nga Saliu njelloj psh?

Nuk besoj aspak qe frd dhe

Nuk besoj aspak qe frd dhe akz do marrin ate rezultat. Thene kjo me nje argumentim te thjeshte pasi nuk klasifikohet njelloj vota ne rang kombetar me ate rajonal. Ne rang kombetar ndoshta mund te bejne ate perqindje, pa vlere. Pyetja eshte, ku mund te marrin me shume vota ose mundesine e nje deputeti? Ne fakt pyetja perkthehet, ku bejne me shume dem keto dy parti, duke supozuar se njera demton majtas e tjetra djathtas. Nese duhet te nisemi nga premisat se cila parti ka pasur me shume stabilitet dhe cila ka pasur me shume luhatje, kjo shkon ne favor te Pd-se. Ndonje kompensim i vogel mund te thuhet nga qeverisja e gjate. Mirpo edhe kjo reduktohet ne favor te opozites se sotme per arsyen e dy partive te reja. Nuk eshte e thene se frd e votojne vetem te djathte ashtu sikurse mund te supozojme se akz e votojne te majte. Nisur nga keto supozime del qe lufta do jete e ashper dhe rezultati i ngushte. Vete fakti qe Pd del nje pike avantazh Ps, kur historikisht, Ps ka qene me lart eshte nje tregues qe duhet reflektuar.

Pare me lente zmadhuese, Frd mund te marre me pak vota ne rang kombetar, por me shumice ne ndonje rajon. Duhet vlersuar se ku ndodhet ky rajon, e njejta vlen edhe per Akz.

Ose te marrim te mirqene te kunderten, shume vota ne rang kombetar por jo ate rajonal, kush del me e demtuar?.

Zoti Zaloshnja! Çfare

Zoti Zaloshnja!

Çfare spjegimi i jepni perfundimit te mare ne sondazh nga pergjigja e pyetjes: Cila parti, mendoni se do ti fitoje zgjedhjet e 23 qershorit?

-46 % pergjigjen per PS;

-29 % pergjigjen per PD;  Ketu zbulohet qarte trendi i ketyre zgjedhjeve dhe pergjigja e tyre duke mposhtur friken qe lind ne rastin e pergjigjeve te drejteperdrejta, te cilen e analizoni edhe ju. Po ti shtojme nje perqindje te mire edhe te atyre qe nuk duan te deklarohen, sipas analizes tuaj, del se fitorja e opozites ne keto zgjedhje do te jete shume e thelle...

Une do votoj per PD por

Une do votoj per PD por mendoj qe i gjati do i fitoje zgjedhjet... kjo eshte pergjigja qe po kerkon.

ha ha ha :)

ha ha ha :)

o xhaxhi, i ke hequr PD-se

o xhaxhi, i ke hequr PD-se nje 20 perqindsh "pa dashje" :)

Z.Zaloshnja, ju lutem me

Z.Zaloshnja, ju lutem me qartesoni pak mua qe s'merrem me statistika, se mbase sqarohet dhe dikush tjeter:

Lidhur me sondazhin kam shkeputur keto te dhena si me poshte;

- 48.2 % e vleresojne negativisht punen e qeverise dhe 14.1 % as pozitivisht e as negativisht.

-Pyetjes kush do fitoje zgjedhjet e ardhshme i jane pergjigjur 28.9 koalicioni Berisha, 45.6 % koalicioni Rama dhe 24.9% nuk e di.

-Dhe ne fund zarfi i famshem me 46 % ja japin voten koalicionit Rama dhe 44 % per koalicionin Berisha.

A kane rrjedhshmeri llogjike keto rezultate kur te anketuarit jane te njejte ?(!)

Mos ka ndonje klecke kjo puna e 'lojes se shifrave' ?

flm

u lodhet per te ''bindur''

u lodhet per te ''bindur'' njerezit qe ak-ja na qenka e majte,e per per rrjerroje sipas jush ,mbas ''demaskimit'' qe besoni se i bete,ata duhet te votojne ramemete dulen.

ak-ja eshte parti atdhetare,nderkohe qe opozita eshte e zhveshur plotesisht nga atdhetarizmi. pozita qeverisese jo vetem qe nuk eshte aspak atdhetare por eshte me keq,eshte antishqiptare. keshtu qe ata qe e ndiejne veten shqiptare nuk mund te votojne per 2 koalicionet qe nuk paten asnje veshtiresi per te ndryshuar emrin shqiptar te komunes liqenas.

le me pastaj ky vetpercaktimi si i majte apo i djathte,,eshte cudia e radhes.ne gjithe evropen partite e djathta kane si bosht kryesor ruajtjen e kultures dhe identitetit kombetar ,respektimin e e ligjit dhe prones. e si mund te quhet pd-ja parti edjathte kur nuk permbush asnje nga keto kritere! per me teper qe votuesit e saj jane shtresat me te varfra te vendit!

i vetmi ndryshim ne keto zgjedhje eshte ak-ja. shqiperia ka nevoje urgjente per nacionalizem qe te ece perpara,perndryshe do zvarritet ,do zvogelohet e do afrikanizohet akoma me shume.

Doni s'doni ju komentues

Doni s'doni ju komentues ekstremiste te se majtes te ketij blogu, ... ato jane dhe ashtu kane qene.

Add new comment