I mbyturi që kapet pas veshit të soljiut Ceka

Postuar në 30 Prill, 2013 04:05
Andrea Stefani

“Ne nuk duam të vijmë në pushtet mbi dhimbjen e njerëzve, por me krenarinë për të bërë gjithçka për të shuar dhimbjen dhe kjo do të fillojë të arrihet kur të hiqet qafe diktatori Berisha”. Kush i ka thënë këto fjalë të zjarrta kundër Berishës? Mos vallë lideri i opozitës, Edi Rama? Jo, janë tirada të Neritan Cekës në qershor ’97, kohë kur ishte president i PAD dhe ngrinte tre gishta nëpër mitingje kundër Berishës. Në atë kohë propaganda e Berishës shpifi dhe e akuzoi Cekën se duke ngritur tre gishtat, kishte importuar në Shqipëri simbolin serb të Milosheviçit. Kanë kaluar thuajse 16 vjet dhe tabloja është përmbysur. Sot shohim Neritan Cekën që është bërë ambasador i diktatorit Berisha dhe që nga Roma shkruan letra të hapura kundër liderit të opozitës, Edi Rama, ku e akuzon se është treguar një diktator tepër i egër, sepse paska cekur veshin e djalit të tij, diplomat në Vjenë. Dhe thuaj pastaj që Shqipëria nuk po ndryshon!

Lexoj letrën e hapur të Neritan Cekës ku ai konstaton se Rama ka ndryshuar shumë që nga kohët kur paskëshin qenë miq dhe pinin kafe herë në Tiranë e herë në Paris. “Dhe pyes veten se si mund të ndryshojnë njerëzit nën efektin shkatërrimtar të pushtetit” – shkruan Ceka. Vërtet?! Përpiqem të bëj krahasimin e kohëve dhe të njerëzve. Në vitin 1997 edhe Ceka edhe Rama ishin në opozitë kundër Berishës. Rama u rrah banditisht për vdekje, ndërsa Ceka u rrah me shkop gome gjatë protestës së opozitës për vjedhjet e zgjedhjeve të 26 majit nga Berisha. Sot Edi Rama është prapë në opozitë me Berishën, kundërshtari kryesor i tij, ndërsa Ceka është në anën e pushtetit, në anën e Berishës që dikur e denonconte publikisht si diktator. Ja lë në dorë lexuesit të gjykojë se kush nga këta të dy politikanë ka ndryshuar, “nën efektin shkatërrimtar të pushtetit” ai që është ende në opozitë apo ai që është në pushtet.

Vite më parë, në kohën kur Neritan Ceka ishte ministër i Brendshëm, i një prej qeverive socialiste është akuzuar nga gazeta “RD” se i ka dhënë urdhër policisë të arrestojë një qytetar që kish guxuar të kalonte me makinë para eskortës së Cekës dhe se sipas tij ai kish dashur t’i bënte atentat. Në artikullin në fjalë, që mban autorësinë e E.Palokës, arrihet në përfundimin se “gjendja mentale e Cekës është tepër e rëndë. Ceka gjithnjë është konsideruar i papërgjegjshëm dhe paranojak, por dështimi i plotë si ministër siç duket ka bërë që sëmundja të avancojë me shpejtësi. Tani qytetarët e Tiranës duhet të ruhen se mos dalin në rrugë kur kalon Ceka, pasi mund të akuzohen menjëherë si atentatorë”. Do të ishte tepër e lehtë që të përdorje këto akuza kundër Cekës, të bërë nga aleatët e tij të sotëm, si  argumente për të hedhur poshtë akuzat e Cekës ndaj Ramës. Për shembull të themi se frika që shfaq për veshin e të birit është gjurmë e së njëjtës paranojë. Por nuk do ta bëjmë këtë. Sepse e dimë fare mirë që të gjitha kanë qenë shpifje. Ne nuk besojmë se Ceka ka qenë i papërgjegjshëm dhe paranojak kur ishte ministër i Brendshëm i së majtës. Nuk besojmë në këto shpifje as sot kur është ambasador. Por nuk mund të mos konstatojmë se akuzat që ai i drejton liderit të opozitës janë pjesë, në mos e paranojës së regjimit, e një skenari shpifarak që diktatori Berisha, po ai i pandryshueshmi që Ceka u bënte thirrje shqiptarëve ta përmbysnin në vitin ’97, e ka organizuar në mënyrë naziskine për të goditur liderin e opozitës. Pse themi në mënyrë naziskine? Sepse ka qenë në natyrën dhe taktikën e Hitlerit që, sikundër pohon vetë në “Main Kampf”, të godasë duke “…vjellë një rrjetë zjarri gënjeshtrash e shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm…”. Dihet që Edi Rama është sot kundërshtari më i rrezikshëm për Berishën dhe prandaj ky i fundit, tamam si Hitleri, ka mobilizuar makinerinë e shpifjeve kundër tij. E akuzon për “pallatin e Lindës” në një kohë kur nuk justifikon dot me rrogë as apartamentin ku banon e jo më pasuritë e familjes. Berisha ka ngritur, në thelb, të njëjtën stuhi shpifjesh që pat mobilizuar dikur kundër Neritan Cekës kur ai ishte ministër i Brendshëm. Çudia është se pikërisht Ceka, që ka vuajtur mbi kurrizin e tij zellin e kësaj makinerie, bëhet një bulon i saj kundër liderit të opozitës dhe në shërbim të, përsërisim fjalët e Cekës,  “diktatorit Berisha”. Ceka mund të pretendojë se Berisha ka ndryshuar, se nuk është më ai diktatori i vitit ’97. Por Berisha ka dhënë prova gjatë 8 vjetëve qeverisje se jo vetëm nuk ka ndryshuar, por është përkeqësuar. Fakte? Ka vazhduar të vjedhë zgjedhje, ka vazhduar të kapë gjithë pushtetet, ka vrarë protestues të pafajshëm, ka akuzuar opozitën si puçiste dhe armike të popullit, ka keqpërdorur shtetin për të fuqizuar pushtetin duke punësuar militantë dhe flakur nga punërat publike jo militantët, ka thelluar korrupsionin duke pasuruar veten dhe oborrin e tij. Ka edhe shumë të tjera, të gjitha bëma tipike për diktatorët dhe liderët autokratë. Dhe Neritan Ceka është sot në krahun e këtij diktatori që ka 23 vjet që e zvarrit fatin e Shqipërisë edhe në sajë të kontributeve të ofruara  në favor të tij nga politikanë si Ceka. Përse? Sepse sikundër thotë vetë Ceka, forca shkatërruese e pushtetit të ndryshon. Një krahasim i Cekës së vitit 1997 dhe këtij të vitit 2013, e provon fare mirë këtë. Ceka thotë se është sojli. Po a e dredhin sojlinjtë kështu?

Nuk mund të mos na kujtohet grotesku kadarean i këmbës së shkelur të kinezit Ping. Ngritja e komisionit hetimor nga Berisha, po na bën të besojmë se ashtu si dhe për këmbën e Ping-ut, do kërkohet një radiografi edhe për veshin e Cekës. Ceka shfaqet i revoltuar nga dhuna ekstreme e Ramës dhe bën thirrje që shqiptarët të shndërrojnë çështjen e veshit, në një moto për të mbajtur në pushtet “diktatorin Berisha”. Ka bërë një letër të hapur për veshin e të birit, por nuk ka bërë një të tillë as për të vrarët në Gërdec dhe as për ata në 21 janar. Me siguri ka adoptuar tezën se për masakrën e 21 janarit e ka fajin Rama “sepse ai i solli protestuesit para Kryeministrisë”. Por të thuash këtë, do të thotë të pohosh se Berisha është një egërsirë që vret. Dhe kush nxjerr protestues para Kryeministrisë është fajtor sepse, është njësoj si t’i nxjerrë njerëzit para një tigri. Por edhe teza “fajtor është ai që i solli” dhe jo ai që i vrau, i ka këmbët e shkurtra si vetë gënjeshtra. Propaganda berishiste e ka akuzuar dikur ambasadorin e saj, Ceka, si fajtor për vrasjen e disa gardistëve në Cërrik gjatë trazirave të vitit ’97. Ceka mund të mbrohet ndaj këtyre akuzave vetëm me tezën fajtor është ai që i solli gardistët në Cërrik. Por nuk e bën dot sepse në Cërrik, gardistët që u vranë i dërgoi Berisha. Ky i fundit ka thënë se gardistët shkuan në Cërrik për të mbrojtur shtetin nga rebelët e organizuar nga Ceka. Por Ceka nga ana e tij ka thënë se “shteti i Berishës nuk mund të rrëzohej pa rebelim”. Jo pak shqiptarë e mendojnë edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë. Një frikë që kthehet në bindje kur shikon Berishën të vendosur të qeverisë zgjedhjet me një gjysmë KQZ, me një ministri të brendshme që falsifikon lista zgjedhësish dhe një Kolegj Zgjedhor në shërbim të tij. Në fakt, Berisha lutet në fshehtësi që opozita t’i drejtohet rebelimit. Ai po bën gjithçka, po shpalos arrogancë dhe tirani ekstreme që ta detyrojë opozitën t’i drejtohet dhunës dhe të humbasë të drejtën. Por opozita, e grupuar në një koalicion që ka dukshëm shumicën e votuesve, duket se nuk do të bjerë në këtë kurth. Ajo shfaqet e vendosur ta përmbysë autokratin me votë. Prandaj dhe Berisha është më i dëshpëruar se kurrë. Kërkon ta tensionojë me çdo kusht situatën. Dhe si i mbyturi pas fijes së barit kapet pas …veshit të Cekës. - SHQIP

Comments

Submitted by Liku (not verified) on

Nje artikull kyeveper qe e diskrediton akoma edhe me shume "sojliun" e plehut Ceka... shume falemnderit zoti Andrea Stefani!

Submitted by O Tirona (not verified) on

Ne kete tabllo midis te mires dhe te keqes, te heroit opozitar (Rama) dhe tradhetarit (Ceka) ke harruar Ilir Meten. Nese ceshtja eshte te zevendesohet me cdo kusht Berisha e te vij ne pushtet me cdo kusht Rama, ky neglizhim nuk eshte fort I rendesishem, por nese duam te forcojme demikracine dhe te luftojme korrupsionin nepermjet sistemit zgjedhor, atehere nuk mund ta lesh kaq koollaj ne harrese se ne kete rreshtim forcash qe na paraqet, ne krahun e 'te mireve' gjendet edhe Ilir Meta. Kur I ve rendesi jo demokracise por rotacionit, atehere shkruan ndytesi re tilla si ' I ceku vesh in.'

Submitted by limi (not verified) on

Andrea Je I mrekullueshem. Shkrimi eshte Brilant

Submitted by bbb (not verified) on

"...i mbyturi te zhyt..."

ENVER

Submitted by ermiri (not verified) on

Bukur Andrea.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Te germosh ne historikun e arkivave berishiane, qe per fat nuk jane shume te hereshme, eshte si te germosh ne varrin e nje kufome akoma te padekompozuar .

I afte te beje gomarin mashkull me barre eshte misherim i genjeshtarit profesionist me plakun  gojeshthurur qe se fundni e ndihmon dhe pamja e jashtme fizike qe siç ka thene J.Conrad  " E verteta mund te jete edhe me mizore se sa vete karikatura".

Ne raportet diabolike me ish bashkpunetoret apo te krijimit(shpikjes) se situatave te krizes me kujton jo me pak se vete Hitlerin apo Stalinin me cinizmin qe ata  rezervonin ne ngritjen dhe sipas nevojes rrenimin e miqve me te ngushte. Satira politike e kohes se Fyhrerit do te ironizonte dukshem me faktin se "Hitleri u trondit jashte mase kur mesoi homoseksualitetin e Rohm (mikut te tij me te ngushte qe e vrau per hir te marrjes se pushtetit), kushedi se sa do te tronditet kur te marri vesh se Gering eshte obez, Rudolf Hes eshte budalla dhe Gebels eshte çalash"

Ndoshta jashte kontekstit krahasimi i epokave por personazhet perseriten me perpikmeri me vrasje, puçe dhe nete te kristalta apo te thikave te gjata .....

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Stefani, te falenderoj per shkrimin, metamorfoza  e nje pseudo intelektuali, qe nuk vlen te harxhosh as vemendje, as kohe dhe as energji. Thjesht nje hije qe nuk ben as hije.

Submitted by N.Vjosa (not verified) on

Per fat te keq,ne kete  ATDHEUN TONE SHQIPERI,tradicionalisht,me perjashtim te SKENDERBEUT,ISMAIL QEMALIT dhe FAN STILIAN NOLIT, ne pergjithesi kane qeverisur antishqiptaret,diktatoret,tradhetaret dhe batakçileret e tipit Berisha-Nano-Neritan me soj e sorollopet e tyre.

Submitted by Gjon (not verified) on

Titulli i artikullit mund te kete fare mire si subjekt Edi Ramen, duke konsideruar sjelljet e tij te fundit pas deshtimit te aleances me AK-ne. Kam pershtypjen se eshte Rama ai qe po  ndihet me teper ne gjendjen e te mbyturit dhe nuk arrin te kontrolloje as nervat. Pyetja me e rendesishme eshte: cfare do te beje Rama ne rast humbje?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.