"Myftiu" politik i Tiranës dhe tufa e PD-istëve që nderuan Erdoganin

Postuar në 11 Gusht, 2019 16:15

Erion Veliaj, mund të quhet pa frikë edhe“Myftiu politik” i Tiranës. Të paktën nisur nga komenti për  memorialin e vendosur në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës në nderim të ushtarakëve turq që mbetën të vrarë në grushtin e shtetit në Turqi.

Ndonëse u mundua të heqë çdo përgjegjësi nga vetja duke thënë se personalisht nuk ishte i pranishëm në ceremoninë që u ndoq nga mëkëmbësi i tij Mazniku, Veliaj iu referua një lloj konsensusi që i bëri bashkë drejtuesit e bashkisë dhe një tufë PD-istësh të vetëquajtur shoqëri civile

“Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre”- shtoi Veliaj.

Komenti i Veliajt në fakt ishte fyes edhe për emrat e të ashtuquajturve dëshmorë të demokracisë së udhëhequr nga Erdogan. Kryebashkiaku i Tiranës la të kuptohet se ndërtimi i memorialit hoqi ferrat nga një pjesë e parkut.

 “Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor.  Tek Liqeni dhe në të gjithë Tiranën ka vend për të gjithë”- nënvizoi Veliaj.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kur jepni nje information, te pakten servireni sakte. Shumica e martireve te demokracise se 15 korrikut ishin civile. Dhe myftiu evangjelist mire e ka! Nuk u be hataja! Kur rrugen dhe sheshet tona mbajne statujat e Busheve e te Clinotneve me pape, pse jo edhe nje pllakate te vellezerve tane ne Turqi?

Submitted by Anonymous (not verified) on

“Vellezrit” turq te vendosin dhe nje bust te Skernderbeut per te na nderuar ne si komb. Ky eshte turp qe vendosen emrat e nje lufte politike ne turqi.

Submitted by Aqif (not verified) on

Gjergjit tend ia ka vene Maqedonia nje permendore, si bir i nje familja sllavesh. Pastaj si kacak dhe renegad qe ishte nuk beri asgje per viset ku zoteroi si feudal, vecse paguante haracet tek pepinot e Italise.
Mos be gajlen e Turqinise por shiko kasollen tende qe nje sapun nuk prodhon dot o popoplo debile albanese

Submitted by X (not verified) on

Daleni daleni se nuk i kujtoni e dini te gjitha.Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri në Shkumbin.Ja deklarata e saj :“Askush të mos guxojë ta shkelë kufirin e shtetit shqiptar, se në të kundërtën do të konsiderohet si cenim i Turqisë“. Kjo deklarate u be pas udhetimit vajtje-ardhje , naten, (8 ore gjithsejt dhe me avjon ushtarak turk) te nje zyrtari te larte te Ministrise sone te Mbrojtjes ne Ankara dhe Çiller mblodhi ne zyren e vet gjithe shefat e Shtabit te Pergjithshem ne prani te perfaqsuesti tone. Sinjalin do e jepte Tirane dhe do mjaftonin vetem 8 ore.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Duket qe Erdogu ju ka bere shplarje truri me perrall me sulltan. Sot atje ka diktature dhe shpresojme qe turqit demokrate do ta rrezojne shpejt.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ca niveli. Ultimatumi i turqise thote. Mjere ne ca kemi mes veti.

Submitted by kor (not verified) on

Paske lindur pas 97

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.