Banketi i të pasurve*

Postuar në 28 Prill, 2013 18:26
Koloreto Cukali

“Po ta dish se kush i ka paratë në këtë vend, të ikën truri”. Kjo është një frazë që e kam dëgjuar më shumë se një herë e që nënkupton që paraja në Shqipëri gjendet (në shumicën e rasteve) në xhepa njerëzish që po t’u heqësh paranë, nuk do ishin të denjë as për të ndenjur ngjitur me ta në autobuz. Të pagdhëndur, të paaftë, të pashkolluar, njerëz që në shumicën e rasteve janë aty ku janë falë rastësisë, dhunës, shkeljes së ligjit (shpesh dhe me dhunë), trafiqeve, evazionit fiskal, grabitjes së biznesit të dikujt, shitjes së vizave, gjobëvënieve, etj. Shkurt, njerëz që nuk kanë treguar as aftësi e profesionale, as zgjuarësi individuale e as cilësi sipërmarrëse, për të fituar atë pasuri që kanë (duke mos quajtur aftësi shkeljen e ligjit).
Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe. Madje, fjala e parë që të shkon ndër mend është “bravo u qoftë”, një frazë që tregon sa pafuqinë për të bërë të njëjtën gjë si ata, aq edhe mirëkuptimin që në jetë ka rëndësi mbijetesa. Dhe ata, ia kanë dalë të mbijetojnë më së miri.

Bravo u qoftë... deri diku
Por ka një detaj të vogël. Ata nuk është se thjesht mbijetuan për veten e tyre. Ata kanë shtënë në dorë shtetin. Shumë prej tyre kanë përvetësuar pasuritë dikur të përbashkëta. Ata vendosin për ne. Ata, na zotërojnë. Pra, le t’i vëmë vizën asaj “bravo u qoftë” e të themi, “pa prit njëherë!” Politika është vazhdimisht, në çdo vend, nën ndikimin e grupeve të interesit. Por ky ndikim është i strukturuar dhe ka mekanizma që e mbajnë nën kontroll. Duket e pamundur të zhduket ndikimi i të pasurve në politikë, por, balancat mund të mbahen. Balanca që t’ua kufizojnë mundësinë e pronësimit të shtetit. Mundësinë për ta përdorur shtetin për të çuar rrugën te mulliri i tyre. Qoftë dhe duke lëvizur plane urbanistike apo duke shkatërruar parqe. Nuk është puna thjesht për të mbrojtur 2 pemë. Por, siç thotë një këngë e vjetër e Metallica-ve, “one man's fun is another's hell”. Në një botë që mbahet në një pafundësi ekuilibrash makro e mikro - ekuilibra ekonomikë, ekologjikë, socialë e kulturorë – prishja e këtyre ekuilibrave në favor të dikujt, shtrëngon lakun në fytin e dikujt tjetër. Gjejeni se kujt ia shtrëngojnë?? Bujkrobërve.

Pragu i feudalizmit
Politika shqiptare gjithnjë e më shumë i ngjan një fenomeni feudal, me arbitraritetin madje dhe modelin e marrëdhënieve. Ky vend, ngjan të ketë përherë e më shumë bujkrobër sesa qytetarë dhe të qeveriset më shumë nga feudalë arrogantë e të gjithëpushtetshëm sesa nga të zgjedhur. Sjellja prej feudalësh, vjen nga ndjesia e zotërimit. Politikanët-pasanikë ndjehen zotër të vendit e të gjtihçkaje që gjallon këtu brenda, përfshirë ty.

Si u bënë të pasurit zotër të politikës
Nuk e di, por besoj se ka qenë Nano i pari, strategu që vendosi që politikën ta mbushte me biznesmenë. Një legjendë urbane thotë se një deputet dhe aktor tashmë 10 vjeçar në politikën shqiptare, u bë i tillë, sepse i zgjati i pari një tufë me lekë nga pas në një kazino. Pastaj, loja u hap. Në mënyrë të papërgjegjshme, padronët e politikës i hapën dyert për biznesmenët që të merrnin pjesë drejtpërdrejt në politikë. Ndoshta për t’i pasur nën kontroll, ndoshta të paaftë t’ua kufizonin kontrollin.
Mangësitë apo deformimi i qëllimtë i kuadrit ligjor bëri të mundur që biznesmenët të depërtojnë në çdo moment të vendimmarrjes, duke e shndërruar vetë të bërit politikë në të bërit biznes. Kushdo që ka një gjë në dorë në shkallët e ndryshme të pushtetit në këtë vend, e mendon si biznes personal. Fenomeni i blerjes së votës me para në dorë në parlament, tanimë nuk i bën përshtypje askujt. Edhe politikanë profesionistë e shesin tashmë votën pa iu skuqur faqja (për votimet e fundit pëshpëritet për shifra tek gjysmë milioni euro).
Nuk më shqetëson fakti që dikush ka shumë para. Më shqetëson fakti që ata që ka shumë para janë “zgjedhur” për të ndërtuar një shtet social, një shtet për ata që s’kanë. Nuk e kanë ndërtuar, nuk do e ndërtojnë e as kanë për ta ndërtuar kurrë. Nuk kanë pse! Ata janë aty, për hir të marrëdhënieve që nuk kanë lidhje me demokracinë e as me përfaqësuesit e popullit.

Mos-përfaqësuesit e popullit
Polarizimi ekstrem i shoqërisë, është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij fakti: Të pasurit kanë shtënë në dorë në mënyrë të drejtëpërdrejtë pushtetin. Aq më tepër kur nuk e kanë marrë si përfaqësues të zgjedhur. Bëjmë teatër sikur i zgjedhim. Mënyrat sesi ata janë futur në ato lista janë shumë të dyshimta, dhe janë biznes i mirëfilltë. Kanë investuar për t’u zgjedhur sepse presin të fitojnë mbrapsht paratë e investuara. Duke qenë përfaqësues të të varfërve!
Një nga elementët që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë gjendje është dhe ky kod elektoral që ka shkëputur edhe fijen më të fundit lidhëse që ekzistonte mes votuesit dhe të zgjedhurit. Ti nuk e njeh më kandidatin tënd. Tani, votohet sh.p.k.-ja e rradhës. Mospasja e kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë me votuesin çon në mungesë përgjegjësie. Mungesë përfaqësimi. Mungesë ideologjie. Njeriu i rri besnik atij që e ka zgjedhur. Nëse të kanë zgjedhur paratë që ke hedhur për fushatë, ato janë sovrani yt. Nëse të ka zgjedhur favori i dikujt, ai është zoti yt. Por kurrë të varfërit. Të varfërit, janë balta nën këpucët e tyre.

Partia e të varfërve që nuk do bëhet kurrë
Atëherë, pse nuk ngrihen të varfërit të bëjnë një parti të tyren? Një parti që t’i përfaqësojë, dhe që të mbrojë interesat e tyre në çdo ligj që miratohet?
Sepse, ua kanë hequr mundësinë. Për të bërë një parti, duhet një sasi parash që askush nuk e ka, as tërë skamnorët e Shqipërisë të mbledhur së bashku. Për të bërë fushatë elektorale, duhen më shumë para se të tërë kreditë e këqija të mbledhura së bashku. Pastaj, fushata tashmë funksionon vetëm si show mediatik. Duhet të hysh në hatrin e gazetarëve, të cilët zgjidhin disa kredira shtëpish, pushimesh e qejfesh me raste zgjedhjesh. Duhet të hysh në lajmet e televizioneve që ndërkohë janë pronë e grupeve financiare të interesit. Zëri i të varfërve aty, nuk i intereson askujt.
Krejt mënyra si funksionon politika, si ngrihen partitë e si bëhen zgjedhjet tashmë është në funksion të parasë. Nuk ka shpresë për asnjë grup pa fonde që të mund të marrë pjesë. Shkurt, politika është pronë ekskluzive e të pasurve.
Siç thoshte një gazetar, mund të bësh parti vetëm nëse fiton llotarinë. Ose nëse shet drogë. Por, këtu do dalim prapë tek pika e fillimit. Ata që shesin drogë nuk kanë nevojë për të bërë partinë e të varfërve. Mjafton t’u bashkohen partive ekzistuese. Mjafton t’i bashkohen politikës aktuale duke kënduar himnin “voto të keqen me të vogël”.

Marka e së “keqes më të vogël”
Dëgjoj vazhdimisht frazën “E keqja më e vogël” që ridel në dritë sa herë vijnë zgjedhjet. Është thjesht droga e rradhës. Duke e shtyrë atë që ka në dorë votën të votojë të keqen më të vogël, e kanë lënë votuesin peng të një grupi njerëzish që qarkullohen gjithmonë, jo vetëm politikisht por dhe financiarisht. Ideja e ndryshimit është iluzore dhe momentale. Në plan afatgjatë, votuesit e të keqes më të vogël kanë votuar thjesht çimentimin e një grupi politiko-financiar që nuk ka më individ e as lëvizje që ta zhvendosë për disa dhjetë-vjeçarë. Duke votuar të keqen më të vogël i kemi dhënë të keqes shansin që të kthehet në establishment. Kemi votuar gjithmonë të keqen më të vogël. Por, askush nuk interesohet të masë se si kjo e keqja më e vogël e kësaj rradhe qëndron në raport me të keqen më të vogël të rradhës së kaluar. Po të kishim një njësi matëse, ndoshta do të na rezultonte se e keqja më e vogël, në të vërtetë është shumë e madhe. Shumë më e madhe se të këqijat e kaluara.
Dhe së fundi, kjo është fraza me të cilën na detyrojnë të bashkëjetojmë. Kur vlen vetëm për të pasurit. Për pushtetin e tyre që duhet ta ndajnë mes dy të këqijave. Nuk besoj që për ata që jetojnë në baltë ka shumë rëndësi marka e çizmes që i shkel. Për të kujtuar një burrë me mjekër, ata nuk kanë asgjë ç’të humbasin. Veç prangave.

* Botuar në Revistën Klan me titull "Sa e Vogël është e Keqja"

foto: "Banketi i të pasurve, ndërsa të varfërit luftojnë" - José Clemente Orozco - 1923 - afresk mural

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Z. Cukali,

e keqja me e vogel eshte e tille jo sepse eshte me e moralshme apo me e mire, por, thjesht, sepse ka nje hapesire me te limituar veprimi, ka pasur me pak pushtet. Kjo shpjegon perse e keqja e sotme, qe dikur ishte me e vogla, tani eshte pozicionuar ne hierarkine e se keqes ne vendin e pare. Pra, te zgjedhesh te keqen me te vogel, sic e ka treguar eksperienca keto 20 vitet e fundit, do te thote asgje me shume se sa te zgjedhesh t'i  japesh asaj me shume hapesire e me shume pushtet; pra, te zgjedhesh qe midis gjithe te keqiave te favorizosh njeren prej tyre, ate me te voglen, per t'u bere me e madhja.

Submitted by Vinny (not verified) on

Sinqerisht bukur.

Faleminderit Kolo.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Që kanë vënë bizezmenët në politikë është gjysma e së keqes që pasurinë tek ne e ka një dorë njërzish që janë për të qarë kjo është e vërtetë por për të ndërtuar një shtet të vërtetë social që të gjithë të kenë të drejtën e konkurencës dhe kush është më i zoti të fitojë dhe ai që me punën e tijë fitonë paranë mbi këtë fitimë duhet të paguajë detyrimet në shtetë por këtë nuk mund ta bëjë ai që nuk e ka idenë se çdo të thotë ligj dhe ai që thotë se jamë më i forti duhet ta kuptojmë se më i forti është ligji dhe vetëm ligji në qoftëse ndonjëherë do duam të ndërtojmë një shtet me të vërtet EUROPIAN

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Serish bravissiomo, Cukali!

Pragmatist si Ty ka rrembyer tere skenen shqiptare, ne kete shkrim/tablo te dyte dhe...

Dhe kaq, i nderuar!

ATA e dine qe AI, Populli i Varfer, e di se ATA jane kamur prej varferise se tij dhe kane marre masat qe te ruhet stabiliteti!

Edhe Perendimoret, nese duan te jene sa me te besueshem, ne kete vend, me duket ia vlen te pyesin: Ku shkoi prona kolektive e ish-socializmit, kush e e zoteron tani? Kush u be pronare i ri, ne vend te pronareve te vjeter, ne emer te cileve u fitua pushteti?!

Dhe gazetaret, bashkohem me ty Coloreto, pavarsisht prej ngjyrave qe sherbejne, mbase duhet ta bejne kete pyetje: jo te imponohen te marrin pjesen e vete ne baterdine e varfierimit te ketij populli, por thjesht se do te mbeten edhe me pa dinjitet se tufa e memedhetareve te varferuar in extremis...

Submitted by hapi (not verified) on

Aty qëndro Z. Cukali.

Fenomeni është shumë i vjetër, mjaft të shikosh filmin "The great Gatsby" (të më falni që nuk ia di titullin në Shqip filmit). Por historia nuk merr fund siç e pati parashikuar Fukuyama, përkundrazi përsëritet.

Ai burri me mjekër i ka analizuar drejt gjërat. Megjithëse u keqpërdor.

Submitted by RP (not verified) on

hapi,quhet romani"Getsbi i madh" i F.Scott Fitzgerald ne shqip,qe ne fakt duhej"I madhi Getsbi".Getsbi beri para me kontrabande,por nuk kishte lidhje fare me/per pushtetin,kurse K.C. e ka fjalen kur gangsteret e tregut te xhungles shqiptare bene aleance me politiken dhe sundojne te dyja se bashku.Ia kalofsh mire!

Submitted by hapi (not verified) on

Faleminderit RP për sqarimin. "I madhi Getsbi" edhe mua më duket  më i përshtatshëm.

Submitted by ijs (not verified) on

Pra trajtimi i temes se mjerimit shqiptar ka nje fillim ate te vitit 1990.

Levizja e 1990 ishte mallkimi dhe fundosja e kombit shqiptar per nje kohe 500 vjecare! Mafiozi dhe renegati Berisha pas renies se sistemit ne 1990,  ne emer te "lirise", duke perhapur kaosin dhe anarshine ne kete vend , krijoi hapsiren e duhur per speciet mutante te llojit tij, qe ishte lumpenproletariati i krijuar nga urbanizimi dhe industrializimi i shpejte i shoqerise te asaj kohe nga komunizmi, pak a shume  sic lindi dhe ne europe ne shek. 19 me perjashtimin, qe ne europen e dikurshme lumpenproletariati kur u cua ne revolta,  u shtyp me gryken e armeve dhe ata nuk arriten kurre te kapin pushtet  ne jeten e tyre, ndersa  tek ne ndodhi e kunderta dhe ky llum kapi shtetin.

Pra me nje fjale  shteti i ndertuar me gjak dhe sakrifica, prej injorances  se Ramiz Alise,  u kap nga  llumi i kombit shqiptar i cili ne kohen e udheheqesit legjendar Enver Hoxha vuante pasojat qe vuan cdo lloj llumi shoqeror ne boten e civilizuar.

Ne revolte e  1990-92 llumi shqiptar  u sul si cakejt per te zaptuar dhe shkaterruar cdo gje qe i  dilte perpara sic e ka zakon llumi shoqerise ne cdo shoqeri  te ketij planeti, kur mungon dhuna, forca ushtarake per ta  ndaluar kete barbarizem  dhe shkaterrim te papare, qe ka per brenda vetes  nje llum i tere social.

Levizja e 1990 ne fakt na kujton levizjen Draft Riots  13-16 qeshor ne New York, ku 50 mije veta nga bathoret e New Yorkut u ngriten duke shkaterruar, grabitur dhe djegur nje qytet te tere, ku vetem nderhyrja ushtarake qe solli 120 te vrare dhe 300 te plagosur, arriti te  shpetoj qytetin nga shkaterrimi total i tij. Fatkeqsia jone  ne 1990( Mallkimi qe vazhdon dhe do vazhdoje dhe per nja 500 vjet)  ishte qe ushtria shqiptare nuk nderhyri per ta ndaluar kete llum sic nderhyri ne Kine popullore apo sic nderhyn  kudo ne boten e civilizuar, kur cohen turmat shkaterruese te  barbareve ne revolta  , por e la vendin ne dore te ketyre barbareve qe e kthyen shqiperine ne nje kohe rekord ne nje xhungel afrikane dhe pse vendi gjendet ne mes te europes.

Tani pas 22 vjetesh pasi llumi e mbaroj punen e tij vrastare dhe shkaterrimtare dalin gazetarucet e kohes se mesjetes dhe diskutojne se si do vete halli ne te ardhmen pasi e shikojne qe llumi kur behet i pasur nuk krijon premisa per zhvillim por e kthen vendin ne toke te djegur!!!  Prandaj eshte ai vend nje Sicili apo Kolumbi!!

Kjo eshte ironia e fatit te ketij populli mjeran( injorant)  sot, kur njeriu normal duhet te degjoje predikimet nga gazetarucet e mesjetes  qe dine te bejne vetem bla bla bla me moton se liria e llumit eshte dicka e keqe por shume here me e mire se sa xhelati qe ketij llumi i ve drune! Prandaj e kam thene do e riperseris sa here qe diskutohet e ardhmja atij vendi barbar qe mallkimi i vitit 1990 kete popull  do ta zhduke ne te ardhmen!Shpetimi i tij ne 1944 ishte rastesi dhe fat historie se ky popull rastesisht  lindi nje njeri fenomenal si Enver Hoxha qe kesaj race barbaresh i zgjati jeten! Shkaterrimi i vepres se tij ne fakt do sjelle dhe  zhdukjen perfundimtare e ketij populli mesjetar i percare ne lloj fesh, partish,fisesh, racash, gjuhesh pra nje konglomerat pa unifikim, taman sic e kane percaktuar  europianet: nje mbeturine osmane, qe u krijua si shtet nga te tjeret dhe jo nga nje zhvillim i brendeshem social e kombetar, prandaj i destinuar te copetohet dhe zhduket komplet ne te ardhmen.

Cfare paradoksi eshte albanistani sot, kete e perjeton njeriu kur vjen ne shqiperi ne  cdo cep te tij, pasi mallkimi i 1990 eshte nje mallkim shume me i rende  per tu perypur per  22 vjet kaos dhe anarshi , si fatkeqsia me e madhe qe mund te bjere ne cdo  komb kushdo qofte ai : Te  drejtoje llumi social!

Submitted by RP (not verified) on

Burri me mjekerr ka lene  nje shprehje lapidare:"Pasuria eshte nje ves, njesoj si varferia".Ai ka sqaruar mire mekanizmat sesi pushteti gjeneron para dhe ansjelltas dhe cilat jane kushtet dhe ecuria historike e maredhenieve mbi pronen dhe pushtetin.Sepse gjerat te ndryshojne duhet guxim dhe kurajo dhe shume humanizem brenda,edhe kete e ka theksuar,por me kollaj e kane pasur dhe kane  ideologet e paguar mire te idiotizojne masat e ta tregonin me gisht burrin me mjekerr si gogol,sesa e kunderta.Atehere le te mjaftohemi me varferine,me stimuj moderne si Big Brother,rap e fushata te pafund elektorale sesa te shohim varferine shpirterore dhe materiale.Niçe e nis nje parafgraf te Zarathustres me thirrjen:"Zarathustra eshte nje i rizgjuar;ç'kerkon ai tek ata qe flene?"

Submitted by ILIRET (not verified) on

Z. Cukali. Eshte ashtu si thoni ju persa i perket pasurimit te shpejte te nje shtrese njerezish te pagdhendur, te pashkolle, te dhunshem, te paedukate jo vetem nga familja nga kane ardhur, por edhe ne familjen qe kane ndertuar. Dhe e verteta ashtu qendron. Eshte per te vene duart ne koke kur shikon se ne dore te kujt jane parate.

Mirepo une do ti shtoja nje konkluzion tjeter, ketij perfundimi tuajin. Duke qene se keta tipa jane pasuruar me shpejtesi  dhe nga pantallona grisur tek gjunjte dhe tek bythet, tani levizin me fuoristrada te cilat i nderon polici ne rruge, nuk kane asnje ide per kullandrisjen, menaxhimin e kesaj pasurie. Dhe jane lidhur ose me disa politikane, ku gjejne mbeshtetje per zullumet qe bejne, ose pajtojne administratore te kesaj pasurie.

Dhe keta politikane e administratore te paskrupuj, i rjepin dhe ngadale ngadale, e gjithe pasuria , kalon ne numrin e llogarise bankare te tyre. Dhe ata te pagdhendurit dhe te dhunshmit, vjen ne dite ngelin me gisht ne goje, te zhytur deri ne fyt ne borxhe. Pasuria e tyre shkrihet dhe vjen nje dite qe edhe ata vete fshihen, derisa nje plumb qe nuk dihet se nga vjen, i barazon ata me te shumtit.

Keta tipa, duke kujtuar se jane bere dikush, shkojne si breshka tek nallbani per te vene patkoj. Dhe sponsorizojne ekipe futbolli te kategorive superiore te botes, bejne ndeshje bamiresie me keto ekipe. Hyjne edhe ne tendera nderkombetare, pasi ata nuk e dine gjendjen e financave te tyre, pasi administratori hileqar dhe politikani hajdut nuk ja tregojne asnjehere bilancin e sakte. Le qe as qe marin vesh fare nga bilancet financiare. Dhe kur vjen puna per te derdhur parate per nje privatizim te fituar me tender, marin vesh se jo vetem nuk kane asnje leke ne llogarine e tyre, por jane zhytur deri ne gryke me borxhe miliarda eurosh.

Dhe sic thote populli, cdo gje shkon ne fis. Ose hale i jati, hale i biri, hale ai qe beri tane...       Dhe ketu mbyllet historia e ketyre trimeve...

Submitted by Lira (not verified) on

E keni qare!!!

Kam frike se marrja e pushtetit nga biznesmenet e paskrupullt eshte nje fenomen boterore.  Nuk e di si do t'i shkoje halli.  Di vetem se te drejtat e njeriut (dhe te te varferit), per nje kohe te gjate, do te mbeten vetem ne leter.  Sikur po shkojme drejt nje mesjete te dyte!!!

Submitted by anon (not verified) on

Ilustrimi me afreskun gjetje shume e bukur.

Sikur te kishte mundesi ndonje piktor ta 'kopjonte' afreskun tek fasada e Komitetit Qendror, me falni tek Kuvendi i 'bajraktareve', se e shikon dhe Qeveria nga perballe.

Demokracia, keshtu sic i thone pergjithesisht, do ekuilibra te rinj, se perndryshe do dale nga orbita.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Bukur dhe sakte si gjithnje z. K.Cukali ; ne thelb ke shume te drejte ; megjithate , figura e perdorur ne fillim.... nuk do ishin te denje per tu qendruar afer ne autobus , eshte e tepruar ...sepse paraja ne nje fare mase edhe te kultivon disi , dmth parallinjte lahen tri here ne dite ; edhe ne autobus nuk flasin me ze te larte apo krruajne hundet ; perkundrazi nuk flasin fare , sepse e dine qe thone brockulla ; dhe i shikojne njerezit nga lart sikur nuk ka njeri tjeter ne autobus !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.