Efekti Rashomon

Postuar në 27 Prill, 2013 06:44
Ardian Vehbiu

E keni vënë re që nuk po arrin njeri ta rrëfejë, qetë dhe natyrshëm dhe shtruar, incidentin e Vjenës, midis kryetarit të opozitës Edi Rama dhe një diplomati në ambasadën shqiptare në Vjenë, Egin Cekës?

Kemi parë deri më sot reagime, dënime, distancime, arsyetime, shpjegime dhe interpretime, nga të gjitha palët; e kemi lexuar dhe na e kanë lexuar incidentin si metaforë të gjithçkaje nuk shkon me politikën dhe shoqërinë civile sot në Shqipëri, por vetë kronikën e incidentit s’e ka rrëfyer dot kush.

Jemi të rrethuar nga gjithfarë mediash; dhe prej mediave presim që të funksionojnë si zgjatime të shqisave tona, për të na transmetuar çfarë ndodh gjetiu ose atje; ose për të na nxjerrë nga kafazi i këtu-së dhe tani-së.

Por mediat tona, në atë masë që janë shqisa, veprojnë si nën influencën e lëndëve topitëse, halucinative, psikadelike.

Nuk janë në gjendje të rrëfejnë dot asgjë, që nuk u ka ardhur e rrëfyer gati – nga një sekretarí partie, nga një megafon propagande, nga një agjenci e huaj, nga një raport burokratik policie.

Shumë-shumë, mund të kallzojnë se çfarë ka ndodhur në televizion; ose epika të llojit “ky i tha”, “ai i tha”, “ky ia ktheu”, “ai ia përplasi.”

Janë media të specializuara në ligjëratën e zhdrejtë, megafonë megafonësh.

Dhe jo rastësisht: perceptimi kaq disociativ që ia bëjnë botës si rrjedhë ngjarjesh rimerr saktësisht, besoj unë, përçarjen e sotme të shoqërisë shqiptare, sipas vijave partiake, ose kuqeblu.

Prandaj ndodh që jo vetëm interpretimet për ngjarjen të bien ndesh, por edhe përcjellja e vetë asaj çka ndodhur, thua se u referohet dy universeve paralele, të cilat ngjajnë mes tyre, por janë më interesante për nga ç’dallojnë.

Ja si e përshkruan kryeministri Berisha ngjarjen, në fjalimin e vet në Kuvend:

Diplomati i ri i thotë: zoti Rama, ne jemi këtu për të shërbyer, nuk jemi hajdutë votash. Si mund të na quash ne, hajdutë? Kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit, në prani të dhjetëra e dhjetëra vetëve. Kjo mjaftoi për t’u lëshuar në sharje prej rrugaçi të mirëfilltë, me regjistër të gjendjes civile, ndaj familjes së diplomatit.

Ja si e përshkruan, të njëjtën ngjarje, relacioni i deputetëve demokratë:

Z. Rama pas këtij momenti ka reaguar çuditshëm, duke iu drejtuar me fjalët “kush të ka dërguar” dhe me ton arrogant dhe jashtë etike e ka urdhëruar të largohej nga ambientet e Akademisë. Diplomati Egin Ceka i është përgjigjur se nuk kishte pse të largohej nga një ambient publik. Pas këtij momenti, z. Rama me veprime fizike i është avitur dhe e ka kapur në pjesën e kokës dhe të flokëve, duke e tërhequr me dhunë.

Dhe, tani, si e ka rrëfyer ngjarjen vetë viktima, Egin Ceka (që, sipas GSh, ka pranuar të flasë për “ex-press.al”):

Këtu ai u irritua shumë. Në këtë moment drejtoi dorën ndaj meje, më kapi fort flokët dhe veshin dhe më tërhoqi me forcë. Në këtë moment u gjenda i befasuar, pasi nuk e prisja një dhunim të tillë, aq më tepër në një ambjent publik si Akademia Politike e Vjenës. Kam reaguar menjëherë, duke i larguar dorën.

Çfarë më bën përshtypje, në këto formulime të drunjta, është pamundësia për t’u shprehur shqip; sepse edhe kjo që thotë Egin Ceka “drejtoi dorën ndaj meje” mund të jetë gjithçka, veç shqipes dëftore; pa shkuar deri te zhgarravina e firmosur nga deputetët e PD-së, ku vërehet se z. Rama i është avitur Cekës “me veprime fizike” (si tamam, xhanëm?), për ta kapur “në pjesën e kokës dhe të flokëve” – çfarë është kjo pjesë? A është kjo pjesë e Egin Cekës? Si mund të flasësh, në shqip, për pjesë të një personi?

Më në fund Berisha, që për t’i shtuar dramacitet përrallës që tregon, i zëvendëson emrat e njerëzve me detyrat e tyre, duke e quajtur Cekën “diplomat”, pa çka se ai kish shkuar në takim si qytetar privat, jo si i dërguar i ambasadës; ndryshe nga Rama, që gjendej në takim si kryetar i PS-së dhe i opozitës…

Sipas kryeministrit shqiptar, fjalët që ia tha “diplomati i ri” Ramës mjaftuan, që ky “të shtrinte dorën dhe grushtin e pakontrolluar”…

Po çfarë ka ndodhur, xhanëm?

Flet zëvendësministrja e Jashtme, z. Edit Harxhi, e cila do të ketë marrë të dhëna nga burime të brendshme, diplomatike nga Vjena (Mapo):

Zoti Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve, Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishmit në sallë dhe diplomatët e huaj që ishin prezent.

Ndërsa Drejtoria e Komunikimit me Median, e PS-së, e ka rrëfyer ngjarjen kështu (Mapo):

Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike.

Te letra e hapur që ia dërgon Ramës, botuar sot në Panorama, i jati i viktimës, Neritan Ceka, i thotë kolegut të tij politikan:

“[...] E ke kapur për veshi, si një fëmijë kopshti.”

Ndërsa Gazeta 55, për të njëjtën ngjarje:

Kryetari i opozitës ka tmerruar gjithë të ftuarit në një konferencë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, teksa ka sulmuar fizikisht diplomatin e Misionit të Shqipërisë në Vjenë Egin Ceka.

Dhe pikërisht:

Nga ana e tij Edi Rama nuk ka preferuar që të japë përgjigje për kërkesën e bërë nga diplomati Egin Ceka, por e ka kapur prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo, e ka goditur më pas në kokë.

Ndërkohë, sipas MAPO-s, Fate Velaj, që e kish organizuar takimin e Ramës në Vjenë, e ka treguar ngjarjen kështu:

Ata dialoguan me njëri-tjetrin dhe Rama i ra shpatullave dhe i tha, ik o djalë se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për punë të tjera. Kjo ishte e gjithë historia”, – tha Velaj.

Ja edhe një version tjetër i ngjarjes, sërish nga viktima Egin Ceka, këtë herë nga MAPO-ja (e cila, natyrisht, i referohet një interviste që Ceka ia ka dhënë TV Klan-it; sikurse i ka hije një gazete, që ta mbajë lexuesin në korrent të çfarë ndodh në TV):

Zoti Rama nuk e mori parasysh argumentin dhe e ktheu diskutimin shumë shpejt në një çështje harbute, duke thënë që je i dërguar politikisht, kush të ka dërguar? Pse je këtu dhe vajti puna deri në një reagim fizik të zotit Rama. Bëri një akt provokativ për vete. Ai vuri dorën si për të thënë ‘djalë i mirë’ dhe e shfrytëzoi këtë taktikë për të tërhequr atë që mund të kapte dora e tij nga flokët dhe nga veshi im. Kaloi kufirin e kontaktit verbal me njeriun dhe bëri një gjest provokativ, siç duket me llogaritjen që do reagoj në të njëjtën mënyrë, gjë që unë nuk e bëra.

Edhe një herë, sipas kësaj dëshmie, Rama ka “tërhequr atë që mund të kapte dora e tij nga flokët dhe veshi” i diplomatit. Të thuash se është fjala për një pirg me fara kungulli.

Të gjitha këto “deponime” duket sikur i ka shkruar një polic; e njëjta vëmendje ndaj detajit të shkëputur nga konteksti; e njëjta shurdhëri ndaj sfondit të ngjarjes, ose e skenës, për t’u përqendruar te kontakti fizik vetëm, ose konsumimi i “veprës penale të dhunimit të personit”.

Shqiptari publik nuk po arrin dot të nyjëtohet normalisht – përveçse kur është fjala për të rimarrë fjalët e të tjerëve, ose për ligjëratën e zhdrejtë.

Të cilën ia kanë përcjellë mediat, mundësisht televizioni, i rimarrë të nesërmen nga kryetitujt e gazetave.

Dhe në këtë mënyrë, debatit publik, që me të drejtë po shtjellohet rreth këtij incidenti që disi ka ndodhur, i mungon një premisë elementare e përbashkët, ose një konsensus për, të paktën, realitetin.

Ose për çfarë ka ndodhur.

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Comments

Submitted by Babazula (not verified) on

Ah mer Ardian, megjithe sqimen qe te karakterizon ne qendisjen e temve ku ne te vertete je i paarrire, ne kete rast  je sjelle ne menyre te pasinqerte. Qasja qe ke bere eshte tinzare, shfaqesimi i kryetarit me sebepin e gjitheditur te paaftesise dhe perversionit mediatik, si dhe te kakofonise politike. Uroj qe njerzit e tu te afert te mos jene viktima te agresioneve te tilla, sepse ne perversioni publik qe bashkendajme, gjasat jane qe te mos e marri vesh askush kur ndonjeri me muskuj ta fut gishtin ne... sy.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kur politikant shqiptar sillen keshtu me njeni tjetrin, merrnje me mend se si sillen ato me individet e thjeshte. Ma keq s'ka ku te veje.

Submitted by bobi (not verified) on

Z Paul, te kishte ndodhe nje gje e tille ne USA me kandidatin per president, provokuesin do ta kishin arrestuar menjehere. Por fakti qe Rama nuk bredh me badigarde e ka shpetuar "politikanin" Ceka nga nje veprim i ketyre, qe do ishte vertete, dhe me te drejte, agresion; e do ta kishin vene poshte derisa te vinte policia... Askund nuk lejohet te provokohet, "e te mbrohet atdheu i babait" pas takimit duke perfituar nga rremuja e njerzve qe jane cuar e po ikin.

Submitted by Anonim (not verified) on

Fakti qe Kryeministri i Ardhshem eshte nje paranoid qe sheh armikun dhe jo qytetarin tek bashkebiseduesi perballe i duket autorit i nje prioriteti dytesor dhe keshtu qe kerkon te ndryshoje prioritetin e gjerave duke na terhequr vemendjen tek problemet gjuhesore - qe, domosdoshmerisht, ka Zoti Ceka, i kampit armik Berishist, qe nuk di te flase as ne shqipe deftore (pa permendur zhgarravinen e PD).

Interesante gjithashtu qe autori i ketij shkrimi nuk ka marre vesh akoma se cfare ka ndodhur dhe merret ne 90% te shkrimit te tij me kush ka thene cfare neper media (duke perseritur te njejtin fenomen qe kritikon) kur njeri nga aktoret e ngjarjes eshte prononcuar ne publik dhe ka dhene versionin e tij te ngjarjes ne vete te pare ne Gazeten shqiptare por edhe tek Gazeta Panorama, kurse aktori tjeter nuk e ka pergenjeshtruar in persona.

Interesante gjtihashtu qe autori i shkrimit, qe ka qene shume i ndjeshem kur Rama eshte atakuar ne hapesiren e tij private nga kundershtari i tij e ka bertitur me ze te larte, nuk i ka bere fare-fare pershtypje qe e gjithe media prane Rames (te cilit i sherben edhe autori, madje edhe si konsulent linguistik: intelektual ne sherbim te imazhit te politikanit) e kane disektuar fije-fije Egin Ceken ne hapesiren e tij private, dhe e kane fyer ne cdo gje te mundshme. Do kishte tingelluar shume ndryshe argumenti i shkrimit sikur Ceka, nje studies i talentuar e nje njeri me moral e maniera te holla te mos kishte bere gabimin fatal te ndodhej ne kampin e gabuar, ate te Berishes (edhe pse eshte kaq qesharake dhe vulgare ky reduktim i tjetrit ne homos berishismus).

Pervecse Ceka eshte ne kampin e gabuar, duket se ka edhe fatkeqesine te mos njihet personalsiht me Vehbiun, duket se nuk ben pjese ne klanin e tij, nuk i ka shkruar ndonje fletelavderim si parathenie apo pasthenie, nuk  ja ka begenisur blogun, dhe keshtu qe e ka te kollajte te gjeje dicka per t'i rene, e pikerisht me doren e policit gjuhesor.

Per ngjarjen mesuam nga Egin Ceka (kush e njeh Egin Ceken e di shume mire se cila eshte e verteta!), nga ky artikull mesuam per autorin dhe prioritet e tij.

Submitted by peti (not verified) on

ti s'ke kuptuar asgje nga shkrimi Vehbiut, bile as ke dashur te kuptosh gje sepse ke dale ne mejdan te mbrosh Cekajt per arsye te tuat. Po meqe po merresh me Cekajt , me vjen shume keq se ku u katandis keshtu Ceka plaku, te cilin e njoh prej nje kohe shume te gjate.

Submitted by Babazula (not verified) on

Pa na thuaj si e ke kuptuar ti shkrimin e Vehbiut??? Si evidentohet thelbi i shkrimit, sepse per nga mosha duhet ti dishe me mire keto pune? Po ti dalesh ne mbrojtje nje personi publik kur eshte leshuar lumi i fyerjeve  me goditje te perqendruar, perse perben problem sipas jush??

Submitted by peti (not verified) on

or baba, po lexoje ore shkrimin e Vehbiut njehere; nuk e sheh qe s'ka asnje fjale kunder cekajve ?

Vehbiu merret me shtypin ,me pasqyrimin e ngjarjes jo me personazhet.

Ti po don te mbrosh Cekajt gjej ndonje vend tjeter po do mundohesh kot se jane vet-telendisur ne pike te hallit.

O ba -thote i riu- ky me shkuli veshin

Hidhet plaku e ben biografine qe nga shek I para krishtit a thua se ADN e cekajve nuk peson asnje mutacion dhe cdo pinjoll duhet te jete patjeter figure e shquar. dhe ne si komb duhet te mbajme frymen kur kalon ndonje prej tyre..

Pastaj del dhe nje dajo homonim , ngre edhe ai zerin ...

Kjo eshte komedi or Baba te keqen dhe e peshtire se vene nderin e tyre e te familjes ne kembet e sali berishes.

As kaq s'kupton ti? Kete edhe bufi qorr e shikon...

Submitted by Anonim (not verified) on

Peti,

ti je po aq 99 sa edhe Vehbiu: Ti kerkon te sjellesh ne vemendjen tone jo prioritetet e verteta por pikerisht ato qe perseri, ne fund, flasin kunder Cekes - te birit. Se cfare ka bere e thene i ati i Cekes, diskutoje direkt me te, meqe e njohkerke per nje kohe te gjate. Prinderit as nuk i zgjedhim e as nuk na bejne domosdoshmerisht keta qe jemi.

Po, e kam lexuar dhe kuptuar artikullin - e meqe po insiston, po i lejoj vetes te zgjerohem pak:

Vehbiu e nis artikullin me kuriozitetin e tij per te mesuar te verteten, por na mbetet mister se perse per te mesuar kete te vertete ai nuk u referohet rrefimeve te z. Ceka, e pse nuk i dergon nje email mikut te tij Edi Rama (te cilit mund t'i kerkonte te publikonte sequencen filmike te ngjarjes qe e administron Rama, bruto, pa e manipuluar paraprakisht). Na mbetet mister se perse te verteten nuk e kerkon ne "skenen e ngjarjes" por tek komentuesit politike apo jo te/ne nje medie te diskretituar, tjerrese thashethemesh e shpjeguese shenjash zodiake?

Absurd eshte edhe fakti qe, teksa Z. Ceka po lincohet ne menyre te pashembullt, po ekzekutohet ne menyre totale, Vehbiut na i paska bere pershtypje vetem qe Z. Ceka nuk ditka te perdore deftoren (!), qe z. Ceka nuk na qenkerka i qarte mbi faktin qe koka e tij eshte nje njesi integre fiziologjike, e ajo qe thote, pare nga syte e gjuhetarit-polic publik, nuk ka kuptim ne shqip -  tipike per demokratet/berishistet, te cilet, sic na i tregon ne menyre te perseritur Vehbiu, jane gjithmone injorante dhe gjuhesisht inferiore. A thua se qe nje viktime te jete e bindshme, dinjitoze - e tille qe ta detyroje Vehbiun ta shohe edhe ate nen prizmin e prioriteteve te tjera, si psh, integriteti i tij i paprekshem fizik, respekti i padiskutueshme, dinjiteti i paprekshem, apo qe ta beje Vehbiun te shohe edhe lincimin qe po u behet zgjedhjeve personale te viktimes,  likuidimin e tij total, viktima na u dashka te dije te perdore deftoren, te mos perdore gjuhen e drunjte e te perfeksionoje ligjerimin e zhdrejte.

Submitted by bobi (not verified) on

Egini Ceka mos eshte diplomati qe ben cope, me ndjenjat e tija te holla, papa Benediktin XI? Bejeni vete profilin e tij: 1. diplomat 2. islamik 3.  shkolluar ne Vjene 4. refuzon te lere detyren... dhe rastesisht Rama psikopat i shkul veshin vetem sepse ky njeri me ndjenja te holla mbron atdheun. Kaq mjafton... nuk thashe se eshte dhe bir i Neritan Cekes.

Submitted by Babazula (not verified) on

Hajde hajde, ju rrofte ju qe vazhdoni me metodat e Sigurimit te Shtetit duke hedhur balte ndaj kundershtarit. Problemi eshte tek moskontrolli emocional i liderit te opozites, dhe ju vazhdoni tek nepotizmi, e me the e te thash. Vendosi mire ne kandar, kush ben demin me te madh, nje person qe punesohet duke djegur nje etape ne karrjere, apo nje i çbalancuar emocionalisht i cili e fillon me "te fala Sandrit", del me sopate ne publik, bertet ne mitingje "o Doktooooooor", konfliktohet me gazetarin e Klan Kosoves, me diplomate, per te mos thene se ekzistojne legjenda urbane me linçime ne publik te familjareve dhe te dashurave, dhe po ben çeshte e mundur per te shtene ne dore pushtetin.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Ka ca dite qe "anonimi" qe une ndjek zakonisht ne blogje , me duket se ka ndryshuar, aq sa them nuk duhet te jete  ai qe une njoh permes komenteve te zakoneshme te tij . Kete ma perforcon edhe komenti i mesiperm i tij , ku eshte komplet jashte asaj qe analizon autori Vehbiu. Gjithsesi , me nderhyrjen time , doja te theksoja dicka tjeter ..." Anonimi " e cileson E.Ceken si studiues te talentuar dhe njeri me moral dhe maniera te holla ...ashtu qofte ! Por mendimi im i palekundur eshte ....cdo intelektual ne sherbim apo qe aderon me partine e Berishes eshte menjehere i zhvleftesuar te pakten 50 %...

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Je nje (deleted) i tere dhe nje komunist tmerresisht inatçor, o sinan hibro!!!

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Cfryu se te ben mire, por mos te te shkoj mendja se me bejne pershtypje sharjet e tua !

Submitted by Une (not verified) on

Ky Vehbiu eshte aq biased sa qe u largova po sa lexova dy rreshtat e pare. Dhe kete nuk e  bene nga mosdija por me qellim per ta zbutur efektin negativ qe ky lajm ka per te perzgjedhurin e tij/tyre. Shqiptaret ne Shqiperi jetojne ne nje diktature mediatike qe eshte nen kontrollin e zerave te opozites qe bejne sikurse Tirana eshte Shqiperi dhe Shqiperia Tirane. Kaq njerez te ngritur por ne te njejten kohe me kaq pak etike dhe sinqeritet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.