Pula dhe sorra

Kur s’ke pulën, ha sorrën, thotë një proverb ballkanas. Po kur ke pulën, a duhet të mërzitesh për sorrën, është pyetja që lind natyrshëm, tek dëgjon reagimet e opozitarëve ndaj largimit nga koalicioni opozitar të “sorrës” Kreshnik Spahiu, siç e quajne ata.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë që sot janë në koalicionin opozitar të majtë kanë marrë plot 52% të votës popullore, ndërkohë që koalicioni mazhoritar është ndarë në dy pjesë – në pjesën e madhe, por të vjetër, të udhëhequr nga kryeministri i lodhur 69 vjeçar Berisha, dhe në pjesën e vogël, por të re, të udhëhequr nga ish-presidenti 55-vjeçar Topi, i cili ka qenë edhe nr.2 i të djathtës për 16 vjet.
A duhet, në këto kushte, të shqetësohen opozitarët nga largimi i “sorrës” Spahiu drejt Berishës? Në qoftë se kuotat e sondazheve të publikuara deri dje, kur “sorra” ishte brenda kampit opozitar, nuk ndryshojnë edhe pas fluturimit të saj drejt Berishës, opozitarët do të duhej të shqetësoheshin. Por sondazhet nuk janë statuja të gdhendura në gur. Rezultatet e tyre ndryshojnë me javë, për të mos thënë me ditë…
Pra, pyetja është nëse do të ketë ende votues opozitarë që mund të votojnë per një “sorrë berishiane” jashtë kampit opozitar, kur kanë pulën e tyre brenda kampit opozitar. Në qoftë se vetem votues jo-opozitarë (theksoj, jo-opozitarë), votojnë per “sorrën berishiane” Spahiu, kjo nuk e prek “pulën” 52-përqindshe opozitare…
Comments
Ne fakt Edi Rama morri

Ne fakt Edi Rama morri skifterin grabitqar LSI dhe nuk mori pulen AK

Qe te merret vesh nese

Qe te merret vesh nese Kreshniku ben Lojen e Sales apo jo, duhet ditur si eshte sistemi i zgjedhjeve

Dmth nqs sistemi i zgjedhjeve lejon qe votat e AK- te humbin poqe se nuk harijne pragun per te dhene nje depudet ne rang qarku , atehere Kreshniku ben ne menyre te terthorte, me dashje apo pa dashje , lojen e Sales,__Sepse ato vota qe humbasin mund te jene te majta apo te djathta , por nuk materializohen kunder Sales, keshtu qe Sala del i fituar

Ne te kundert nqs votat e AK-se nuk humbasin edhe kur nuk harihet pragu per nje depudet ne rang qarku, atehere Kreshniku nuk ben politiken e Sales, por ben politken e tij

Pra varet si eshte sistemi i Zgjedhjeve, __Kete gje shume mire mund te na i sqaroje Zaloshnja , nqs ka mundesi, se Ai e din me mire si funksionon sistemi zgjedhjeve ne Shqiperi, meqe merret me keto analiza dhe eshte atje --Ne nuk dijme gje dhe i shikojme gjerat nga jashte

__Pra , ka tradhetuar apo jo Kreshniku, ajo duket nga lloji i sistemit zgjedhor ....I guess

Nese Spahiu nuk ben

Nese Spahiu nuk ben marreveshje me Ramen, s'do te thote qe automatikisht shkon me Berishen.Pulat e sorrat,ngjalat dhe peshqit jane oportunisht jashte temes se politikes;tani qe nuk po i sqarojne dot fermeret sesi te mbjellin domate,keta po merren me gjahtaret dhe perrallat e gjahtareve apo si?

E di si është puna z.

E di si është puna z. Zaloshnja? Duke qenë se në aleancën socialiste ka 5 parti puro komuniste, mentaliteti që sundon aty është: ai që nuk është miku im, është armiku im.

Zaloshnja, ne te njejtin

Zaloshnja, ne te njejtin artikull here thua qe nuk kane perse i druhen shifrave te sondazheve, pasi ato ndryshojne me dite, dhe here i referohesh shifrave te 2009 si te sigurta per opoziten. Nuk ka sens te zhvillohet lufta opozitare kunder Kreshnikut tani, sepse ai do te marre aq vota te majta sa te djathta keshtu qe zerohet. Fakti qe Rama sulmoi me ate force tregon qe ka sondazhe se Kreshniku eshte faktor dhe mund te beje dem. POR, e keqja me e madhe eshte qe lufta kunder tij nga PS mund te kete efekt te kundert; per Kreshnikun vazhdojne votojne te zhgenjyerit e PS, ndersa ata qe i thuhet se ky eshte nje me PD, shkojne ia japin voten kesaj te fundit. Kushdo tjeter normal me mend ne koke, ka alternative Bamirin...

Eduart doja te te beja nje

Eduart doja te te beja nje sygjerim dhe nese me lejon nje rekomandim. Ti je nje personazh i njohur me analizat e tua ne shtyp por edhe ne Televizionet me te medha kombetare e lokale. Lidhur me keto televizione dhe sidomos nga ato Proqeveritare do te kerkojne qe te pershkruash efektin e Aleances KUq e Zi duke shpresuar qe te tregosh se vota opozitare do te lendohet nga AKZ. Sygjerimi im qendron pikerisht ketu, se cdo pyetje qe do te drejtohet, e cila sigurisht qe do te behet jo vetem per te shuar kuriozitetin e telespektatoreve por mbi te gjitha per te plotesuar nje strategji qe do te konturohet nga Kampi i Djathte, medemek se AKZ-ja eshte per PS-ne si FRD-ja per PD-ne. Edhe jo vetem kaq por do te propagandohet qe me pas te justifikohet (vjedhja) se AKZ-ja do te jete shkaku i humbjes se PS-se. Ketyre pyetjeve qe mund te duken sikur vijne rastesisht duhet me patjeter qe ne menyre koncise dhe te perseritur tu pergjigjesh se Votuesit e Majte nuk kane interst te votojne AKZ, nderkohe perkundrazi votuesit e dhjathte te Zhgenjyer do te votojne duke penalizuar me shume Berishen.

Fushata elektorale eshte beteje ne cdo cep dhe analistat e PD-se duhet pranuar se jane koncis per te percjell mesazhin e saliut qe cdo gje qe te thuhet duhet te tregoje se berisha eshte i Forte, Dinak , Strateg i pathyeshem dhe se PD-ja del cdo rast fituese. (sigurisht qe kjo eshte absurde por e perseritur ne menyre identike nga dhjetra PD-ist dhe PD-analiste mund te krijoi nje pershtypje dhe hapsire per konfuzion)

Duke qene se kjo beteje e Opozites eshte beteje e Betejave (kunder Hitlerit tone) duhet qe informacioni dhe kontributi yt te jete i qarte por mbi te gjtha koncis dhe te percjell ne menyre konstante te njejtin refren, se AKZ i prish pune vetem Berishes dhe aspak koalicionit te PS. (e kuptoj qe mund te kesh tundimin te hysh ne detaje dhe strehollime qe mund te jene te vlefshme kur te Clirohemi nga Saliu por ne momentin qe kemi perballe nje rregjim keto thenie mund te jene kunderproduktive dhe per kete arsye duhet edhe ne te bejme Propaganden e mesazhit te Opozites) Si ne amerike ku te nbcnews (hardball, Rachel Maddow, Morning Joe) si kunderpeshe ndaj Fox News ishin mbeshtets dhe percjelles te zjarrte te mesazhit te Obames ne fushaten Presidenciale.

Nderkohe ne ketej ne shqiperi nuk kemi Fox por Fox-a ne KATROR dhe jo Republikan por Envero-salista... keshtu qe duhet te reagojme secili sipas pozicion dhe rolit shoqeror qe ka. Ti ke tendin teper te rendesishem dhe per kete arsye jam i sigurte qe do ta luash per nje kauze vertet te drejte, ate te shporrjes se Rrezikut me te MAdh qe ka demokracia ne Shqiperi SAli Berishen .

Mbeshtetja qe i keni dhene

Mbeshtetja qe i keni dhene nga te gjithe krahet qofte edhe ftesa per koalicion me PS, eshte gafe e madhe per PS. AK eshte nje parti drejtperdrejt fashiste. Mbeshtetja per AK per inat te vjehrrit Sali, tregon papjekurine dhe mendjelehtesine e analisteve, gazetareve dhe disa politikaneve shqiptare. U tentua sic po duket te infiltrohej AK nga disa burra ne moshe dhe te mbetur pa karriera politike, te cilet kam bindjen se kane hyre per te "kontrolluar" rrymat destruktive qe pjesa me e paditur dhe qe perben bazen e AK mund te shfaqte. Pa dyshim se AK eshte forca politike me konkuruese me PD ne raport me bazen dhe hordhite e injoranteve qe i shkojne pas. Lisieni, Xhufi etj kush ka hyre atje dhe mban maske pokeristi, i ngjajne Berishes kur u dergua ne PD ne dhjetor 90' nga Ramiz Alia, me synimin e vetem te vinte nen kontroll nje force qe mund te ishte shkaterruese per kasten komuniste. KOmunistet kishin 45 vjet qe jetonin me ankthin dhe friken e 'permbysjes'. U dergua Prof. Dr Berisha, qe edhe po te hante mishin, kocken do ia linte, te bente zap rrymen popullore dhe rrethana erdhi e tille qe Dr Adhamudhi, zoteria e tij, beri zap ate levizje, e pushtoi dhe u be kryetar vete. U nis per te vene fre, i mori freret ne dore per vete. Persa i perket AK, keta jane thjeshte nje ekuivalent i agimit te arte ne Greqi apo Sheshelit ne Serbi. Nuk i duhet Shqiperise ky grupim pa asnje shans dhe pa asnje rol normal. Te Zhgenjyerit nga PD qe per arsye patollogjike nuk votojne dot Opoziten, kane FRD per te zgjedhur. Te "zhgenjyerit" nga PS, le ta tregojne pakenaqesine duke mos votuar fare, ose edhe ata te pakten te japin nje kontribut te reformohet e djathta: pra serish, voten FRD. Mendoj eshte e vetmja zgjidhje.

Zaloshnje, u be disa vite qe

Zaloshnje, u be disa vite qe te lexoj por mvje keq te te them qe me disa shkrime te fundit, e humbe respektin tim. Kjo ndoshta nuk do te te thote shume per ty por te siguroj qe nuk jam i vetem, ka dhe te tjere nga lexuesit e tu qe mendojne si une. Para se te te them arsyet, dy gjera:

- Kreshnik Spahiu eshte thjesht nje populist qe shfrytezoi 100 vjetorin e pavarsise per tu ngjitur ne politike. Nese ai do ti kishte luajtur letrat sic duhet, do te kishte korrur shume sukses, por ja qe "u deh" nga popullariteti dhe mori kot. Tani veshtire se mer dhe 1 deputet ne zgjedhje.

- Rama do te behet kryeminister, mos te kene merak fare militantet e PSs. Jo ngaqe eshte i afte, ose i moralshem, por sepse Berisha eshte shume me keq se Rama dhe medoemos duhet te largohet, perndryshe na mori lumi. Me pak fjale Rames i erdhi shansi te dera.

Tani te kthehem tek ty Zaloshnje. Qe kur u krijua AK-ja, ti s'ke lene shkrim, emision televiziv, ndoshta dhe radio, pa permendur "rendesine", "risine" qe sillte AK-ja, si dhe 15% e sondazheve. Dhe gjate gjithe kohes perdorje nje analize me vend, qe elita e politikes ka nevoje per riciklim. Tani pyetja qe lind eshte cfar ndodhi javet e fundit qe ti dhe shume "analiste" te tjere u kthyet 180 grade dhe filluat fushaten kundra AK-s?!
Retorika e AK-s ka ndenjur gjithmone e njejte, kundra gjith sistemit, poshte greqia, serbia, maqedonia, rusia, kina... "supremacia" Kreshnikut etj. Ajo qe ndodhi eshte qe AK-ja po lekundej te bente koalicion me PS-n apo jo. Tani pse duhet nje analist profesionist ta mare nje luhatje te nje partie politike si dicka personale?!

AK-ja kishte te drejte qe lekundej, sepse u nis si force kundra gjith sistemit dhe bashkimi me PS-n mund ta shenderronte ne nje G99. Plus qe dhe Spahiu, dhe Dule e kan deklaruar disa here qe me njeri tjetrin nuk futen kurre ne koalicion. Kshu qe nuk arsye pse te pezmatoheshit kaq shume ju "analistet".
Nga ana tjeter sulmi qe PS-ja po i ben AK-s eshte mese e llogjikshme, ndoshta jo e moralshme, por eshte strategji e drejte elektorale. PS-ja do te fitoje votat qe do shkonin per AK-n dhe e vetmja menyre, eshte permendja e gogolit (Berisha). Tani, pse edhe ti duhet te besh te njejten gje?! Mesa di une, ti nuk je publicist i PS's? Dhe ktu qendron zhgenjimi im.

Argumenti: "nese sje me ne, ateher medoemos je me kundershtarin", eshte shume primitiv, i ngjashem me mentalitetin e "grupeve armiqsore" ne kohen e komunizmit. Ne fakt ti shume here ke folur dhe debatuar pro idese qe bota nuk eshte bardh e zi. Ka plot ngjyra. Po ja qe parimet jane fluide ne kohe fushatash elektorale.

Prandaj me ke zhgenjyer Zaloshnje. Shite profesionalizmin, integritetin si dhe llogjiken tende per ti dhene nje ndihme marxhinale PS's. Kalove nga ekstremi ne ekstrem, dhe re ne kontradikte me gjithcka ke thene deri me sot. Dhe me absurdja eshte se nuk kishe pse e beje nje gje te tille. Rama, cfardo qe te bente AK-ja, do te vinte ne pushtet. AK-ja shumicen e votave do e merte nga PD-ja. Kshu qe pozicionimi yt krah Zerit te Popullit kohet e fundit ishte plotesisht i panevojshem dhe e uli personin tend ne te njejtin nivel me Cilin, Vangjelin, Hoxhen, Bazen, Fevziun.. dhe te gjithe mediokrit e tjere. Shpresoj te jesh lumtur. Te uroj suksese tani e tutje, por kujdes, "tregu" i njerezve te paedukuar qe nuk e vlersojne integritetin zvogelohet cdo vit. Neser mund te ngelesh pa lexues, rrjedhimisht pa pune.

I3VI5 mund te jete edhe nje
I3VI5 mund te jete edhe nje nofke e perdorur nga ndonje provokator, por po te pergjigjem si te jesh nje njeri qe e njoh. Eshte e vertete se AK-ja ka patur kuota te larta ne sondazhe, si publike edhe private. Eshte e vertete se fushata e saj nacionaliste, pavarsisht se folklorike, ndikoi ne te gjithe politiken shqiptare per t'i trajtuar me shpesh ceshtjet kombetare. Eshte e vertete se teza e saj e kufizimit te mandateve ekzekutive e legjislative sillte risi. Por kreshnik spahiu i perdori te gjitha keto, si gjithe demagoget e tjere te kesaj bote, per te bere presion qe te fuste shoqet dhe shoket e tij ne listen e deputeteve te PS, pervec mandateve ekstra qe mund te fitonte duke u futur ne koalicionin e PS-se. Dhe kjo s'eshte hamendja ime. Kete gje e di. Pike.
E.Zaloshnja
Nuk me kuptove ku e kisha

Nuk me kuptove ku e kisha fjalen.

Problemi nuk qendron tek "prishja" jote me AK-n por tek koha si dhe menyra e argumentimit te "prishjes". Asnjeher nuk te kam degjuar te vlersosh Kreshnikun si person, por ke vlersuar vetem faktin qe eshte levizje e re (dhe ti beson tek rotacionet e pushteteve / elitave), kufizimin e mandateve si dhe ngritjen e saj neper sondazhe. Me pas populizmi i Spahiut dhe egoja e tij gjigande normale qe meritonin kritika dhe perbenin arsye per nje shkrim "kunder" AK-s.

Por ti shkrimet e fundit kunder AK-s nuk ke dhene asnje nga keto arsye (megjithse jane te gjitha te vlefshme). Perkundrazi, ke perdorur arsye te tjera te pa kuptimta, sic jane sondazhi 15% i Kulti-it qe kur u publikua ne fillim ti e more pak a shume si te mirqene ndersa kohet e fundit the qe eshte sondazh jo serioz, titulli i para disa diteve mbi AK-n "vegel e Berishes" ku nuk e shtjellove fare, ose ky argumenti me sorrat sot. Skuptoj pse je mare me argumenta te tille kur ke pas ato te vlefshmit qe mund ti shtjelloje shume thjesht.

Shikoje pak situaten nga jasht se si duket. Zaloshnja deri dje "perkrahes" i AK-s, ndersa kohet e fundit kur AK-ja nuk po afrohej me PS-n, ti ben shkrime qe duken si deklaratat e selise roze, pa asnje argument te llogjikshem brenda. Per ndonje analist tjeter kto do ishin normale por ti zakonisht argumentat i nxjerr ne menyre llogjike, dhe prandaj keto shkrimet e fundit kane lene mbrese te keqe. Nuk do ishte me mire te beje nje shkrim ku te kritikoje egon e Spahiut, populizmin, keqperdorimit te frymes patriotike etj, sesa te merej me "iku sorra anej, erdhi knej"?

Ose nje shkrim mbi strategjite elektorale te partive, te bazuara ne numra dhe jo ne preferenca partiake? Nje strategji e tille psh do tregonte qe dalja e AK-s vetem nuk ka sesi ndihmon Berishen, perkundrazi, i heq vota Berishes. Ose nje shkrim tjeter me interesant ne lidhje me AK-n do ishte "Gabimet e Spahiut".

Nejse.

P.S. Faleminderit per pergjigjen. Sa per I3VI5, e kam perdorur kete nofke qe ne komentin e pare tek respublika dhe deri tani nuk kam bere asnje provokim.

P.S.S. Nuk besoj se AK-ja do fitonte nei mandat shtese nese do futej me PS-n ne koalicion. Eshte e vertete se do te ulej numri i votave te nevojshme per te fituar 1 mandat, por duhet te marrim parasysh dhe votat qe do te humbte nga ato persona qe nuk e pelqenin nje koalicion parazgjedhor me PS-n. Mos harro dhe qe kur AK-ja u krijua ne fillim, u krijua me nje fryme kundra te gjithe sistemit, dhe jo vetem kundra qeverise. Nje bashkim me PS-n do largonte perkrahesit fillestar. Gjithsesi tani nuk ka me rendesi se Spahiu jo vetem humbi perkrahesit fillestar duke flirtuar me PS-n por edhe nuk u fut ne koalicion me PS-n; kshu qe nuk perfito as nga benefitet e koalicionit. Kreshniku donte "edhe akullore edhe cokollat".

o Zaloshnja..... Po nje

o Zaloshnja..... Po nje dite me pare te kam ndjek te News 24 qe ke thene me gojen tende qe nqs Spahiu futet ne aleance me ps,lsi dhe pbdnj do humbi kauzen e te gjitha, sdo kete me vend per emrin Aleanca KuqeZi. Edhe ke thene qe duhet te futet ne kualicion vetem e vetem qe te perfitoj nga formula e sistemit. E ke thene me gojen tende e tani e mohon. Nje dite me vone .... the ne web dhe ne top show , se nqs nuk ben kualicion eshte vegel e Berishes.

TURP!!! Pos si mundet qe te ndryshosh per 24 ore, mbas 2 vjetesh mbeshtetje per AK. Edhe jam e sigurt qe kur te besh ato sondazhet e tua, ke per ta nxjer AK me 10.000 vota max , se i tille po del!!

Turp per kete LLUM analistesh qe pjell kjo politike 22 vjecare.

BRAVO te madhe Kreshnik Spahiu vazhdo keshtu. Me shume do te te shajne, e me shume ne populli do te te duam.

Po ç'te keqe do te kishte

Po ç'te keqe do te kishte ne se Kreshniku do te ishte ne aleance me ate grupim ku eshte edhe Dule. Do te ishte vetem nje ceshtje regjistrimi dhe ekonomizim i votes me pas, ku Kreshniku do te ishte i fituar. Le ta bente fushaten i vetem, le ta shante Dulen apo edhe Ramen, por ne fund, votat nuk do ti shkonin kot.

Ne se i vetem, Spahiu, supozojme se do te mare nje deputet, ne koalicionin e PS, mund te arrinte edhe pese deputete. Le qe tani nuk ka per te mare asnje deputet. Pas largimit te kolonelit, bie reputacioni i Kreshnikut...

ore po paska qene plehre ky

ore po paska qene plehre ky Spahiu....!!!

Diskutimet shpesh i largohen

Diskutimet shpesh i largohen thelbit te ceshtjes. Koalicioni ka nje perberje mjaft te gjere dhe heterogjene. Zgjidhja e ofruar, qe secila parti e koalicionit do te perfaqesohet ne legjislativ vetem nese arrin numrin e nevojshem te votuesve per zonen zgjedhore perkatese, ndersa ne perfaqesimi ne ekzekutiv eshte pershkallezuar ne baze te nje numri minimal votash, eshte me e drejta e mundshme. Vetem ne kete menyre perfaqesimi ne legjislativ eshte real, ndersa ekzekutivi eshte vendi ku secila force qe nuk e kapercen pragun, ofron ndihmesen e saj, ne menyre qe edhe ato pese , dhjete a njemije votat e saj te perkthehen ne pergjegjesi per ndertimin e shtetit ligjor e demokratik. Perse AK duhej te bente perjashtim nga ky rregull e te kerkonte deputete nga lista e PS?! Nuk besoj se ajo eshte me e mire se te tjerat ne cdo lloj pikepamje. Perkundrazi kembengulja le shteg per dyshime.

Kush ka njohje minimale te

Kush ka njohje minimale te Kodit aktual zgjedhor e kupton fare mire se Spahiu eshte nje vegel e Sales. Po te ishte ne koalcion me PS spahiu do kishte shance te medha per te futur deputetet ne kuvend ndersa tani ai thjesht do djegi vota "naivesh" duke i ulur ndjeshem shancet per perfaqesim ne kuvend.

Po perifrazoj kete pjesen "Në

Po perifrazoj kete pjesen "Në qoftë se kuotat e sondazheve të publikuara deri dje, kur “sorra” ishte brenda kampit opozitar, nuk ndryshojnë edhe pas fluturimit të saj drejt Berishës, opozitarët do të duhej të shqetësoheshin. Por sondazhet nuk janë statuja të gdhendura në gur. Rezultatet e tyre ndryshojnë me javë, për të mos thënë me ditë…"

Nje pasaktesi: fakti qe nuk pranoi koalicion me Ramen dhe Meten jo detyrimisht e ben te fluturoje drejt Berishes. Apo te themi te njejten gje dhe per Bamirin, qe fakti qe nuk pranoi koalicion me Salen e ben te fluturoje drejt Rames dhe nuk merr me vota te djathta ?

Nje mungese konsekuence: Te kane kundershtuar vazhdimisht idene e mbledhjes aritmetike te votave, mungeses se moralit ne politike etj etj por gjithmone ke ngul kembe si mushka qe "populli i te majtes" merr 52%. Se ke pranuar asnjehere kundershtimin. Me vjen cudi qe tani per votat paske arritur ne konkluzionin qe "Rezultatet e tyre ndryshojnë me javë, për të mos thënë me ditë" dhe qe "nuk jane te gdhendura ne gure"

eshte e vertete se "populli i
eshte e vertete se "populli i te majtes" merr 52%. gjeja qe ndryshon me jave e me dite eshte shperndarja e votave per partite brenda "thesit te majte"
Koalicioni i 1 Prillit

Koalicioni i 1 Prillit duket interesant…

Agushi, Koci i teto Ollges, Dulja, Lefter Lefteri, Lilo Skarp-arlliu, djali i Tarasit dhe Nacua i Plasmasit

ZAloshnja ka te drejte.

ZAloshnja ka te drejte. Pyetja e pare eshte: me cilat vota do kapitalizohet AK? AK si parti e re synon votat e te pavendosurve dhe te zhgenjyerve, pra te elektoratit gri. Te paret nuk dine ende per ke do votojne, te dytet mund votojne per cdo parti tjeter pervec asaj qe kane votuar ne zgjedhjet e meparshme, por teorikisht e kane te veshtire te votojne per nje parti kundershtare. Ne pergjithesi pas nje mandati te dyte te nje partie ne pushtet ka nje probabilitet me te larte qe te zhgenyerit te jene me teper nga rradhet e saj se nga nga opozita. Ata qe kane qene te pavendosur ne 2009 por ne fund votuan PD mendoj se tani kane kaluar ne kategorine e te zhgenjyerve nga PD. Perkundrazi ata qe mund te kene qene te pavendosur ne 2009 dhe qe votuan per PS ka me pak gjasa te jene ende te pavendosur per arsyen e vetme: PS nuk arriti te vinte ne pushtet duke mos arritur te provonte nqs zgjedhja e tyre ishte e mire apo e gabuar (fushata kunder vjedhjes se votes e ndihmoi kete kauze). Nderkohe qendrimi i PS ne opozite edhe per 4 vjet te tjere, vecse e ka konsoliduar opozitarizmin. Opozita eshte bashkuar duke terhequr me prane vetes dhe te lekundurit qe e gelltiten me veshtiresi skizmen PS -LSI ne 2009. Pavaresisht dyshimeve fillestare rreth aspektit moral te bashkimit PS-LSI, kjo nuk ka krijuar nje numer te konsiderueshem te pavendosurish ose te zhgenjyerish nga rradhet e PS: votuesit e opozites e perceptojne PS si forcen kryesore ne koalicion dhe per rrjedhoje si forcen qe cakton rregullat e lojes, kjo vlen sidomos per ata votues te PS qe nuk e mirepresin LSI. Nga ana tjeter PD eshte dukshem me e dobet se ne 2009 dhe forca e PD ne syte e elektoratit ka ardhur duke u ulur: perpjekja per te perfshire FRD e Topit eshte indicia me e qarte e kesaj dobesie. Te pavendosurit zakonisht kerkojne dicka te re dhe PD e personifikuar nga nje Berishe i lodhur dhe i prishur me nderkombetaret, nuk eshte alternativa qe ngjall besimin se mund te ofroje risi. Per te gjitha keto arsye, mendoj se ne rezervuarin e votave gri kesaj here ka shume me teper te zhgenjyer dhe te pavendosur qe ne 2009 kane votuar PD. Pikerisht kesaj i trembet Berisha kur fton Topin dhe FRD ne koalicion. Topi eshte magneti ideal per keto vota. Nga ana tjeter mundesite e AK per te shkeputur vota nga trungu opozitar duken shume te vogla. Kjo sepse kauza anti-berishe e AK me mosfutjen e saj ne koalicion tashme ka rene. Do ishte e palogjikshme qe ndemjet dy partive opozitare sikurse deklarohet ende AK, dikush te zgjidhte partine me te vogel (sorren sipas Zaloshnjes), dhe qe ka me pak shanse te arrije objektivin e saj, pa llogaritur dyshimet qe AK mund te manipulohet nga Berisha pas zgjedhjeve, nqs ai fiton me nje menyre apo nje tjeter. Ironikisht keto dyshime i bejne dhe ata te pavendosur te djathte qe duan te votojne vetem largimin e Berishes por jo te PD te kujdesshem per te votuar AK. Per ta shkurtuar historine, veprimet e fundit te AK i kane zvogeluar jashte mase shanset e saj ne elektorat. Opozita nuk ndikohet nga kjo pasi ajo eshte tashme e konsoliduar dhe AK nuk mund te coje votat e te zhgenjyerve/pavendosurve te djathte majtas per arsyet me siper. As PD nuk ndikohet: rivali kryesor i saj per votat e te pavendosurve dhe te zhgenjyerve eshte FRD. Kam pershtypjen se Spahiu e di kete prandaj ka synuar per nje pushtet artificial, te bazuar jo ne votat e tij por ne votat e PS.

Spahiu me se paku eshte nje

Spahiu me se paku eshte nje idiot, me se shumti nje maskara i poshter, racist dhe felliqesire.

Add new comment