Ëndrra presidenciale e Jozefinës
Fakti që Jozefina dhe deputetët besnikë të saj bllokuan kandidaturën e Artan Hoxhës për postin e Presidentit të Republikës, ndërkohë që përkrahën kandidaturën e presidentit aktual, është domethënës. Ai ndoshta shpiegon mobilizimin ekstrem të saj për një mandat të tretë të Berishës në kryeministri…
Logjika e ftohtë e realpolitikës duhej ta bënte Jozefinën të shpresonte për një humbje të Berishës, për të synuar pastaj kreun e PD-së – ashtu siç e synoi dhe e arriti Rama kreun e PS-së pas humbjes së Nanos në 2005-ën. Kjo strategji, në pamje të parë, do të ishte më e lehtë për t’u realizuar, pas dobësimit të pushtetit të Lulzim Bashës me ikjen e Metës nga koalicioni.
Por Jozefina ka aq vite në PD, sa ta ketë kuptuar që Berisha nuk e lëshon kullën e tij blu, çfarëdo të ndodhë më 23 qershor. Përrallat me rivalitet për postin e kryetarit të PD-së, pas humbjes së Berishës, janë thjesht për të mbushur faqet e gazetave me teori konspirative, por jo për t’i mbushur mendjen Jozefinës.
Duke përkrahur kandidaturën e një politikani luajal ndaj Berishës, por që ka pasur dhe ka probleme shëndetësore, Jozefina praktikisht ka vendosur shishen proverbiale të qumështit në rradhën për postin e Presidentit të Republikës, në rast se presidenti aktual, për arsye shëndetësore, jep dorëheqjen. Dhe me 71 vota të kontrolluara tërësisht nga Berisha, ajo shpreson mos t’ia zërë më rrugën për në presidencë një pakicë bllokuese, si ajo e vjetshme e Metës.
Por vendimi i Berishës për t’i bërë ftesë FRD-së për futje në koalicion, e turbullon ëndrrën presidenciale të Jozefinës. Futja e FRD-së në koalicionin e Berishës mund të jetë e vetmja lëvizje strategjike e tij për të rivendosur një farë balance elektorale mes kampeve, sidomos pas shpalljes së paktit PS-LSI. Por ndërkohë, ardhja e FRD-së në koalicion mund të sjellë në Kuvend një pakicë bllokuese për rrugëtimin e Jozefinës drejt Presidencës. Për të mos thënë që Berisha mund t’i premtojë Bamir Topit rikthimin në Presidencë, në shkëmbim të rikthimit në koalicion.
Një dilemë eskiliane për kryeparlamentaren kjo – I duhet fitorja e Berishës për realizimin e ëndërrës së saj presidenciale, por kjo fitore mund të arrihet me ndihmën e Topit, i cili me siguri do t’ia vrasë atë ëndërr….
Comments
Jozefina Çoba-Topalli do te
Jozefina Çoba-Topalli do te ishte presidentja ma e bukur e Europes.
Presidentja më e bukur, por
Presidentja më e bukur, por më e ligë njëkohësisht e Evropës... Atë as priftërinjtë katolikë të Shkodrës nuk e duan...
@ Paul , po te rrefej nje
@ Paul , po te rrefej nje anektode si dialog ;
- Kush eshte telefoni juaj ?
- Iphone .
- Per numerin ju pyeta !
- Aaaaa,... 5-sa !
do te ishte katunarja me e
do te ishte katunarja me e bukur e evropes
Hajde llogjike hajde,nqs Topi
Hajde llogjike hajde,nqs Topi rrinte mbas menderes se Saliut,tani prap do ta kishe president,por se beri se morali per disa njerez ka me shume vlere se nje karrige pa vlere...
Ps: Paul,ku e sheh bukurine e Jozefines,ajo duket si nje zonje-burre,shtoi ketu dhe vullgaritetin,dhe ne fund del qe eshte vetem nje e vjellle.
Po mjafton te jete katolike
Po mjafton te jete katolike dhe normal qe Polit i duket me e bukura ne bote.
Fole per teori konspirative,
Fole per teori konspirative, por kjo duket edhe me konspirative se sa kaq. Po ndodhi rotacioni, ku do ti gjeje PD 71 votat ?
Një kurban e bëri kjo në
Mor Paul Gjermoni! Nje fjale
Mor Paul Gjermoni! Nje fjale e urte thote. Bukuria rron shtate dite. Diten e tete kjo bukuroshja (fizikisht) e Shkodres do te nxjerre thonjte e lyer me llak, por me zhul nga brenga dhe me gjuhen vulgare qe edhe prostitutat do ta kishin zili, do t´ju nxjerre bojen edhe nje here neper bote. Lum kombi qe ju ka juve si adhurues te bukurise. Po te ishte gjalle Migjeni do te kishte shkruar edhe nje here Bukurine qe vret
Çfarë fatkeqësie për këtë
Çfarë fatkeqësie për këtë popull! Të flasë e të dëgjojë natë e ditë vetëm për Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën, Jozefina Topallin, Astrit Patozin, Gramoz Ruçin e të tjerë si këta.
Ha,ha,ha. Qe Jozefina do te
Ha,ha,ha. Qe Jozefina do te ishte presidentja ma e bukur e Europes, kete kot e kundershtoni. Mandej se si asht Jozefina, per kete un nuk kam dhane asnji mendim. Mos u verboni. Asht e bukur dhe Pike.
Ashtu eshte si thua, ndonese
Ashtu eshte si thua, ndonese ka dale nje fjale nga populli (duhet te jete goxha e vjeter), se bukurine njeriut ja ben mendja. Bukurií e jashtme vete e vjen, kurse e mendjes nuk vdes kurre. Tani zgjidhni e merrni ....
Ke te drejte Paul dhe une
Ke te drejte Paul dhe une ashtu mendova sa e pashe fotografine, ta themi shqip alamet gopi eshte
mendoj qe kombi yne e meriton
mendoj qe kombi yne e meriton qe te kete Jozefinen Presidente.
por,me kusht qe kryeminister te kishim Lek Plepin!
salah, ti je shembulli
salah,
ti je shembulli tipik i deformimit te lajmeve pasi ne linkun qe ti vete ke postuar nuk behet fare fjale per nje familjar te Jozefina çoba-Topallit
The arrested include the
purported boss of the network, Ilir Kociaj, as well as
Geront Tola (AKA Geront Dedja), Zamir Vadardha, Bledar
Balliu, Aleksandre Kolici (AKA Aleksandre Gremi), Leonard
Cobaj, and Ervin Tavanxhi. The latter is the son of a former
Democratic Party (DP) member of parliament, Kozma Tavanxhi,
who served between 1992 and 1996.
mbiemri i Jozefines eshte çoba e jo çobo, çobaj etj. Sadoqe e urren nje person kjo nuk te jep te drejte te shpifesh ndaj saj, ne kete rast je ti qe po kryen nje veper te paligjshme.
Add new comment