Podesta Group “ha bukën tonë” dhe “bën duvanë” e Berishës

Postuar në 15 Prill, 2013 03:57
Mustafa Nano

“Shqip”-i i djeshëm ish hapur me një lajm, që nuk e kishin të përditshmet e tjera. “Lobistët e PD-së paralajmërojnë trazira”, thuhej në titullin kryesor të faqes së parë dhe merret vesh se, po ta kishin, gazetat e tjera do ta trajtonin këtë lajm në të njëjtën mënyrë e me të njëjtën vëmendje. Por nuk e kanë pasur në dorë emailin që përfaqësuesi i kompanisë amerikane “Podesta Group”, njëfarë John Anderson, u ka dërguar mediave të ndryshme nëpër botë me synimin për t’i informuar mbi zhvillimin më të fundit në vendin e shqipeve. Është fjala për këtë çështjen e anëtarit të KQZ-së, që Berisha don ta zëvendësojë me një të vetin. Nuk duket nga ato zhvillime, për të cilat do të lipsej e do të justifikohej një ndërhyrje e kësaj kompanie të famshme lobimi, të cilën Berisha e paguan për të lobuar, kështu thonë letrat, në favor të shtetit shqiptar (sipas “Shqip”-it, kjo kompani ka marrë nga qeveria shqiptare deri më tani 720 mijë dollarë), por lobuesit amerikanë janë vënë automatikisht e me ngut në lëvizje. Dhe nuk është vetëm natyra e kontratës së lidhur që nuk e justifikon këtë mobilizim të kësaj kompanie (përsëris: në bazë të kontratës është detyrimi i njerëzve të Podestas, në këmbim të parave që kanë marrë, të veprojnë në interes të Shqipërisë e të shtetit shqiptar), por edhe vetë ngjarja, për sytë e të huajve, sidomos për sytë e mediave ndërkombëtare që ka dashur të informojë “eksperti” Anderson, do duhej të ish një ngjarje banale. “Dy muaj para zgjedhjeve po bëhet një debat mbi përkatësinë partiake të një anëtari të KQZ-së” – kjo është ngjarja me pak fjalë. Dhe fakt është se asnjë media ndërkombëtare nuk ka arritur t’i kuptojë tonet dramatike e alarmante të vartësit të Tony Podesta-së. Nuk dimë që ndonjëra sosh të ketë raportuar mbi këtë ngjarje të Tiranës.

Por “Podesta Group” është aktivizuar si me magji, megjithatë. Shikoni se si e hap letrën elektronike rrufjani i Podesta-së: “Njatjeta! Sa për të rifreskuar kujtesën tuaj, unë merrem me informimin e mediave në emër të qeverisë shqiptare, dhe email-at e mi për ju janë thjesht e vetëm për qëllime përditësimi me ngjarjet shqiptare, dhe kuptohet që nuk mund t’më përmendni si burim. Unë nuk jam një zëdhënës i qeverisë së Tiranës.” Dhe menjëherë më pas futet në zemër të çështjes, duke shprehur fillimisht shqetësimin që “[kalimi i LSI-së në krahun tjetër] kushtëzon e lëndon në mënyrë dramatike ekuilibrin politik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të 89 komisioneve zgjedhore rajonale, anëtarët e të cilave janë zgjedhur me logjikë partiake. Është fjala për komisione që kanë një rol vendimtar për të luajtur kur të vijë puna për t’i bërë të vlefshme e legjitime rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit”. Dhe vijohet: “[kalimi i LSI-së në krahun tjetër] ndodh në një kohë që është bërë kompozimi i komisioneve zgjedhore; dhe kjo gjë të fut në ndërdyshje”. Dhe mbyllja është fantastike. Deri tani duket sikur ka folur Oerd Bylykbashi (nuk është çudi që email-in ta ketë bërë bash ky), por në fund janë ustallarët e Podesta-së që luajnë me taktika fear-mongering. Ja si e mbyll email-in Andersoni: “Si do zgjidhet kjo situatë? As që e kam idenë. Por mjedisi politik shqiptar është i tillë, që më bën mua të dyshoj se kanë për të ndodhur të pabëra në Shqipëri (“I guess I’m expecting some fireworks”, është fraza e saktë e tij, me të cilën përkthyesit mund të lozin si të duan; dhe unë sapo loza pak me përkthimin tim fare të shkujdesur)”. Nuk harron që t’u thotë edhe se “atë e kanë në dispozicion sa herë që do të kenë nevojë për një kontakt me qeverinë shqiptare”.

Ky është një email që u dërgohet mediave ndërkombëtare, por është e lehtë të merret me mend që email-a të ngjashëm, madje më konfidencialë e me një gjuhë më paternaliste mund të jenë dërguar dhe në zyrat e Departamentit të Shtetit. Kompania “Podesta Group” është shumë e fuqishme në SHBA dhe njihet për ndikimin që ajo ushtron në strukturat vendimmarrëse e politikë-bërëse në Washington.

Dhe me këtë del zbuluar dhe taktika e Berishës për ta shtyrë pak në kohë vendimin për ta shkarkuar anëtarin e KQZ-së të zgjedhur nga LSI-ja e për të vënë në vend të tij një të vetin. Berisha pra është në pritje që ndonjë opinion ndërkombëtar të balancojë, neutralizojë, zhvleftësojë, ndoshta përgënjeshtrojë, ndonjë opinion tjetër ndërkombëtar të shprehur tanimë, për të krijuar kështu idenë se “nuk është e vërtetë që diplomacia ndërkombëtare po flet me një gjuhë të ashpër; përkundrazi, kjo diplomaci është e ndarë”. Në këto rrethana të një opinioni të balancuar ndërkombëtar, Berisha do ta kishte fare të kollajtë të merrte vendimin që ka në kokë.

Duhet pasur frikë, se Podesta-të, që opinionet/qëndrimet e veta i japin/mbajnë në këmbim të parave mund t’ia dalin të kenë një ndikim të fortë tek eprorët e Alexander Arvizu-së në Foggy Bottom. Duhet pasur frikë, pasi kjo kompani ka lidhje të forta me demokratët, dhe veçanërisht me Presidentin Obama (kjo fuqi e kompanive lobuese është, sipas meje, një nga papërsosmëritë e demokracisë amerikane; nuk duket shumë e drejtë, ta hajë dreqi, që ca njerëz që mendojnë me xhepin, e jo me trurin, siç janë drejtuesit e paskrupullt të këtyre kompanive, të kenë ndikim në procesin vendimmarrës të institucioneve të superfuqisë së vetme të botës).

Nëse Podesta-të nuk do të kenë mundësi ta ushtrojnë ndikimin e tyre në ndihmë të gangsterit të Tiranës, ky i fundit nuk ka se si të guxojë ta çojë deri në fund aksionin e nisur. Ai ka aktivizuar dhe të huaj të tjerë (para dy ditësh u faneps një austriak, deputet i Parlamentit Europian, që tha diçka në favor të Berishës), por opinioni në Bruksel nuk ka gjasa që të ndryshojë lidhur me këtë çështje. Nëse dhe amerikanët i mbahen qëndrimit të shprehur, Berishës do t’i shkojnë dëm armët e veta “ndërkombëtare”, të cilat ai i ka blerë me paratë e shqiptarëve, e të cilat në këtë rast, ashtu si në raste të tjera, po i përdor për një qëllim krejt partiak e personal.

Shqip

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

Muco, nje pyetje te shpejte: pse Edi Rama nuk ka miqesi me asnje te tille kompani? Dhe, aman, mos me thuaj sepse Rama nuk ka 720.000 USD!

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Nuk qorr me te madh se ai qe nuk do me shiku.

Keto kompani nuk njohin miqesi, por vetem Dollar te fresket dhe parapagim per sherbimet e tyre. Kjo eshte pagesa e 4-te qe del ne medja per Podesten (mund te kete edhe pagesa te fshehura apo favore neper tendera). Dhe nuk eshte vetem Podesta, por jane nje ushtri e tere qe paguhen rregullisht nga Berisha per "miqesi te vecante".   Eshte veshtire qe besh hesape por pa diskutim qe ne 8 vjet te qeverise Berisha ka hedhur mbi 10,000,000 dollare per lobime te pista kunder opozites.

Sa per Edi Ramen, fakti qe nuk paska miqesi te tilla tregon qe ose nuk ka leke me vertete per keto pune, ose nuk i pelqejne keto lloj lojrash te pista, ose te dyja bashke.  Nuk eshte ceshtje zotesie sic thua ti, sepse lobuesit edhe po nuk i gjete ti, te gjejne ata ty nepermjet ndermjetesve. Podesta dhe qindra podestet e tjere jane peshkaqene te eger dhe nuk presin ti vije peshku tek goja, por e nuhasin me kilometra larg dhe i versulen.

Submitted by Albi (not verified) on

Edhe nqs nuk ka lek vete, jam i sigurt qe ngjalpartneri Meta eshte gati ti jape nje pjese te 700 000 eurove per ta ndihmuar

Submitted by Dritan (not verified) on

Si mendoni ju pd-isti qe te gjithe njerezit jane te ndyre si Berisha????

Faleminderit per pergjigjen qe nuk do me japesh

Submitted by Llesh Doda (not verified) on

kesaj i thone; "q.  prifti e laj katundi" :)

very funny

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kjo Podesta i mer dollaret per te permiresuar imazhin e Berishes apo te shtetit shqiptar?   Mbi 50 % e popullit shqiptar qe nuk votojne Berishen kjo Podesta ju ben gropen. Vetem per 610 mije shqiptare qe votojne Berishen punon dhe i mer paret kjo Podesta Group??? Po 1 milion e 600 mije zgjedhes te tjere??? Kush i mbron interesat e tyre ne bote? Apo paret ua mer, ndersa interesat nuk ua mbron....

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Muco,

Nuk e di ne se ti vete e ke perceptuar ndonjehere "unin" tend te neveritur e te urryer skajshem prej shqiptareve, neveri e urrejtje qe eshte krijuar e akumuluar me kohe teksa ata kane lexuar publicistiken tende. (Te lutem te veresh re: nuk po them se shumica e shqiptareve te urren, por, besoj se bie dakort me mua, nje numer shqiptaresh urrejne publicistiken tende. Une ne fakt pelqej stilin, por as sesi  permbajtjen. E di ç'fare? Me indinjon permbajtja, thelbi, kumti i publicistikes suaj. Ndonjehere edhe pse godet ne shenje je shume egzagjerues. Ndersa asnjehere ti nuk pranove se ky vend ecen perpara. Asnjehere nuk pranove se ky vend qeverriset. Asnjehere nuk pranove se njerezit nuk duan t'ia dine per politiken, median, analistet. Edhe pse vete pranon se nja 70-80 mije persona lexojne shtypin ne Shqiperi, asnjehere nuk i bere njehere pyetjen vehtes: Ç'fare bejne 2 milione e 700 mije te tjeret. Me se merren ata?  E pra, nuk te vret poshterimi qe ju ben nje shumice kaq e madhe tek ju neglizhon kaq skajshem?

Tani te kthehem direkt tek pyetja e fillimit: E ke menduar ndonjehere vehten se ti, pikerisht ti mund te jesh njeri prej njerezve me te zinj te ketij vendi qe shqiptaret do te donin jo vetem te te shperfillnin e neglizhonin (kete t'a kane bere tere kohen) por me tej akoma, qe do te donin te te mos te shihnin kurre ne media? Se siç besoj se e di, shqiptaret te paguajne ty po me taksa, sic paguajne Sali Berishen. Vetem se ti merr nja dy-tri here me shume se Saliu. Por ndersa Saliu votohet per t'u paguar nga taksat e shqiptareve, (kur ia do puna vjedh edhe ca vota qe t'a kete te sigurte pagesen) ti nuk je votuar kurre. Ti vetem ke ngrene nga djersa e shqiptareve per te pakten 15 vjet. Dhe po per 15 vjet ke bere davane e njerezve me te paudhe te ketij vendi. Deri sa kulmove me thagmen: "Te bashkohet çdo lloj qelbesire qe te rrezojme Berishemn"

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk e kuptoj  cili eshte shkaku i gjithe kesaj antipatie qe shpreh per Nanon ti or mik ?

Nano ketu ne kete artikull thote , qe ta permbledh me dy fjale , Podesta paguhet nga parate e shqiptareve per ti sherbyer interesave te Shqiperise, dhe Sala e perdor per interesat e tij partiake ---Dhe ka plotesisht te drejte ta stigmatizoje Podesten , sepse Podesta po merr pjese ne nje lufte kunder opozites , megjithe ata nuk kane faj sepse ai qe i ka punesuar (Sala ) ju thote se ca duhet te bejne --Por ama cdo shqiptar  opozitar ka te drejte ta kritikoje Podesten , sic po ben edhe Muc Nano, sepse Podesta eshte qytetar i nje shteti lider te botes demorkatike  ., dhe eshte pozicionuar kunder levizjeve politke te opozites ......

Ndersa ne lidhje me ate qe ka njerez qe e urejne Nanon, po ashtu ka edhe plot  nejrez qe e pelqejne Nanon, sidomos per kete gazete qe e ka me te vertete demorkatike dhe  eshte nga te rallet qe nuk i fshin komentet contraverse

Nqs ka shume shqiptare qe e urrejne Nanon per kendin e tij te shikimit te gjerave , kjo dmth se ata jane njerez me probleme ne personalitet dhe primitive , dhe fatkeqsisht ka shume midis nesh te tille --Kjo eshte difekti me i madh i shoqerise sone dhe duhet luftuar, jo te perkrahet

Shqiperia po ecen me hapat e breshkes .  por ama shtypi opozitar ka per detyre te gjeje gabimet e pushtetit , dhe ky pushtet ka shume ....Ky pushtet eshte numer 1 per korupsion ne Europe --Menyra e punes se ketij pushteti eshte kriminale per njeriun e thjeshte e t e pambrojtur --Sepse ky pushtet ben privatizime pa e ruajtur fare per qindra mijera njere te thjeshte qe hidhen ne ruge ....--Ky pushtet ka pasur nje reforme privatizmi qe pa frike mund te quhet Reforma me kriminale ne Planet --Sepse ky palaco Sali  ja jepte fabriken falas ,  me letra koti ,ndonje ish te persekutuari  qe ish futur ne burg ne kohe te Dulles per ndonje vjedhje , dhe  punetoret, inxhinjeret, teknolloget dhe gjithe te tjeret injoroheshin toalisht nga ky lloj ligji dhe nuk kishin asnje lloj te drejte ne ate privatizim me perjashtim qe te fitonin ...papunesine ...

Ndaj pushtet duhet nderuar urgjentisht  se eshte i diskretituar edhe ne menyren si e drejton jeten politke ne Shqiperi duke e quajtur opoziten Armike --Edhe demokratet vete duhet te votojne kudner ketij pushteti se ky pushtet mendon vetem per 1% te popullsise , ndersa gjithe pjesen tjeter te popullit ky pushteti i le te pambrojtura ndaj varferise ,ndaj sistemit shendetsor , ndaj krimit te ruges, ndaj te ardhmes se femijeve te tyre etj ejt

Sa per Nanon ,Mua ka plot raste qe nuk me ka pelqyer Nano , por nuk e kam inat --Mund te them ndonjehere kur nuk me pelqen  : Ama ca ja fut pordhes dhe ky Nano  o burre !-Por nuk kam pse ta urrej , se do tregohesha tamam qelbesire , sic jane te gjithe ata qe urrejne njerezit pse nuk ju vjen pas midese se tyre  kendi shikimit te problemeve qe ben nje gazetar apo politkan

_Keshtu qe ajo "urrejtja" qe paskan ata njerez per Nanon , tregon  tamam ligesine  prej akrepi qe kemi ne shqiptaret per njeri tjetrin,

Ndersa per ate fjalen qe ka thene Nano per koalicionin e qelbesirave --Ajo eshte mese e vertete __Ai koalicion eshte koalicion qelbesirash , por duhej te shtonte  : qelbesira sherbetore te grekut, por qe  sic thote Nano nuk ke ci ben se nuk ke tjeter menyre qe te heqesh Salen

__Se eshte pikerisht nje opozite e tille, si asnje opozite ne bote  , e cila nuk e perdor aspak karten e patriotizmit sepse ka frike se i ri greku me koke menjane ,,....ndaj edhe Sala  mer shume elektorat  qe eshte veshtire ta rezosh

Po te ishte nje opozite patriotike qe ta akuzonte Salen  pervec aspektit ekonomik ,  edhe per te gjitha leshimet qe i ka bere politkes greke ne kuriz te Shqiperise, sic jane varrezat e grekut,Janullatosi,  politika me dy faqe ndaj Bashkimit Kosove -Shqiperi etj etj,  gjithe shqiptaret do votonin PS-ne, sepse te gjithe pa perjashtim jane sensitive ndaj Patriotizmit , dhe sidomos elektorati i PD-se eshte shume patriot dhe do e braktisnin Berishen ne mase --Keshtu qe sado te vidhte vota Sala ai prape nuk do rikuperohej dot, perballe nje PS-je patriotike .

Mirpo PS-ja , nuk e ka me shume qejf patriuotizmin , dhe keshtu qe Sala e ka te palevizeshem  ate 40% elektorat  te sajin, plus edhe 10% i vjedh dhe del fitues

Ndaj tani jemi te detyruar te mbledhim gjithe qelbesirat e korupsionit me qebesirat e anti-patriotizmit dhe te mundohemi mbase e rezojme Salen, se Sala po behet si Enveri ....Pra Nano ka te drejte ne figuren artistike qe perdor per kete koalicion...

Ja psh nje rast qe opozita nuk e ze ne goje fare : Ne pagujame reth 30 milion dollare ne vit per mbrojtjen e hapesires sone ajrore nga Italia, Turqia dhe Greqia

Kur, shteti mjafton te blinte nja 7 apo 8 avione te thjeshte qe kushtojne reth 1.5 miline dollare dhe , pilotet i kemi , mjafton te benin nje kurs te vogel --Dhe do kishim nje flote ajrore ku edhe njerez do punesoheshin, pilote, teknike, mjeke, infermiere --Do rihapej akademia e avaicionit etj , por edhe nuk do harxhonim  30 milion dollare cdo vit, do ishin harxhime shume me te vogla dhe  ato para qe do harxhoheshin do ngeleshin ne bankat shqitpare nuk do dilnin jashte Shqieprise sic dalin tani --Une zura nje rast qe opozita nuk i permend keto gjera , por ka dhe raste te tjera plot qe opozita nuk i permend dhe do  s'do opozita shkon vete tek "figure of speech" qe perdor Muc Nano--Nuk ja ka fajin Nano

Nejse, por  e ke gabim ate shfrimin e pakenaqsise per Nanon,

Njeriu e permben veten, sidomos kur flet per dike qe shpreh nje opinion te tijin  per politken e te huajve ndaj nesh

Submitted by Neli Demi (not verified) on

Kam pershtypjen se përkthimi juaj nuk është aspak i 'shkujdesur'. Të paktën repektoni këtë ambjent mediatik dhe lexuesit e tij dhe mos na trajtoni naivë dhe syleshë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.