Parlamenti Evropian miraton anëtarësimin e Kroacisë në BE
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2471_ff_0.jpg?itok=3OPV3Q05)
BRUKSEL- Parlamenti evropian i hapi dritën e gjelbër anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian duke i kërkuar Zagrebit të bëjë më shumë përpjekje për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Anëtarësimi i Kroacisë në BE u miratua nga 564 vota pro, 38 kundër dhe 32 abstenime. Marrëveshja e parlamentit ishte pengesa e fundit juridike para nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit parashikuar gjatë samitit të drejtuesve evropianë të 8 dhe 9 dhjetorit në Bruksel.
Traktati duhet të ratifikohet menjëherë nga të 27 shtetet e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi, padyshim më 1 korrik 2013, Kroacia do të bëhet shteti anëtar i 28-të i Bashkimit Evropian.
Duke pasur parasysh që Kroacia është e gatshme për anëtarësim, deputetët ftuan Zagrebin të përballet me sfidat që ka, veçanërisht në fushën e reformave gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Parlamenti evropian i kërkoi gjithashtu autoriteteve krote të rrisin përpjekjet në kuadër të nxjerrjes para drejtësisë të krimeve të luftës, të respektimit të rekomandimeve të Gjykatës Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) dhe inkurajimit të rikthimit të refugjatëve të luftës, veçanërisht serbëve.
Ballkanweb.com
Comments
ishte qy para pothuajse nje
<p>ishte qy para pothuajse nje ore ne sitin e komisionit :)</p>
Add new comment