Dekretet e Metës, ODIHR rrëzon Kolegjin

Zgjedhjet dylekëshe të 30 Qershorit sado që mazhoranca është përpjekur t’i quajë Kushtetuese duke përdorur edhe Kolegjin Zgjedhor për t’i legjitimuar në kushtet kur Presidenti i shfuqizoi me dekret nuk qëndrojnë ngado që t’i kapësh. Politikisht të papranueshme, pasi i kanë dhënë mazhorancës pushtet absolut në qeverisjen vendore përfshi edhe këshillat bashkiakë, ndërsa juridikisht shumë të diskutueshme. KQZ u përdor si kamikaze e shumicës duke mos zbatuar dekretin e Presidentit, për të cilin ODIHR në raportin paraprak thotë se mund ta shyrtojë vetëm Gjykata Kushtetuese.
“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”-thuhet në raport.
ODIHR u tregua shumë kritike me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në raportin paraprak për zgjedhjet në Shqipëri, duke e quajtur një institucion që nuk respektoi balancat për administrimin e zgjedhjeve.
Comments
ODHIR te kish fjetur edhe ca
ODHIR te kish fjetur edhe ca gjume! Si shume shpejt u zgjua!
Add new comment