PS-LSI, aleanca më e mirë për të mundur Berishën?

Ashtu qoftë! Por druhem të jem i sigurtë dhe sidomos më trishton “shpallja e fitores” dhe nxjerrja në shitje e lëkurës së ariut pa e vrarë akoma. Edhe unë e përjashtoj qibrën, por nuk jam edhe për shpërfilljen totale të saj dhe as për “harrimin total” Situata të caktuara në politikë martojnë dy anë të pamartueshme dhe historia jep shëmbuj. Por këtë radhë, ky është një shëmbull original shqiptar.
Uroj të ketë sukses edhe pse mendoja se me një votim-numrim normal, Opozita do ta mposhtëte Berishën ashtu tok me ortakun e tij. Pra nuk do të ish nevoja që ajo ta blinte fitoren me një kosto kaq të lartë.
Fillimisht thirrjet që i bëheshin Metës, ishin më të kapërdishme edhe nga ata të ashtuquajturit moralistë puro. Meta ftohej që të linte qeverinë që të realizohej rënia e saj. Ajo duhet të binte ngaqë ish qeveria e gjahut të votave, e vjedhjeve të sigurta të tyre. Një qeveri teknike do siguronte një votim nga më normalët dhe transparentët të bërë ndonjëherë. Meta erdhi por kjo nuk ndodhi. E nuk ndodhi për arsye se PS ka disa gjynahe që i ka të vetat, pa përzierë LSI-në. 1. Amendamentet famëkeqë të 2008 e shpëtuan qeverinë me veç 71 vota! 2. Lëvizja e LSI-stave kundër qeverisë la boshllëkun në parlament, por atë e mbushën menjëherë mercenarët socialistët të zgjedhur kuturu për deputetë. Ata kurrë nuk e kanë patur në shënjestër Berishën dhe as ideal shpëtimin e vendit nga tirania postkomuniste. Ata tani urrejnë Ramën më shumë se Berishën dhe duket se e kanë urryer shefin e tyre kështu gjatë gjithë legjislaturës. Se edhe ata janë brenda standartit moral që na kërkohet ta pranojmë, apo jo?
Votat e qershorit pra, janë ende pre e kthetrave të Berishës. Dhe nëse deri tani Opozita i trembej kësaj, çfarë gogoli na qënka ky Meta, që thirret për ta trembur Berishën, që të mos hyjë të bëjë kërdinë në bostanin e votave?! Përse Berisha mund t’i vidhte ato kur qe tok me Metën dhe nuk do t’i vjedhë tani pa të?! Bile tani fitorja me cdo kusht kundër të dy “të majtëve” do t’i sjellë më shumë gëzim në triumf kryeministrit aktual. A e përfytyroni sa i madh do të ishte ngadhnjimi i tij. dhe sa e hidhur humbja e radhës e kësaj Opozite allasoj?
Por kjo do të ishte vetëm humbja e Ramës! Se nga mënyra se si u nda Berisha me Metën ky i dyti e ka të hapur sëkatrash atë portën përballë KQ. E pastaj pse të mos shkojë e t’u ngjitet shkallëve?! Në Shqipërinë e kultit të besës, erdhi dita që për kurvëri politike nuk dënojnë më njeri. Meta kthehet fare lehtë në kulltukun ende të paftohur të koalicionit të mëparshëm. Dhe nuk do të kthehet se ka ndonjë interes të ngushtë. Ai kthehet atje se do që të shpejtojë integrimin e vendit për në Europë! Dhe për këtë piksynim ekstramadhor, Metën nuk e ze gjumi! As Berishën!
Për Ramën, më 24 qershor, nuk besoj të shtrohej më kjo pyetje…
Ndaj lëvizja e Ramës merr një përgjegjësi të madhe. Po e pranojmë moralin kutërbues dhe le ta shohim në sy arritjen e synimeve praktike. A nuk do të ishte më e leverdishme të punohej që të bashkoheshin në koalicion Topi me Spahiun?. Përgjegjësia bëhet më e rëndë tek sheh deziluzionin e klubit të tij opozitar. Dhe për këtë, më emblematik ishte reagimi i drejtë i profesor Gjinushit. Masa e socialistëve të thjeshtë e ka vështirë të adaptohet në këtë rebus të ri politik, se ajo është ende qibare, siç janë qibarë njerëzit e thjeshtë që në këtë teatrin tranzicional shohin të puthen, të kafshohen e prapë të puthen pambarimisht individë, që e pikturojnë njëri tjetrin herë djaj e herë shenjtër. Unë nuk jam tërësisht me mënyrën si e përjeton këtë ngjarje gazetari luftarak Mero Baze, por e pyes veten dhe do të vazhdoj ta pyes akoma deri sa t’ia gjej përgjigjen e saktë, se kush në këto vite ka investuar më shumë për frymëzimin opozitar, Edi Rama apo pronari i gazetës TemA?
Dhe më lejoni më së fundi të pranoj se megjithë arsimin e lartë, unë nuk jam në gjendje të përkufizoj tek ne të majtët dhe të djathtët. Unë nuk shoh dallim mes partive të formatuara nga Alia kur shkriu partinë e tij. Dallojnë nga emrat në to, por unë, i penguar nga injoranca ime, nuk arrij të shquaj ndryshimin në filozofinë që i mban në këmbë. Këto termat “i majtë”, “i djathtë” bëjnë ç’është e mundur ta paraqesin të fisme edhe politikën që bëhet në vendin tënë. Por këto terminologji janë si ca thika e pirunj të praruar, shtruar bukur në një tryezë të bardhë gostie, ku thikat e pirunjtë nuk duhen hiç, pasi darkuesit e shqyejnë mishin me duar e gjella u kullon nëpër gishtrinj.
Këto ishin thjesht ca mendime të rrëmujshme, por do të më vijë keq të dyshohet se sa shumë, - edhe kundër fjalëve të mia e parashikimit tim të hidhur,- uroj që kjo manovër të japë rezultat e Sali Berisha të largohet nga horizonti i shqiptarëve! - DITA
Comments
Se edhe ata janë brenda

Se edhe ata janë brenda standartit moral që na kërkohet ta pranojmë, apo jo?

Love this! Kjo i thote te gjitha.

Sugjeroj qe te medoheshit me

Sugjeroj qe te medoheshit me gjate, te evitonit te shpreheshit rremujshem.
Per manipulimin e votave, Berisha e ka pak me te veshtire tani, thjeshte prej faktit te prezences favorizuese ne KQZ dhe KZAZ te opozites.
Per qeveriberjen, me sa di, aleanca parazgjedhore detyron qeverisje te koalicionit fitues (nuk e di sakte se si, apo sa hapesire ka per ndryshimin e ketij rregulli).
Situata nuk eshte hic e thjeshte, por po verej shume papergjegjshmeri ne analiza e komente, shumica merren vetem me moralin e njerit qe nderron fjalen, jo me fakte shume me te rendesishme se sa kjo, si psh besueshmeria ndaj administrates se majte, nese del fituese...

Sali Berisha jashte qeverise, nuk e ka fuqine mbi drejtesine, sic e ka sot, edhe pse ka vene kukulla ne presidence e kryeprokurori...kukulla leviz si ti thoje filli i komandes...
Pritshmerite (prej "pragmatisteve", qe nuk po peshtyjne mbi Ramen) jane ne nje Qeverisje me ekuilibra dhe standart me te larte (dihet kush e ka ulur pertoke standartin ne kete vend) dhe veprime te pjesshme te drejtesise, sa per te shpaguar mllefin e padrejtesive me te medha te ketyre viteve...personalisht mendoj se Berisha per momentin ndihet i qete, pasi nuk duket se ne te ardhmen akute do ta arrestoje njeri...per momentin ama...ne Shqiperi kemi pare qe sta var njeri kur ske me pushtet...

Këto ishin thjesht ca mendime

Këto ishin thjesht ca mendime të rrëmujshme - e mbyll shkrimin ambasadori i revoltuar i Berishws qw na ben fresk nga New Yorku dhe mirë e ka. Nese do te ishte me pak pasionant ne inatin e tij letrar ndaj Berishes, nuk do t'i lejonte vehtes bashkime kenaike faktesh e idesh qe nuk ia lejon vetes edhe nje maturant. Analiza politike i shkon per shtat profesionistit te fushes e, meqe te tille ne nuk kemi, te gjithe bejme mire te mbyllim gojen e te degjojme. Se shenjat qe i sheh edhe i verberi ndoshta thone gjera te tjera nga supozimet e komedinan-diplomat-pensionistit, qe i ka marre zjarr pena ne pleqeri.

Shkrim i mire nga,Pellumb

Shkrim i mire nga,Pellumb Kulla.

Aleanca me e volitshme pr PS

Aleanca me e volitshme pr PS do ish AKZ dhe partite tradiconale te vogla te majta si PSD etj. Por me LSI nuk ka as moral e as llogjike. Sipas mendimit tim PS jo vetem nuk fiton por ka rrezik qe me nje pol te 3te midis AKZ+FRD+parti te vogla te majta ose te qendres, del force e 3 te ne zgjedhje tashme qe PS i shtriu doren LSI se hajdutve

Faleminderit!!! E gjeta veten

Faleminderit!!!

E gjeta veten ne shkrimin tuaj sepse kesaj i jam druajtuar edhe une qe kjo marrveshja " e keqe dhe super e veshtire POR e duhur per te hequr super te keqen" ne fakt rrit gjasat po aq shume per te prodhuar efektin e kundert. Dhe kjo me ka shkaktuar shume habi dhe zhgenjim ne lidershipin e Rames, se ku e ka gjetur sigurine ne llogaritjet qe ka bere nese ka vlersuar si duhet dy kriteret:

1- a)Koalicon me nje te pabese dhe b) me kushte qe ia shtrengojne "k...."

2-a)Sa njerez te tjeshte ne elektorain "e tij te majte" mund ta votojne pas kesaj, dmth te hane supen e peshtyre e cila dhe b) u serviret pa asnje paralajmerim nga partia e tyre e shpreses?

Uroj me zemer me te miren e mundshme...

Add new comment