Në funeralin e një ëndrre

Debati mbi koalicionin parazgjedhor PS-LSI, i vetë-pagëzuar si koalicioni i “1 Prillit”, shkaktoi një furtunë të madhe ku morali përplaset plot tërbim me interesat. Gjithëkush tha gjithçka duke polemizuar me gjithëkënd, prandaj nuk ka ngelur më asgjë e re për të thënë. Në këto ditë 'Prilli të thyer' do të mbizotërojë një lloj qetesie gënjeshtare, si ajo që ngjet pas një furtune. Fjalët dhe argumentat do të rrallohen. “Tradhëtia” do të dhembë më pak në njerën anë, e llogaritë me gishta nën tavolinë do të bëhen më të shpeshta në anën tjetër. Tek-tuk do të dëgjohet ndonjë ofshamë – si çirrje e pazëshme e të plagosurve të luftës. E pak nga pak do t'i kthehemi normalitetit. Një normaliteti anormal në një realitet ireal.
Ndërsa mjegullnaja e emocioneve, qëndrimeve e parimeve fillon të shpërbëhet, njerëzit, e veçanërisht partiakët, do të mobilizohen në llogoret e tyre. Do të arsyetojnë se jemi në gjëndje lufte e sakrifica të tilla janë të nevojshme. Do të mendojnë se një vend pune më tepër, një mik më shumë, e një interes vetjak i përmbushur janë mjaft për të zgjidhur dilemat morale. Do të citojnë Makiavelin për të na thënë se “qëllimi i justifikon mjetet”, e do të lënë në harresë Martin Luter King teksa thotë se “errësira nuk mund t'a largojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë këtë gjë”. Ata që flasin për moral e që kërkojnë të shohin vlera në martesën PS-LSI (e cila më shumë ngjan si tradhëti bashkëshortore) në rastin më të keq do të akuzohen se kështu i bëjnë nder regjimit, e në rastin më të mirë do të shihen si naivë. Si naivë që nuk i kuptojnë fjalët (ironike!) të Nolit: “S'ka si heroizma, edhe si idealizma, po kur dimër del behari, s'ka si zjarri”. Ndaj ky koalicion atipik (të natyrshëm e quajtën liderët!) do të përligjet. Pastaj do të lavdërohet. Sepse gjysmë rotacioni është më mirë se sa asgjë – edhe pse kjo rokadë e lë “mbretin” të pambrojtur.
Buka e pushtetit të nesërm do të ngopë stomakun e uritur të opozitarëve të sotëm. “Mjalti i Rilindjes” – edhe pse i denatyruar me substanca që shkaktojnë reaksione të padëshiruar – është pafundësisht më i ëmbël se sa zeheri i këtij regjimi plaçkitës, shkatërrues, vrastar. I cili duhet larguar me çdo mjet e mënyrë … që nuk i shkel parimet me këmbë. Përgjatë këtyre 8 viteve, përmes betejave të shumta e të drejta, falë sakrificave të panumërta, populli opozitar ka qënë si një udhëtar i lodhur e i uritur që endet në mesnatë. Simbioza PS-LSI, u kujdes t'i japë bukë këtij udhëtari të lodhur të mesnatës, por nuk ia hoqi atij dyshimet për agimin që po vonon.
Ndaj sot, në pritje të fitores së nesërme (është më e sigurtë thonë numrat!), ne gjendemi në funeralin e një ëndrre. E bashkë më të, qindra mijëra ëndërrimtarë të plagosur në shpirtin e tyre idealist ndihen jo më si robër lufte, por si robër të fitores. Ëndrra që politika të jetë e përgjegjshme, e moralshme, e pakompromistë, sot është e vrarë. (I ndjej të qeshin me mua, naivin, e t'më thonë se jam duke kërkuar për një virgjëreshë në një shtëpi publike). Ëndrra që një popull i lodhur dhe i munduar të mund të ndëshkojë me votë, të pastër e të papërlyer, këtë regjim, është sot e pamundur. Ëndrra që njerëzit të zgjedhin më të mirën e mundshme – dhe jo midis të keqes e diçkaje gri – është sot e zvenitur. Ëndrra që morali, e drejta, e mira të triumfojnë është sot e vdekur. Ajo gjallon vetëm ndër ëndërrimtarë...
Parimet morale i kanë humbur tiparet e tyre dalluese. Për njeriun modern, e vërteta absolute dhe gabimi absolut varet nga opinioni i shumicës – apo më keq akoma, nga shtypja feudale e pakicës. Sot jetojmë në një vend ku gjithçka relativizohet, e për rrjedhim asgjë nuk është e pajustifikueshme. Në përmbysjen tragjike të kësaj busulle morale ndikojnë fuqishëm edhe opinionistët. Ata që lëvizin studio më studio, e gazetë më gazetë, si një cirk shëtitës, i cili e merr të vërtetën dhe pastaj e relativizon, e shtrëmbëron, e përthyhen dhe transformon atë si të dojë. Kjo klasë që flet në emër të publikut, por që nuk e mbron interesin gjenuin të tij, vetëm sa i shplan trurin dhe i trullos njerëzit më gjysmë të vërteta, duke thelluar mesnatën e degjenerimit moral. Përjashtimet janë aq të paktë, sa vetëm e theksojnë këtë tendencë.
Në funeralin e një ëndrre, isha duke klithur së brëndshmi se kush do të na çlirojë nga zinxhirët e kësaj status quo-je mortore? Kush do ta marrë misionin historik e do flasë e veprojë pa frikë, por me këmbëngulje, në terma drejtësie dhe të vërtete duke ndezur imagjinatën e njerëzve e duke përflakur shpirtrat e tyre? Ndërsa unë pëshpërisja nën zë për këtë Moisi që do të na çojë në “Tokën e Premtuar”, funerali i ëndrrës u ndërpre nga zëri i brishtë, por i fuqishëm i Migjenit. Ai ende po bluante dilemën e përjetshme të njerëzimit: “Sokrat i vuajtur, apo derr i kënaqur”.
Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht. Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.
Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit.
Kështu foli Migjeni në funeralin e një ëndrre, ndërsa unë po prisja agimin të gjëmonte tinëzisht matanë muzgut, mirëpo ai po vonohej të shfaqej për syrin e rraskapitur në errësirë.
Comments
po ku jeton ti? per cilen

po ku jeton ti? per cilen opozite te moralshme po enderroje? ate te edi rames qe u majm me lejet e ndertimit? apo per kreshno spahiun qe u majm me 150 mije euro per cdo gjykates te emeruar e per cdo kriminel te liruar? apo per skender gjinushin qe u vinte gjoba 1 milionshe atyre qe i bente ministra nga partia e tij? Do me per opoziten e moralshme?

Por ama, asnjeri prej ketyre opozitareve, perfshire dhe lir meten, nuk kane vrare 4 njerez me duar ne xhepa ne bulevard. le te mblidhen gjithe hajdutet bashke e le ta heqin vrasesin. se hajdutet te vjedhin kuleten, por vrasesi te merr jeten!!!!!!

Te heqim Sali-Vrasesin nga
Te heqim Sali-Vrasesin nga karrigja ku ka ngulur thonjte. Te zhdukim njehere vrasesit pastaj te merremi me batakçinjte.
I nderuar artikullshkrues !

I nderuar artikullshkrues ! Une sinqerisht nuk arrij te kuptoj se si dhe ku i shikon ti endrrat ! Ne rast se po shkruan per te anatemuar Edi Ramen , ne dobi te Sali Berishes , ben gabim te madh ! Sali Berisha ne ndryshim nga Rama Nano apo qofte edhe Kokelopa (me kete fundit nuk ka shume ndryshime) eshte nje kriminel sadist , prandaj Shqiperia "dicka" fiton me zhdukjen e tij qofte edhe personalisht !

Persa i tako "endrres" . nuk e di ne cfare gjumi e ke pare apo ku fle ti ! Asnje me logjike elementare ne Shqiperi , nuk mundet te shikoje nga keto "endrra" ! Te pakten jo me protagoniste kete klase politike qe kemi ! Shqiperia nuk vuan per disa kile mish me teper , as per disa kile presh apo patate e domate ! Shqiperia , nga kjo klase politike , vuan se populli i saj nuk eshte sovran ! Nuk pyetet dhe nuk vendos per asgje e kete vend ! Ne Shqiperi sundon "partitokracia" ! E vura ne thonjeza , sepse prandaj "Partite" shqiptare jane inekzistente dhe sundohen totalisht vetem nga "njeshat" ! Pra , ne nuk kemi realisht as partitokraci ! Ne Shqiperi sundojne ato klane (sigurisht antishqiptare) qe kane zgjedhur "njeshat" , pra tre veta !

Endrrat populli mundet t'i shohe vetem kur e pyesin ate ! Kjo eshte arithmetike e klases se pare ! Prandaj levizjet e Rames neper Atdhe , per t'i treguar popullit se "cfare do populli" , apo perrallat "me Ed" se sa i zgjuar eshte Edi per te "zgjidhur" problemet e popullit , jane thjesht nje mashtrim ordiner !

Ndryshimet vijne me "fryme" shoqerore ! Udheheqesi qe e kerkon kete fryme "ve veshin " ta degjoje ! Por pike se pari degjon dhe organizon demokracine ne partine e tij ! Nepermjet organizatave te bazes dhe vendimeve te tyre , udheheqesi "mbledh frymen" e bazes ! Baza e transmeton "frymen" jo vetem nepermjet vendimmarrjeve por edhe nepermjet personave qe zgjedh pa nderhyrje nga siper ! Udheheqesi i "frymes" jo vetem nuk i diskuton , por i degjon me vemendje ! Kjo eshte minimalja brenda Partise se tij !

Por cila eshte pamja reale ? Ku i shikon ti zoteri endrrat ! A mund te vijme edhe ne fleme nje nate ne krevatin tend ? Aman te lutemi , ta paguajme ! Kemi edhe ne nevoje per endrra !

O Elvis me frymezimin e

O Elvis me frymezimin e pranveren si nje akuarel transparent e me trishtimin e urtesine e nje Plaku me knoqe. Shkrim i mrekullushem, o, shkrim plot zeherr e speca djegs. Elvis jem xurxell e mbone esell.

Artikullshkrues apo tjerres

Artikullshkrues apo tjerres llafesh! Nga kush prini ju artikullshkruesit e respublikes? Une prisja?! Kush jeni ju qe prisni, sikur vini nga plent tjeter?!

Ambasador Arvizu berri thirje "Act now", por siç duket ju shkrimtarucet dini anglisht vetem kur ju intereseon, ndersa kur ju duhet te veproni merrni penen dhe tirni llafe, vetem llafe dhe ju kerkoni te tjereve tua sjellin gjerat ne pjate. Pse nuk shkove te protestoje kur TopChanel e debuan nga pronat e veta, po per te vraret pse nuk proteston siç bejne ata qe duan te veprojne (nuk vritet njeriu se dikush do te mbaje karriken me çdo kusht), pse nuk protesopn per gerdecin, pse nuk proteston per çimimet qe po na marrin frymen, pse nuk proteston per shkodren qe permbytet sa here bie shi, pse nuk proteston per te rinjte qe vriten si dele rrugeve. Prisja thua; "Prit gomar, te mbije bar" thote populli!

Dmth ti po na thua se e para

Dmth ti po na thua se e para ti vete ke protestuar per te gjitha keto e ky qe ka bere artikullin apo ne te tjeret nuk protestojme per asnje. Ku e di ti? Apo meqe jane artikuj ne internet, futja ta fusim, shajme ke te mundemi. Ai e ka thene ne artikull qe Sala eshte e keqja me e madhe. Thjesht po vajton qe gjerat nuk jane sic duhet. E pse ju shqeteso kjo juve?

Une cuditem pa mase me

Une cuditem pa mase me konstatimet rreth poltikanve te sotem dhe situates aktuale. Kur vjen fjala tek numrat cuditem edhe mshume une. Sespe disa logaritare empirik shifrash, nuk lne dite ka thene n meda apo TV se koalicioni i "RILINDJA e 1Prillit" i ka numrat. Po cilet numra valle? Se po te nismi nga fakti i manipulinit te zgjedhjeve te 2009s, atehere llogaria e shifrave nuk dihet sic eshte pasi manipulime ka pasur bile te dokunetuara edhe nga partia e Nard Ndokes ne gjykate...Keshtu qe shifrat e 2009 duken jofaktike dhe te manipuluar. Por, si mund te logaritet e sotmja e votes popullore, me ate te 4 vitee me pare? Nuk paska pasur ndryshime ky elektorat ne 4 vjet? Kur korrupsioni dhe depotizmi shtetror arriti kulmit me ekzekutimin pa gjygj te 4 fakirve me duar ne xhepa? Nuk e di se cu thote truri atyre "specialisteve llogaritare" qe na dalin me numrate 2009s per te bere zhurme te kote...

Se sa te verteta ose jo jane

Se sa te verteta ose jo jane shifrat e 2009, duhet te te kishte bindur 2011 ku ne shkalle kombetare koalicionet dolen me diference gati identike. E ketu 10 vota me pak apo me shume ne Tirane nuk dallohen fare.

Po nqs nuk te ka bindur ajo atehere duhet te te bindi sjellja e Rames. Nqs besonte se i fitonte zgjedhjet, dhe 2009 nuk reflektonte vullnetin e zgjedhesve, atehere kurre nuk do ishte ulur ne gjunj para Metes. Po pikerisht se elektorati eshte i ndare si ne 2009 beri kete zgjedhje.

Tamam elegji per kete qe

Tamam elegji per kete qe ndodhi. Une jam pro autorit. Duhet te flasim e per moral, duhet te kemi nje busull, duhet tna vije keq qe gjera te tilla po ndodhin, sepse po nuk i patem keto, e po u drejtuam vetem nga numrat do behemi me te vrazhde e politika do i largohet gjithnje e me shume qellimeve per te cilat eshte krijuar.

Zoti Plaku që të kemi një

Zoti Plaku që të kemi një opozitë të moralshme duhet të kemi një shoqëri të moralshme dhe kjo e jona ç'do gjë mund të jetë por e moralshme nuk është dhe në vënd të përpiqemi që ta bëjmë të tillë bëjmë të kundërt vëmë shkarpa nëpër rota që të mos eci

Reagimi i shoqerise keto dite

Reagimi i shoqerise keto dite tregoj se ka moral boll.

E kane thene te tjere e po e them dhe une, paaftesine e Rames per te fituar ndaj Berishes mbas qeverisjes skandaloze 8 vjecare mos ja vishni shoqerise. Shoqeria paska qene e pabindur se Rama vertet perfaqesonte Rilindjes sic pretendonte. Mbas kesaj zgjedhje te tij del se shoqeria kishte te drejte, dhe Rama vertet nuk perfaqeson asgje pervecse deshires per pushtet te tij.

Sic thote nje komentues me siper, kur ky nuk morri parasysh fare bazen, kur tregoi sa autoritar ishte ne kete vendimmarrje, ne fakt nuk ka asnje garanci qe neser do jete me i mire e me moral.

Shoku Vis, mendoj qe kur

Shoku Vis, mendoj qe kur behet nje artikull i tille duhet te shkruhet nga dikush qe eshte i jeanshem, qe nuk sheh me sy te verber e te ndikuar po aq sa te pushtetareve.

duhet te analizoje me xhakftohtesi dhe jo menjehere te etiketohesh si opozitare sepse keshtu humb 50% te popullit. Kjo opozite ska asgje me shume se pozita, nje kryetar mohues te familjes, drogaxhi e shume te tjera, apo depudetet qe ka trafikante me emer. ndaj ata qe ti si njeh, mo i bej "mjalte i embel" se do te dalin i hidhur.

rrespekte nga nje shok i yti

Enderr per endrrimtaret pasi

Enderr per endrrimtaret pasi ne te tjeret e dime qe edhe video Meta-Prifti ishte per ti treguar se sdine me vjedh si Ps-istat

Visi shkrimi shume i mire.

Visi shkrimi shume i mire. Ndjenjat e cdo shqiptari te ndershem, qe moralin e ka akoma mates te suksesit, jane shprehur me mendime te qarta. Me shume si ti paste Shqiperia.

Artikullshkruesi ka te drejte

Artikullshkruesi ka te drejte ne opinionin dhe anlizen e tij per pmoralshmerine e politikes shqiptare. Jo se kjo aleance nuk eshte e dobishme ne planin afatshkurter - perkundrazi ajo mund te jete nje produkt pragmatik mbase edhe i detyruar.

Por autori ben requiem te nje enderre - te enderres se Shqiperia do te kete ndonjehere drejtues te moralshem.

A nuk eshte z. Rama qe nxorri shprehjen e tij lapidare (dhe shume te drejte) "atdheu i maskarenjve". Me kete shprehje ai morri me vete bajrakun moral; per fat te keq ai sot e pohon me gojen plot se nuk eshte aspak me lart se atdheu i maskarenjve.

Nje nga lexuesit e ketij artikulli komenton se z. Meta nuk vrau njeri ne mes te bulevardit. Kush vret njerez ne mes te bulevardit nuk del kurre ne shesh. Ajo qe del ne shesh eshte se 4 njerez u vrane nen syte e qeverise dhe nga armet e saj: kush ishte dhe vazhdoi te mbese pjese e asaj qeverie merr pergjegjesite e antaresise ne te dhe te shoqerise te keqe me te cilen kaloi kohen. Kush rri me vrasesit dhe mbulon vrasjen eshte po aq fajtor sa edhe vrasesi.

Personalisht nuk kam patur asnje iluzion tek z. Rama qe nga momenti kur ai ndryshoi Kushtetuten shume te ekuilibruar te 1998 per ti dhene me shume pushtet fituesit te zgjedhjeve te ardheshme (qe ai mendonte ti fitonte vete). Por qe nga ai moment nuk ka asnje prove kaq te padiskutueshme sa kjo e sotmja qe Shqiperia nuk vuan as per qeveritare, as per VIP-a te vetdeklaruar si 'elitaret' e vendit tone te keputur. Shqiperia vuan per autoritete morale te cilet te mos kene nevoje per paturpesine tradicionle shqiptare te shikojne ne sy njerezit kur flasin per moral dhe nje te ardhme me te mire.

Z. Plaku sinqersiht

Z. Plaku sinqersiht faleminderit per kete shkrim te hskelqyer!

Add new comment