Ka ende njerëz që bezdisen prej anti-berishizmit

Në bisedën që u zhvillua mes gazetarësh në studion e Zhejit, si dje një javë më parë, pata një karfosje me Pekën, gazetarin që jemi mësuar ta shohim si moderator në talk-shown e vet, por që kohët e fundit është shfaqur dhe si opinionist TV-je. Njerëzit e stafit të televizionit Neës 24 e kishin zbardhur një copë këtu e një copë atje bisedën e zhvilluar, dhe disa të përditshme e kishin publikuar të plotë këtë version gjysmak. Nuk është se lexuesit e gazetave kanë humbur ndonjë gjë të madhe (ishte thjesht një shkëmbim batutash pa ndonjë përmbajtje kushedi se çfarë), por mua ai versioni “përtac” më sillej dhe si version i belbët, ku frazat ishin të gjymtuara e të palidhura më njëra tjetrën, e ku mesazhet dilnin si mos më keq.
Por nuk është ky nënvizimi që më intereson, sidoqë e kisha merak ta thoja. Më intereson diçka tjetër. Mes të tjerash, Peka më tha se “unë jam kritik me Berishën, ngaqë Berisha nuk ma var siç ua var kolegëve të mij”. Nuk pretendoj se citimin mes thonjëzave e kam sjellë gërmë për gërmë, por thelbi i idesë së Pekës është pikërisht ky që del nga kjo frazë, që është një nga më banalet që më kanë dëgjuar veshët prej atyre kolegëve apo prej ca të tjerëve që kanë dashur të shpjegojnë në mënyrë idhnake anti-berishizmin tim (edhe në komentet e internautëve nuk gjen të tilla xhevahire).
Mos u trembni, megjithatë! Nuk kam ndërmend të ndalem tek debati me Pekën. Dua të ndalem gjetkë, dua të ndalem tek shpjegimi që i bëhet anti-berishizmit tim, të cilin një koleg tjetër, Alfred Lela, e quante në një shkrim të publikuar në Mapon e djeshme “një epsh në dukje i pashërueshëm”, e “nganjëherë i pashpjegueshëm”. Ai kufizohej me këto etiketa, e nuk përpiqej t’i bënte ndonjë shpjegim anti-berishizmit tim; në shënimin e vet merrej me tjetër gjë; merrej me problemet që më hap mua aleanca e qelbësirave, e cila tani ka nevojë për marketing politik.
Po të ish menduar pak më gjatë, s’do duhej të kish hyrë në këto ujra. Do duhej ta dinte pra se nuk është zanati im marketingu. Atë ua kam lënë të tjerëve, që dinë ta bëjnë mirë. E nuk janë të paktë. Zanati im është kritika. S’do mend, edhe kritika ime ndaj berishizmit, të cilën ca e ca e shohin si fiksim timin, si epsh (!!!), si një gjë të pashpjegueshme, si makth, apo ku di unë.
Po shpjegohem, ndonëse e di që herë pas here do kem nevojë të rishpjegohem. Gjërat lëvizin e ndryshojnë, dhe gjithmonë ndodh që çfarë është evidente për mua, nuk është e thënë të jenë evidente për të tjerët. Kaq gjë e kam mësuar mirë në këtë botë, dhe është kjo arsyeja që unë nuk tronditem që Peka, Lela, etj, nuk shohin çfarë unë shoh, e nuk shqetësohen për çfarë unë shqetësohem. Kam mësuar pra në këtë botë që opinionet që ne shprehim e qëndrimet që ne mbajmë janë të diskutueshme, dhe shyqyr që e kam mësuar kaq gjë, pasi ndryshe as që do t’u jepja dorën, në mos do t’u futesha me grushte (po të kisha fuqi, kuptohet) atyre që s’bien dakord me qëndrimet e mija; shpresoj të mos e bëjnë këta të fundit me mua.
Megjithatë, edhe pse opinionet e qëndrimet janë me përkufizim të diskutueshme, në debatin që bëjmë me njëri tjetrin është mirë t’u mbahemi ca parimeve, vlerave apo të vërtetave të përbashkëta, gjë që do të na bëjë që herë pas herë të kemi të njëjtat shqetësime. Është e mundur kjo gjë? Po, është, nëse ne besojmë të gjithë njësoj tek, fjala vjen, transparenca e standardi etiko-moral në qeverisjen e vendit, demokracia, shteti i së drejtës, etj. E duke pasur shqetësimin për këto të fundit si kriter të vlerësimit të politikanëve, të bëmave e “ideologjisë” së tyre, kam arritur të vë re fare kollaj që nuk ndahem me kritikët e mij lidhur me socialistët, me Edi Ramën, me Ilir Metën, me klasën politike në përgjithësi (me pak sfumatura të ndryshme, na puqen qëndrimet për të gjitha këto çështje); ndahem veç kur vjen puna tek berishizmi, të cilin unë e shoh si problemin më të madh (bazuar tek kriteret e mësipërme, gjithnjë), ndërsa kritikët e mij, edhe kur nuk e thonë, e shohin si të vetmen zgjidhje të problemeve që kemi. Siç shihet, hendeku është i madh, dhe i pambushshëm, dhe ky hendek vjen prej formimeve të ndryshme politiko-kulturore.
Është një hendek që unë e kam vënë re në shumë rrethana. Më e para rrethanë që më vjen në mendje, teksa bëj arsyetime të tilla, është 21 janari i vitit 2011, kur në bulevard, ditën me diell e nën vështrimin e kamerave të pabesa televizive, u vranë nga Garda e Republikës katër vetë të pafajshëm, të parrezikshëm, të pambrojtur; u vranë pas një proteste të dhunshme, e të organizuar për të qenë e dhunshme (këtë nuk po e them tani për t’u dukur i balancuar; e kam thënë qysh në fillim); por u vranë me një logjikë banditeske, në fillim me synimin që vrasjet të shiteshin si vrasje të kryera nga vetë opozita, e më pas të motivuara si mbrojtje ndaj një grushti fantomatik shteti të planifikuar në detaje butaforike, deri tek paisja e protestuesve me thika me helm, me stilolapsa-pistoletë, me çadra-automatikë, etj.
Tani, disa kritikë që në atë rrethanë nuk thanë qoftë dhe një fjalë qortuese për vrasësit e urdhëruesit e tyre kanë zënë të shtrojnë pyetjen: Ç’do bëhet me 21 janarin pas aleancës Rama-Meta? Personalisht, nuk e di. Nuk do ta dija, në fakt, edhe sikur PS-ja t’i fitonte e vetme zgjedhjet përballë Metës e Berishës. Nuk do ta dija pasi, së pari 21 janari është një problem i sistemit të drejtësisë, dhe ky sistem ka dhënë shenja se vuan rëndë, shumë rëndë, nga korrupsioni, dhe së dyti jam i sigurtë se Rama 21 janarin e ka në plan të dytë; në plan të parë ka pushtetin, pushtetin, pushtetin. Po unë? Unë vetë do kërkoj vazhdimisht që drejtësia të flasë ashtu si duhet lidhur me atë ngjarje, dhe nuk besoj se ndokush mund ta vërë në dyshim këtë gjë.
21 janari është për mua momenti që ndan botën më dysh, por duhet thënë se berishizmi ka ekzistuar përpara se të vinte 21 janari; nuk është 21 janari që e bëri berishizmin; është berishizmi që e bëri 21 janarin. Dhe berishizmin mund ta shihje edhe para, edhe pas 21 janarit në përpjekjen e pamaskuar dhe harbute për të marrë nën hyqëm tërë vendin, për të shtënë në dorë të gjithë ngrehinën shtetërore, të gjitha administratën, të gjitha institucionet, të gjitha pushtetet, aq sa erdhi një moment kur Berisha mund të thosh pa frikë se “l'état, c'est moi”.
Është Rama po kaq rrezikzi? Unë besoj se jo, s’ka gjë se në terma të korrupsionit nuk vë re asnjë ndryshim mes tyre. Por edhe në më daltë ndryshe, unë do të jem këtu për të bërë gazetarin kritik ndaj qeverisë. Dhe të tjerët, nëse s’kanë punë tjetër, le të më ndjekin se si “i kam kapur armët kundër qelbësirave” e le t’më kqyrin “djersët që do të më kullojnë” po njësoj (frazat në thonjëza janë të Lelës).
Shqip
Comments
Zoti Nano, Thoni se Rama "në

Zoti Nano,

Thoni se Rama "në plan të parë ka pushtetin, pushtetin, pushtetin. Dhe vazhdoni me "Është Rama po kaq rrezikzi? Unë besoj se jo, s’ka gjë se në terma të korrupsionit nuk vë re asnjë ndryshim mes tyre."

Nuk po kuptoj me tani "Luften" tuaj per te hequr nje te korruptuar dhe per te vene nje tjeter qe qenka po aq i korruptuar dhe po aq i fiksuar pas pushtetit....? Po e beni kete qe te dukeni i besueshem tek lexuesi...? Keto gjera mund ti besojne VETEM ata qe duan ti besojne. Por per ata nuk keni pse e harxhoni kohen dhe baterine e Laptop-it.

Robert mos bej si kur je
Robert mos bej si kur je moralist se ne fakt je salist. Rama nuk eshte si sala pavarsisht se ju gjith diten leshoni akuza qe ta ngjasoni me salen tuaj te dashur.
Ai eshte shpresa qe kane shqiptaret per te ecur para. Alenca me meten eshte taktike per te hequr stalinin nga pushteti. Nuk na kompleksoni dot ju salistet e qelbur duke na treguar perralla per moralin.
C'jane keto budalliqe qe

C'jane keto budalliqe qe keput dhe ti Nano. Rama do pushtetin, pushtetin, pushtetin. Rama vertet e do pushtetin por e do per te bere shtetin dhe 21 Janarin do ta coje ne vend. Dhe urdheruesit e vrasesit do ti coje para drejtesise. Mbaje mend e do flasim bashke perseri.

O Rilind!... Nga ke rilindur

O Rilind!... Nga ke rilindur ti?!...

O Muci, pse merresh me Peken,

O Muci, pse merresh me Peken, i cili e shumta eshte i denje per te drejtuar ndonje kope me dhi, biles as si cjap nuk e shof.

Inferioriteti eshte nje e keqe qe shumica e shqiptareve duan ta sherojne me pushtet e para te vjedhura. Por e di si thote nje fjale? "Askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te kaluaren e tij"

Zoti Nano une besoj dhe uroj

Zoti Nano une besoj dhe uroj qe ju as qe duhet te shqetesoheni nga deklaratat bajate te gazetareve te tille si Peka...une nuk i quaj gazetare keto [deleted], keto jane servile e [deleted] dhe arsyetimet e opinionet e [deleted] i bejne gjithmone brenda kornizes se tyre; servilizmit dhe [deleted], jane masa gelatinore pa forme fare te cilet krimineli berisha i perdor si te doje. une mbeshtes plotesisht anti-berishizmin tuaj dhe do te luftoj deri ne vdekje qe monstra kriminele, mafioze hajduti e vrasesi berisha te zhduket nje here e mira nga skena politike dhe te jape llogari deri ne nje per krimet e kryera dhe per demet e pa llogaritshme qe i ka sjelle ketij vendi duke e degjeneruar e turperuar akoma edhe me shume e duke ja kaluar ku e ku diktatorit komunist, babit te tij shpirteror Enver Hoxhes.

Po zoti Nano ka dhe janë 30%

Po zoti Nano ka dhe janë 30% të shoqërisë që mbështetë këtë llojë qelbësire dhe kur një % kaq e madhe e shoqërisë mbanë erë qelbësirë ç'farë mund të presësh

Muci ke te drejte. Ata qe

Muci ke te drejte. Ata qe mbrojne nje individ qe per te mbrojtur pushtetin e vet i ve zjarrin vendit, vret te pafajshem nuk jane qenie njerezore qe tu kushtosh vemendje. Keshtu qe mos e vri shume mendjen dhe mos ua var shume ketyre jashteqitjeve. Ndersa per gjykimin 21 Janarin sjam dakort me ty. Sipas mendimit tim Edi Rama eshte i fiksuar pas 21 Janarit, dhe e ndjen veten pergjegjegjes qe nuk mundi te mbronte ata te pafajshmit qe vrane bastardet atje. Keshtu qe po e mori pushtetin Sala bashke me Lulin qe qesh kane per ta paguar shtrenjte. Nuk thote gje per burgje e denime eshte e vertete dhe per mendimin tim duhet vleresuar, por sic thote nje shprehje popullore, ruaju nga ai qe nuk flet (thenia popullore eshte ndryshe po mua keshtu me pelqen ta them).

Z. Nano, nëse i fiton

Z. Nano, nëse i fiton zgjedhjet koalicioni me PS a nuk do i marrë të gjitha pushtetet në të gjitha nivelet? Kushdo që të fitojë, do fitojn partitë e politikanët, e jo shqiptarët dhe Shqipnija. Do e shohim...

Anti-Berishiziem do te thote
Anti-Berishiziem do te thote te jesh me kundershtaret e tij qe jane njelloj si ai, ose afer tij. Ti i nderuar z. Muc, i sherben shpures se majte, prandaj edhe une jam nder te pakenaqurit me ate cka thue. Shqipetaret duhet te jene te gjithe kunder ketij establishmenti te korruptuar qe edhe kete rotacion e beri me marreveshje e mirekuptim se jane plehra te te njejtit haur. Keshtu si shkruan ti mendon se te heqesh nje qelbesire e ta zevendesosh me nje tjeter eshte mire. jo more zotni, duhen hequr te gjithe keta plehra dhe sherbetoret e tyre qe me mirekuptim ose cektesi dhe pa e kuptu i sherbejne ngordhesirave te pangopura.
Add new comment