Çfarë e motivon partizanllëkun tim për rotacionin?

Sot më erdhi në shtëpi personi që ndërron një herë në 3-4 muaj bomblën e gazit të sobës. Kam krijuar një farë afërsie me të dhe, sa herë vjen, më bën pyetje rreth zhvillimeve politike, për të zhbiriluar diçka më tepër se sa ka dëgjuar publikisht. (Kjo më ndodh shpesh me njerëz që i njoh relativisht pak). Ndërsa sot, ndërruesi i gazit më bëri një pyetje krejt personale. “Kam qenë në shtëpitë e shumë personave publikë dhe mund të them se i kanë shumë më luksoze se e jotja – përjashtim bën vetëm Mark Marku” – tha ai dhe shtoi, “Po ti a do t’kapësh ‘ndonji gjo’ kur t’fitojë Edi Rama?”
Në fakt, ndërruesi i gazit nuk është i vetmi që ma ka bërë këtë pyetje – ma kanë bërë edhe miq e të afërm që më njohin qysh në vegjëli. Madje, në një formë më të sofistikuar, ma ka bërë edhe Roland Qafoku në studion e tij televizive. Dhe jam i bindur që kjo pyetje u bëhet edhe analistëve/opinionistëve të tjerë që kanë qenë kritikë ndaj Berishës në këta 8 vjet.
Dhe ky, mendoj, është një problem i madh për shoqërinë shqiptare. Kur shumica dërrmuese e anëtarëve të shoqërisë mendojnë se çdo veprimtari publike duhet të ketë si synim përfitime private dhe jo shërbimin ndaj publikut, është tejet e vështirë të gjenden mjaftueshëm njerëz të ndershëm e të përkushtuar për të punuar në administratën publike apo në mediat private, të cilat, edhe pse private, duhet t’i shërbejnë publikut.
Miqtë e të afërmit e mij e kanë të vështirë ta kuptojnë sesi mund të jem i kënaqur të vazhdoj deri në pension punën që bëj prej 15 vjetësh për një institut studimor, kur mund të synoj një post “të majmë” në administratën e ardhme Rama -- si shkëmbim për atë që e quajnë nder që i kam bërë atij deri më sot.
Në fakt, unë nderin ua kam bërë atyre dhe, shpresoj, edhe shumë të tjerëve – jo Ramës. Dhe do të vazhdoj t’ua bëj nderin edhe pasi Rama të bëhet kryeministër (në qoftë se bëhet), duke e kritikuar atë dhe duke qënë përsëri partizan i rotacionit të rradhës pas 4 vjetësh. Sepse unë, si disa kolegë të tjerë të medias, kam qenë gjithnjë partizan i rotacionit – edhe kur në pushtet ishte Ramiz Alia, edhe kur ishte Berisha I, edhe kur ishte Nano, edhe tani që është Berisha II.
E di që fjala rotacion ka konotacion të keq këto ditë, por unë mbetem një partizan i palëkundur i tij -- për arsye që i kam shpieguar në shkrime të mëparshme. Tek lëvizje alla Beppe Grillo, të cilat më pas kthehen në parti, nuk kam besim. Në rastin më të mirë, ato sfidojnë status kuonë, por nuk ofrojnë ndonjë alternativë konkrete qeverisëse. Ndërsa në rastin më të keq, ato uzurpohen nga demagogë që kthehen në autoritarisë. (Këtë rastin e keq e kam provuar vetë, in personam, kur mora pjesë në Lëvizjen e Dhjetroit 90).
Pasi Edi Rama të bëhet kryeministër, e di që disa nga njerzit e mediave që sot janë kritikë ndaj Berishës, do ta bëjnë kapërcimin e ylberit publik, për të patur përfitime private. Gjithashtu e di që disa nga njerzit e mediave që sot mbrojnë Berishën me furi, nesër do të bëhen përkrahës të vendosur të Kryeministrit Rama (kuptohet, në qoftë se bëhet kryeministër, sepse përndryshe, do ta groposin mediatikisht). Ndërsa unë do të vazhdoj të jetoj në shtëpinë time modeste dhe do të ngas makinën time modeste, e cila s’ka nevojë të krahasohet nga ndërruesi i gazit me makinat e të tjerëve – duket vetë ajo.
Dhe shpresoj që, ndër kolegët e mij, të kem nesër disa shokë në betejën opozitare ndaj Kryeministrit Rama...
Comments
te besh opozitarin e

te besh opozitarin e perjetshem eshte e veshtire Zaloshnje, nuk jam as per opozitarin e tipit Lubonja por mendoj se don te krijosh nje prototip, apo e kam gabim?

lubonja eshte partizan i

lubonja eshte partizan i beppe grillos, kurse zaloshnja, me sa e kam lexu une, eshte pertizan i te keqes me te vogel, qe kur te vije ne pushtet, prape duhet kritiku, per tu zevendesu nga nje e keqe edhe me e vogel, e keshtu me rradhe...

Atehere, perse duhen gjykuar

Atehere, perse duhen gjykuar ata qe kapercejne ylberin sa here nderrohet pushteti, z.Zaloshnja? Ne fund te fundit, nuk kemi kritere per t'i gjykuar, nese nuk veme ne perdorim ato moralet(qe ju i keni hedhur poshte se fundmi, si jofunksionale dhe te padobishme). C, kuptim ka te qendrosh ne jeten tende modeste me makinen tende modeste, kur arsyeja dhe morali nuk vlejne me si orientues per vendimmarrjen ne jete? Felinet e Serengetit kane nje perqasje me te mençur ndaj jetes, meqe vrasjet e ndergjegjes nuk i mundojne edhe aq: shqyejne mish aty ku e gjejne. Me kete logjike, duhet te rendesh edhe ti te shqyesh nje cope, meqe asnje konsiderate morale nuk te ndalon. Apo na sugjeron t'i perdorim nga pak te dyja: edhe te rendim te shqyejme ndonje cope, kur vertet eshte e nevojshme dhe na gerryejne zorret per te ngrene(23 Qershor), edhe te rrime te shesim dengla moralistesh dylekesh online, pasi te kemi mbushur plencin(marre pushtetin)?

Kjo puna e intelektualit Z.Zaloshnja, nuk eshte pune part time, ashtu si e shoh une. O je, o s'je i tille, dhe s'mund te presesh rotacionin per te thene te verteten, nese pretendon se ke diçka per te thene . Nese eshte e dhimbshme dhe e paleverdisshme ajo qe te duhet te thuash, nje forme ndershmerie do te ishte edhe heshtja, fikja e celularit, largimi me pushime ne ndonje ishull te larget ku nuk te arrijne valet e televizorit, ne menyre qe kur te kthehesh, te kesh mundesi te thuash njerezve qe ke qene duke shkruar nje liber.

Njerezit e kane te veshtire te mesohen me idene qe asnje urdherese, ndalim, norme morale nuk ka vlere ne vetvete; ne jemi rritur me mendimin qe te vjedhesh eshte pune e keqe, te genjesh eshte pune e keqe, te vrasesh s'eshte gje e mire, dhe fakti qe ndonjehere ndokush nderhyn ne matesin e rrymes per te mos paguar, nuk tregon qe ai beson qe vjedhja eshte nje gje e mire; ai thjesht po perpiqet te mbijetoje ne nje shoqeri barbaresh. Ajo qe keni disa dite qe po na sugjeroni shkon pertej kesaj logjike ballkanike: Jo vetem qe hajdutit i lejohet te nderhyje ne matesin e rrymes, por ai duhet te besoje, fondamentalisht dhe pikesepari, pa piken e vrasjes se ndergjegjes, qe kjo eshte e drejte. Ju kete po na kerkoni tash sa dite: Jo vetem ta bejme koalicionin; ne duhet te besojme qe kjo eshte nje gje e mire. Kjo per mua eshte drejtesi e miresi felinesh. Keta feline miredashes koalicioniste, pasi te kene shqyer ate mish qe ka lene krokodili Berisha, do te shqyejne njeri tjetrin, mbaje shenim kete. Dhe rotacioni per te cilin ti thua se do te jesh partizan pas 23 qershorit, ka gjasa te ndodhe me shpejt se sa mendon, mbase brenda vitit te pare te qeverisjes. Dhe per ne socialistet, qe nuk e kushtezojme aprovimin apo kundershtine tone me ndonje vend pune ne administrate apo pozicion ne lista zgjedhore(nuk e di per ju intelektualet) ky variant, me thene te drejten, nuk eshte me i miri i mundshem.

Shkruhet ne artikull:"Dhe ky,
Shkruhet ne artikull:"Dhe ky, mendoj, është një problem i madh për shoqërinë shqiptare. Kur shumica dërrmuese e anëtarëve të shoqërisë mendojnë se çdo veprimtari publike duhet të ketë si synim përfitime private dhe jo shërbimin ndaj publikut, është tejet e vështirë të gjenden mjaftueshëm njerëz të ndershëm e të përkushtuar për të punuar në administratën publike apo në mediat private, të cilat, edhe pse private, duhet t’i shërbejnë publikut."
bard, duhet te kishe pare

bard, duhet te kishe pare filmin lincoln, para se te shkruaje kete koment te gjate filozofik. lincolni i famshem korruptoi me para ne dore dhe me poste disa kongresmene, qe te kalonin amendamentin kushtetues qe ndalonte skllaverine e zezakeve te jugut (qellimi justifikon mjetin). e pse ne "zezaket" shqiptare te mos shpetojme nga skllaveria e skllavopronarit sali, nepermjet rotacionit qe thote zaloshnja?

motivet e atyre qe japin

motivet e atyre qe japin opinione publike jane te rendesishme, sepse kur motori i opinioneve eshte interesi privat dhe jo ai publik, opinionet mund te jene malinje. zaloshnja mire ka bere qe e ka bere te qarte motivimin e opinoneve te tij, sepse edhe une kam patur dyshime rreth ketij partizanllekut te tij te forte per rotacionin. ndersa ne lidhje me ate qe ai do te mbetet partizan i perjetshem i rotacionit eshte e drejta e tij. dikush mund te kete opinionin se vetem socialistet mund ta qeverisin mire kete vend. dikush tjeter mund te kete opinionin se vete demokratet mund ta qeverisin mire kete vend. dikush tjeter mund te doje te prese si godone beppe grillon qe thote zaloshnja, ndersa ai mendon se asnjera nga keto nuk eshte me mira per vendin, por rotacioni periodik eshte. te gjitha kane te drejten e opinionit te tyre. edhe ti bard.

z. Zaloshnja, Personalisht

z. Zaloshnja,

Personalisht nuk kritikoj idene e rotacionit, por menyren e perqasjes ndaj opozites "do te jem kritik pas 23 qershorit". Nese ka gjera qe nuk shkojne nuk eshte nevoja t'i permbahemi tabuse se duhet kritikuar vetem kush eshte ne pushtet dhe jo opozita.Psh. ka pasur shume ngjarje brenda PS ku Edi Rama eshte treguar tejet autoritar edhe me keq se Berisha, apo kur Erion Veliaj eshte kritikuar disa here nga baza e te rinjve per disa sjellje te tij jo shume ortodokse, por per fat te keq ne faqet e respublica.al nuk eshte shkruar asnje rrjesht . Si gazetare edhe pse te pozicionuar majtas (z. Nano docet) qe duhet te pasqyrojne te verteten, a ju duket nje qendrim i ndershem ndaj publikut?

Te kritikosh PS-ne nuk do te thote medoemos te jesh berishist apo bathorist, malok etj. por edhe te hedhesh drite ne ate cfare nuk shkon brenda saj. Debati konstruktiv eshte baza e demokracise, ndersa qendrimet e tipit "kush nuk eshte dakord jashte" alla Grillo cojne ne kahun e kundert te saj.

c'jeni fry n'tajare ju

c'jeni fry n'tajare ju komentuesat e revoltum moraliste. me mire xhelati i 4 viktimave me dur n'xhepa, apo ca hajdute? mire e ka zaloshja, t,na iki ky maloku, se s'durohet edhe nje here te trete. ed rama o kryeqytets t'pakten

Per moralin tuaj ne nje

Per moralin tuaj ne nje shoqeri amorale e mora vesh sakte Zaloshnja. Dhe per rotacionin jam dhe une dakort si koncept pasi nuk kam 'qark te shkurter me politiken' mbase nga natyra a aresye te ndryshme. Po juve cfare ua motivon kaq shume partizanllekun e rrotacionit amoral ?!

zaloshnja ta ka dhene

zaloshnja ta ka dhene pergjigjen se cfare e motivon per partizanllekun e rotacionit (lexo me poshte). rendesi ka qe te mos motivohet nga interesi personal. ndersa per arsyet pse e do me ngulm rotacionin (qe i ka shjellu dje a pardje), une s'jam dakord me te. por kjo eshte pune tjeter, tutti gusti sono justi...

"Në fakt, unë nderin ua kam bërë atyre dhe, shpresoj, edhe shumë të tjerëve – jo Ramës. Dhe do të vazhdoj t’ua bëj nderin edhe pasi Rama të bëhet kryeministër (në qoftë se bëhet), duke e kritikuar atë dhe duke qënë përsëri partizan i rotacionit të rradhës pas 4 vjetësh."

Zaloshnja,si paradhenie po te

Zaloshnja,si paradhenie po te them se kam shume respekt per ty,je nga penat e pakta qe i lexoj nga fillimi ne fund,dhe jam plotesisht dakort qe shume politikan ne Shqiperi jan bere te pasur ne saj te politikes.E vetmja gje qe nuk me bind eshte se, ti me nje PHD amerikane dhe i punesuar ne nje institut kerkimesh amerikane (sic thua) dhe banues na Shqiperi ne nje kohe qe rrogen e ke te nivelit amerikan(minimalja simbas mendimit tim jo me pak se 70 mije dollar ne vit) dhe thua se bej nje jet modeste,kjo nuk me duket bindese.Shokut tend Selamit ja mori gruaja dhe shtepine dhe paret dhe ju be peshqesh te vellait,prandaj i lepiu bythen Saliut dhe erdhi te behet politikan qe te kapi ndonje gje,kurse ti me duket e cuditshme qe te besh nje jet modeste.Un kam 5 vjet me pak se ti ne USA 15 dhe kam bere pune te rendomta me gjithe gruan,por fatmiresht kemi dy shtepi te shlyera(natyrisht te blera 13 vjet me pare kur cmimi ishte shume me i ulet) qe me cmimin e sotem i bejne 400 mije dollar plus pensioni ketu dhe atje, dhe me keto pare po te rikthehem ne Shqiperi nuk mendoj se do beje nje jet modeste.

Po pse mer njerez, kaq te

Po pse mer njerez,

kaq te ngeshem jeni qe merreni me Zaloshnjen?!

Ai ka krijuar PD-ne, familiarisht ndaj dhe cdo kater vjet ben autoritike per humbjen e saj!

Add new comment