E keqja më e vogël

Para zgjedhjeve të vitit 2005, maksima “Të pranojmë të keqen më të vogël” përdorej shpesh në mediat dhe kafenetë shqiptare, kur krahasohej qeverisja e atëhershme e Nanos me qeverisjen e pritshme të Berishës. Dhe kjo maksimë sulmohej nga disa opinionistë të pavarur, prej një pozite morale që s’kishte të sharë. Sipas tyre, edhe kur personat në krye të pushtetit ndërrohen në Shqipëri, simbioza e oligarkëve të biznesit dhe mediave me politikanët e fuqishëm mund të ndryshojë pak në formë, por mbetet e njëjta në substancë. Dhe kjo përbënte të keqen më të madhe për ata opinionistë.
Në fakt, 22 vjetët e fundit ofrojnë mjaftueshëm shembuj lokalë e kombëtarë që i sjellin ujë të bollshëm këtij mulliri të argumentimit. Por historia e zhvillimit të një vendi ofron gjithnjë një “por” pas argumentimeve të tilla. Kështu, 22 vjetët e fundit na japin edhe shembuj që tregojnë se ndërrimi i personave në krye të pushtetit ka sjellë një hop në zhvillim, pavarësisht se sistemi nuk është ndryshuar rrënjësisht.
Me ngjitjen e Ilir Metës në postin e kryeministrit në vitin 1999, korrupsioni, klientelizmi dhe lidhjet e errëta të biznesit me politikën e mediat nuk u zhdukën, por Shqipëria njohu një rritje ekonomike të admirueshme në ato vite. Dhe ndërkohë, autostradat e superstradat filluan të shtrihen shumë përtej urës së Limuthit, vendit ku kishin ngecur deri atëherë.
Gjithashtu, ardhja e Ramës në vitin 2000 në krye të Bashkisë së Tiranës, vërtet nuk e bëri këtë të fundit Kopenhagen, por hapi rrugën për një bum të paparë ekonomik të kryeqytetit. Dhe së fundi, ikja e Nanos dhe ardhja e Berishës në pushtet në 2005-ën nuk ishte thjesht vazhdim i status-kousë.
Meqë ardhja e Berishës në pushtet është më aktuale, le të merremi pak më gjatë me të. Së pari, ajo shënoi transferimin e parë paqësor të pushtetit me zgjedhje normale, qysh nga themelimi i shtetit shqiptar. Dhe për një vend që synon të adoptojë sistemin demokratik të qeverisjes, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa vetë alfa e sistemit - transferimi paqësor i pushtetit me zgjedhje normale.
Më tej, pavarësisht se simbioza politikë-biznes-media vazhdoi lulëzimin nën hijen e Berishës, gjërat nuk mbetën njëlloj si në kohën kur qeveriste Nano. Kështu, në mandatin e parë qeverisës të Berishës, edhe pse buxheti i shtetit mbeti në nivelin 28-29 përqind të Produktit të Brendëshëm Bruto, raporti mes investimeve publike dhe shpenzimeve operative u përmirësua ndjeshëm.
Gjatë qeverisjes së Nanos, investimet publike mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit, ndërsa gjatë mandatit të parë të Berishës, kapën edhe nivelin 33% të buxhetit në vitin 2008. Dhe investimet, sado që mund të shpërdorohen gjatë tenderimeve, trupëzohen në objekte që kanë jetë të gjatë. Ndërsa shpenzimet operative treten në xhepat e zyrtarëve, në serbatorët e makinave shtetërore, në impulset e celularëve, etj. etj.
Por, a duhet të kënaqemi me sukseset e pjesshme të shkuara të Metës, Ramës, e Berishës, ndërkohë që oktapodi politikë-biznes-media ka vazhduar të majmet nën hijen e tyre? Mendja ta do se shumica e shqiptarëve do të dëshironte një sistem puritan politiko-ekonomiko-mediatik, të bazuar në meritokraci dhe ndershmëri (të ngjashëm me të Danimarkës, për shembull). Por e keqja është se historia botërore ka treguar që rruga drejt një sistemi të tillë është shumë e gjatë dhe me shumë kthesa.
Kështu, po të gërmosh në arkivat e gazetave amerikane të 100 vjetëve të para të demokracisë, do të gjesh skandale shumë të shpeshta korrupsioni të elitës politiko-ekonomike. Vetë pasurimi marramendës i të mbiquajturve “baronë plaçkitës”, si Rokëfeller, Morgan, Stanford, Karnegi, Hopkins, e shumë të tjerë, i pati rrënjët në mbylljen prej politikanëve të njërit sy e të njërit vesh. (Për Rokëfellerin thuhet se ka thënë: “Vetëm mos më pyesni sesi e kam fituar milionin e parë; për të tjerat u tregoj gjithçka”) Ndërsa po ta hedhësh vështrimin më afër në kohë dhe hapësirë - në Italinë fqinje - 65 vjetët e fundit ofrojnë shembuj të panumërt të një oktapodi politikë-biznes-media që majmet në kurriz të publikut, ndërkohë që vendi, ama, e ka vazhduar rrugën e mundimshme të zhvillimit ekonomik (Pavarësisht nga gjithçka, prej vitit 1970 e këtej, kurba e rritjes në përqindje të PBB-së për frymë në Itali ka ndjekur pothuaj hap pas hapi atë të Gjermanisë).
Duke u kthyer në Shqipëri, rishtrojmë pyetjen nëse simbioza politikë-biznes-media është e keqja më e madhe aktualisht për ne. Unë do të përgjigjesha se është e keqja më e vogël. E keqja më e madhe për Shqipërinë do të jetë në qoftë se zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të realizojnë transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore për të dytën herë radhazi (në mënyrë të ngjashme me ato të 2005-ës), ose në qoftë se Berisha do të mbetet në pushtet falë zgjedhjeve të kontestuara nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar. Kjo e fundit, sepse një palë zgjedhje të kontestuara apo, më keq akoma, të dhunshme, do ta zgjasnin deri në dhimbje tranzicionin tonë drejt demokracisë. Dhe demokracia ka treguar ndër shekuj se, pavarësisht nga ngadalësia e breshkës në purifikimin e sistemit, është mjeti më efikas për të siguruar zhvillim gradual afatgjatë të një vendi.
Comments
Ne jemi Italia e pasluftes.

Ne jemi Italia e pasluftes. Doni ta dini kush eshte Partia Demokristiane jone?

E thjeshte fare, Meta-Rama-Berisha. Per mua e per shume shqiptare keta jane sot thjesht nje, nje grup njerezish qe kane uzurpuar tere pushtetin politik e qe punojne me po te njejtit bizneseme e te forte per te siguruar pasurine e tyre.

Detyra e cdo opinionisti sot eshte te filloj te mendoj si mund ti ikim kesaj situate. Cdo gje tjeter, cdo relativizim tjeter eshte mbrojtje e kastes e asgje me shume. E ketu perfshi dhe kete artikull ne vazhden e atyre qe kane shkruajtur, te porositur kuptohet, Muci dhe Zaloshnja.

once again e ke gabim o

once again e ke gabim o Zaloshnja. ti thua qe meqenese disa komshinje i tradhton gruaja, nuk prish pune se na tradhton dhe e jona, mjafton qe te rrisi femijet. Dhe ndoshta gruaja e djalit s'do te na tradhtoje! Kete po thua? Qe na duhet kohe? Por kete e dime o Zaloshnja por kjo s'do te thote qe ta pranojme! Ne po perpiqemi te themi qe duhet luftuar ky fenomen i kapjes se politikaneve nga biznesi. Nuk po themi qe do ta zhdukim. Thjesht kur kapim nje rast pse te mos zhdukim ate rast! Une e pranoj qe nuk do t'i kapim dot te tere, por le te fillojme nga ato qe po kapim. Dhe ne fakt nje tek rast kemi kapur me pras ne dore. Ilir Meta e quajne!

Edhe Amerika qe ti merr si shembull kur i kap i ndeshkon. Ne 1911 per here te pare perdoren ligjin e antitrust per te ndeshkuar Standart Oil. Ligji ishte i 1889. Iu deshen jo pak vite per ta kolauduar.

Edhe ne kemi ligje kundra krimeve. Hajde te perdorim ndonjerin prej tyre kundra Ilirit, meqenese u kap qe u kap. Llogjika jote e mosaplikimit te ligjit ne kete moment sepse do te na prishte shanset e bizneseve per t'u zhvilluar eshte e turpshme. Sidomos kur mendon qe po ta perserisesh kete logjike i bie qe asnjehere s'do te kapim asnjerin sepse asnjehere s'jemi gati. Si ai tipi qe po mbytej dhe priste zotin ta ndihmonte. Cdo varke qe i kalonte prane u thoshte qe po pres zotin se jam besimtar. Kur u mbyt shkoi ne parajse dhe i kerkoi llogari zotit pse nuk e ndihmoi. Zoti i tha po ti degova varkat ore trap!

Ne patem nje shans me videon e Ilirit. Nje rast unik qe ndoshta s'do te perseritet per vite te tera. Sa thua duhet te presim perpara se te arrestojme te parin o Zaloshnja? Sa te bejne miliardin e pare te dollarit? Sepse milionin e kane bere me kohe!

Keto dite ke filluar te justifikosh ne menyre te turpshme kete "deal" te piset. Ta dish qe na je bere si Artan Hoxha i Saliut qe cfare nuk i nxjerr goja per te mbrojtur padronin. Por hiqe nga mendja se President nuk te ben njeri as ty!

Per PS e keqja me e madhe do

Per PS e keqja me e madhe do ish nqs do humbte perseri. Dhe ne kete prizem, koalicioni me kancerin LSI sjell jo vetem humbjen e PSse por edhe shkatrrim total te PSse. Nuk di si mund ta thote Zaloshnja kete gje se duhet pranua e keqja me e vogel. E keqja mbetet e keqe. Dhe nuk ka te madhe apo te vogel. LSI eshte koke e kmbe e keqe. Me 2009 zhyti serisht te majten ne opozite duke trafikuar vota, dhe nuk di si mund te quhet kjo e keqe e vogel. Sot pra, po fute LSI ne shtetpi, ke futur te keqen brenda vetes...PS nuk dhet ta fuste LSI ne lojen e saj dhe ky eshte gabim kolosal i Ed Rames...E keqja ka nje emer dhe ska kutpim te vesh etalone per te keqen

O Zaloshnja si guxon

O Zaloshnja si guxon tevendosesh paralele midis mbreterise se xhungles se kaosit shqiptar

me historine e Amerikes dhe Italise??????Ku e ke prodhimin ne simbiozen tende ,o Zaloshnja??

Apo kjo mender simbioze le nga pak shteg per tu kaverdisur ti personalisht?????

Joo, ky artikull eshte gabim

Joo, ky artikull eshte gabim me themel. Une i kuptoj domosdoshmerite e levizjeve te detyrueshme dhe zgjedhjeve pragmatike.

Por ky artikull ne thelb perben nje apologji te nje sistemi ku progresi eshte i ngadalshem dhe ku korrupsioni, amoraliteti dhe cdo tipar tjeter negativ i jetes sociale ne Shqiperi justifikohet me historine e shkurter dhe te varfer te Shqiperise. Sado qe ky eshte nj shkak ne retrospektive, toni i artikullit ftoh shume entuziazmin dhe ul pritshmerite edhe te asaj pjese te opinionit publik qe po mundohet te mbaje te pakompromentuara standardet te saj.

Duhet hequr
Duhet hequr berisha,imagjinoni cdo te ndodhte po te vjedh perseri.jam dakort qe nuk duhet te marim shembujt e keqinj si greqia e italia.dhe per kete,do jem I pari qe sdo ta votoj ps po nuk punoi si me ritmet e danimarkes e sdo kenaqem me ato te italise.po tani duhet hequr ky qe nuk hiqt ndryshe vec me dhune..
Po mor po, po nuk ishte

Po mor po, po nuk ishte Tahiri juaj që thoshte se faji është i sistemit? S'di militanti ça të thotë më parë... pu pu pu

Dmth apologji Metës & Berishës se fajin e ka sistemi, apo të dy këllira?

Dmth sipas Zaloshnjes te

Dmth sipas Zaloshnjes te zgjedhim te keqen me te vogel se mund te na dale per mbare, do te kemi ca gjera te mira edhe pse do vazhdoje korrupsioni (me te korruptuar se Meta s'ka, as Saliu), zhvillim nuk do kete po s'ka gje se per nja 100 e ca vite edhe mund te behemi shtet. Hajde Zaloshnja hajde! Merrni shembull nga Baze merrni, s'i prisja keto analiza as nga ju zoti Zaloshnja qe kam shume respekt, as nga Mustafa Nano. Nejse , ju e dini, po te pakten mos u tallni me njerezit e ndershem dhe qe duan nje vend me te mire.

Eduard Zaloshnja, Mustafa

Eduard Zaloshnja, Mustafa Nano dhe komentuesit e tjere....jeni te gjith te kuq si gjaku dhe nuk doni ta hiqni Sali Berishen se eshte i korruptuar (Ilir Meta dhe Edi Rama jane gjithashtu te korruptuar), por sepse doni qe perseri te vije TERRORI I KUQ ne Shqiperi dhe asgje tjeter.
Mustafa Nanon e kuptoj...por djalin e nje njeriu qe ka bere burg per politike ne kohen e diktatorit (babai yt Zaloshnja) nuk e kuptoj dot. Yt ate me siguri kthehet ne varr kur shikon qe i biri perkrah TERRORIN E KUQ.

Turp shume turp z. Zaloshnja
Turp shume turp z. Zaloshnja qe kerkoni te na beni lavazh truri. Ju kujtoj qe jemi me te zguuar sesa ishim para 20 apo 10 vjetesh! Neve(masa) nuk jemi dele por jemi njerez qe kemi identitet, ndjekim vlerat dhe ecim ne baze te moralit, ne kete kontekst dime te gjykojme vete te keqen dhe te miren dhe sigurisht dhe ti ndajme ato!
Ju lutem beni analiza ne te cilen baze te keni te verteten! Ringjallni vlerat ne popull ne menyre qe shembulli te ndiqet dhe nga politikanet! Mos u mundoni ti shuani ato ndryshe do krijoni nje brez amoralesh per te mbrojtur Edi Ramen!
ore, o komentues te

ore, o komentues te logjikshem...po na lodhet ore...!

si nuk doli njeri nga keta kritiket e panjolle te ofroje zgjidhje per situatat?!

megjithese harrova...e kemi

megjithese harrova...e kemi zgjidhjen, RREVOLUCION...

por nga ai lloji ku vriten te tjeret, jo ne...po na lini rehat o shpirtra te pamposhtur se e pame se si ulen kokat te gjithe ne maj te 2011, dhe thone shyqyr qe vrau Saliu ne 21 janar, se e kane gati justifikimin per te mos u ngritur...

votimin e majit ne Tirane, dhe fushaten moraliste pa kompromis, ndaj Rames, do ti mbaj mend gjate, pasi shumica e ketyre talleshin me fushaten per transparencen zgjedhore (moment ideal per mbeshtetje qytetare e moral, po kujt i flet...), per te mos thene se sa e turpshme eshte te shohesh votues te palodhur te Saliut qe po trishtohen per humbjen e moralit opozitar (kete te fundit e shoh vete ne facebook, nuk ma tha Rama...).

Add new comment