Iksi dhe Ypsiloni i ekuacioneve elektorale

Postuar në 03 Prill, 2013 17:47
Eduard Zaloshnja

Përpara se të futem në analizën e ekuacioneve elektorale që kam përmendur në titull, do të bëj një parantezë relativisht të gjatë, me shpresën se nuk do ta vras interesin e lexuesve që janë kuriozë ta lexojnë analizën (Ata që vendosin ta ndërpresin leximin këtu i mirëkuptoj – jeta sot është shumë intensive për të lexuar paranteza të gjata).

Në shkrimet që kam publikuar në gazetat shqiptare gjatë këtyre 23 vjetëve, kam qenë dukshëm i prirur për të bërë analiza dhe jo për të dhënë opinione rreth zhvillimeve politiko-ekonomike të vendit. Kam një si bindje të brendshme se shkak për këtë gjë (por edhe për largimin tim nga politika aktive) është bërë episodi i mëposhtëm nga Kuvendi i Parë i PD-së, në shtatorin e largët të vitit 1991.

Pasi Arben Demeti, i cili drejtonte seancën e Kuvendit ku po miratohej statuti i partisë, lexoi projekt-nenin që thoshte se kryetari i partisë do të zgjidhej nga Kuvendi për jo më shumë se 2 mandate 2-vjeçare, bëri një gabim. Ai nuk pyeti nëse dikush donte të propozonte një ndryshim të këtij neni, por thjesht e hodhi në votë. Dhe të gjithë delegatët, përveç meje, ngritën dorën për ta miratuar. Menjëherë pas kësaj, u ngrita dhe i thashë Demetit se kishte shkelur procedurën – ai duhej të pyeste më parë nëse kishte ndonjë propozim për ndryshime. Dhe Berisha, i cili ishte i ulur vetëm një metër larg meje, u ngrit vërtik dhe tha se nuk kishte më kuptim të diskutohej për ndryshime të nenit, kur ai ishte miratuar në mënyrë unanime.

Që ta bëj historinë pak më të shkurtër, Demeti e pranoi gabimin dhe më lejoi që ta sugjeroja ndryshimin që kisha në mendje (kryesi kolegjiale te partise me rotacion 6-mujor). Por ndryshimi nuk u miratua. Sidoqoftë, kjo s'me merziti shume - ishte reagimi i tërbuar i Berishës, i cili i kishte të gjitha gjasat që të zgjidhej kryetar, qe më krijoi bindjen se partia ku unë isha futur qysh në themelimin e saj nuk ishte partia xhefersionane që kisha ëndërruar në dhjetorin e 90-ës, por thjesht një arenë gladiatorësh politikë. Nje arenë ku garuesit do të shqyenin njëri-tjetrin për të mbijetuar...

Qysh prej atij shtatori të largët, kam hequr dorë nga ëndërrat për daljen në skenen politike shqiptare të një partie ideale, apo të udhëheqësve idealë – të paktën sa të jem unë gjallë. Një Xhorxh Ushington, i cili tha se nuk kishte luftuar një mbret për t’u bërë vetë mbret (kur s’i doli rival në garë pas dy madatesh presidenciale) nuk më duket se është kollaj të lindë në Shqipëri.

Prandaj, pothuaj gjithnjë kam analizuar mundësitë për një përmirësim sado të vogël në jetën politiko-ekonomiko shqiptare, me bindjen se një çerek hapi përpara është shumë më i mirë se një hap i madh prapa. Ose ndryshe, kam qenë gjithnjë partizan i mosvrasjes së të papërsosurës, kur e përsosura nuk ka qenë e mundur...

Pas kësaj paranteze të gjatë, që shpresoj ishte aktuale në këto ditë zhvillimesh tronditëse në politikën shqiptare, le të futemi në ekuacionin e përmendur në titull.

Në qoftë se në skenën politike shqiptare nuk do të kishte dalë AK-ja dhe FRD-ja, ekuacioni elektoral do të kishte qenë relativisht i thjeshtë per t'u zgjidhur – në 12 vjetët e fundit, partitë e djathta, të marra së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion kanë qenë), kanë marrë vetëm 46.5% deri në 48.5% të votave zyrtare në rang vendi (po e theksoj fjalën “zyrtare”, sepse vetëm i Madhi Zot e di se sa kanë qenë votat reale).

Dhe lufta e FRD-së së Bamir Topit për votat e djathta e dobëson edhe më tej këtë pozicion inferior të koalicionit të djathtë, sepse duket që Topi nuk ka gjasa të futet në koalicionin e kryesuar nga PD-ja, për vetë faktin se ai iu rikthye politikës aktive pikërisht për të sfiduar monopolin e Berishës mbi të djathtën. Pra pozicioni i Iksit është i qartë në ekuacionin elektoral të së djathtës...

I paparashikueshëm është Ypsiloni në ekuacionin e së majtës – Kreshnik Spahiu. Nismëtar i një lëvizjeje nacionaliste që u kthye në një parti ultranacionaliste, por që u shndërrua në një parti kryesisht antiberishiste (pas qortimeve të forta  të Uashingtonit dhe Brukselit), Spahiu krijon pershtypjen ne publik se është antiberishisti më safi në ekuacionin elektoral të së majtës. Sidomos pas 1 prillit dhe para 7 prillit!

Një futje më vete e partisë së tij në garën elektorale do ta dobësonte koalicionin e majtë të bashkuar (i cili ka 12 vjet që ka patur një rezervuar prej 52% -53% të votave), sepse votuesit e majtë të revoltuar apo të pakënaqur me rikthimin e Ilir Metës në këtë koalicion do ta regjistronin revoltën/pakënaqësinë e tyre me një votë për AK-në. Dhe në këtë mënyrë, paradoksalisht, do të ndihmonin Berishën për të marrë edhe një mandat tjetër 4-vjeçar. Njësoj si ata zgjedhësit që votuan LSI-në në 2005-ën apo në 2009-ën, duke menduar se po regjistronin revoltën/pakënaqsinë ndaj Nanos apo Ramës. Pra, thënë shqip fare, këta votues të revoltuar me Ramën e Metën do të ndihmonin një plak gjysmë të çmendur për të ndejtur në pushtet edhe për të paktën 4 vjet të tjera...

Profesioni im bazë (që i siguron ushqimin familjes) është statisticien/ekonomist aksidentesh. Por në qoftë se do të isha një konsulent politik profesionist i Berishës, do t’i këshilloja që të dërgonte emisarë gri tek Kreshnik Spahiu, për ta bindur që AK-ja të futet në garë më vete, si një parti alla-Grillo që sulmon ashpër qoftë Berishën dhe qoftë Metën e Ramën  (me premtimin “gaditena më vonë bashkë”). Dhe kjo do të ishte shpresa më e madhe e Berishës për të shkaktuar një rrjedhje të votave të majta jashtë koalicionit PS-LSI, për të balancuar kështu rrjedhjen e votave të djathta jashtë koalicionit të PD-së (drejt FRD-së apo drejt abstenimit).

Ndërsa në qoftë se do të isha një konsulent politik profesionist i Ramës dhe Metës, do t’u këshilloja të gjenin me çdo kusht mënyrën sesi ta fusnin AK-në në koalicionin e tyre, duke i dhënë mundësi asaj të konkurojë brenda trenit opozitar për votat e atyre që janë të revoltuar/pakënaqur me lokomotivën...

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

O Zaloshnje, ti mund te kesh humb besimin vete po nuk ke pse na e vret ne te tjereve.

Akoma me shume, ajo parti jefferssoniane dhe ai lideri washingtonian nuk do dalin rastesisht ne skene. Do dalin kur te piqen kushtet, dhe keto kushte do piqen mbase nje perpjeke te vazhdueshme te shoqerise per ti imponuar rregulla, institucione e moral politikes.

Ti, Muci e te tjeret, jo vetem qe vendoset se nuk do jepnit me kontributin tuaj ne kete proces, po vendoset haptazi te talleni me ata qe e bejne dhe te mbroni status-quon. Status-quon e tre bandave qe ndajne pushtet pa iu prishur terezia.

Ti qofsh, po historia nuk mbaron me kaq.

Submitted by Anonim (not verified) on

jo albi, s'mbaron historia me kaq! per sa kohe ka votues si ti, berisha i cmendur do vazhdoje te sundoje kete vend historikisht.... por ti sic duket jeton larg shqiperise dhe nuk e vuan qeverisjen e te cmendurit tone.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Ndersa votuesit si ti jan arsyeja qe kemi tipa si berisha akoma ne politike.

Submitted by Albi (not verified) on

Lexove ndonje koment tjeter kur bere kete pergjigje apo si? Nga dreqin e nxorre kete perfundim?

Submitted by hapi (not verified) on

I the të gjitha Albi.

Zaloshnja, bej llogari ti se e ke mire. Vetem mos hajde e na shit moral.

Submitted by fshatiqeduketnu... (not verified) on

M'Pelqen komenti

Une nuk mund te jem mbi veten time - keshtu jam e kete do bej

=> Aty ku eshte LSI nuk votoj une dhe Pike.

Le te fitoje kush te doje - ti bejne llogarite pa mua.

Submitted by Bard (not verified) on

Pyetje Zaloshnjes: A ekziston ndonje mundesi qe duke i'a bere te pamundur dyshes Rama-Meta ardhjen ne pushtet, e majta te filloje te reflektoje e te shendrrohet ne parti xhefersoniane, ashtu siç shumica prej nesh do ta donim te ishte, e afte per te mundur e per te rrezuar Berishen ne çdo moment, ne saje te nje morali tjeter dhe mbeshtetje plebishitare? Ne 30 vjeçaret kemi durim ta presim kete dite. Ju qe se keni kete durim jeni te mirekuptuar, fundja, se pleqeria po ju afrohet, dhe keni frike se koha nuk iu mjafton per te pare qe nje gje e hajrit te mbije ne kete vend. Por ngutja juaj per te ndertuar mbi themele rere, me justifikimin se nuk ka kohe per te filluar nga e para eshte problemi juaj, jo i joni. Me moshe jeni prinderit tane, dhe mund te them qe jeni brezi me fatkeq ne historine e ketij vendi: Jeni rritur me besimin qe po ndertoni nje shoqeri ideale(komunizmin) dhe keni pare gjithçka t'iu shkermoqet para syve brenda 24 oresh; i'a keni filluar nga e para per te ndertuar shoqerine liberale, dhe ja rezultati i sakrificave tuaja: Nje plak i rrjedhur ka monopolizuar gjithçka, u ka vjedhur e u ka grabitur, eshte tallur e ju ka perdorur, per te ndertuar sistemin me te ndyre qe ka qeverisur shqiptaret ne historine e tyre. Keto fakte i sjell per t'iu treguar qe Ju, prinderit tane, me gjithe respektin,  keni deshtuar aq shume sa nuk jeni ne pozicion per te dhene keshilla. Ju duhet thjesht ta pranoni kete e te hapni krahun. Cdo vonese e hezitim per ta bere kete eshte kosto per ne, bijte tuaj, qe po trashegojme germadhen e rrenimin moral qe keni ndertuar.

Submitted by a. (not verified) on

Zaloshnja, po ju keni marre pjese ne konsultimin e Rames per koalicion me Meten ?! Meqe jeni 'specialist aksidentesh' dhe nevojiten aksidentet per studime e perfitime, se sic i thone xhamaxhiu nuk shet xhama po s'u thyen, por ato s'thyen vet, keshtu qe cytim ca aguridhe ti thyejne me guricka gjasme duke lozur.

Luftetari numer nje i koalicionit te ps-se me Meten ke qene ne kete web duke i rrotulluar e trazuar ato shifra si Islami dhe tani na nxjerr te panjohura te reja 'X' dhe "Y' dhe harron 'Z'-en.

Po shyqyr qe mileti nuk ua kane haberin ne mase web-eve , edhe pse s'kane akses, dhe shyqyr qe nuk blejne gazeta, edhe pse s'kane monedha, dhe shyqyr qe nuk shohin platforma dixhitale , sepse s'ua mban kurrizi, dhe shyqyr qe shohin free ndonje kanal lokal...

Hekurudhat jane me shume linja, me shume lokomotiva anipse ca me vagona e ca pa to, ca ekspres e ca me nge, dhe keshtuqe mileti do zgjedh vet dhe nese mbytet e bene me deshire dhe jo i yshtur nga e panjohura 'Z-ta",

Submitted by Dritani (not verified) on

Zaloshnja, po mundohem te te shtoj une ca variabla te tjeter,  meqe the vete ha buke me kete zanat:)

Kur disa votuan Meten ne 2009, votuan  se nuk donin te votonin Nanon, sikurse e the vete. Mos ndoshta kjo mbledhja aritmetike e votave te te dyve per te nxjerre fuqine e te majtes (qe ne shqiperi perkthehet Anti SALi) eshte nje cike e gabuar? Per mos te thene nje lajthitje e rastit qe vjen si pasoje e deshirave dhe jo e llogjikes? Ky ishte variabli Z.

Po ti shtosh ketyre dhe faktin qe votat per nje force politike a nje tjeter, e sidomos te LSI, jane vota per vende pune (per te ngrene nje kafshate buke) e kupton shume mire qe vetem mbledhje aritmetike ne keto gjera nuk ka. Sidomos kur keto vende pune te LSI (20% e administrates) nuk do jene me gjate javes ne vazhdim. Ky ishte variabli W.

Po neglizhojme ketu variablin V, qe eshte numri i votave (moralistat) qe i ikin Rames pas koalicionit qe beri me Meten dhe qe nuk e di pse ty te shpeton tek analiza e mesiperme.

Me respekt.

Submitted by respublica (not verified) on

koment shume racional. eshte e vertete qe ne cdo pale zgjedhje ne 12 vjetet e fundit ka patur variabla specifike per secilen prej tyre, por rezultati final ka qene pothuaj konstant: 52% me 48% (plus/minus 0.5%) ne favor te te gjitha partive qe e quajne veten te majta, te marra se bashku (pavarsisht se si jane pozicionuar ne koalicione). ky raport nuk besoj se do te ndryshoje - e vetmja gje qe do te ndryshoje do te jete konfigurimi i koalicioneve qe s'e dime ende se si do te behet: a do te futet AK-ja ne koalicionin e majte apo do te krijoje koalicion te qendres me FRD-ne? E.Zaloshnja

Submitted by Dritani (not verified) on

Dakord me ndarjen sipas perkatesive te AK dhe FRD. Por nuk ka koncept te te majtes ne shqiperi, dhe as te djathtes per me teper. Them qe ti kur thua i majte, nenkupton forcat antiSali sepse dhe analiza jote drejt kesaj te con. Dhe jo me larg, zgjedhjet e fundit bashkiake tregojne qarte qe variablat qe te dhashe me siper ndikojne dukshem tek totali i forcave te majta (forcave antiSali).

Submitted by respublica (not verified) on

dritan, merr mundimin dhe mblidh rezultatet e partive qe e etiketojne veten si te majta dhe ato qe e etiketojne veten si te djathta ne periudhen 2000-2011 dhe rezultati do te dale 52-48 (plus/minus 1.5)

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Po ta marrim te mireqene dhe te vertete shifren e mesiperme si dhe duke patur parasysh qe zgjedhjet qe nga viti 2000 jane bere dy here nga PS (2001,2005) dhe 3 here nga PD (2007,2009,2011) bie poshte teoria e vjedhjes se votave nga berisha sepse eshte e qarte qe kur e majta ka qene bashke i ka fituar zgjedhjet (2001+2007) dhe kur ka qene e ndare i ka fituar PD (2005+2009+2011).

Por tani ajo qe ja veshtireson shume fitoren te majtes (qofte dhe e bashkuar) eshte sistemi proporcional rajonal si dhe nje faktor tjeter qe pothuajse askush nuk e permend,qe eshte raporti shume i keq qe ka PS me votuesit e qarqeve te veriut te vendit duke i etiketuar vend e pavend maloke,cecene,shpellare etj.Kjo ka bere qe perqindja e votave qe merr e majta ne qarqet e veriut eshte shume me e vogel se perqindja qe merr e djathta ne qarqet e jugut,si psh nqs PS merr 20-25% ne kukes,diber,mat lac etj,PD merr 30-35% ne gjirokaster sarande permet berat devoll etj.

Ky eshte nje ngerc qe PS duhet ta riparoje,ndryshe as LSI nuk e shpeton dot nga barazimi ose humbja.

Do isha kurioz te dija c`mendon zaloshnja per kete?

Submitted by respublica (not verified) on

ne qofte se koalicioni opozitar nuk ka rrjedhje te votave, bashkimi mund ta ndihmoje vetem ne diber ne veri (lsi pati mbi 3000 vota atje). ne qarqete tjera veriore eshte pothuaj e pamundur te ndryshoje raporti i mandateve te 2009-es. ndersa ne jug bashkimi mund ta ndihmoje opoziten te marre edhe nje mmandat me shume ne qarkun e beratit dhe korces. ne shqiperine e mesme, bashkimi mund ta ndihmmoje ne qarkun e elbasanit dhe tiranes, por jo ne durres. ne durres mund te ndikoje rrjedhja e votave te djathta drejt frd-se.

Submitted by Dritani (not verified) on

Nuk ta kundershtoj kete sepse e di qe ai eshte raporti, ne kontekstin e partive qe i thone vetes te majta apo te djathta.

Ne ndahemi ne tjeter pike bashke. Nje shofer ambulance tek spitali, familje e madhe, 7 vellezer prejt te cileve 5 pa pune. Perkrahes i LSI, 20 vota familjarisht per ate vend pune. Ai nuk eshte i majte o i dashur. As antiSali. Ai eshte hallexhi.  Eh sa raste te tilla ka, me LSI kryesisht, por dhe me PD, me PS etj etj. Ky shoferi eshte variabli W. Nje variabel i ndjeshem ne zgjedhjet lokale ku pas skandalit te videos se  ilir metes,  Ilir hajduti na del me 50 mije vota me shume se ne 2009. Te kujt ishin ? Te PD qe u tkurr edhe sepse 20% e administrates, votues te vet i nxorri te papune per tja dhene LSI.

Mblidh votat Sali dhe AntiSali nga 2000 deri ne 2011, lokale plus kombetare dhe do e shikosh qe jo gjithmone rezultati del 52% antiSali. Dhe mos me mblidh Meten ne 2005 dhe 2009 sepse ai ishte AntiSali sa ishte AntiNano apo AntiRama.  Ky ishte variabli V.

Do kete pak ndikim, se moralistat qe votojne jane specie ne zhdukje, por prape mos e neglizho fare dhe W.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Injorantat ne shkolla bajne politiken e sotme shqiptare.

Kur nji ekuacion ka dy te panjohtuna X dhe Y, ky ekuacion ka nji pafundesi zgjidhjesh, pra zgjidhja asht e papercaktueme.

E si don me e analizue Eduard Zaloshnja ekuacionin e zgjedhjeve dhe me percaktue zgjidhjen?!

Demek se po din algjeber, ha,ha,ha.

Submitted by respublica (not verified) on

ekuacionet mund te kene edhe 20 te panjohura dhe zgjidhen. mjafton ti vesh ne nje sistem ekuacionesh

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Bravo respublika, por duhen aqe ekuacione sa te panjoftuna jane, pra per 20 te panjoftuna duhen 20 ekuacione.

E ku i ka ky Zaloshnja ekuacionet e tjera perderisa e shrton problemin ne forme ekuacionesh ?

Krahasimi i Zaloshnjes me ekuacione me duket jo bindes.

Submitted by respublica (not verified) on

dy variante ekuacioni: nje ku AK rri ne mes dhe nje ku AK futet ne koalicionin opozitar

Submitted by Mr. Eri (not verified) on

Paulo, mund te kesh 100 ekuacione, 2 te panjohura dhe prap mos ti zgjidhesh, nqs keto 100 ekuacione shprehin te njejtin informacion per x-in dhe y-nin. Psh 5x+3y=2, -5x-3y=-2, 10x+6y=4...

Po ketu s'po bejme gare shurre ne matematike. Aq matematike sa permend ti di edhe nje nxenes fare i dobet statistike si thua? Autori i perdor me gjuhe popullore, pa marre parasysh literalistet e kulturuar si ti qe te pine gjak ne vetull...

Submitted by Bard (not verified) on

Per çfare ke mbaruar ti Paul, per rrobaqepesi? Ekuacioni me dy te panjohura ka pafundesi zgjidhjesh??!!

Submitted by A (not verified) on

O Bard i zgjuar je se të kam lexuar po të drejtë ka ky, ekuacioni me më shumë se një të panjohur pafundësi zgjidhjesh ka:

x+y=5 --> x=2 y=3; x=6 y=-1 etj.

Duhet sistem me aq ekuacione sa të panjohura janë, me të njëjtat të panjohura, që të marrim një grup zgjidhjesh.

S'kishte nëi rëndësi si ndërhyrje po gjithësesi më pëlqejnë shifrat.

Submitted by fshatiqeduketnu... (not verified) on

Rama ti therrasi mendjes dhe te beje te vetmen gje qe ka kuptim - te prishi fejesen me Mafien e LSI dhe te therrase me prane AKZ. Kje po eshte sinergji.

Largimin nga Mafia e LSI le ta beje me nje votim referendar ne PS.

Nuk behet aleance me kriminele !!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas "robaqepsise" qe kam studjue un: Ekuacioni me dy te panjohtuna ka pafundesi zgjidhjesh.

Po si mbas teje sa zgjidhje ka?

Submitted by Bard (not verified) on

Ke te drejte, rrobaqepesi ne kete rast jam une, mea culpa, por na ka kapur kjo vala e replikes per gjithçka e gjithkend, kundershtojme vend e pa vend nganjehere..

Submitted by asim debi (not verified) on

Tedeskini dhe A kane te drejte:  duhet sistem ekuacionesh dhe jo nje ekuacion per tu zgjidhur, gjithnje aq ekuacione duhet te kete sistemi sa jane te panjohura.      Por, ketu ne albanistan diskutohet per pune banditesh mafjoz e te korruptuar, prandaj degjojme avoketer te krimit qe dalin si analista (me sakte anal-ista) dhe merren me numura kur me ta nuk mund te besh interpretime sipas interesit politik.   Rama tregoj sheshit se nuk lejohet te vjedhin kundershtaret por te tute lejohen. Lidhja me Meten e tregon qarte, per te ai eshte i kulluar si qelibar. mjere Shqiperia e shqiptaret.   Besoj se me ne fund Zaloshnja do gjej nje pune me leverdi.

Submitted by Dikushi (not verified) on

Është shumë zhgënjyese të shikosh shkrime të tilla nga persona për të cilët ke pasur konsideratë. Por nga ana tjetër zhgënjimi (u zhgënjeva) është folja me të cilën paskemi shoqëruar shumë fjali në jetë e jo vetem këto ditë ku ka pasur një kulm të ri me këto ngjarje të cilat mundohen të na vrasin shpresën e cila kofortësisht ngrihet çdo herë nga knock out-et politike.

Gjithsesi zoti Zaloshnja gabohet rëndë kur na fut në një thes bashkë me Z. Rama si idealistë apo të dëshpëruar apo me mungesë të aftësive intelektuale për llogari të ftohta e matematikore dhe si mbështetës padashje të monstrës Berisha. Unë jam një nga votouesit e AKZ dhe sigurisht i kam menduar të gjitha përpara se të arrija në atë vendim, bile do të shtoja që Kreshnik Spahiu apo mënyra e tij demagogjike dhe populiste janë gjithashtu zhgënjyese. E megjithatë lëvizja e drejtuar prej tij do të ket votën time të ftohtë e racionale sepse nëpërmjet modestisë së saj dua të përcjell mesazhin që Bashkimi më intereson më shumë se gjithçka tjeter. E di... do të mendoni se jam nacionalist... por nuk është kjo pasi do të krijonte paradoks miqësia ime me serbë dhe grekë. Arsyet janë të gjata e shumë komplekse dhe nuk mund ti përfshija as edhe në një artikull prej njëzet faqesh.

Duke kërkuar ndjesë për zgjatjen doja të vija në dukje që z. Rama edhe pse administrator i zoti është politikan i dobët dhe ka ndjekur vazhdimisht takitkën e gabuar një prej të cilës është anatemimi jo dhe aq i dukshëm i AKZ. Mendoj këtu thjesht në shifra pasi sipas disa sondazheve kjo lëvizje pritet të marr në mos 15% më shumë se LSI. Andaj edhe bashkimi me LSI (përveç gamës së gjerë amorale) dhe ftesa ndaj PBDNJ-së si dhe dukshëm një pengesë e shfaqur mediatikisht ndaj AKZ më shtyn të mendoj që Kryeopozitari duhet në radhë të parë sipas logjikës së numrave të kishte ftuar AKZ-në dhe jo LSI e PBDNJ-në. Andaj dhe një bashkim i mundshëm i AKZ me PD pas kësaj do të ishte i logjikshëm (pas katër vjetësh i mbrojtur dhe nga z. Zaloshnja) dhe do ti faturohej përsëri z. Rama për zgjedhjen e gabuar. Z. Spahiu është një e keqe e domosdoshme dhe zgjedhjet e tij varen shumë nga këto lëvizje të cilat z. Zaloshnja i mbron me kaq fanatizëm si të logjikshme nga ana numerike.

Submitted by askushi (not verified) on

sa gjate i paske ra or dikush, i paske ra nga kina per te ardh n'tirane. po u fut akz-ja ne koalicionin opozitar, vota jote per akz-ne do jete per heqjen e berishes nga pushteti. po ndejti akz-ja jashte koalicionit opozitar, vota jote per akz-ne do jete per mbajtjen e berishes ne pushtet, pike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.