Mbetemi të fundit edhe në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 15 Qershor, 2019 16:25

Një deklaratë e presidentit maqedonas Pendarovski që ka kërkuar që procesi i vlerësimit të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Europë të ndahet nga Shqipëria ka prishur humorin në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot duke e cilësuar qëndrimin e Shkupit zyrtar si të pavend dhe jo praktik.

Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë, as praktike faktikisht

shkruan Rama.

Ky mesazh është një diplomaci reaktive mediatike, pasi presidenti maqedonash thjesht po kërkon yë mbrojë interesin e vendit të vet dhe nuk duket të ketë ndonjë gjë me Shqipërinë. Ndërkohë sot, agjencia Reuters, citonte burime diplomatike sipas të cilave për vendin tonë negociatat nuk çelen as këtë vit. Mesa duket Shqipëria do të mbetet vendi i fundit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Mesa duket, nga levdatat e teperta qe bejne keta perfaqesuesit e BE ne Shqiperi dhe nga rekomandimet e tyre, ku theksohet qe progresi i Shqiperise eshte model edhe per shume vende qe jane ne BE, vendeve te BE u ka hyre frika dhe nga xhelozia po perpiqen ta bllokojne hapjen e negociatave!

Edi Rama bashke me ambasadoret miq te PS-se, duhet tu jape nje leksion demokracie vendeve skeptike te BE! Tu tregoje qe pse sistemi me nje parti eshte shume me i mire se sistemet e tyre pluraliste! Edhe Erdoganit po ia kalojme! Tek ne po kthehen votimet e monizmit si ne vitet 70-80!

Vendet e BE duhet te kenaqen me kete lloj Shqiperie, ashtu sic po kenaqen ambasadoret e tyre ne Shqiperi!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sipas teje monizmin po e krijon Rama qe fallxhorja e Metes sebashku me Lulken e Bashiceve nuk hyjne ne zgjedhje.
Atehere te iki PS e ta kthejme ne sistem duo, dy partiak sic e ka Amerika. Ndoshta Evropa do te kujtohet per ne. Me bandat e BERISHES & METES ta bejne Shqiperine si ne vitet 90te.
Keshtu e do plaku Sali dhe Medusa Ilir.

Submitted by Arben (not verified) on

Mahnitem qe ne Shqiperi ka kaq shume njerez qe u bllokohet logjika, relativizojne cdo skandal qeveritar, nuk mendojne per pasojat e gjerave qe po ndodhin sot, vetem nga parulla `Fajin e ka Saliu`! Kur kjo u kalon neper mend , ata hipnotizohen dhe cdo racionalitet mbaron!

Nga ana tjeter mbeshtetja e tepert dhe imponuese e ca ambasadoreve per njeren pale dhe per disa vite rresht, ka prishur shume balanca ne vend dhe po krijon mundesine e rivendosjes te nje sistemi monist - variant i ri, mesa duket eksperimental dhe properendimor.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sipas jush, your Highness ne duhet te hipnotizohemi me nderrim qeverish sa here pjeses tjeter i hyne frika nga qeveria qe ka votuar populli dhe e dine se ne pushtet nuk vijne dot me vota.
Me thuaj mua kur ka qene Shqiperia me mire se sot pergjat ketyre 30 viteve?
Apo do na e kerrnaqi fallxhorja e Mete menxyres?
Shqiperine e qeverisin ambassdoret e BE se me Administratorin e atashuar ne Tirane te SHBAse.

Submitted by Arben (not verified) on

Pra ju e konceptoni arenen politike shqiptare si koloseun ne Rome dikur para 2000 vitesh, poziten si gladiatorin. A, opoziten si gladiatorin. B dhe ambasadat e BE si senatore romake qe vezhgojne dyluftimin, kurse perfaqesuesit e ambasades USA si perandorin romak!

Gladiatori. A duhet te fitoje sepse eshte luftetar me i fuqishem, ndersa nga perandori prisni me tifozllek te ule gishtin poshte, pas dyluftimit!

Mua me duket konceptim primitiv i situates, uroj te mos jete realiteti keshtu! Sepse do ishim 2000 vjet prapa ne civilizim me keto koncepte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.