A do të shkojë Berisha në burg?

Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbysi një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.
Në qoftë se një gjë e ngjashme ndodh sot në Shqipëri, kam përshtypjen se të paktën 90% e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publikë do të përfundonin në burg, ose do t’ia mbathnin jashtë Shqipërisë. Përdora fjalën përshtypje, sepse nuk kam fakte konkrete për korrupsionin e 90% të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Dhe përshtypja më është krijuar nga disa vrojtime personale në ambjentin që më rrethon.
Për shembull, unë ndoshta e kam rrogën mujore (në një institut privat) më të lartë se çdo zyrtar publik në Shqipëri. Dhe kjo rrogë më ka krijuar mundësinë të kem një veturë modeste -- jo luksoze, si veturat personale të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të kem një shtëpi modeste -- jo luksoze, si ato të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të bëj pushime verore e dimërore modeste -- jo luksoze, siç i bëjnë shumica e zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Për të mos folur pastaj për një shtëpi pushimi në plazh apo në mal, që unë s’kam mundësi ta blej…
Dhe pavarësisht nga ç’shkruajta më sipër, unë marr pjesë në zgjedhje. Dhe gjithnjë kam qenë partizan i rotacionit të pushtetit…
Për shembull, fushata e Berishës në 2005-ën me moton “Me duar të pastra” nuk më bëri të besoj se do të ndodhte në Shqipëri ajo që kishte ndodhur në Italinë e fillimit të viteve ’90, por sidoqoftë, e përkraha publikisht rotacionin e pushtetit. Dhe në fakt, “mamuthi i korrupsionit” Nano, siç e quante atëherë Berisha, nuk përfundoi në burg, por ekonomia shqiptare pati një hov të dukshëm në 4 vjetët e para të qeverisjes së re. Investimet publike arritën pothuaj 9% të PBB-së, nga 4.5% që kishin qenë, ndërsa vëllimi i tregtisë me pakicë (në sasi, jo në vlerë) puthuaj u dyfishua.
Por në mandatin e dytë të Berishës, uji i ndenjur ka filluar të qelbet. Investimet publike kanë zbritur përsëri në nivelin 4.5% të PBB-së dhe vëllimi i tregtisë me pakicë është pakësuar 12% në krahasim me qershorin e 2009-ës. Për të mos folur për rënien që ka pësuar Shqipëria në indeksin e demokracisë, të matur çdo vit nga revista britanike “The Economist”.
PS-ja, në fakt e ka akuzuar përditë Berishën dhe familjen e tij biologjike e politike për korrupsion, ashtu siç bënte Berisha ndaj Nanos & co. para 2005-ës. Dhe kjo gjë ka gëzuar deri më sot shumë militantë të PS-së, e ndoshta u ka dhënë shpresë se do ta shohin në burg Berishën & co. për milionat e eurove që akuzohen dhe për të gjitha zullumet e tjera. Por mua s’më ha buza kulaç…
Unë e disa si unë jemi partizanë të rotacionit, sepse mendojmë se ekonomia dhe demokracia përfitojnë nga ndërrimi i herëpashershëm i pushtetit. Qëndrimin e gjatë të një partie në pushtet e kemi provuar për 50 vjet ne shqiptarët dhe e dimë se ç’pasoja sjell për ekonominë dhe demokracinë…
Ndërsa forcimi i shtetit të së drejtës, i cili është antidoti më efikas kundër korrupsionit, nuk është një gjë që realizohet thjesht me një rotacion pushteti. Vërtet Craxi e Andreotti u përballën me drejtësinë në vitet ’90 dhe parti të reja u krijuan në Italinë fqinje, por shteti i së drejtës ende s’e ka fituar atje betejën me korrupsionin në nivelet e larta politike…
Comments
Ka autor ky shkrim i mire?

Ka autor ky shkrim i mire?

Jo aspak pasi ky veprim i

Jo aspak pasi ky veprim i bashkimit te Metes me Ramen vetem i jep oksigjen Berishes dhe te drejten legjitime per te qendruar ne opozite, mos harrojme qe 21 janari u be per videon e Metes. Me kete veprim ia lene ne preher 21 janarin Sales. Sala do bej prape ndonje 21 janar dhe Rama nuk do e kete te gjate.....mos harrojme se Rama nuk e "guximin" per te dhene urdher......Tha mire Lubonja: U mblodhen ca qener per te hequr nje Kryeqen dhe per te vendosur nje KryeQen tjeter. Pra viktimat e 21 Janarit ishin mish per top e Edi Rames. bashke me biznesmenet e PS.

Lubonja si "profet"*... *i

Lubonja si "profet"*...

*i barazlarguar ;)

ska gjasa te bej berisha

ska gjasa te bej berisha burg(dhe pse ja uron cdo shqiptar)

meta per ket gje ka qen dje ne takim,ti i ka then berishes nuk ke per tu ndeshkuar ose sic i thon ndryshe te shkuara te harruara,familja jote ngelet e pa prekur dhe miqte e tu bashke,tani na e ler neve ne doer tja fusim ketij populli idjot..

o zot ku jetojm ne,o zot ca skandali

Duhet të futen të gjithë të

Duhet të futen të gjithë të koruptuarit nga çfar do ane që të jenë por që të ariet kjo duhet që drejtësia të jetë e lirë që të bëjë detyrën e sajë duke zbatuar ligjin

"por shteti i së drejtës ende

"por shteti i së drejtës ende s’e ka fituar atje betejën me korrupsionin në nivelet e larta politike…"---e fiton tani shteti i se drejtes betejen me korrupsionin- dy njerez qe s'jane akuzuar asnjehere per korrupsion si Meta e Rama, kane marre persiper dhe jane betuar me rop shpie se jane penduar dhe qe ketej e tutje nuk do vjedhin me. Besa-bese me fjalen e hajdutit..me fal, fjalen e burrit.

Sa per burg Berisha e ka siguruar ti gezoje sa ka vjedhur me kete koalicion alla shqiptarçe qe i vjen era maskarallek ngado qe ta rrotullosh. Se marr vesh pse ben kesi pyetjesh Zaloshnja, apo pyetja ishte retorike?

Ne fakt, zgjedhja e Rames per te bere koalicion me Meten mund te duket e arsyeshme nese merret parasysh qe dilema e berjes apo jo te koalicionit mund te permblidhet ne pyetjen: Eshte me mire huri ne ..ythe apo ...ytha ne hu? Te tilla pyetjeve detyrohesh tu japesh pergjigje kur ke nje kryetar te lodhur opozite i cili ne prag te zgjedhjeve konstaton qe gjithe nentedhjeteenentshat e maskarenjte qe ka futur ne parti nuk mjaftojne per te mundur Berishen, dhe per kete vendos qe te marre maskarenj hua nga parti te tjera.

Bard, je i madh. Ajo pyetja

Bard, je i madh.

Ajo pyetja qe i permbledh te gjitha, eshte shume e goditur.

Sa absurd që bëhen njerëzit

Sa absurd që bëhen njerëzit ndonjëherë...

Ore, zotërinj përse bëheni irracionalë? Vërtet mendoni se Berisha apo qoftë një peshk i vogël i administratës do dënohet për abuzim pushteti? Nga kush? Nga cila gjykatë? Kush do ta bëjë padinë? Ne? Kush do t'i interpretoj ligjet?

Kemi një handikap të madh si shoqëri. Kur ne nuk kemi gjetur një zgjidhje për krimet e komunizmit, i cili ka rënë me kohë, por jo me frymë, ju prisni të dënojmë krimet e sotme? Mos u bëni qesharakë...

o Zaloshnja, po ne qytetaret

o Zaloshnja,

po ne qytetaret qe kemi qejf te pamase per ta pare Berishen ne burg a nuk mund te gezojme nje dite?

Apo meqenese ti dhe Muci e shikoni afer planin tuaj mjaftoheni me kaq?

Turp te te vije!

Add new comment