Opinionistët pragmatistë të ‘Opinionit’

Postuar në 24 Mars, 2013 08:48
Alfred Çako

1-Shpesh herë kam qenë njëri prej qytetarëve të preokupuar publikisht mbi mungesën e një gazetarie kryesisht televizive të aftë e informuese. Përkundrazi, media jonë ka kohë qe noton në batakun e propagandës dhe dezinformimit të publikut. Kemi parë në disa raste “gazetarë të pavarur” të cilët dalin në ekrane të ndryshme dhe përpiqen të arrijnë dy objektiva me daljet e tyre: . a) të ndikojnë psikologjikisht votuesit që të mos e ‘shpërdorojnë’ votën e tyre te ndonjë parti e re që është në sinkron me shpresën e tyre dhe b) të përgatisin opinionin e shikuesve mbi rezultatin e zgjedhjeve të manipuluara prej z.Berisha e enturazhit të tij duke u thënë votuesve se “në fund të fundit, s’ka rëndësi se si votoni ju, rezultati është i ‘profetizuar’ në studiot tona televizive”, pra ti fusë njerëzit në dëshpërim e të risin masën e atyre votuesve që nga kjo perspektivë e gënjeshtërt të mos kenë dëshirë të ushtrojnë të drejtat e tyre si qytetarë politikë të këtij vendi të cilët kanë në dorë instrumentin e votës për të ndryshuar jetët e tyre nëpërmjet qeverive më të përgjegjshme.  Fjalën gazetarë të pavarur e futa në thonjëza sepse gjithkush nga ne e di mirë se ata nuk janë aspak të tillë, pasi ata janë ose totalisht ngjyrë rozë në interpretimet e tyre, ose ngjyrë blu, duke u kthyer kështu në vegla propagandistike të dy partive aktualisht kryesore, thjesht për shkaqe interesash që fillojnë nga më të ultat, e duke përfunduar në interesa shumë të larta, aq të larta për nga përfitimet, sa që këto media duhen respektuar nga ata që i kanë krijuar sepse ato mund të hanë edhe të zotin e tyre për arsye pragmatiste, njëlloj si historia e Golemit çifut. Golemi ishte një copë balte të cilin e krijoi sipas mitologjisë judaike kryerabini i Pragës për të mbrojtur çifutët nga të krishterët. Dhe Golemi ju vërsul e u kënaq me mishin e gjakun e të krishterëve çekë deri sa i shfarosi ata të gjithë, por kur s’kishte më se çfarë të hante, i mësuar me mish e gjak njerëzish, ai ju vërsul atyre që duhet ti mbronte e për të cilët ishte krijuar – jahudinjve. Kështu janë edhe disa nga mediat shërbëtore të cilat majmen me djersën e vuajtjet e kundërshtarëve të tyre politikë deri sa ato kur e ndjejnë furtunën e rrotacionit, menjëherë ndërojnë kursin e tyre ashtu si edhe historia e Golemit. Pra konkluzioni është se këta ‘gazetarë’ mediash si Ç.Peka, A.Hoxha janë në fakt “gazetarë” dhe opinionistë jo objektivë. Ata bëjnë kinse harojnw njw teren objektiv ndryshe, si rrjedhojë e pakënaqësisë nga keqqeverisja e maxhorancës aktuale si dhe nga dalja e partive të reja si FRD në skenën politike. Madje ‘gazetarë’ të tillë si Ç.Peka kanë urdhëruar që asnjë politikan nga këto parti të reja të mos ftohen në studiot e televizionit që ai drejton, çka tregon në fakt frikën e madhe që takëmi i tij ka nga ballafaqimi me të vërtetën.2-Në emisionin “Opinion” të datës 20 marrs thuajse të gjithë ‘gazetarët’ & opinionistët e ftuar nuk e njihnin aspak realitetin objektiv dhe analizat e tyre (kryesisht për Tiranën dhe Durrësin) kishin një bazë të gabuar: rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009 ose ato vendoret të vitit 2011. Duhet thënë që në krye të herës se parashikimet e tyre nuk kishin një bazë të dhënash faktike të freskët nga ndonjë sondazh i besueshëm, pasi edhe sondazhet në Shqipëri përpara zgjedhjeve bëhen me porosi të dy partive të mëdha ose në interes të tyre, me qëllim që ti futin ‘minjtë’ ose nga porta blu, ose ajo rozë. Disa nga opinionistët e përmendur të ftuar në emision që e quajnë veten ‘gazetarë’, janë në fakt janë të lidhur me shumë fije nepotike me qeverinë aktuale si dhe kanë përfituar nga fondet e Buxhetit të administruara nga Qeveria Berisha 1-2. Ata janë të identifikuar si propogandistë të zellshëm partiakë në krye të disa televizioneve, sa e kanë të vështirë të shkojnë pa u përbuzur edhe në vendlindjen e tyre pikërisht për shkak të identifikimit të tyre me figurat e larta të pushtetit, njëlloj si personazhi i dikurshëm i Vjollca Vokshit. Madje këta ‘gazetarë’ pragmatistë e kanë idhull modelin negativ të ‘gazetarëve’ propogandistë të tipit ‘Vokshi’. Zelli i tyre propagandistik është aq i madh e njëkohësisht i neveritur nga njerëzit normalë të këtij vendi, në televizionet ku pushteti i sotëm ka akses, sa që këta në vend që të jenë ilaç për të mbyllur plagët e keqqeverisjes në sytë e publikut, kthehen në një sëmundje të re për patricët e pushtetit të cilët s’ka trukim që ti shpëtojë nga humbja e tyre e sigurt më 23 qershor. Madje këta të fundit e dinë shumë mirë këtë përfundim, veçse luajnë për të minimizuar sa më shumë humbjet në betejën me prenë e tyre, popullin, të cilin e kanë keq-qeverisur, e kanë poshtëruar dhe e kanë çuar gjithë djersën e dhimbjet e tij brenda një hinke me fund gjithmonë e më të ngushtë përfitimesh, vetëm në dorën e një kaste antipopullore sipas një modeli të ushtruar nga diktatorë si Kadafi në Libi.3-Këta ‘gazetarë’ apo opinionistë, disa prej tyre ‘notarë’ të stërpërdorur jo vetëm nga pushtetet demokratike por edhe nga ato diktatoriale në format më të ulëta, përpiqen vetëm që ti shërbejnë pushtetit të tyre të radhës me ‘parashikimet’ që ata sjellin për publikun. Në fakt asnjëra nga dy objektivat e përmendura më sipër të këtyre ‘gazetarëve’ nuk do të realizohet nga ndërgjegjësimi i votuesve si dhe nga bashkëpunimi i faktorëve të rinj politikë me perëndimin, në përpjekjen e vullnetin reciprok për rritjen e standardeve të demokracisë përfaqësuese në Shqipëri dhe rritjes së cilësisë së qeverive të ardhshme të saj. Pra këta ‘gazetarë’ të kudondodhur si instrumenta të pushteteve, me zellin e tyre të zakonshëm partizan për tu hequr si lakmuesa “të pagabueshëm” të terrenit, këtë rradhë nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të risin irritimin e shikuesve të cilët deri sot nuk kanë dëshiruar ta ushtronin të drejtën e tyre si qytetarë nëpërmjet abstenimit, për shkak se shihnin një kauzë të vetme e një model qeverisjeje shpresëhumbur nga të dy partitë kryesore të tranzicionit PD e PS. Si rezultat i irritimit nga ‘gazetarë’ të tipit Ç.Peka&A.Hoxha (G.Ruli) do të përfshihen edhe ata në ndryshimin e madh për të ndalur tranzicionin e për ti detyruar këto dy mëkatare të vjetra që ta ulin kokën përballë sovranit e të ndryshojnë axhendat e tyre qeverisëse në raport me interesat e shumicës së shqiptarëve. Në fund të fundit për FRD është e neveritshme dhe e kuptueshme jo vetëm largimi i kësaj maxhorance, por edhe ndalimi i kauzës së shalësve të PS ‘për të vjedhur më me klas se PD’ në mandatin e ardhshëm.4- Duket se prej disa muajsh ka një spirancë politike shpëtimi për ta futur Shqipërinë në normalitet. Kjo spirancë pa dyshim që është FRD e cila padyshim që do ta rimodelojnë qeverisjen dhe cinizmin e dy të përhershmeve që duan ti futin ‘minjtë’ 8 vjet në portën blu e 8 vjet në portën rozë të së njëjts skotë politiko-ekonomike. Fantazma e pjesës elitare të kombit e përfaqësuar nga FRD duket se e ka prishur gjumin e dy partive të mëdha. Shembulli grek e italian i zgjimit të popullit duket se do të jetë më spektakolar në Shqipëri. Lojës së stafetës së qeverisjes së fondeve nga PD te PS e anasjelltas tash duket se i ka ardhur fundi dhe s’ka ‘gazetar’ e opinionist që ta ruajë përjetësisht këtë statukuo. Nuk diskutohet që partitë e reja do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e ardhshme dhe Sizifi-popull nuk ka për tu rrokullisur herë pas here poshtë. Madje vetë krijimi i FRD ka ardhur nga vullneti i një pjese të sovranit, i pjesës të pakënaqur nga nivelet e qeverisjes 22 vjeçare, korrupsioni i lartë, mungesa e rendit, grabitja e pronës, trajtimi pa dinjitet i shtresës më të vuajtur të ish të burgosurve politikë, sjelljet e nënshtruara e pa dinjitet të qeverive blu&rozë ndaj fqinjëve dhe agjendat antikombëtare të këtyre qeverive me objektivin e vetëm të ruajtjes e transmetimit ciklik të pushtetit nga një dorë blu në dorën tjetër rozë të të njëjtit establishment politiko-ekonomik. Këtë radhë këtij establishmentit tradicional me rrënjët te PPSH duket se i ka hasur sharra në gozhdë pasi skuadra drejtuese e FRD dhe gjithë struktura piramidale e saj e shtrirë deri në fshatrat më të ‘humbura’ nuk e humbet toruan nga provokimet e ‘gazetarëve’ të Qeverisë dhe eksperienca e mjaftueshme e grupit institucional vendimmarës të saj e ka busullën për të patur gjithmonë koshiencën për nordin e fitores, fitore që do ti vlejë të gjithë shqiptarëve brenda Shqipërisë politike, ashtu edhe të gjithë shqiptarëve në rajon, sipas strategjisë së integrimit të tyre gradual kulturor, ekonomik e politik në planin afatmesëm.5-Kur W.Çërçilli mori nga N.Çambërleni qeverisjen në Britani, pak ditë pas fillimit të luftës me Gjermaninë naziste në shtator të vitit 1939, ju premtoi ishullorëve se ai do tu sillte atyre lotë dhe gjak dhe këto ishin çmimi i lirisë. Edhe shqiptarëve sot -- pa dashur tu bëj aspak një paralelizëm kaq të zymtë simetrik, në këtë situatë të rëndë të përgjithshme ekonomiko, politike dhe institucionale që e lë vendin më 23 qershor qeveria e z.Berisha së bashku me shpurën e ‘gazetarëve’ të përdorur, shtuar edhe situatën e një pështjellimi të përbotshëm ekonomik e politik, sidomos pështjellimit të Lindjes së Mesme ku ka shumë dhunë (e cila mund të shtohet në përmasa edhe më të rrezikshme këtë verë) – nuk mund tu ofrohet nga asnjë qeveri e drejtë prosperiteti dhe parajsa e shpejtë. 6-Dëmi nga plaçkitja e shqiptarëve dhe Shqipërisë në këto 23 vjet është shumë i madh. Por shpresa vdes e fundit. Dora dorës, nëse mobilizohen energjitë e fshehura të kombit, nëse shfrytëzohet për industrinë e turizmit bregdeti ynë i mrekullueshëm dhe rriten produktet bujqësore e blegtorale bio për konsumatorët e kësaj industrie, nëse rritet një armatë e ‘know how” nga rritja e cilësisë së arsimit publik e atij privat,  nëse taksohen grabitësit dhe të korruptuarit e këtyre 23 vjetëve (sidomos atyre të 8 vjetëve të fundit), nëse i detyrojmë të gjithë ata që janë subjekt ekonomik i ligjit të paguajnë e të mos fshihen në evazionet e tyre tatimore e doganore prapa ombrellës së pushtetarëve, të ardhurat buxhetore do të jenë sigurisht më të larta. Ndoshta ka ardhur koha që të transferojmë me ankand kompetencat e tatimorëve dhe doganorëve te kompani private, proces i cili do të formalizonte e disiplinonte njësitë ekonomike si dhe do të krijonte realisht premisat për të funksionuar Bursa e Tiranës dhe vënia në eficencë maksimale e kursimeve të shqiptarëve. Gjithashtu, do të evidentojmë shumë shpejt se produkti ynë i brendshëm është edhe 35% më i lartë se sa paraqitet nga qeveria (zyrtarisht thuhet se GDP-ja e vitit ushtrimor do të jetë 10 miliard Euro). Do të rritim në përqindje të ardhurat në Buxhetin e shtetit në raport me GDP (sot arkëtohet në Buxhet vetëm 23% e GDP, në një kohë që Maqedonia heterogjene e ka 33%), duke ritur investimet në të mirën e publikut me një normë të shpejtë kthimi të investimit, e përkthyer në rritje të shpejtë të GDP. Në këtë mënyrë do të kemi një shërbim të përgjithshëm publik më cilësor në interes të cilësisë së jetës së popullit, duke ulur nivelin e frikshëm të borxhit publik të cilin në një afat 8 vjeçar duhet ta çojmë jo më shumë se niveli mesatar i rajonit, 33% nëpërmjet rritjes së GDP dhe nëpërmjet uljes së deficitit buxhetor në vitet në vazhdim. Gjithashtu, nga drejtësia rregullohet konkurrenca dhe përmirësohet tregu dhe dora e tij e padukshme.

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Po ndajeni tekstin ne paragrafe me njerez se na lodhet!

Kaq e veshtire qenka te shtypesh "enter" here pas here?! Sa te paafte paskeni qen.

Submitted by Genti (not verified) on

Dakord lidhur me ''opinionistet e pavarur'' C. Peka dhe A. Hoxha (Notari), por nuk me duket se FRD perfaqeson pjesen me elitare te kombit dhe aq me pak qe FRD u krijua me ''vullnetin e popullit''. Nje pjese e mire e drejtuesve te FRD thjesht mbeten pa pune pas perfundimit te presidences Topi si p.sh. Aleksander Flloko, Lizander Saraci dhe vete Bamir Topi.

Submitted by ela (not verified) on

po ik ore se na hapet barkun pa i zotin, te gjithe doni gjithmone vetem karrige

Submitted by Neo (not verified) on

Ke nje problem stilistik Cako, ke 2 shkrime ne nje shkrim. Nje per 'opinionistet', nje per 'propagande' per partine e Topit. Problemi eshte qe per arsye hapesire ne shkrim (jo lebensraum, mos keqkupto), keto te fundit i thua si neper kembe, dhe nuk behen te besueshme. Duhet ta lexosh pak me me vemendje Goebelsin. Me pjesa elitare e kombit Alfredi e ka fjalen ndoshta per fraksionin e Ballit Kombetar brenda FRD, si perfaqesues i se ciles ka qene edhe deputet ne nje legjislacion te shkuar.

Submitted by jul cezari (not verified) on

Ke shkruajtur shume po ske thene asgje,sa na lodhe kot dhe harxhove minutat..ata opinionistat te Opinioni i Fevziut,ishin mbeldhur per te analizuar  REZULTATET  E  2009 !!! dhe meqe ne 2009 FRD skishte fare,normale qe pesha specifike qe do zinte ne debat FRD-ja do ishte shume e vogel.
Cimi dhe Hoxha ishin dy analiste qe si dhane FRD-se asnje deputet,te tjeret i dhane 1 ose 2; edhe?!
pse ti qe i jepke ,e zeme 10 deputete Topit e njihke mire realitetin dhe ata qe si dhane fare ose shume pak jane sherbetore te PD dhe PS?!
perpjekje e deshperuar  dhe analize militante,ata jane analistet e vertete,sherbetori ne kete rast je ti!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.