Unë, frëngjishtja dhe Presidenti Berisha

Postuar në 27 Mars, 2013 04:14
Aurel Plasari

Si lëndë mësimore “Shpifografia” po bëhet e nevojshme për t’u shtuar në kurrikulat universitare. Jo vetëm në degën e Gazetarisë, por edhe të Sociologjisë, Drejtësisë, Psikologjisë etj. Ndoshta edhe të Psikopatologjisë. E bën të nevojshme tanimë një realitet mediatik si yni, ku kultura e shpifjes është në lulëzim. Po shtoj në listën sipër edhe Fakultetet e Ekonomisë, të degëve Financë & Kontabilitet, duke qenë se të ushtruarit e Shpifografisë në realitetin mediatik shqiptar sponsorizohet, financohet, më shqip: paguhet duke e shndërruar në zanat fitimprurës.  Për të mos u marrë me emra të tjerë punëtorësh të kulturës, po lejohem të trajtoj një shembull vetjak, që them se ofron ndonjë argument më shumë për mëvetësimin tanimë të kësaj lënde të re.
“Shqiptarët për pjatë të drekës kanë xhelozinë, kurse për pjatë të darkës zilinë”: këtë konstatim na ka mëveshur ai gazetari emërkeq anglez, që e kemi detraktuar fort për sa pati thënë për ne. Mirëpo, ta marrësh hollë, nuk mund të mos i japësh të drejtë për këtë formulë, në mos për mbarë shqiptarët, së paku për ushtruesit e Shpifografisë. Përfytyroni disa syresh: në vaktin e drekës, të ulur para tryezës, nuk u vete poshtë e ngrëna kur u ndodh të marrin vesh që Aurel Plasari, veç punëve të tjera, më 1995-1996 paskësh shërbyer si lektor i ftuar në INALCO (Institut des Langues et Civilistations Orientales), Paris. Paskësh pasur “kontratë shumëvjeçare” – sipas tyre – dhe e paskësh përmbushur vetëm për një vit universitar?! Shpifografët, të cilëve u ngjan vetja si nëpunës të Departamentit të Burimeve Njerëzore të Institutit në fjalë, shpallin zbulimin: është larguar sepse nuk e njihte gjuhën franceze në masën që duhej, d.m.th. në masën që e dinë shpifografët. Dhe e qarkullojnë nga një shkrim në një tjetër, duke u paguar për këtë “punë”. Athua se Shqipëria e sotme është katandisur që vlerësimet për zotërimin e gjuhëve të huaja t’i japin shpifografët mediatikë dhe jo katedrat e specializuara universitare të Fakulteteve të Gjuhëve të Huaja. Në i bren kjo brengë gjuhësore, të brehen edhe më kur të mësojnë se zotërisë së përgojuar katedrat në fjalë i kanë dhënë për gjuhën frënge një vlerësim me notën “10”.

Ka lexues, unë e di këtë, që do të kapsallitin sytë duke pyetur se ç’rëndësi ka për publikun niveli në të cilin e njeh frëngjishten Aurel Plasari. Aq më shumë kur të marrin vesh që në “Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore” ai nuk ka qenë ftuar si lektor për t’u mësuar francezëve frëngjishten, por për punë krejt tjetër. Mirëpo rëndësi ka. Madje duhet të ketë rëndësi të veçantë, nëse llogariten përsëritjet gjithë zell që u bëhen shpifjeve të tilla jo vetëm në “komente”, por edhe në “bio-bibliografitë” që u stisin të tjerëve rrugaçët (internautët) anonimë të internetit. Prandaj tani më takon e drejta t’i quaj shpifjet shpifje duke i ofruar si kontribut për lëndën që propozova.
Që Aurel Plasari qysh në çunakëri nuk ka pasur ndonjë problem me frëngjishten, – si dhe me ndonjë gjuhë tjetër, – lexuesit që kanë pasur për duarsh antologjinë e hershme “Poezi Franceze”, botuar më 1984, e dinë mirë bukur. Kanë pasur mundësinë të lexojnë prej Plasarit përkthime nga poezia moderne, ajo klasike, deri edhe ajo mesjetare frënge. Kush nuk e ka pasur mundësinë, e ka sot që të shijojë në shqip një varg të gjatë poetësh: nga shek. XX Richepin, Rostand, Magre, Supervielle, Alliette, Maurice Carême, Desnos, Prevert, Seghers, Guillevic, Verdé, René-Guy Cadou deri George Brassens dhe Jacques Brel; nga shek. XIX Beranger, Desbordes-Valmore, Lamartine, Hugo, Brizeux, Gautier, De Musset, De Lisle, Jean-Baptiste Clement, Sully-Prurdhomme, De Hérédia, Copée; nga shek. XVIII Boileau, Voltaire; nga shek. XVII D’Aubigné, Maynard, De Viau, Malherbe, Maynard, Tristan l’Hermite; nga shek. XVI De l’Espine, Du Bellay, Ronsard; nga shek. XIV-XV Eustache Deschamps; nga shek. XIII Rutebef, De Meung; nga shek. XII Wace, Chrétien de Troyes etj. Këta i përkthente Aurel Plasari qyshkur ishte 25 vjeç. Thonë që “pjata e xhelozisë” është e hidhur: mund të zeherosen edhe më kur të lexojnë në ff. 111-112 përkthimin “Përgjigje sharjeve dhe shpifjeve”, Ronsard.

Tani, për ç’i përket kontratës së përfolur të lektorit me INALCO-në, ku ka qenë i ftuar në bazë të kontributeve dhe vlerësimeve përkatëse, Aurel Plasari e ka ndërprerë atë me vullnetin e vet të plotë me të përfunduar vitin universitar 1995-1996. Madje duke pasur kujdesin të përmbushë edhe detyrën e marrjeve në riprovim në sesionin e vjeshtës të kursit 1995-1996. Dhe është kthyer në Tiranë, gjithnjë me vullnetin e vet, për një varg pakënaqësish që nuk lidhen me kurrfarë “çështjeje gjuhësore”: ato fillonin nga paga deri te kushtet e banimit në “Qytetin Universitar”, të përshtatshme për studentë ose pedagogë hallexhinj, por jo për të. Dhe as i ka dhënë kujt llogari. Nuk kishte përse të bënte sakrifica, mbasi nuk kishte qëlluar “hallexhi” dhe as e kishte lakmuar me “rashë e vdiqa” atë detyrë, njëra nga të shumtat veprimtari mësimdhënëse që ai ka kryer. Në Tiranë nuk ishte as pa punë, as pa shtëpi: këtu kishte njerëzit e tij, miqtë e tij, përfshi edhe lexuesit e tij. Mund t’i mungonin ëndjet e Parisit, fjala vjen tenisi ose golfi, që në “Cité Universitare” mësoheshin falas dhe rezultonin komode për një ngarkesë gjithë-gjithë prej 300 orësh lekture në vit: çdo mësimdhënës mund ta llogarisë komoditetin. Por ia plotësonte mungesën pritja në Tiranë e studentëve që e donin. Që nuk i pëlqeu të vijonte edhe vitet e ardhshme universitare me jetën e “lektori emigrant”, të cilën mund ta lakmojë shumëkush, ishte kryekëput në të drejtën e tij. Shkurt për miqtë që e njohin: ashtu i donte “zogu i qejfit”. Në këtë botë ka njerëz që parapëlqejnë Shqipërinë edhe për diçka shumë më gjenuine: për një ngastër lakrori që të bën ta duash më fort atdhenë.

Po ia ofroj gazetës për ta botuar shkresën përfundimtare të Presidentit të INALCO-së dhe gjithsekushi mund ta dallojë se sa lidhet ajo me pjatat e “drekës” të xhelozëve. Shkresa është e fillimit të vitit 1997, ajo i drejtohet “lektorit” që tanimë ndodhet jo në Paris, por në Tiranë, duke dëshmuar edhe “përçapjet e përsëritura” që janë bërë deri atëherë jo për ta përzënë nga Instituti në fjalë, por për të kundërtën: për ta kthyer në detyrë.
“INALCO
N. Ref.: PD/ JG C0153
Paris, më 21 shkurt 1997
PRESIDENTI
Zotit PLASARI Aurel

Tiranë Shqipëri
Zotëri,
Prej fillimit të këtij viti universitar ju nuk keni siguruar shërbimin e lektorit të Shqipes të parashikuar nga kontrata e punës e lidhur më 6 tetor 1995.
Duke mbetur pa të reja (lajme) nga ana juaj, me gjithë përçapjet e përsëritura të Znj. Daniel, me keqardhje detyrohem të shfuqizoj kontratën dhe të bëj zëvendësimin tuaj.
Ju lutem të pranoni, Zotëri, shprehjen e  konsideratës sime të shquar,
Bourgey”
Edhe në përçapjet e Znj. së nderuar Daniel, përgjegjëse e Departamentit të Albanologjisë në INALCO, lexohet krejt qartë se shkëputja vullnetare e Aurel Plasarit nga detyra për vitin vijues universitar nuk ka qenë aspak ndonjë “çështje gjuhe”:
“INALCO
Zoti Aurel Plasari
I nderuar koleg,
Duke pasë konstatuar që keni qenë mungues gjatë rifillimit të kurseve të shqipes në INALCO më 23 dhe 24 tetor 1996, ju lutem të më bëni me dije se cilat janë intencjet tuaja. Një përgjigje duhet të më vijë medoemos para së mërkurës 30 tetor.
Duke shpresuar në rimarrjen e shërbimit tuaj të mësimdhënies të mërkurën e ardhshme, ju lutem të pranoni shprehjen e ndjenjave të mia të dalluara.
O. Daniel”.

Mendoj se nuk ka më qartë. Nëse mbas kësaj shpifografëve u shkon shtrembër “dreka e xhelozisë” lidhur me frëngjishten e Aurel Plasarit, fajin ua ka pjata që kanë zgjedhur: ajo t’u bëjë mirë.
Por ka edhe më, sepse mbas “drekës së xhelozisë” vjen edhe “darka e zilisë”, dhe ja se si në darkë nuk bëhet më fjalë për “çështje gjuhësore”: ajo shndërrohet në “konspiracion politik”. Shpifja që vjen mbas shpifjes është se Aurel Plasari e paskësh “siguruar” atë vend me mbështetjen e Presidentit Berisha, “në shërbim të të cilit” paskësh qenë asokohe. Se si e qysh e tek – dhe sidomos se përse – kjo nuk thuhet. Sipas lëndës bashkëkohore të Shpifografisë, çështja duhet lënë disi e vagullt, shpifografët nuk kthjellojnë gjithçka: roli tanimë i besohet asaj instance që në narratologji e quajmë “receptues”. Receptuesit i lihet të hamendojë çfarë të dojë për këtë “detyrë të posaçme” të cilën z. Berisha ia paskësh “siguruar” Aurel Plasarit, athua se ishte President i INALCO-së. Është fjala për Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, që në Paris kishte një Ambasadë, kishte jo vetëm një ambasador, – kolegun tim shkrimtar Besnik Mustafaj, – por një varg nëpunësish e specialistësh të tjerë. A mos vallë ta ketë pasë dërguar me misionin, sikundër bënte humor një mikesha jonë e përbashkët, për t’i rënë mbas vragave në Paris një mikut tonë piktor bohem duke parashikuar profetisht që ai mbas një dhjetëvjeçari do t’u bëkësh rivali i tij politik? Me piktorin bohem asokohe Plasarin nuk e lidhte më shumë se marka e përbashkët e pastës së dhëmbëve që përdornin, “Colgate”, siç thotë një ekuacion i njohur. Gjithsesi, dobët shumë do t’ia kishte gjetur z. President kamuflazhin me detyrën e “lektorit”, kur kishte aq mundësi të tjera në dorë: ishte President apo s’ishte? Apo mos e dërgoi në Paris thjesht për ta hequr qafe nga Shqipëria?! Kam bindjen që Presidenti i asaj kohe as e ka ditur dhe as i ka interesuar në shkon a nuk shkon kund Aurel Plasari. Por, për ta flakur edhe shpifjen që rreket të ngatërrojë edhe “Presidentin Berisha”, po ofroj për kureshtarët nga Arkivi im një letër më të hershme të znj. Daniel, përgjegjëse e Departamentit në fjalë, për të dalluar se Aurel Plasari nuk e ka zakonin të lypë a të kërkojë “detyra”:

“INALCO
I dashur Zotëri,
Ne nuk kishim kohë t’ju takonim më gjatë, por dëshiroj t’ju falënderoj për pritjen në Universitetin e Tiranës, si edhe për organizmin e konferencës në Shkodër, ku ne na pritën shumë mirë.
Kam qenë shumë e interesuar nga shkrimet tuaja, prandaj edhe do të dëshiroja emërimin tuaj si lektor për të përhapur pranë studentëve kulturën e vërtetë shqiptare.
Zoti President i INALCO-së ka qenë shumë i interesuar nga qëndrimi i tij në Tiranë dhe ju falënderon për librat.
Ju komunikoj për çdo rast koordinatat e mia vetjake:

Ju lutem pranoni, Zotëri i dashur, shprehjen e ndjenjave të mia të shquara,
O. Daniel”.
Mbas këtij vlerësimi ja këtu edhe shkresa e emërimit për punësim si vijon nga Presidenti i INALCO-së, dhe jo nga ndonjë “president tjetër”:
“INALCO
N. Ref.: MT/ JG C 0592
Paris, më 4 korrik 1995
PRESIDENTI
Zotit PLASARI Aurel

Tiranë
Objekt: emërim në cilësi lektori gjuhësh të huaja.
Bashkëlidhur: kopje e dekretit Nr. 87-754 të 14/09/87.
Zotëri,
Kam nderin  t’ju informoj se kandidatura juaj për vendin e punës: LEKTOR i Gjuhës Shqipe në INALCO nëpërmjet një kontrate për një vit, është miratuar.

Ju lutem të pranoni, Zotëri, shprehjen e ndjenjave të mia më të mira,
A. Bourgey”.

Por nuk mjafton me kaq, sepse tani lexuesit kanë të drejtën e tyre të pyesin se si ka mundësi të kokolepsen shpifje mbas shpifjeje për diçka të thjeshtë dhe të verifikueshme në çdo dokumentacion, qoftë zyrtar, qoftë privat. Ka mundësi: sepse formulës së atij anglezit të mbrapshtë me “pjatë të drekës xhelozinë” dhe “pjatë të darkës zilinë” në realitetin tonë mediatik i mungon diçka: deserti. Këtë desert, për xhelozë dhe zilarë, nuk ma lejon pena që ta shkruaj si kolegu Edison Ypi, që gjithë njerëzi e shkruan “-uti”. Brenga që i bren shpifografët, në këto raste, ka të bëjë me punët që ka kryer dhe kryen Aurel Plasari, për të mos thënë me karrierën e tij. Që brenga le t’i brejë, kjo është patologji e tyre, por që t’i brejë edhe ca më keq po tregoj vetë – që të mos lodhen shpifografët mediatikë – se, për ç’u takon detyrave, Aurel Plasarit ka qëlluar t’i ofrohen edhe detyra të tjera, shumë përtej fantazisë së tyre shpifografike. Sepse në shoqëritë e lira konkurrohet me aftësi, dhe jo me shpifografi.

Në kohën e Qeverisë së Koalicionit më 1991, fjala vjen, i është propozuar një detyrë diplomatike e rangut të parë, falë së cilës sot do të ishte njëri ndër ambasadorët “seniorë” të Shqipërisë. Shijet e tij lidhur me vendin e akreditimit – trille që ia njohin – e bënë të mos lëvizte nga vendi. Vite më mbas i është propozuar një tjetër detyrë diplomatike, edhe më e rëndësishme se ajo e një ambasadori. Nuk e pa veten në të duke parapëlqyer të vijonte të jepte e të merrte me studentët në auditorë. Dhe që xhelozëve e zilarëve t’u mbetet ai deserti origjinal në fyt, – të mos ma kthejnë dorën, – detyrohem të them se edhe më 2007 Aurel Plasarit i është propozuar një detyrë edhe më me peshë nga ajo e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare: në fushën e kulturës dhe të shkencës njëherësh. Nga njëra anë, nuk e ka ndier veten me energji për një detyrë të atillë, nga ana tjetër nuk i ka ardhur për mbarë të shkëputet prej shumë njerëzish të Librit me të cilët e ka lidhur jeta dhe puna. Por ai i ka qenë mirënjohës Kryeministrit, z. Sali Berisha, për mendimin e mirë dhe vlerësimin, sikurse u ka qenë mirënjohës ministrit të njëhershëm të Kulturës për ftesën për të drejtuar Bibliotekën Kombëtare dhe Kryeministrit të atëhershëm për besimin e detyrës. Njerëzit që e provojnë mbi vete peshën e keqe të mosmirënjohjes – ju siguroj – bëjnë gjithnjë kujdes të jenë mirënjohës.
As mos e vrit mendjen me shpifografët! mund më këshillojë shumëkush tek më sheh që marr mundimin e kallëzoj në publik teknikat e Shpifografisë. Ç’u qi t’ëmën! më thotë në shqipe të pastër ndonjë mik. Në të vërtetë t’ëmat shpifografëve nuk ua përdor, sepse deri më sot nuk kam parapëlqyer frekuentime të tilla nënash dhe, siç i thonë një fjale, s’mund ta prish agjërimin në moshë të pjekur. Por mendjen e vras: e vras kur vë re që në kulturën shqiptare Shpifografia përhapet në gjerësi e thellësi. Dhe, pra, kur nuk ka të bëjë vetëm me Aurel Plasarin, i cili në këtë kulturë zë ndoshta një vend nga fundi. Ose as që e zë fare. Shpifografinë vërehet ta pësojnë sot deri edhe emrat më në zë e më të shquar të kulturës shqiptare, duke i trajtuar si zorraxhinj ata të cilëve të gjithë do të duhet t’u jemi mirënjohës për çfarë bënë në këtë kulturë dhe për çfarë na lanë trashëgimi. Ushtrohet – fjala vjen – mbi Konicën, të cilit po i shpifin marrëdhënie që nuk i pati ndonjëherë. Mbi Fishtën, të cilin e kanë bërë deri edhe “gjeneral” të ushtrisë fashiste italiane. Mbi Kutelin, duke e agreduar si “shkrimtari sllavo-maqedonas”. Mbi Lasgushin, duke i përgojuar “dashuriçka” që kanë për bazë vetëm çaprashitjet e shpifografëve. Mbi Çabejn, duke e shndërruar në “ministër kuisling”, detyrë të cilën ai nuk e pati pranuar ndonjëherë. Mbi Kadarenë… Kadareja, përpos shumë sharmeve, gëzon edhe sharmin e të qenit i cenueshëm sa në “pjatat e drekës” aq edhe në ato “të darkës”. Dhe me radhë. Përse atëherë të vras mendjen unë, më i fundmi ndër të fundmit e kësaj radhe?
Nuk është vrasje e kotë mendjeje të shqetësohesh për gjithçka që të intereson në kulturën së cilës i ke shërbyer e i shërben prej disa dhjetëveçarësh. E vras mendjen, shqetësohem dhe ngulmoj duke menduar se do të duhej të shqetësohen e të ngulmojnë edhe shumë të tjerë. Në Shpifografi shpifjet kanë vesin të përsëriten shpesh: edhe më shpesh duhen përsëritur të vërtetat. Këtu vetëm sa fola pak – lënda e re mësimore që propozova meriton shumë më shumë – dhe qetësova ndërgjegjen. “Dixi et salvavi animam meam” thuhet në atë pakëz latinishte që di unë, sigurisht jo aq sa shpifografët të ma njohin diplomën për t’u dhënë mësim romakëve – që s’janë më gjallë – në Romën e lashtë / PANORAMA

Comments

Submitted by ora09 (not verified) on

Aurel,

po ta them edhe unë atë shprehjen: Ç'u q... t'ëmën!

Në Shqipërine që ti e do aq shumë, (ashtu si dhe une), duhet të mësohesh me këto lloj vemjesh të pështira që e kanë për ksehasje të merren me ata që bëjnë punë të vlefshme...

Submitted by Bodigardi (not verified) on

Aurel, a e kishte te veshur antiplumbin Berisha ne fotografine qe ke dale me te?

Submitted by Ben (not verified) on

"Une fola dhe shpetova shpirtin"-Perhere i kendshem dhe i mirepritur.

Mbetesh  nje artikulues i shkelqyer,per mua.

Submitted by alban (not verified) on

Shum dakort Z. Plasari, te tille kulture rruge kane nje pjese e madhe e  shqiptareve. Dhe keta i perfaqeson sa me mire s'behet Sali Berisha. Njeri qe ju e respektoni persa kohe nuk shpif mbi ju...Nese keni njdeshmeri te sinqerte per problemin, atehere kontribuoni me shpesh me dijet tuaja, sipas menyres suaj, duke i vene ato ne sherbim te nje publiku te gjere sic eshte ai i internetit. Problemi qe ju ngrini (nese jane vertet keto 'intecjet' tuaja) nuk eshte i ri. Per te njejten gje, pra per mungesen e respektit ndaj 'njerezve te librit', eshte ankuar publikisht edhe i ndjeri Ardian Klosi, madje ne mos gaboj ne shkrimin e tij te fundit publik. Cfare vjen ere nga kjo corapja juaj e mendafshte eshte m... politik qe mba brenda. [deleted]

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Plasari se kush janë shqipëtarët këtë e ka treguar koha prandaj jemi këtu ku jemi por ske çi bënë kur marin doktorata injorantët me kurs 3 mujorsh çfarë mund të presësh dhe kur këta janë shumë nuk ju vjenë mirë kur shikojnë që vërtet një njeri i zoti mundohet të jetë korektë me punën dhe ti ngjiti majat me zotësinë e tijë dhe për këta e fain midis të tjerëve është dhe ai që të emërojë drejtorë me të drejtë se e meritoni por të shikoni dikasteret e tjera të vjenë krupë kur i shikonë se kush janë

Submitted by Bard (not verified) on

Sa i shkon ky shkrim do gazetareve qe rrine e fantazojne skenare perdhunimesh femijesh per te rritur tirazhin; hallall Plasarit per kete shkrim,  me shume se per permbajtjen, per stilin e shkelqyer..

Submitted by amy (not verified) on

Shume dakort per gjithe sa shkruan Plasari. Pa asnje dyshim, intelektual i dores se pare.

Por une ende nuk di te shpjegoj, nga vjen nje fare peruljeje ndaj Berishes, gje qe konstatohet edhe ne kete shkrim. Kurre s'do ta shpjegoj, perse ky vend nuk ka dot intelektuale te nivelit te Plasarit qe te reagojne kunder regjimeve.

Submitted by Dardan (not verified) on

E lexova artikullin tuaj dhe me thene te drejten une i besoj ato qe shkruane per personin tuaj ne fushen e kultures, perkthimeve etj etj. Natyrisht qe kam lexuar edhe nga perkthimet tuaj te cialt, si lexues mesatar qe e konsideroj vehten, i konsideroj te pelqyshem dhe nuk kam verne re se ato mund te rridhnin nga ndonje burim tjeter dhe jo nga shqipja.

Ne asnje menyre nuk do te doja qe ti fusja furca dhe kritika njeriu ose nuk do te doja qe te me thoshte njeri se ti, Dardan, nuk le njeri pa i keputur ndo nje gje. Keshtu pa e zgjatur dua te them se nxemja juaj per te drejtat tuaja eshte aq e nxituar sa ne disa raste keni bere gabime qe i keni futur te gjithe "internetautet" ne nje thes. Ju e keni mundesine si nje gjuhetar i shkathet qe te mund te ndani pjesen nga e tera ose te terren ne shume pjese.

Edhe me shume po te flisje ne pergjithesi duke i futur te tera ne nje thes, prape une nuk mund ta ndryshoja mendimin per ato emocione pozitive qe kam  ndjere duke lexuar perkthimet dhe krijimet tuaja. Respekt per punen tuaj shkencore!

Submitted by utopia (not verified) on

o Aurel, po boll fole ne veten e trete njejes, se je bere si Alain Delon-i (ai e ben gjithe kohen kete gje... ;)  )

Submitted by utopia (not verified) on

ç'modesti : Plasari e vendos veten ne nje rradhe me Konicën, Fishtën, Kutelin, Lasgushin,  Çabejn, Kadarenë…

Lum si ti Aurel

Submitted by Anonim (not verified) on

Problemi i Shpifografise qendron dhe Plasari e rrok mire edhe ke qejf ta ndjekesh ne stilin e tij te mrekullueshem.

Por njelloj eshte e mjerueshme qe ky njeri eshte kaq "self-centered", merrret ngushtesisht vec  vetem me veten e tij duke rene ne dashuri me imazhin e tij ne pasqyre , i.e. noten ma vune 10, refuzova filan vend Europian se nuk ia duroja shijen, e pastaj edhe nje vend tjeter pellumbush, madje edhe nje tjeter... "Na pla.. by..."  do te me thoshte im ate!  Edhe me: Ja c'me shkruanin ne letren X, ja edhe ne letren Y, ja edhe ne letren Z - letra qe ne fund te fundit jane krejt zyrtare e banale nga ato qe iu shkruhen te gjitheve, pa asnje vlere per publikun! Per me teper ato jane letra qe reflektojne keq fare per Plasarin dhe ma prishin mendimin e mire qe kisha: jane letra qe tregojne se ka braktisur punen pa denjuar te jape lajmerim paraprak. Kjo eshte sjellje e shemtuar! Pastaj c'eshte kjo megalomani infantile? S'na i paska pelqyer rroga dhe kushtet! Dakord, e drejta e tij. Por, rrogen dhe kushtet me siguri ia kane bere te njohura qysh ne fillim e nuk e kane detyruar t'i pranoje me zor. Nga ana tjeter nje universitet serioz nuk ben diskriminim page - do te ishte shume e veshtire te provohej nje gje e tille, edhe po te ishte e vertete! Por dihet qe ne "humanities" pagesat jane te vogla, e per me teper zoti Plasari atehere do te kete qene ne nivelin "junior", nga pikepamja e moshes, eskperiences dhe natyrshem fillimit ne nje institucion universitar - keshtu e nisin te gjithe. Prandaj "ngastra e byrekut", miqte, e me the te thashe mua me tingellojne "pordhe" e "bullshit" made in Albania ne kete rast... Pastaj, dashuria per vendin tend mund te shihet edhe ndryshe: si oportunitet e pasion per te mesuar gjuhen e kulturen shqipe ne vend te huaj -- kjo mua me duket me me peshe se "aroma e gjalpit dhe niseshteja e byrekut albanez" . Perkundrazi, braktisja e detyres eshte e kunderta e afeksionit gjoja per Shqiperine, ngastren e lakrorit, studentet, miqte, e te tjera brockulla...

Edhe te gjitha keto per t'iu pergjigjur medemek marrezirave te llojit te gjirizeve te internetit? Gjera te tilla na e konsumoken emocionalisht kaq fort Plasarin, studiues serioz e drejtor i nderuar i bibiliotekes sa te ulet e te shkruaje "doni me per Belulin" per femije? E trishtueshme!

Submitted by alban (not verified) on

Ore Z. Plasar jam edhe une i mendimit qe Ju nuk jeni aty ku jeni as per merite te atij piktorit te misterioz bohem apo te presidentit te asaj kohe Sali Berisha, po vetem per merite tuajen. Po c'po na intereson neve ketu kjo?! Problemi ketu eshte se ketu nuk do tja dije njeri per ju. Nese do kishte nje interes aq te madh per njerezit e kultures ne Shqiperi atehere njerezit do mbanin rradhe per te blere librat tuaj dhe ne vend te lojarve te fatit do ishin librarite. Dhe Ju vete do merreshit me gjera me serioze jo me llafet e rrugaceve te internetit. Kultura shqiptare eshte pergjithesisht nje kulture rruge. Por kjo gjendje nuk permiresohet duke u ulur te gjithe ne nivelin e rrugaceve. E verteta eshte se Juve nuk ju intereson fare kjo pune por merreni me politicka. Ju jeni thjesht nje leve ne duart e Sali Berishes. Se perse e beni kete, ndac per karriere apo militantizem, kjo nuk na intereson.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te dashur bashke-iternaute anonime te internetit, para se te komentoni lexoni mire shkrimin sepse Plasari na ka quajtur:

"rrugaçët (internautët) anonimë të internetit"

pa vene ne hesap lavdografet anonime te internetit. Nuk eshte e thene qe nje lavdo-graf te mos jete shpifograf, apo gjithnje ne fuqi stili i zakonshem, ata qe me lavderojne jane burra te mire, ata qe me shajne duhet me ua bere nenen. Nje drejtor i Biblioteke Kombetare nuk duhet te bjere kurre ne kete nivel, çfardo ti kene shpifur.

Submitted by Blendi (not verified) on

Kujt i plasi per Aurelin dhe ata qe paskan shpifur kunder tij ... llogje pazari: me tha - i thashe - i shkrova - me shkroi, me thane - u thane - u thashe ... pffff, pune Belulesh. Edhe ca letra me tre rrjeshta, ne forme standart, sic shkruan cdo zyre jashte shtetit me "i nderuar", "ju lutem" etj.

Pastaj titulli; Berisha permendet me nje rrjesht ne artikull, por ne titull nuk duhet te mungoje.

Te kuptohemi, pa dashur te ofendoj z. Plasari, pyetja eshte se c'perfitim ka atdheu (qe z. Plasari pretendon se e do kaq shume) nga intelektualizmi i tij. Kur mbron Berishen, anatemon opoziten, te vraret e saj me 21 Janar - asnje perfitim, perkundrazi. Mendimi im personal ky!

Tung,

Blendi

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Profesor, mendoj se ai miku gazetar anglez duhej te kishte thene: shqiptaret per pjaten e drekes kane xhelozine, per pjaten e darkes ziline dhe per pjaten e mengjesit mburrjet.

Submitted by toto (not verified) on

Siç e kanë shkruajtur shumë të tjerë para meje: Kujt i plasi!

Ore të Respublica-s, keni ngelur pa artikuj more djema që na sillni gjëra kaq pa interes? Ca më intereson mua si lexues të di se për ça e kanë sharë këtë të plasurin.

Shpresoj të paguheni për të nxjerrë një opinion në ballë, sepse kështu të paktën ju përfitoni diçka se ne as qejfin e të lexuarit diçka nuk fitojmë me kësoj artikujsh.

Submitted by Dardan (not verified) on

po pse ore perkrahes i Berishes qenka ky?  Sa shume cudira paska ne bote! U plakem dhe se lagem! Epo tani nuk te shaj dot o shtylle intelektuale e fashizmit gjakatar!

Submitted by bobi (not verified) on

Lepin sahanet e Berishes. Sulmon opoziten sa here ja kerkon Saliu dhe qendka dhe intelektual! Ha, ha, ha!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Plasari nuk paska pare te arsyeshme as te njoftoje per nderprerjen e punes. paska ikur alla shqiptarce.  E paskan kerkuar ata te shkretet por ai ka qene shume i zene....dhe tani na merr kohen me nje carcaf te artikull. Cti thuash?

Submitted by Alban (not verified) on

Me siguri Z. Plasar duhet ti jete ofruar ndonje post shum i rendesishem politik, si psh. ai i kryetarit te PD apo PS. Me patjeter dikush duhet te kete menduar per Z. Plasar si njeriun qe do udhehiqte vendin drejt nje rilindje kombetare dhe do realizonte endrren shekullore shqiptare per liri, paqe dhe begati. Por Plasari nuk pranoi se...

Submitted by Alban (not verified) on

E mor Plasari qeke mobilizuar per fushate ... Haahaha shkrm qe meriton noten 10. Po vazhdove keshtu jo vetem qe do behesh djal i mbare dhe do sigurosh nje vend te mire pune por edhe dhembet do te zbardhen

Submitted by Genti (not verified) on

Drejtori i Bibliotekes Kombetare eshte post i larte administrativ. Kushdo qe pretendon se Plasari e mban ate post ne baze te meritave gabohet rende. Kjo pa i hyre fare meritave te vete Plasarit, thjesht duke gjykuar nga menyra se si shperndahen postet e larta administrative ne Shqiperi. Edhe bufi e di se nje njeri 10 here me i afte se drejtori aktual i Bibilotekes Kombetare do te ishte zevendesuar prej kohesh nga nje malesor i pagdhendur qe ha turshi domateje dhe i bie ciftelise ne malin e Dajtit ne rast se Plasari nuk do t'i shkonte per shtat Berishes.

Submitted by alban (not verified) on

Sa te holle e kemi kete Plasarin more, jo me kote eshte shoku i Fahriut ! ! !  Si kapaku tenxheren [deleted] e kane gjetur njeri tjetrin !

Submitted by alban (not verified) on

Duket qe lexoka shume ky Plasari. Nga stili i te shkruarit dallohet influenca e nje shkrimtari tjeter te mire, nje njeriu paksa kontraversal, por ca t'i beshe, shpesh keshtu jane njerezit e medhenje. Gjithsesi plasari nuk eshte nga ata. Ai eshte i mire nga te gjitha anet, edhe kemishen e vesh te hekurosur cdo mengjes, vezen e skuq vete me dockat e tija dhe asnjehere nuk harron te laje dhembet para se tu thoje naten e mire te gjitheve - ne vecanti Fahriut - dhe pastaj te fleje si qingj.

Submitted by alban (not verified) on

he mor Muc mo se i thash [deleted] Fahriut dhe te ngeli qefi ... ska gje :)

Submitted by alban (not verified) on

Po me Romaket c'te kete valle Plasari!? Dikur kane qene qendra e qyteterimit boteror. Tek e fundit aty jane vene themelet e projektit Europian. Pastaj pasardhesit e tyre Italianet, ishin nje nga vedet qe bashke me SHBA-ne dhe Austrine  ndihmuan pavaresimin e Shqiperise, dhe pothuaj e rindertuan ate nga e para. Nderkohe qe Franca, megjithe kulturen esaj 'elitare' dhe fodulle ka nje tradite te lashte miqesie me jo-miqte tane Rus dhe Serb, pervecse her-pas-here shkollon edhe diktatore, thuhet.

Submitted by ilir (not verified) on

[deleted]

Submitted by alban (not verified) on

gazetat hapen me titullin: Aurel Plasari i ben thirrje Fatos Nanos te shpetoje PD-ne !!!

Submitted by alban (not verified) on

ose me per te qeshur akoma: Plasari i ben thirrje Nanos qe te ndihmoje Berishen te behet serish president !

Submitted by eni (not verified) on

Mundet  te mos i hiqja asnje presje ketij rrefimi prej "te lenduari " mbi shpifografet e shpifografine (pavaresisht autolevdatave) dhe te dergoja nje BRAVO te rastit , por sa here me sillesh ti Plasar nder sy , vesh e shkrime - me shfaqet nje dalje  spektakolare televizive (ne tv klan, sigurisht)  me 21 Janar, kur perpiqeshe te na bindje ne saj te pervojes tende me pushken dhe zborin , se vrasesit nuk ishin vrases dhe se vrasesit nuk kishin vrare ate dite....  Ne hall te madh duhet te jete nje intelektual i kalibrit tend te marre persiper te mbroje kreun e shtetit diten e vrasjeve ...Se paku duhet te jete dyshues a  te qendroje larg  e te heshte per sa kohe nuk "uleret"  dot intelektualisht kunder vrasjeve . Nobelin - te marresh ti pasketaj - nuk e rizgjoj dot  vlersimin e respektin per ty.

Submitted by amy (not verified) on

Like

Submitted by RP (not verified) on

E pranoj qe jam injorant i madh,sepse nuk e kuptova fare kete shkrim.Cfare percjell ky shkrim,çfare sjell ne dobi te ketij atdheu qe [....] po shkruakan kunder shqiptareve qe sipas nje pijaneci anglez (se gazetaret angleze pine shume e nga te gjitha) ngrenkemi per dreke xhelozine dhe per darke shpifjen?Po anglezet qe hane per mengjez vezen surbull,qe mender pula e ben nga ai vend i bekuar?!Ky mustaqespica, bibliotekar (ahahahahhahha) i shquar dhe mik per koke i intelektualit Fahri Balliu (per te cilet mbaj mend nje shkrim ekzemplar te te ndjerit Ardian Klosi) na mburret tani me frengjishten e tij, sikru kjo e ben intelektual apo aq me teper,krijues i dores se pare.E di çfare?Keta kane probleme qe tani ata qe shkruajne nuk perzgjidhen me miq e lajka,por dalin nga fundi i botes dhe te tregojne arat,po deshe ti dish ku jane.Po e mbyll se Nuk lodhem te lexoj dokrra!

Submitted by Minella (not verified) on

Keq për pak vëmendje?

Mos u shqetësoni. Për prindërit e gjeneratës FB, gazetat janë gjithnjë aty.

Zhvishem, se kështu më pëlqen.

Që nga dje, në çdo kioskë gazetash në çdo cep të republikës!

Submitted by Alban (not verified) on

@ minella nuk di te te them nese gazetat ne 23.06 do Happen me titullin: Roma, kryeministri i ardhshem shqiptar: 'nuk me plas K. ca thot Plasari' por te jesh e sigurte qe une si vet djal i ri qe jam, edhe pse mund te me shkase ndonjehere edhe mua goja, nuk do e mbeshtesja ate lloj fjalori ne komunikimin publik. Nga ana tjeter shpresoj se edhe Edi Rama ka mesuar nga gabimet e kaluara dhe eshte njeri qe shikon perpara per te realizuar ate Shqiperi te lire dhe te begate qe te gjithe deshirojme per te rritur kalamajte tane.

Submitted by Alban (not verified) on

Per ata qe s'e kuptuan: ky artikull nuk i drejtohet fare publikut te gjere por eshte i porositur apostafat per ti bere presion psikologjik Edi Rames ne kuader te fushates elektorale.

Submitted by Bard (not verified) on

Mund te na e shtjellosh nje cike se po me duket shume interesante kjo teoria e konspiracionit per te cilen s'me kish vajtur mendja...

Submitted by Mediatori (not verified) on

Me thene te drejten shkrimet T´uaja nuk i lexoj! Nuk me pelqejne. E lexova se pashe shume komente dhe, po le dhe une ca rrjeshta. Keni derdhur te gjithe potencialin intelektual qe keni, duke bere nje shkrim si nje manifest te egos personale. Uni dhe vetem uni. Njeriun e gerryen lloj lloj semundjesh te pa sherueshme: kanceri e te tjera, po nje dite shkenca keto do ti beje zap semundjet. Po si tja bejme me unin, me unin dhe frymen e pasherueshme te egoizmit vrases, ku me plot ndergjegje nuk hapim rruge, e na erresohet logjika, e udhehiqemi nga emocionet. Ne qofte se ka njerez qe duhet te te shkumbezojne ketu, duhet te jene dhe komentuesit qe, i keni bere tabele qitje dhe i keni profilizuar e ne nje format probematik qe percjellin frymen agresive. Nuk e kam vetem per kete shkrim dhe vetem me Ty, po e kam me te gjithe ato qe shkruajne e botojne neper gazeta shkrime surrogato qe vetem shtrigojne e manipulojne opinjonin. Une kundra gjithe botes! Ne njeren ane jam Une, dhe ne anen tjeter te peshores eshte e gjithe bota, dhe ae di cfar: une peshoj me shume, kanari anon ne anen time. Une jam monumenti qe i bej zap te gjithe. Te gjithe kundra te gjithve. Mardhenjet sociale te shoqerise sone jane ne kete derexhe se me te vertete i helmoni ju dhe modeli i juaj. Shoqeria jone eshte monument i gjalle i kultit te unit. I unit si delir vrases i pamposhtur ne te gjitha drejtimet. I unit te zapberjes deri ne psikopatizem. Te gjitha do te gjene karar po me kete unin Zapberjes qe trashgojme si do ti behet? Qendra dhe universi yne jam UNE dhe pjesa tjeter le te shkaterrohet ashtu sic eshte shkaterruar. Une i pathyeshmi, une i bukri i dheut, une i mencmi i dheut dhe te gjithe qellojme nga frengjia e unit ne vetshkaterrim.

Submitted by RP (not verified) on

Kam komentuar dite me pare ashtu kot,se me bezdisi fillimi i kesaj autostime fodulle.Por sot qe e lexova ndjeva nje shije te hidhur,shijen qe te le cinizmi.Ciniket - dreqi e morri -i bashkon fytyra.Nje fjale e urte italiane thote qe hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte(La vendetta è un piatto da servire freddo).Se me ke e ka ky studjuesi,pune per te,por sofizmi i tij qe kapet andej-kendej,qofte me teorine e pjatave te anglezit,ate te dessert-it te Ypit apo insinuatat per dashuriçkat e Lasgushit(qe ku a kane te keqen?!)me shume i prishin pune sesa i ndreqin.Une e kam lexuar pa e njohur,e natyrisht e falenderoj per perkthimet;ah sikur te merrej me kete pune e ta ripertypte me ndjese kete lloj shkrimi cinik gjer ne gryke.Punet e pjatave Plasari nuk i njeh,se duket qe i ngaterron pa kriter.Ndofta kujton se shqiptaret hane akoma ne mengjesore apo vetem ato mishrat e djegur kthinave ku shitet mish me kile,por pas aperitivit hahet antipasta,pas antipastes hahet pjata e pare e pas pjates se pare hahet e dyta e pastaj desserti,e gjithmone-mbaje mend Plasari-pjatat e drekes jane me te renda per stomakun sesa te darkes.Ka mundesi te jesh i vetedijshem qe ka ngrene nje pjate me çorbe te prishur e doemos ka zgjedhur ndonje gazete te llojit te duhur per ta vjelle çorben e prishur.Sa per gjuhen rrugaçe  te atij mikut dhe pisllekun e nenave,do ishte mire te fshije njehere te vjellen,se nuk po i dallohet fytyra.Ik q..hu me gjithe mikun tend!

Submitted by Alban (not verified) on

Edi Rama arriti postin e kryetarit të PS dhe është kandidat për të drejtuar vëndin jo me CV-në e piktorit apo dëftesen e gjimnazit por me suksesin e pakrahasueshëm në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, institucionit publik më serioz që ka njohur historia e shtetit shqiptar. Do ishte e kotë të pyesje Plasarin a do të mund të ishte edhe ai vetë ndonjëherë në gjëndje të bënte diçka të ngjashme, përdersa ai s'ështe në gjëndje as te flasë mbi këtë fakt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.