Çështje "pazari" edhe zgjedhja e Presidentit të KE-së

Postuar në 23 Maj, 2019 11:16

Teksa fushata e kandidatëve për zgjedhjet evropiane po përfundojnë, vëmendja e të gjithëve përqëndrohet në zgjedhjet e së dielës, të cilat do të përcaktojnë në një masë të madhe se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Pikat kyçe janë tre:

Së pari, cila do të jetë përqindja që do të mbledhin partitë proevropiane, dmth. Partia Popullore Evropiane (PPE), Socialistët, Liberalët (ALDE) dhe të Gjelbrit. Vlerësohet se përqindja e tyre mund të reduktohet me një total prej dhjetë pikësh në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, nga 70% e Parlamentit të shkojë në vetëm 60%.

Kjo do të thotë se aleancat që nuk kanë ekzistuar në Parlamentin e mëparshëm Europian duhet të krijohen dhe të kemi një pazar të ri për vendet në Parlamentin Europian Së dyti, të hënën në mbrëmje liderët e këtyre partive do të takohen për të treguar qëllimin e tyre për të mos mbështetur askënd tjetër për President të Komisionit, përveç për kandidatët të cilët "u angazhuan" në fushatë, të njohur si Spitzenkandidaten.

Krerët e partive do të theksojnë se nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët që do të sjellin në tryezë liderët e BE-së. Kjo mund të shkaktojë probleme procedurale, pasi Parlamenti kërkohet të hapë dritën jeshile për emërimin e Presidentit të ri të Komisionit. Së treti, të martën do të mblidhen në Bruksel në një samit të jashtëzakonshëm, liderët e BE-së për të diskutuar për presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian dhe postet e tjera të larta si

Presidenti i Këshillit dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane. Vendimet përfundimtare nuk priten, megjithatë, samiti do të tregojë nëse udhëheqësit kanë për qëllim të caktojnë dikë në postin e Presidentit të Komisionit përtej procedurave të ndjekura në zgjedhjet e mëparshme që i dhanë presidencën Jean-Claude Juncker.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.