Guximi i çartur i K. Spahiut për të sajuar lajme

Postuar në 24 Shkurt, 2013 02:27
Mustafa Nano

Gazetat e djeshme (dhe edicionet e parmbrëmshme informative të televizioneve) jepnin një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”. Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, dhe këtë e them bazuar thjesht në shijen e impaktin e parë që më la lajmi i lexuar apo i dëgjuar, d.m.th pa kaluar në fazën e një zhbirilimi gazetaresk me synimin për të marrë vesh ca gjëra më shumë mbi këtë ngjarje, gjë që në një farë mase, me mjetet e kohën që dispononte, e kish bërë Ardian Vehbiu në blogun e vet.

Po shpjegohem. Gjëja e parë që të binte në sy ishte që lajmi ishte i njëjtë në të gjitha publikimet, gjë që do të thotë se ka mbërritur në redaksitë e lajmeve drejt e nga punishtja propagandistike e Spahiut. Dhe ky fakt nuk e nderon gazetarinë shqiptare. Publikimi i të tilla njoftimeve “tullë”, ashtu siç vijnë nga burimi që i nis, nuk është në praktikën e shtypit e të gazetarisë serioze. As shtypi shqiptar nuk i ka bërë adet publikime të tilla. Mirëpo këtë herë, në mënyrën më të pashpjegueshme, të gjithë kishin bërë të njëjtën gjë, d.m.th kishin publikuar një lajm të panënshkruar nga ndonjë autor, një lajm që përsëritej germë për germë nga gazeta në gazetë, që fillonte kudo me frazën “lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shpallur…”, dhe mbyllej me frazën “…tha Spahiu në fjalën e vet”.

Gjëja e dytë ka të bëjë me mesazhin kryesor të lajmit. “Shteti i Nju Jorkut i jep titullin e Qytetarit të Nderit Kreshnik Spahiut” – ky është mesazhi. Ardian Vehbiu thotë se ky shtet amerikan, Nju Jorku pra, nuk e jep një “medalje” të tillë për askënd, por duhet thënë se nuk ka nevojë për të shkuar deri te ky verifikim për t’u bindur që lajmi i ardhur është nga ata që duhen hedhur në kosh pa një, pa dy. Mjafton të bësh pyetjen: Për ç’dreqin shteti i Nju Jorkut, guvernatori, senati, Asambleja, alias Dhoma e Ulët (këto duhet të jenë strukturat shtetërore që do duhej ta jepnin një titull të tillë, nëse do të ekzistonte) paskan vendosur t’i japin titullin Qytetar Nderi Kreshnik Spahiut? Është një pyetje që nuk mund të ketë përgjigje. Nuk do të kish asnjë arsye në botë që Kreshnik Spahiu të merrte një titull të tillë shtetëror në Nju Jork (gjithnjë, nëse do ekzistonte). E prandaj, lajmi duhej parë si një qyfyre qysh në krye të herës; në mos, si tepër surreal për t’u marrë seriozisht.

Gjëja e tretë ka të bëjë më mënyrën se si ishte shkruar lajmi. Kish aty kontradikta që ta hiqnin “petllën”. Në fillim thuhej se “Kreu i Aleancës Kuq e Zi,  Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut”, dhe menjëherë më pas jepej motivacioni: “në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”. Mos lajthit, po deshe! Shteti i Nju Jorkut ia dhënka dikujt titullin Qytetar Nderi për merita në mbrojtje të interesave të shqiptarëve!!!

Ecim më tej. “Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe Presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve”. Vini re natyrën “exceptionale” të lajmit: Kreshnik Spahiu nuk është thjesht një prej atyre që e kanë marrë këtë titull nga shteti i Nju Jorkut, nuk është as thjesht i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull nga shteti Nju Jorkut, por është i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve. Wow! Një titull të tillë në një shtet amerikan çfarëdo nuk e paska marrë as Mahatma Gandhi, as Majkwll Xhordan apo Majkwll Xhekson, as Nelson Mandela, as Nënë Tereza e Kalkutës, as Gorbaçovi, as Leo Mesi, as atleti me nam Oskar Pistorius para se të linte namin tjetër të këtyre ditëve, as Frenk Sinatra, as Martin Luter Kingu, etj, etj. Vetëm me Kreshnik Spahiun paska ndodhur kjo gjë!!!!

Ndërsa po shkruaj këto radhë, më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t’u marrë me një karafil të tillë, që s’e ka për gjë të shpërndajë për lajme, e të shesë për arritje të vetat, halucinacione të kësaj natyre. Dhe në fakt, pyetja më e parë që më lind në këtë histori është pikërisht kjo: Si ka guxuar të shkojë deri në këtë pikë? Si ka guxuar të sajojë një gjë, që nuk qëndron as në qiell, as në tokë? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenë me bisht do të zbulohej aty për aty? Është i pafytyrë, i marrë, apo idiot? Apo është “të tria bashkë”?

Befasia e dytë ka të bëjë me ne, gazetarët – po i rikthehem dhe njëherë argumentit të fillimit të shkrimit, për ta mbyllur vetë shkrimin – që e kemi publikuar fare pa të keq, mes një shkujdesjeje të hatashme, këtë lajm të rremë nga koka te këmbët. Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orwell-ian të shqipes, në newspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare.

Duhet uruar që ky rast të na shërbejë si një leksion.

Shqip

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ke shume te drejte Mustafa, turp per mediat shqiptare, por turp me i madh per kete zoteri "atdhetar" qe ben gjera kaq te uleta dhe idiote.

Submitted by Titi (not verified) on

(DELETED)po pret qe t'i ngrene edhe nje bust diku ne Amerike. (DELETED)

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

I dashur Mustafa,

Me vjen keq te te them por me kete shkrim keni fyer inteligjencen e te gjithe lexuesve. Edhe te atyre me mediokerr.  Sepse çdo nejri prej tyre e di qe Kreshnik Spahiu eshte nje "rrote trapit"! Gazetaret, edhe ju nder ta, e dini kete sepse e keni njohur Kreshnikun me heret se lexuesit.  Sigurisht, siç edhe ju kam thene disa here ne komentet e mia, ju jeni ne te drejten tuaj te promovoni çdo figure anti Berishe ("Qelbesira te te gjitha llojeve bashkohuni!") Eshte e drejta juaj ta shihni politiken dhe qeverrisjen ashtu sic dini dhe doni ju t'a shihni.  Por nuk ka pse beni sikur "ju shpetoi " ky "gomarlleku bajat" i kesaj radhe. Ju mund t'ua shisni lexuesve me pak te edukuar ato spedredhje-analizat tuaja, por kete te sotmin as ata nuk e "hane"

Submitted by asd (not verified) on

Lajmi per Spahiun eshte shume i ngjashem me lajmin e Rames per te cilin nje x i Partise Socialiste Europiane paska thene qe Rama eshte vizionar si Toni Blair.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.