Kritik ndaj Edi Ramës, pas 23 qershorit

Në fjalën që mbajti në darkën me rastin e zgjedhjes Zv.president i Internacionales Socialiste, Edi Rama tha se do t’i mirëpresë kritikat e analistëve dhe editorialistëve të pavarur pas 23 qershorit, kur PS-ja të vijë në pushtet. Dhe unë po e shënoj që sot emrin në listën e atyre që do të jenë kritikë ndaj tij, nëse PS-ja vjen në pushtet. Por edhe në qoftë se s’vjen…
Do të jem kritik ndaj Ramës, nëse PS-ja vjen në pushtet, sepse jam i bindur se jo të gjitha ato që sot ai premton do të realizohen nesër – programet elektorale zakonisht shkruhen në vargje, ndërsa qeverisja shkruhet në prozë. Por nëse PS-ja vjen në pushtet, do të jem kritik ndaj Ramës edhe për një arsye më thelbësore – sepse jam një partizan i palëkundur i rotacionit periodik të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve demokratike. Dhe prandaj do të përpiqem të ndihmoj me gjithçka që mundem për një rotacion eventual të pushtetit pas 4 vjetësh, në mos, pas 8 vjetësh.
Por përse do të jem kritik ndaj Edi Ramës, në qoftë se rotacioni i pushtetit nuk ndodh pas 23 qershorit të këtij viti? Përgjigjia e kësaj pyetje është më e gjatë.
Kur aprovoi kodin zgjedhor të ideuar nga Kastriot Islami, Edi Rama pati bindjen se ai kod garantonte fitoren e koalicionit të tij të vogël me të paktën 72 mandate, si nga pikpamja numerike, edhe nga pikpamja juridike. Por zgjedhjet e 2009-ës treguan se në të dyja drejtimet kjo gjë nuk u realizua. Nga pikpamja juridike, KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e anashkaloi kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për hapjen e kutive të votimit në tri qarqe. Ndërsa nga pikpamja numerike, edhe në qoftë se do të hapeshin kutitë e atyre qarqeve dhe rezultati do të ndryshonte në to pas hapjes, totali i mandateve të koalicionit të PS-së do të shkonte nga 66 në 69, por jo 71, sa ç’duheshin për të krijuar qeverinë.
Dhe nga kjo eksperiencë e hidhur, Edi Rama duhet të zerë mend. Ai s’duhet të vetëkënaqet nga sondazhet që i tregojnë se koalicioni aktual i PS-së mund të marrë 72 mandate, pa u zgjeruar edhe më. Vetëm një koalicion më i gjerë se aktuali mund të krijojë një epërsi numerike të tillë që do t’i përmbyste pengesat juridike të avokatëve të Berishës. Edi Rama mund ta kuptojë këtë realitet, por s’dihet se sa do të jetë i gatshëm të ofrojë ndarje pushteti me aleatët e rinj që kërkon të fusë në koalicion. Po s’e bëri ai këtë gjë, Berisha do të jetë më se i gatshëm ta bëjë…
Dhe në qoftë se Berisha arrin të sigurojë një mandat të tretë qeverisës, Edi Rama ka dy opsione: 1 – Të refuzojë njohjen e rezultatit dhe të mundohet të bindë të tijët se herën tjetër nuk do ta lërë më Saliun të vjedhë vota; 2 – Të pranojë humbjen dhe të largohet nga politika
Opsionin e parë Rama e vuri në përdorim pas 2009-ës dhe 2011-ës, dhe në qoftë se rezulton humbës zyrtar për herë të tretë, do ta ketë shumë të vështirë të ruajë edhe një herë kompaktësinë e bashkëpunëtorëve të tij. Por edhe në qoftë se ia del mbanë me ta, do ta ketë shumë të vështirë të bindë elektoratin e majtë se ai do të fitojë me “hajdutin” Berisha në 2017-ën. Dhe me një elektorat të shkuarajuar nuk mund t’i fitosh zgjedhjet, edhe në qoftë se ke një ekip kompakt rreth vetes. Pra, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…
Në qoftë se Rama largohet nga politika pas një humbje të mundshme, në PS do të fillojë pa diskutim një luftë e ashpër për kryesimin e saj. Ben Blushi, siç thuhet në kafenetë politike të Tiranës, ka kohë që “e ka vënë shishen në rradhën e qumshtit”, por shumë eksponentë të PS-së mund ta sfidojnë fort ngjitjen e tij në postin e kryetarit të partisë. Nuk është çudi që, nga sfidantët e tij, të dëgjojmë atëherë për drekat e darkat që Blushi ha me Fevziun, Frangajn, Zamirin, Gimen, etj. Nga ana tjetër, Ilir Meta ka që nga viti 2004 që ëndërron të arrijë kreun e PS-së, kur ajo të dobësohet nga dështimet e saj elektorale…
Në këto kushte, gjasat do të jenë të mëdha që PS-ja të dalë e cfilitur nga lufta për kreun, për të mos thënë se mund t’i ndodhë një skizmë më serioze se ajo e 2004-ës. Pra, edhe në këtë skenar, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…
Dhe në qoftë se ndodh kështu, çereku i elektoratit të 2021-shit vetëm me të dëgjuar do ta ketë se në Shqipëri ka ndodhur një herë rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve normale. Ndërkohë ky elektorat do të ketë jetuar në një shtet, ku zgjedhjet kanë qenë thjesht një formalitet për vulosjen e qëndrimit të Berishës në krye të pushtetit dhe ku përparimi individual kushtëzohet goxha nga të qenit i lidhur me pushtetin e Berishës. Dhe ky do të jetë elektorati nga i cili do të pritet ndryshimi në 2021-shin…
Në 2021-shin, Berisha, në qoftë se I Plotëfuqishmi Atje Lart i jep jetë, do të ketë moshën 77 veç. Dhe a do të synojë ai të vazhdojë të qeverisë? Pse jo – 88-vjeçari Mugabe po rikandidon në Zimbabue për të vazhduar në krye të qeverisjes, edhe pse ka 32 vjet në pushtet…
E pra, ky është një skenar shumë i errët për Shqipërinë – një vend i qeverisur nga një plak gjysmë i çmendur për disa dekada ka gjasa të ndjekë shembullin e Zimbabues së Mugabes… Por Kapiten Rama ka shansin në 23 qershor që ta nxjerrë anijen e tij në bregun e fitores, e cila do t’i mbyllte derën këtij skenari. Në qoftë se ai nuk e realizon këtë gjë, tani që erërat e brendshme dhe të jashtme i ka në favor, kritikat do t’i ketë hallall.
Madje edhe mallkimet e disave…
Comments
votat e berishes llogariten

votat e berishes llogariten kollaj, administrata plus te punesuarit ne bizneset klienteliste si dhe ata qe do pranojne megjithe mjerimin ose per shkak te mjerimit thesin e miellit...kjo llogari eshte bere aq e thjeshte pasi shoqeria jone rotacionin e ka te lidhur ngushte per luften per mbijetese...ata qe jane ne pune me pushtetin aktual sado i keq te jete ai, e te papunet me opoziten...problemi shoqerise te ne nuk eshte vota por morali i politikes qe nuk eshte ne gjendje te pranoje keqqeverisjen e te dorehiqet...

Sipas kesaj llogjike Nano

Sipas kesaj llogjike Nano paska bere gabim qe i ka lene Rames karrigen ne 2005 sepse paska krijuar veshtiresi per mundjen e Berishes....

Ne fakt eshte komplet e kunderta Edo, me ndrrimin dhe rivleresimin e liderit shancet jane me te medhaja per bashkim dhe energji te reja. Kuptohet qe ju te Respublica ne qershor te gjitha keto do i harroni dhe do vazhdoni ison "te gjithe grusht perreth Rames".

p.s per mua Malaj do ishte shume me i mire se Blushi, eshte me socialist dhe eshte ekonomist. Na duhen profesionista ne politike, jo pseudo intelektual si Rama dhe 99-shat e tij.

Na shkrive. Malaj dhe Blushin

Na shkrive.

Malaj dhe Blushin paske nxjerre koka? Malaj mund te jete ekonomist por kjo nuk do te thote gje. Edhe Ruli dhe Bode jane ekonomista por jane te dhjere.

o Zaloshnja, SB do perpiqet

o Zaloshnja, SB do perpiqet prap ti vjedh zgjedhjet, kesaj radhe me shpikje te reja, a ka byth PS ti ruaj votat thuaj?

Nuk te mos me jem me dakort

Nuk te mos me jem me dakort me ty Eduard se kete here. Rotacioni eshte fryma jetike e nje shoqerie, por problemi i madh ne kete rast eshte se me duket se do te zevendesojme nje Berishe me nje Rame megalloman, frenues e kontrollues i shtypit. A nuk ishte vete deputeti i tij ne 2008 qe deklaroi se Rama impononte shtypin? Kryeministri dhe ministrat nuk duhet te jene as pjese e legjislativit per te qene ne balance pushtetet.

Pra nje popull i ndodhur perballe dy alternative te njejta- perse te mos zgjedhe ate qe njeh por te rend drejt nje te panjohure qe eshte njelloj si e tanishme ose me keq po te vij ne pushtet. Me kujtohet vite me pare nje drejtori im, me te cilin kishim shume konflikte ne vitet e fundit ne prag te ndryshimeve te medha qe tha: Mos u ankoni shume per mua, se me njihni , se do ta pesoni me keq nga e panjohura". Dhe fjalet e tij sot tingellojne shume te verteta. Drejtori qe erdhi, i emeruar nga qeveria demokratike, ishte pesoni qe personifikonte me pak diturine ( pa shkolle), demokracine dhe lirine e shtypit. Shtypja e lirise se shtypin nen sloganin e hipokrizise se lirise se shtypit eshte me e demshme se sa nje deklarate e sinqerte kunder shtypit te lire.

Është larg Berisha nga Rama.

Është larg Berisha nga Rama. Së pari është një fshatar nga fshatrat e Tropojës. Së dyti është gënjeshtar në sy të të gjithave. Së treti është diktator komunist që vret protestuesit. Së katërti është i lidhur me botën e krimit. Së pesti po i zhyt shqiptarët në borxhew dhe në varfëri. Së fundi na është mërzitur duke e parë disa herë në ditë Tv që prej 20 vjetësht, të paktën Ramën qytetar dhe intelektual, patriot kemi vetëm 8 fjet që e shikojmë në krye të partisë.

Së pari është një fshatar nga

Së pari është një fshatar nga fshatrat e Tropojës.

Me fal po a nuk eshte pjese e ideologjise se majte se nuk ka rendesi prejardhja e njeriut por mund te jene te suksseshem? Akoma me shume, vete e majta eshte e mbeshtjelle rredh idese se duhet te ndihmoj njerez te tille.

Kujdes pra, se tani po beni dhe rilindje majtas dhe nuk mund te beni me keshtu lloj deklaratash.

Është larg Berisha nga Rama.

Është larg Berisha nga Rama. Së pari është një fshatar nga fshatrat e Tropojës. Së dyti është gënjeshtar në sy të të gjithave. Së treti është diktator komunist që vret protestuesit. Së katërti është i lidhur me botën e krimit. Së pesti po i zhyt shqiptarët në borxhew dhe në varfëri. Së fundi na është mërzitur duke e parë disa herë në ditë Tv që prej 20 vjetësht, të paktën Ramën qytetar dhe intelektual, patriot kemi vetëm 8 fjet që e shikojmë në krye të partisë.

Edhe une jam per rotacion,
Edhe une jam per rotacion, por jo me sterkomth. Kam nje mije kritika per Edi Ramen dhe po them vetem nje: 14 vjec ka ikur nga shqiperia kandidati per deputet Parid Cara. Nuk e di ka bere te mesme apo jo?! Ku e mesoj politiken dhe cfar talenti politik ka?! Me kete qe bleu deputetllikun do te bejme ne rilindje. Me ate ka rrotacion me sterkomth, me ate dhe me palo shkrues si Ti dhe te tjere qe presin me lupe mbas 23 qershorit.

ndersa me njerez si TI, ka

ndersa me njerez si TI, ka vetem nje rotacion: rotacion biologjik! pra, Berisha fiton prape e prape e prape, deri sa te beje rotacionin nga kjo bote ne tjetren...

Paralele PD nuk i zgjidh

Paralele

PD nuk i zgjidh pjesen e problemit

PS eshte gjithmone pjese e problemit

PD asnjehere nuk ka plan

PS gjithmone ka nje justifikim

PD thote: “Per ne nuk ka gje te veshtire dhe te pamundur“

PS thote: “Kjo eshte shume e veshtire dhe e pamundur“

PD nuk ndihet fare e pergjegjshme per punen e saj dhe kur ben gabim fajin e ka opozita

PS nuk ndihet fare e pergjegjshme per punen e saj dhe kur ben gabim fajin e ka pozita

Keta jane sionistet hebre qe

Keta jane sionistet hebre qe duan te sundojne jo vetem Shqiperine, por dhe boten

Mendoj, si shumë të tjerë

Mendoj, si shumë të tjerë këtu, se në momentin që jemi, rotacioni vetëm nuk mjafton. Aq më tepër me këtë kushtetutë dhe kod elektoral. Unë nuk kuptoj se përse askush nuk shkruan diçka mbi kodin elektoral dhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve. Nuk e kam fjalënë në komente, se "shokë" që e mendojnë si unë ka plot. Ka edhe nga ata që e kuptojnë po nuk shprehen, sepse diç i ngacmon përbrenda dhe s'duan që PS të ketë një patericë si AKja apo LSIja.

Problemi është të shprehen gazetarët mbi këto gjëra. Ta vënë në presion Edi Ramën, dhe t'i kërkojnë mendimin nëse ka apo jo ndërmend të zhbëj ndryshimet e 2008. Po ai këtë nuk e bën dot i vetëm, kjo dihet. ... Si i bëhet. Kënaqeni me demagogji boshe, me premtime boshe? Rama, me "shkopin" e tij magjik s'ka ca bën, zotërinj. E keqja është tek struktura. Ju gënjen mendja nëse mendoni se vetëm me ardhjen e Ramës apo Nikut në pushtet do ndryshojë diçka.

Do ta fragmentarizojmë parlamentin a jo? Ky është shqetësimi im.

po mer kafshist-berishist, le

po mer kafshist-berishist, le te merri me opozite ndaj opozites, jo ndaj berishes, qe ai te mbreteroje i qete deri sa te shkoj ne boten e pertejme....

A e kupton sa keq je? S'ke

A e kupton sa keq je? S'ke thënë asgjë. Thjesht bërtet sikur unë flas për interesat e Berishës. Të ishte për mua Berisha do ishte pas hekurave tani, së bashku me një pjesë të mirë të PSsë (e PDsë).

Ata si ti, uzurpojnë kauza të mëdha për interesa personale.

Problemet e ndryshimeve te

Problemet e ndryshimeve te 2008 jane te qarta per shume Kafshist.

Sidomos procesi i listes qe ka kaluar komplet ne doren e kryetarit. Po te shohesh mjaft forume online, kjo eshte dicka per te cilen ka gjithmone e me shume nje lloj qartesie.

Por pyetja jote eshte e drejte: pse nje shqetesim i tille qytetar nuk vihet re fare ne media, nga mbeshtetesit e te dyja kraheve e jo vetem te analistet e Rames? Eshte e qarte pergjigja per mua: sepse edhe media eshte e kapur nga dy kryetaret. Pushteti eshte perqendruar ne duart e tyre dhe media nuk eshte ne funksion jo vetem te ideve politike po as te nje partie. I sherbejne thjesht e vetem kryetarit. Si rrjedhoje kritika ndaj nje prej burimeve kryesore te pushtetit te kryetareve eshte dicka per te cilen ata nuk jane te interesuar.

Po ne mund te bejme tonen. Po te shofesh ne kete faqe ka plot qe e kuptojne kete gje: une, ti, hapi, tani97 etj. Pra nuk jemi pak.

Zaloshnja analist i

Zaloshnja analist i pavarur...ruajna Zot...si nuk e kupton qe ky shkrim eshte koke e kembe pro Rames...e thote me buze plasur qe Rama nuk po nigjon Zaloshnjen...pallavra...ke vite qe thua te njejtat gjera...i kemi lexuar e rilexuar keto nje mije here.

Edhe ne Ameriken demokratike,

Edhe ne Ameriken demokratike, si dhe ne France, presidentet qeverisin jo me shume se 2 mandate. Ky viçidolasi ka 22 vjet kryetar partie dhe deshiron te rrije edhe 22 vjet kryeminister. Vetem per keto duhet nxjerre me shkelma jashte. Le t'i japim shansin nje njeriu te lindur dhe te rritur ne kryeqytet, qe e ka vene koken ne jastek qe diten e pare dhe jo ne kercu. Dhe ne rast se edhe ky do sillet si Nano ose Berisha le t'i veme edhe ketij drurin. E keqja me e madhe eshte uji i ndenjur, pra vazhdimi i qeverisjes se shqiptareve nga nje tufe katunaresh te zbritur me valixhe druni ne Tirane.

vallai, bilahi, ed rama po

vallai, bilahi, ed rama po s'fitoi ksaj rradhe kunder malokut te cmen, harrom e ka voten e 125 mije tironcve, qe ia dhan heren e fundit...

Add new comment