Duke lexuar deklaratën e Partisë Demokratike dhe duke u çuditur si për herë të parë

Lexova deklaratën e Partisë Demokratike dhe vendosa që të kërkoj ndihmë për ta kuptuar, që të mund të kontribuoj me histori nga afër. Si ish- anëtar i Mjaftit duhet të merrem dëshmitar për vendodhjen e PC, ku dhe kur u vodhën kufjet e para, e kujt ishte ideja për t’u futur në fcb që në 2007, për të mos dalë më kurrë prej tij. Si ishte jeta e një baxhanaku apo miss-i, para dhe pas gjumit të drekës? Si ish- gazetar do mundohem të kujtoj se si u rrëzua Nano prej përpjekjeve titanike të Klod Burrit dhe Aldo Bumçit. Kush e priti Fatosin në Vjenë, pas traktatit Mjaft- Parti Demokratike? Kush komunikonte me Berishën nga zyra për të krijuar LSI-në nëse s’do mjaftonin lëvizjet sorosiane për të turbulluar popullin e shkretë të Peqinit? Dihej gjë për gjëmën me Fred Pezën? Kush e paguante kafenë pasi largoheshin në drejtime të paditura Berisha dhe njeriu X? Por të gjitha me radhë, sapo të kuptoj deklaratën vetëm fillikat ose me ndihmën e FBI-së (që s’e merr më njeri seriozisht që pas 21 janarit).
“Për dy ditë me radhë, në një parodi të vërtetë në Pallatin e Kongreseve u legjitimua asgjësimi i plotë i PS-së dhe u themelua ‘Partia e Re Rama’, një amalgamë e pinjollëve të bllokut Hoxhist me 99-shat dhe Rama me mjaftin e tij”.
Te PD nuk merrkan më seriozisht humorin, po kjo s’është asgjë para krahasimit me ngjalljen e ish- bllokmenëve. Mirë që nuk paskan qenë në PS deri tani Ilir Gjoni, Gramoz Ruçi, Fatos Nano e Qemal Stafa. Me siguri nipi i Marksit vjen vërdallë për të drejtë autori dhe do e fusin për deputet. Kjo po që është traumë. Jo çuni i Berishës që e ka shpinë tek ish zona e Lenka Çukos.
“Personazhet që recitonin programin e “Partisë Rama”, i cili për mashtrimet dhe trillimet mund të quhej “Programi i Nastradinit”, drejtoheshin nga nënkryetari Erion Veliaj, njeriu që pasi ndërtoi vila familjare me paratë e “Mjaft-it, vodhi kompjuterin e financave të kësaj organizate, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tij, nga Olta Xhaçka apo “Mis Gjallica” e “Mjaf”-tit, si dhe nga Ilir Beqja që me baxhanakun e shokut Rama, ndanë qindra milionë lekë të taksa paguesve të Tiranës, dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu hoq mandati i deputetit”
Zoti ju rujt çfarë fjalie. S’kuptova asgjë. Ka vjedhur Veliaj apo Xhaçka? Apo të dy? Ilir Beqja me baxhanakun ishin te Mjafti? Pse janë të gjithë në një fjali? Po qeveria pse ankohet për vjedhje? Ku janë tatimet? Kush është baxhanaku? Kush redakton deklaratat për shtyp të PD-së? Paguhet? Me taksat e shtetasve? Sa vjeç ka qenë Olta Xhaçka në kohën e piramidave të Berishës? Sudja ishte njeri real? Berisha e njihte Oltën? Meqë këto pyetje s’mbarojnë kurrë, Olta ia redaktoi fjalinë Berishës “paratë e shqiptarëve janë me të pastrat në botë”?
“Prej dy ditësh Partia Socialiste e Shqipërisë, kundërshtarja tradicionale 20 vjeçare e Partisë Demokratike në të gjitha betejat elektorale kaloi në ilegalitet por tashmë jo në male apo bodrume, por ajo u ndrydh në botën virtuale apo atë të facebook-ut për të mos dalë dot më prej saj”.
Është bukur që Partia Demokratike na kujton me një deklaratë publike që Partia Socialiste është detyruar në një moment të historisë (’97 e Berishës) të kalojë në ilegalitet. Përndryshe nëse e kishte për kohën kur ajo ishte Parti Pune do duhej të azhurnonte Bllokmenët me Berishën në krye. Ndoshta dhe të moderonte ndonjë akuzë meqë Berisha ishte dhe është kryebllokmeni i PD-së.
“PD garanton shqiptaret se interesat e tyre nuk do te mbeten jetime”.
Si duket, PD me ikjen nga skena të PS, do e bëjë zemrën gur për një sakrificë… nuk do na lerë jetim. Do na vërë Samir Manen për tutor. Privatizohen jetimët?
“Do t’i rezervojme “partisë Rama” apo partisë së Re të një grupi të vogël të pinjollëve të bllokut, 99-shave dhe Mjaftucëve të z.Rama, fatin që i rezervuam G99-tës në zgjedhjet e shkuara parlamentare”.
E thënme me kët’ ton ngjan sikur janë vjedh vota. Po sigurisht që Vorpsi s’e ka për vjedhjen. Partia Demokratike për hir të altruizmit politik do të kthejë në lojë Partinë Socialiste që fitoi në ’97. Do që për hir të mazokizmit të dalë në opozitë me një parti që sipas saj i ka vjedhur votat edhe në 1997, dhe në 2001 dhe në 2003. Klima te PD po bëhet shqetësuese. Nga enumeracioni del se mjaftucët janë më të vegjlit. Kshuqë komupjuteri do të gjehet. Do dalin dhe vilat besoj.
“Ne jemi të bindur se ky bashkëpunim dhe kjo klimë mirëkuptimi me ‘Partine e re Rama’ mund të bëhet realitet në të mirë të shqiptarëve, pasi për hir të së vërtetës, kjo nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunuar me këtë parti”.
Ktu më ngec pak logjika. Nëse bashkëpunimi është me i tregu vendin, pse ka kaq optimizëm? Kur ka patur bashkëpunim që kujtohet me nostalgji, pse tek paragrafi më sipër nuk ka frymë bashkëpunimi? Si shkoi puna me fatin e vitit 2009?
“Kujtojmë këtu bashkëpunimin e shkëlqyer dhe efikas që PD pati me “Partinë e re Rama”, me Mjaft -in dhe G99-tën ne vitin 2005 për të përmbysur qeverinë Nano”.
Ja pra e dija që me Mjaftin dhe jo me LSI-në qenka rrëzuar Nano. Po pse Vorpsi do Nanon mbrapsht? Nano i vidhte dhe votat. Apo Berisha u ankua kot? Sa do trishtohen Tritan Shehu dhe Vili Minarolli kur ta marrin vesh. Ishin kokë me kokë për kryetar partie, po Berisha i paska gënjyer.
Kjo po që është tragjedi brenda tragjedisë.
Tema
Comments
CAR ESHTE KJO ME? A KA BURRE

CAR ESHTE KJO ME? A KA BURRE TA DESHIFROJE? VENDOSE QE VENDOSE TE FLASESH, BEJE ZEMREN GUR E SHPREHU QARTE, SE STE KUPTON KUSH KESHTU

ANONIM: Andi ka shkojtur ne

ANONIM: Andi ka shkojtur ne stilin e deklaretes te Laureshes. Lexoje! A mundesh me kuptu gja?

Lemsh na u be mendja. Asgje nuk po kuptojme. O Andi, po pyete Laureshen:
- Lauresha, thote se prej dy ditesh eshte krijuar ” Partia e re Rama”.
-ne fund Lauresha thote se, PD ka bashkepunuar me “Partine Rama”, qysh ne 2005 per rrezimin e Fatos Nanos.
PYETE LAURESHEN, o Andi:
Kjo partia Rama, eshte krijuar para 2005, apo para dy ditesh? Na e ka bere lemsh mendjen.
Pataj shume vete po kerkojne kopje te programit te Nastradinit. Lauresha i beri shume reklame dhe njerzit thone se ai eshte nje program shume i mire. Pyete Lauren ku mund ta gjejme.
Boll me me programin e hundes te Pinokut.

Shkrim tallava

Shkrim tallava

I modh, i modh, i modh je!

I modh, i modh, i modh je!

...edhe shkrimet si floket e
...edhe shkrimet si floket e veta i kreh ky shoku, rrumpalle!!!
ooooo eshte me bote cuni nuk

ooooo eshte me bote cuni nuk e shkru per ju !!!
ja kta jane boset e gazetave idiotet e mediave
se ngelet duke sha policat

Add new comment