Florije, Barku yt të përket ty!

Florije, barku yt, brenda të cilit gjallon një krijesë të vockël prej gjashtë muajsh, tashmë të përket ty. Nuk ishte i yti e nuk të përkiste ty barku yt atë ditë, para gjashtë muajsh, kur dikush t’i ndërkalli dhunshëm spermatozoidet në mitrën tënde. Atë ditë dhe ditët në vazhdim as ti nuk i përkisje vetes. Por sot ama, pas gjashtë muajsh, barku është i yti dhe të përket ty. Sot ti mund të vendosësh çfarë mund të bësh me krijesën që rritet brenda teje. Ti mund të abortosh, Florije, dhe unë të jap plotësisht të drejtë! Foshnjës që ti mban në barkun tënd i mungon që në ngjizje dinjiteti njerëzor. Fëmijës tënd i mungon që në embrion liria. Mos të diskutojmë tani se kur fillon liria dhe dinjiteti njerëzor, sepse kjo është një pyetje shumë e koklavitur. Megjithatë, nëse mendon se liria e embrionit fillon me lirinë e prindërve për të ngjizur me vullnetin dhe dëshirën e tyre të plotë, të jap plotësisht të drejtë. Ti nuk e ke pasur këtë liri, Florije! Fëmija që ti fsheh në bark, ka depërtuar fshehurazi, si një mall i ndaluar në mitrën tënde. Nuk ka depërtuar, është futur dhunshëm aty! Prandaj edhe të jap plotësisht të drejtë nëse aborton. Barku yt të përket ty!
E kuptoj dilemën e madhe që ke, e cila të bëhet edhe më e rëndë kur shikon se ç’ndodh nëpër ekrane televizive, gazeta dhe facebook. Të këshilloj të mos shohësh televizor, të mos shfletosh asnjë gazetë e as të futesh në facebook! Kanë filluar të flasin vetëm për ty dhe janë të bindur se mbështetja morale është gjëja për të cilën ke më shumë nevojë këto ditë! Kanë hyrë në garë me njëri-tjetrin për t’u dukur sa më pranë teje në këto ditë. Bile kanë nisur të mbledhin edhe lekë për ty dhe fëmijën tënd. Mos u mashtro! Nuk po e bëjnë tamam për ty, në fakt. Po e bëjnë thjesht për t’u dukur të virtytshëm! Po e bëjnë publikisht para kamerave dhe po e bëjnë për veten e tyre. Duan të duken më pranë Zotit nëpërmjet teje. Duan të pastrohen nëpërmjet teje, Florije. Dilemën tënde dhe të afërmve të tu po e përdorin për ta pastruar publikisht unin e tyre hipokrit. Ki kujdes! E drejta jote për ta ndërprerë një barrë të padëshiruar prej teje, nevoja jote për t’u çliruar nga një fetus i futur dhunshëm brenda teje, është më e madhe dhe më urgjente se nevoja e komuniteteve televizive dhe virtuale për t’u pastruar nga plagët e ndërgjegjes së tyre morale. Mos bjer prè e moralit të tyre të shtirur. Barku yt të përket ty!
E kuptoj sikletin e madh që përjeton kur i dëgjon gratë histerike me buzë të fryra e të ngjyera të thonë me një përgjërim të shtirë se fëmija është një dhuratë e çmuar nga Zoti! Do të të lënë shpejt në baltën e halleve tuaja të përditshme, prej të cilave as moralistët televizivë e as përfaqësuesit e këtij shteti nuk do të të nxjerrin më vonë. Kushedi ç’brengë të thellë e të parrëfyer kanë brenda vetes që duan ta nxjerrin duke tundur publikisht gishtin moralizues. Fëmija nuk është dhuratë e Zotit! Është dhuratë që ti dhe burri yt i ardhshëm ia bëni njëri-tjetrit për t’i dhënë një kuptim jetës suaj në të ardhmen tuaj. Mos bjer në grackën e ëmbël të predikimeve të atyre që abortin e dënojnë publikisht dhe e aplikojnë ilegalisht. Barku yt të përket ty!
Ta kuptoj hallin dhe neverinë kur dëgjon arsyetimet pseudofilozofike se si, qysh dhe kur, krijesa që ti mban në bark, mund të konsiderohet person i mirëfilltë, me dëshira dhe qëllime komplekse. Edhe mua ma shpifin reflektimet sterile të atyre që, me peshore farmacie, po masin se çfarë peshon dhe vlen më shumë: kënaqësia jote apo vuajtja e foshnjës, kënaqësia e foshnjës apo vuajtja jote. Po të pëshpëritin papushim se fetusi që ke në bark është një person tashmë dhe si i tillë nuk duhet mbytur. Është mëkat! Është gjynah! A e kupton? Po të injorojnë qysh tani, ty dhe dhimbjen tënde! Po ta injorojnë të drejtën tënde për të vendosur sot për jetën tënde. Duan ta çlirojnë ndërgjegjen e tyre duke ta rënduar vetëdijen tënde të turbulluar. Duan t’i shtojnë barrës tënde fizike edhe barrën morale si një vrasëse fëmijësh! Prandaj unë të jap plotësisht të drejtë ty Florije, nëse ti aborton një fëmijë, që nuk është dhuratë e Zotit, sepse Zoti nuk të jep pa iu lutur! Ti mund t’ia kthesh Zotit mbrapsht dhe me dinjitet dhuratën dhe unë të mirëkuptoj plotësisht. Barku yt të përket ty!
Të dëgjoj ty dhe të afërmit teksa thoni se do ta mbani me çdo kusht e me çdo çmim foshnjën. Po përpiqem të ta kuptoj këtë dëshirë. Barku yt të përket ty! Por një gjë nuk kuptoj Florije, një gjë më ngatërron dhe m’i bën lëmsh mendimet. Dëshira jote, përpjekja e të afërmve të tu për ta zbardhur ngjarjen e kobshme. Të shoh çdo ditë nëpër ekranet televizive ty dhe të afërmit tuaj që kërkoni me ngulm të gjendet fajtori. A mund të të pyes pse nuk e shijon këtë fat, fatin e padijes, pse nuk e do këtë rrethanë lehtësuese? Pse kërkon ta grisësh vellon që mbështjell atë ngjarje të kobshme? Nëse e konsideron fëmijën tënd dhuratë nga Zoti, pse atëherë, kërkon ta dish me kaq ngulm kush ishte dhunuesi yt? Pse kërkon ta njohësh atë psikopatin e dhunshëm që të katandisi në këtë gjendje? Si do mund ta mbash atë foshnjë duke kujtuar njëkohësisht detajet e skenës së përdhunimit?
Florije! Nëse ke vendosur ta nxjerrësh në jetë krijesën tënde, bëju myslimane a kristiane e mirë dhe fale përvujtnisht përdhunuesin tënd. Harroje atë që ndodhi dhe pajtohu me fatin tënd! Hiq dorë nga zbulimi me çdo kusht i përdhunuesit tënd psikopat dhe konsideroje krijesën brenda barkut tënd si një dhuratë e çmuar e Zotit. Unë jam dakord me ty gjithsesi. Barku yt të përket ty! Por, një frikë e kam ama. Frikën se nuk do mund t’i mbash të dyja, edhe fytyrën engjëllore të bebes tënde që pi sisë, edhe fytyrën e përçudnuar të përdhunuesit tënd. Fundi i fundit, nëse nuk aborton, një gjë është e sigurt: gjysmën e geneve të përdhunuesit i ke brenda vetes si pjesë e dhuratës së Zotit.
Mapo
Comments
(DELETED)

(DELETED)

o prof, ke thene ca te

o prof, ke thene ca te verteta te mrekullueshme me nje gjuhe kaq precize sa ska! komplimente vertet!

zoti bakalli, ke thene ato

zoti bakalli, ke thene ato gjera qe te gjitha grate bashke s'mund ti thone dot. bravo, bravo!

te lumte

te lumte

Difekti i ketij shkrimi
Difekti i ketij shkrimi qendron ne prizmin si e trajton autori kete problem. Ai nuk sheh nje krijese njerezore brenda Flories por thjesht e trajton si "barkun e saj"!!! Ajo krijese eshte nje njeri i formuar me duar, kembe, zemer qe rreh. Pra mund ta vrasim pasi mundemi. Mund ta vrasim se nuk mbrohet dot. Nuk do mund te therrase ne momentin qe do e vrasim. A nuk eshte kjo nje poshtersi e neveritshme? Ajo fare mire mund ta coje ne befotrof por jo ta vrase!!! Jemi perpara nje problem etik. A mund te vrasim nje foshnje qofte dhe nga nje barre e padesheruar per shkakun se e mbajme ne bark dhe per derisa eshte barku yne na perket dhe gjithcka brenda tij? Apo askush nuk mund te vrase nje qenie tjeter humane pasi askush nuk ka autoritetin per te marre jeten e dikujt tjeter per me shume te pambrojtur? Foshnja eshte thjesht nje send qe mund ta flakim ne plehra apo nje qenie humane qe duhet trajtuar me respekt dhe jo si nje send qe mund te bejme c'te duam? Une jam per shenjterine dhe respektin ndaj jetes pavaresisht stadit te saj. Jo per mardhenien zoterues-send viktime e tekave te "pronarit". Po ju?
difekti i grigorit eshte se

difekti i grigorit eshte se flet per vrasjen e nje krijese ne pergjithesi dhe fluturon neper patetizma ekzistenciale. je vertete qe jemi para nje rasti etik, por para se gjithash jemi para rastit te nje njeriu qe quhet florije dhe qe ka nje eksperience unike! qenia eshte unike!!!!!!!! ketu eshte edhe difekti i te gjithe atyre qe mbrojne abortin. z.bakalli flet per florijen, per rastin konkret. feja eshte po aq diktatoriale sa cdo ideologji tjeter, sepse flet per njerezimin dhe jo per njeriun.

mund ta kritikosh Gilmanin

mund ta kritikosh Gilmanin per cinizem te herpashershem ne shkrimet e tij, por ama te tallesh me nje vajze te gjore si florija duke i thene se femijen e ka dhurate nga zoti, se femija eshte dhurate e cmuar, e te tjera brockulla morale te ketij lloji, me duket nje paturpesi akoma me e madhe.

ky eshte nje shkrim

ky eshte nje shkrim fantastik, i guximshem, ka nje logjike te pathyeshme! shume e bukur kjo: "Mos bjer në grackën e ëmbël të predikimeve të atyre që abortin e dënojnë publikisht dhe e aplikojnë ilegalisht". komplimente!

çarmatoses ku kendveshtrim i

çarmatoses ku kendveshtrim i Bakallit! eshte paksa sofist ne ato qe thote, por kjo s'i heq aspak freski shkrimit te mesiperm. thjesht i sinqerte!

Shume i guximshem si shkrim.

Shume i guximshem si shkrim. Ndersa mua mendimet me koklaviten mes te drejtes se femijes per te jetuar dhe te drejtes se nenens per te qene e lumtur, autori e thote troc se si e mendon.

Urime

Add new comment