Benedikti XVI: Një Papë nën shenjën e kundërshtisë…

Askush nuk mund të thotë se ky ka qenë një Pontifikat i lehtë. Madje do të thosha se në historinë e 100 vjetëve të fundit ka qenë më i vështiri edhe pse ndër më të shkurtrit. Ky është një Papë i cili do të kalojë në histori për tri gjëra: përvujtninë, guximin dhe thellësinë e tij.
Fjalët e para të thëna kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike ishin: “…zotërinjtë kardinalë më kanë zgjedhur mua, një punëtor i përvujtë në vreshtën e Hyjit”. Një shprehje që në gojën e “Rojtarit” të Doktrinës katolike për rreth 27 vjet, tingëllonte disi e çuditshme. Megjithatë ai e tregoi këtë edhe në fund të këtij mandati duke thënë para kardinalëve në Koncistor e para gjithë botës: “…kërkoj falje për të metat e mia”. Fjalë edhe këto që në gojën e një lideri, i më se dy miliard besimtarëve në botë, tingëllon shumë e rëndësishme. Kemi parë në këto vite liderë që kanë ardhur e kanë shkuar, kanë bërë e stërbërë e askush prej tyre nuk ka kërkuar falje qoftë edhe për një gjë më të vogël. Një shembull ky i Papës, i cili i vetëdijshëm për kohën dhe momentin, ofrohet për secilin nga ne e sidomos për udhëheqësit e çdolloji. Askush nuk e detyronte Papën të jepte dorëheqjen. Një akt i pastër lirie, nga ato akte që kërkojnë guxim.
Ky Papë ka guxuar shumë. Jam i bindur se herët a vonë bota dhe historia do t’i japin të drejtë në shumë aspekte që deri më tani e kanë kritikuar. Janë katër momente në të cilat guximi i tij u kthye në leksion prej udhëheqësi dhe dashuruesi të së vërtetës. Së pari kur ende pa u bërë papë, ai tha se sëmundja e madhe e kohës sonë është diktatura e relativizmit. Dukej se pikërisht kjo fjalë nuk do ta çonte në krye të Kishës, për shkak të progresistëve brenda saj që mendonin se këto janë fjalë jashtë modës dhe e kthejnë Kishën pas. Po ashtu edhe jashtë Kishës këto fjalë tingëlluan si mesjetare dhe të papranueshme. Papa ishte i qartë dhe i vendosur të bëhej në këtë rast një shenjë kundërshtie.
Së dyti dialogu me botën islamike në fjalimin e Rachensburgut, i cili krijoi aq shumë polemika prej disa ekstremistëve me matricë islamike, dhe jo vetëm sysh. Më vonë u kuptua se ky dialog i botës së krishterë me botën islamike, nuk mund të ishte një makiazh me fjalët “hajde të shkojmë mirë se nuk kemi asnjë dallim”, por një dialog që lind në humus-in e të vërtetës dhe bëhet ndërmjet subjektesh me identitete të ndryshme, sepse vetëm kështu është i mundshëm një dialog, përndryshe është një monolog. Kjo ishte hera e dytë që ai u bë një shenjë kundërshtie ndaj klisheve eklektiste brenda dhe jashtë kishës, ndaj doktrinave të papalca që gjarpëronin në ambiente ateiste jashtë Kishës dhe pseudoprogresiste brenda Kishës. Po! Edhe brenda Kishës ai nuk u kuptua prej të gjithëve, duke e akuzuar si tradicionalist e të mbyllur ndaj të ndryshmëve. Krejt e kundërta…
Momenti i tretë ishte skandali i pedofilisë. Një skandal mu në zemër të Kishës, në ata që duhet të ishin mbrojtësit e pastërtisë, priftërinjve, që po mbahej në fre dita-ditës e që ai, si ish- prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, që ka kompetencë mbi këto raste, dinte mirë se për çfarë bëhej fjalë. Asnjë kthim mbrapa. Të hapet gjithçka dhe publikisht. Kjo nuk iu pëlqeu shumë njerëzve. Ata që ishin jashtë Kishës e sulmuan, sepse u gjenden papritur përballë gjërave të hapura. Donin të gjenin scoop-in, por nuk e gjetën. E atëherë u mbërthyen duke sulmuar, duke falsifikuar letrat e lojës e duke luajtur bllofin. Papa ecte përpara. Asnjë tolerancë ndaj pedofilisë në Kishë. Sigurisht kjo i prishi rehatinë edhe shumëkujt brenda Kishës që ishte mësuar t’i fshihte e t’i mbulonte gjërat. E kjo kërkonte guxim të cilin ai e pati pa iu dridhur qerpiku e deri në fund duke kërkuar nga Kisha të ripërtërihej e të pastrohej. Momenti i katërt është dorëheqja e tij. Pikërisht edhe kjo befasoi shumëkënd që ishte mësuar të shihte te Benedikti XVI njeriun e hekurt. Ai lëshoi vendin për të mirën e Kishës që në krye të saj të vijë dikush me më shumë energji dhe predispozitë fizike e psikike. Sot nuk është e lehtë të lëshosh vendin se shihet si dobësi, por krishtërimi ka lindur si një dobësi. Nga dobësia e njeriut – Hyj në kryq. Ky është krishtërimi: merre ose lije. Çdo ditë Papa me predikimet e tij na e ka thënë e tash na e tha me shembullin e jetës së tij.
Pikërisht thellësia, moment tjetër karakterizues i këtij njeriu, që për mua është patjetër ndër etërit e Krishterimit, e vizionar për një rend botëror që nuk mund të ndërtohet pa Zotin. Benedikti XVI nuk u rrin gjërave në skaj apo përciptazi. Depërton thellë e më thellë në misterin e Fjalës së mishëruar, të Hyjit të Përtejmë. Një Bari i mirë që din t’u flasë njerëzve për Zotin, i cili nuk ngatërron pozicionin e tij me atë të çdolloj lideri tjetër. Ai është peshkatar njerëzish, sikurse Pjetri para dy mijë vjetësh, e po ashtu sikurse ai është i vetëdijshëm për cakun e vet.
Prej datës 28 shkurt 2013 Kisha Katolike nuk do të ketë një Papë, derisa Kardinalët me anë të ritit antik të Konklavës, do të zgjedhin një tjetër. Ku do të shkojë Benedikti, apo Jozef Ratzinger në mbarim të këtij muaji të brishtë, sikurse paraqitet ai vetë kur ti e takon e i prek duart?
Paraardhësi tjetër i tij që dha dorëheqjen, Celstini V, u detyrua të rrinte në Aquila i mbyllur pothuajse në burg nga ata që nuk e donin. Aty kaloi jetën e tij duke u lutur dhe u vlerësua shumë në historinë e Kishës si njeri i devotshëm e i shenjtë. Sot kanë ndryshuar kohë e sigurisht Papa nuk do të shkojë në burg. Por Papa një shenjë na e ka dhënë se ku do të shkojë: “Për sa më përket mua, edhe në të ardhmen, do t’i shërbej me gjithë zemër, me një jetë të kushtuar lutjes, Kishës së Shenjtë të Hyjit”. Do të lëshojë sigurisht pallatin apostolik, zyrat e Vatikanit, për të shërbyer në “dhomat sekrete” të Atit, që gjenden në zemrën e tij. Prej aty, duke u lutur, ai do të jetë në shërbim të Kishës dhe të njeriut. Shërbim më pak i dukshëm, por më shumë i efektshëm.
E tani nuk do të ndalin spekulimet, hamendjet, “misteret”, abuzimet mbi këtë ngjarje. Nuk mund të ndalen, pasi jetojmë në një regjim lirie, por një gjë më ra ndërmend ndërsa dëgjova lajmin. Megjithëse, sikurse thotë Papa në mesazhin e tij të dorëheqjes, “…në botën e sotshme, e cila është prekur nga shndërrime dhe e trazuar nga çështje të një rëndësie të madhe për jetën e besimit…”, anija e Pjetrit, Kisha, mund të luhatet, shpresa gjithmonë mbështetet jo te fjalët e njerëzve, por te Fjala e Përjetshme e Atit, që edhe nëse kalon qielli e toka, ajo kurrë nuk kalon. E kjo fjalë është: “Dyert e Ferrit nuk do të ngadhënjejnë” mbi Kishën e Krishtit.
MAPO
Comments
Autori, nje udheheqes fetar

Autori, nje udheheqes fetar vet, duhet te kete kujdes perpara se te vendose reagimet myslimane ndaj deklarimeve te papes si 'reagime radikalesh.' Papa ne fjalen e tij sulmoi drejteperdrejte Profetin e Islamit dhe mesazhin qendror te Islamit dhe nga te tilla qe qendrime nuk ka shume vend per dialog me pas. Ai qendrim u denua nga figura te mirenjohura te moderuara ne boten islame, perfshi myftiun e Turqise ku me pas papa shkoi mysafir. Sigurisht qe mund te vleresohet pergjigja e papes ndaj nismes se dijetareve myslimane me emer "Nje Fjale e Njejte" apo krijimi i institutit per dialogun mysliman-katolik, por autori shkon kundra frymes se ketij dialogu kur quan radikale ata myslimane qe mendojne dhe bene te qarte mendimin e tyre se papa kishte ecur pa mencuri ne nje rruge ku Gjon Pali i II nuk do kish shkelur.

Une nuk e kuptoj kete lloj

Une nuk e kuptoj kete lloj xhevapi dhe te quhesh pa dinjitet nga nje rrugac i mirenjohur i forumeve shqiptare nuk perben ndonje lloj problemi. E cfare pastaj se paska hoxhallare qe paskan te njetat mekate? Te cohen ne burg te tere e te denohen sic parashikon drejtesia e vendeve perkatese. Cfare lloj pergjigjeje eshte kjo. Pse nje diskutim per papcine e ketij pape sjell nje diskutim per hoxhallare? Eshte gabim logjik. Ti thua se ne dallim nga Krishterimi, ku seksualiteti me femijet nuk promovohet, Islami e ka kete te sanksionuar. Perseri je i panjoftuar. Sipas shumices se burimeve te krishtera, Shen Meria ishte 10 vjec kur lindi Krishtin. Eshte e mirenjohur qe gjer ne mesjeten e vone, nuk egzistonte ideja femijerise sic e njohim sot. Ne castin kur nje femer apo mashkull arrinin pjekurine seksuale njiheshin si adult. Eshte fakt i mirenjohur i gjithe njohesve te historise mesjetare. Gjer vone, ne disa shtete ne ShBA, mosha e marteses per femra ishte 12 vjec. Qartazi, ka nje transformim te ketyre kategorive. Por kjo nuk eshte biseda qe ne kemi ketu.

Autori i ketij shkrimi vendos te komentoje mbi pikat kyce qe percaktuan profilin e papacise se ketij pape. Bukur fort. Ne te gjitha mediat e njohura ne bote ku u be kjo gje, skandali i fshehjes dhe mbrojtjes i mijera prifterinjeve predatore seksuale femijesh u shenua si nje nga ceshtjet kryesore dhe papa eshte perfshire ne kete skandal qyshkur rastet i jane raportuar kur ishte kreu i mbrojtjes se doktrines dhe eshte akuzuar nga katolike ne shume vende te botes qysh nga Irlanda, Amerika e gjetke. Ky eshte disktuimi relevant per kete artikull. Sa per te tjeret, hoxhallare, prifterinje, rabine, pa fe, te gjithe te cohen ne burg. Por ne po flasim per kreun e nje institucioni qe fshehu dhe mbrojti dhunuesit e dhjetra femijeve ne kater anet e botes.

„ZapboneReply14/02/2013 at

„ZapboneReply

14/02/2013 at 1:46 pm

“Kritike objektive. klase kritik. Kritike filozofike dhe pse: Funksioni themelor i te menduarit eshte pamvarsia e arsyetimit qe te arrijme te nje gjykim me vlere. Dhe recensioni juaj kritik ben dhe ndricon kendveshtrime interesante duke ilustruar, testuar, vlersuar domethenjen e fakteve.“

Ky eshte komenti qe kam bere te blogu i Mapo-s. Po e kam bere replike per z. Flamur Krasniqi ( qe me pelqeu shume) dhe jo si nje koment te pa adresuar, ose me sakte i manipuluar sikur komenti i im i faturohet Gjergj metes. E verteta eshte nje ceshtje praktike thone filozofet. Dhe manipulimi i te vertetes eshte ceshtje praktike. Une dua ti qendroj partizan atributit te lire te mendimit, te vertetes sime, perceptimit tim, deshmise sime, paanshmerise se mendimit tim ashtu sic e prek une, dhe urrej, dhe eshte per te thene me plot gojen eshte nje maskarallik te manipulosh opinjonet. Me mire te mos i nxirrni fare se sa ta manipuloni. Eshte me te vertete tmerr kur mendon qe kete e bejne gazetare. Nuke di po koment/shkrimi i Flamur Krasniqit mund te nxirret si shkrim me vete.

"Non praevalebunt".
"Non praevalebunt".
Et portae inferi

Et portae inferi praevalebunt eam'

Add new comment