Rishfaqet fuqishëm “rreziku anglo-amerikan”

Postuar në 11 Shkurt, 2013 16:29
Eduard Zaloshnja

Nga fundi i jetës së vet, Enver Hoxha (ose dikush tjetër në emër të tij) shkroi një libër me titullin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Ky libër u harrua fare pas vitit 1990 -- sidomos pas vizitës së amerikanit Xhejms Bejker në Tiranë, i cili u prit me entuziazëm nga qindra mijra shqiptarë, sikur të ishte Mesia, dora vetë.
Por kur dukej se termi “rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” ishte varrosur përfundimisht, u ringjall përsëri bash në Kuvendin e Shqipërisë – u përdor me plot gojë nga një deputet i PD-së në fillim të vitit 1997. Arsyeja? Mardhëniet mes Uashingtonit dhe Berishës ishin përkeqësuar aq shumë, sa ky i fundit nuk pranoi të takonte në Tiranë zv.Sekretarin e Shtetit Amerikan. E njëjta gjë nuk ndodhi me ndonjë zyrtar të lartë anglez, por deputeti i PD-së, i mësuar me titullin e librit të Enver Hoxhës, e riprodhoi atë të plotë…
Dhe duket se “rreziku anglo-amerikan” po i shfaqet përsëri Berishës. Përsëri “rreziku” po i vjen vetëm nga Uashingtoni e jo nga Londra, por nuk duhet të çuditemi kur ndonjë deputet PD-ist që ka qenë “Pioner i Enverit”, nga nostalgjia, ta riprodhojë të plotë titullin e librit të Hoxhës…
Ndryshe nga 1997-ta, “rreziku anglo-amerikan” nuk duket se do të jetë aq i madh, por sidoqoftë, ndoshta do të jetë i mjaftueshëm për të ndikuar në humbjen e zgjedhjeve nga Berisha në 23 qershor. Dhe ja përse.
Me apo pa të drejtë, duket se shumë votues të thjeshtë, kryesisht të djathtë, kanë krijuar bindjen se, pa përkrahjen e Uashingtonit, nuk fitohen dot zgjedhjet në Shqipëri. Duke e njohur këtë psikologji të votuesve të thjeshtë, Berisha, lejtnantët e tij, dhe mediat që e përkrahin atë, para 2009-ës, u munduan t’i portretizojnë disa kritika të ambasadorit amerikan Uidhers si të motivuara personalisht. Ata përhapën insinuata se amabasadori ishte përzjerë me Kosta Trebickën në trafikun e fishekëve të vjetër kinezë drejt Afganistanit, dhe u inatos me Berishën ngaqë Trebicka u nxorr jashtë atij biznesi.
Bazë për këto insinuata u bë një seancë hetimore në Kongresin Amerikan, në të cilin ambasadori Uidhers u mor në pyetje në lidhje me aferën e fishekëve. Dhe pavarsisht se ai doli krejtësisht i larë pas përfundimit të hetimit kongresual, insinuatat që shpërndanë Berisha & Co. duket se ngjitën tek votuesit e thjeshtë të djathtë.
Vijmë tani në ditët e sotme. Para 5 muajsh, në një nga mediat që përkrahin hapur Berishën (ABC News), ambasadori aktual Arvizu, duke folur për domosdoshmërinë e dialogut të qeverisë me të ngujuarit në grevën e urisë së të burgosurve politikë, lëshoi këtë bombë ndaj Berishës: “Në një shoqëri demokratike, një prej detyrimeve, një barrë është që duhet të qeverisësh, të marrësh vendime të vështira, të bësh dialog me dikë që mund të doje edhe ta mbysje fare, por prapë e ke detyrim [të dialogosh], je zgjedhur për këtë – nëse vihesh kaq shumë në siklet, atëhere hiq dorë nga pozicioni që mban, atëherë ik, lëre ta bëjë dikush tjetër”.
Deklaratë më të ashpër dhe të drejtpërdrejtë zor se ka bërë deri më sot ndonjë diplomat i huaj ndaj Berishës. Dhe pa i lënë kohë këtij të fundit të ndërtojë ndonjë fabul që do ta shpërndante për të shpieguar “arsyet personale” që e bënë ambasadorin Arvizu të lëshonte këtë bombë, Uashingtoni i dërgoi një mesazh publik se është në rezonancë të plotë me ambasadorin amerikan në Tiranë.
Në një konference shtypi në Uashington mbi Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë, Philp Reeker, u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së të përndjekurve politikë.
Ndërkohë, disa muaj më parë, Sekretarja e Shtetit Klinton i kishte paraqitur Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës dhe, në përmbledhjen ekzekutive të raportit (e cila ka të koncentruar qendrimin politik të Departamenit të Shtetit), thuhet për Shqipërinë se “një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.
Ndërsa pasi gjykata e Tiranës dha vendimin për vrasjet e 21 janarit, ambasada amerikane deklaroi: “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011...Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.”
Pa dyshim, kjo deklaratë ka kaluar në duart e Arvizu-së, Reeker-it e ndoshta edhe Kerry-t, para se të publikohej në Tiranë. Pra, siç kanë ardhur punët, mbetet që Berisha të sajojë një fabul vigane, sipas të cilës, t’i bierë që treshja Arvizu-Reeker-Kerry të kenë një “armiqësi personale” me të, por jo Presidenti Obama. Përndryshe, ndonjë deputet PD-ist që ka qenë “Pioner i Enverit”, do të përmendë përsëri në Kuvend frazën e famshme “rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”…

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Ketu jetojne shqiptaret dhe jo amerikanet e anglezet, prandaj nuk duhet te presim nga ta te na shpetojne nga Saliu. I pari ne radhe dhe me i gjati nder ne, qe mezi pret ndonje fjale te mire nga anglo-amerikanet eshte Edi Rama.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Pse a mendoni ju z. Zaloshnja se ndaj z. Arvizu, Berisha nuk do te ngreje ndonje akuze? Ai eshte fabrikatori  i specializuar vetem ne prodhimin e thashethemeve. Filani i tha keshtu filanit se ambasodarit i ka mbetur qejfi me Berishen pasi ai nuk i plotesoi deshiren per blerjen e kesaj prone ne bregdetin shqiptar. Apo nuk e degjove dje ne mbledhjen e grupit handikapat te PD.  Nuk la deputet te PS, pa mare neper goje, me thashetheme te x ndaj y, dhe deri mos i fol shoferit, dhe per ate qe tani kerkon te behet vete shofer. Deputetet handicapat te PD , gëëëk....,gëëëk..

Submitted by astrit (not verified) on

Reagimi i z. Berisha ka per te qene shume interesant - njesoj si dilema qe ai ka perpara. Te ule koken? Kjo shkon kunder instinktit baze te kryeministrit. Te dale kunder ShBA dhe State Department? Mbase, por ai i mban mend pasojat e heres se fundit kur beri kete zgjedhje.

Po ashtu eshte interesante te shihet reagimi i administrates amerikane dhe varesine qe kjo pergjigje ka nga tonet qe dy shefat kryesore te saj (zz. Obama dhe Kerry). I pari eshte ne fillim te termit te fundit si President dhe kujdeset me shume se cfare emri do te lere pas sesa per tu bere qejfin zgjedhesve. I dyti ka reputacion per stil to forte drejtimi.

Per nje aresye qe une nuk e kuptpj dot, ShBA kane shfaqur dhe mbajtur interesim per Shqiperine keto vitet e fundit. Dhe nese ky perceptim imi eshte realitet, Anglo-Amerikanet do ta kene shume me te thjeshte te ndryshojne regjimin e tanishem sesa ate te Enver Hoxhes... Ne fushen e madhe globale te shahut, regjime si ai i Shqiperise jane thjesht gure-ushtare qe sakrifikohen me lehtesi - nganjehere edhe me kenaqesi.

Submitted by beni (not verified) on

Saliu mori fundmbaroi ky kapitull. kundershtimet e amerikaneve jane vetem vertetimi i ketij fakti te thjeshte.

Submitted by santi (not verified) on

Zoti Zaloshnja,

Cfare do te thoni tani qe Eduard Selami do te behet pjese e partise demokratike dhe ka vend te sigurt ne liste per deputet per zgjedhjet e 23 qershorit?  Mos vjen me "porosi" te Amerikes per ti bere puc doktorrit?

Submitted by virxhiniabichsi (not verified) on

po ca dreq porosie ka marre nga amerika ed selami, or santi? ai nje cope taksixhi eshte ne virxhinia bijch. me pyt mu qe i kam dhen bakshish kur kam hip ne taksine e tij...

Submitted by LORA (not verified) on

Prandaj kishte shterpuar fare nga trute,E.Selami?????Coc kishte nje sqime mencurie para se te largohej nga Shqiperia.Ai dukej sa mezi priste te linte taksine e te rrembente mandatin.NEVERI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.