Enverizmi i Qoses dhe kritikat që i vijnë nga të dy krahët

Shkrimi Albert P. Nikollës me titull “Cytësi Rexhep Qosja dhe humusi i çuditshëm mikpritës”, i publikuar në Mapon e sotme, është i disati shkrim anti-Qose që bëhet në shtypin e këtushëm; dhe është për t’u nënvizuar se, ndërsa shkrimet e tij kritike ndaj regjimit të Berishës (më saktë, regjimeve të Berishës) janë të mirëpritura në Tiranë, të paktën nga “gjysma” e opinionit publik, shkrimet apo idetë e tjera, me të cilat ai rreket ta nxjerrë në një dritë pozitive figurën e Enver Hoxhës, dhe diktaturën e tij pothuaj 50 vjeçare, kanë kapur në befasi shumëkënd. Personalisht, jam munduar ta them timen në një shkrim të publikuar edhe në këtë sit (ndiq linkun: http://respublica.al/opinion/2012/11/22/qosja-nxjerr-enver-hoxhen-te-lare-por-keshtu-nuk-behet-i-besueshem). Po kështu ka shkruar Andrea Stefani (ndiq linkun: http://respublica.al/opinion/2012/12/14/nje-lajthitje-e-rexh...), e më pas të tjerë “në të djathtë”. E prandaj Albert P. Nikolla nuk është shumë i saktë kur thotë në shkrimin e tij se “[në Tiranë] ka një humus mikpritës ndaj parullave enveriste [të Qosjes]”.Shqetësimi i Nikollës, sidoqoftë, qëndron. Ka pohime të Qosjes, të cilat ia komprometojnë keqas seriozitetin e thellësinë akademike, siç janë ato që Nikolla ka zgjedhur t’i nxjerrë në pah: “1. Enver Hoxha nuk bëri asnjë krim. Pa dijeninë e tij, diktatorët e vegjël dhe të mesëm i kryen krimet që tani po ia ngarkojnë mbi shpinë Enver Hoxhës; dhe 2. Sipas mendimeve të mia, historia shqiptare ndaj Ahmet Zogut dhe tradhtive të tij ndaj interesave kombëtare do të jetë gjithnjë e më zhvlerësuese e kjo më zhvlerësuese do të thotë se do të jetë më shkencore. Historia shqiptare ndaj Enver Hoxhës, ndërkaq, do të jetë gjithnjë e më vlerësuese dhe kjo do të thotë se do të jetë më shkencore.”Në fund të shkrimit (mund ta gjeni të plotë në linkun: http://www.mapo.al/2013/02/08/cytesi-rexhep-qosja-dhe-humusi...), Nikolla demonstron se nuk është i pickuar veç nga enverizimi i Qosjes. Është i pickuar edhe nga antiberishizmi i tij, dhe kështu duket qartë se nën kritikat e drejta qëndron edhe një motivim i dyshimtë. Ja ç’thotë ai: “E shikoj të padenjë dhe joserioze ndërhyrjen e tij agresive dhe fyese ndaj politikës shqiptare. Politika shqiptare ka problemet e saj, ka evolucionin e saj, ka kulturën e saj, ka të metat e të mirat e saj, por nuk meriton delegjitimimin stalinist të Qoses, që përdor fjalor aspak të denjë për një njeri që pretendon se i është dedikuar shkencës e studimit.” Qosjen e thërrasin prore “akademik” (siç thërrasin Ngjelën “avokat”), por Nikolla duhet ta dijë se shkrimet e intervistat e Qosjes të publikuara në gazeta janë të një natyre publicistike. Askush s’ka të drejtë ta qortojë Qosjen pse merr pjesë në jetën publicistike të Tiranës, apo pse është një intelektual i angazhuar, apo pse shkruan për Shqipërinë duke qenë kosovar.Duket pra se Nikollës, përveç enverizmit të Qosjes, i japin bezdi dhe kritikat që Qosja nuk i ka kursyer ndaj Berishës. Lind pyetja: Si ka mundësi që Nikolla e sheh enverizimin tek shkrimet publiçistike të Qosjes, e nuk e sheh asnjëherë tek praktikat qeverisëse të Berishës? Cili është enveristi më i madh, Qosja apo Berisha? Po enveristi më i rrezikshëm?
Comments
Se si ishte dhe cfare ka bere

Se si ishte dhe cfare ka bere Enver Hoxha nuk mund ta percaktoje as Rexhep Qosje dhe as nje tjeter burre apo grua, shqiptar apo i huaj. Jane dhjetra pse nuk mund ta percaktojne. Por per njerizit e paindoktrinuar nga lakmia per kapital (mall apo para) mjaftonte vetem nje arsyeje per te qendruar si veza e Kolombit. Arsyeja: Perse te gjithe shqiptaret e thjeshte (shumica derrmuese e popullsise) dhe ata "intelektuale" (kjo fjale me ben shume dem kur e perdor) ishin aq te menderosur ne tru sa qe qysh prej vdekjes se Hoxhes na mbushen me lot e me qurre neper revista e gazeta, na mbushen me aksione cdo dite si dite e Enverit, cdo jave si jave e Enverit, cdo vit si viti i Enverit???????????? Nuk mjafton kjo? Epo nje tjeter veze kolombiane: Enveri ke ka vrare dhe VETEM VRASJE KA BERE ENVERI PER 50 VJET? Per konsum ne opinon shumica derrmuese te zene dhe te bjene "trimin" e cartur kunder diktatures se nje njeriu por qe ka vdekur, ndersa atje te strukur me vehte, thelle ne mendimet e tyre e kuptojne se jane hipokrite ererende dhe vazhdojne me justifikimin "Epo keshtu e ka demokracia". Une anonimi te them. Te dhjefsha demokracine kur te bardhes i thua e zeze dhe se zezes i thua te bardhe. Ne fund te fundit askush nuk e di se c'do behet neser. Edhe zoti, ne se egziston, nuk e di, se po ta dinte nuk kishte krijuar Njeriun por do te sillte nje shtaze fisnike te barabarte me shtazet e tjera te kesaj bote.

Kosovaret jane populli me

Kosovaret jane populli me injorant i ewropes .niveli i tyre nuk shkon me lart se ai i hoxhes se fshatit.Dhe kur nanje figure moderne e ewropiane kritikon fondamentalizmin injorant shqiptar te gjithe i hidhen ne gryke se po shan te parin e fisit te tyre

Dhe ky eshte ligj, se e tha

Dhe ky eshte ligj, se e tha 'aliu' ?!

Te do: injoranti.

Me siguri eshte nga ata

Me siguri eshte nga ata Intelektualet e listes ky nikolla

Mustafa une po perkthej

Mustafa une po perkthej pyetjen e dyte :

Kush eshte me i rezikshem Enveri Pare apo i Dyti.

Mos prit pergjigje nga ish komunistet qe nuk duan te pranojne deshtimin

dhe qe nuk kane per ti thene kur Berishes ata qe eshte dhe qe i takon: ENVER.

Muc! Eshte njelloj sikur tj'u

Muc! Eshte njelloj sikur tj'u pyesnin juve: Pse nuk e shihni ju diktaturen e unit tek Edvin Rama por vetem tek Sali Berisha? ose sikur t'ju benin pyetjen tjeter: Cili eshte komunisti me i rrezikshem: Edvini, i biri i Kristaq Rames qe e beri "koqe-koqe" partine me te madhe te Shqiperise dhe qe eleminoi eliten politike te saj (sigurisht jo pa probleme edhe ajo) apo Saliu, i biri i Ram Berishes qe me soj-soj kokrrash (edhe ju nje nder to, tejet e pangjashme me kokrrat e tjera) arriti te beje nje parti e bile te qeverrise (tjeter gje mire apo keq) per 15 vite. Une gjykoj se kjo eshte ceshtje bindjesh. Nikolla nuk e ka fshehur kurre qe simpatizon te djathten dhe nuk e deshiron te majten. Sikurse ju s'honepsni dot Berishen dhe enderroni Ramen ne qeverri. Deri ketu te dy jeni ne te drejten tuaj. Por juve ndaheni midis jush nga menyra se si e konceptoni arritjen e qellimit per te preferuarit tuaj. Ju Mustafa, keni lene nje shprehje lapidare ne polit-publicistiken shqiptare: "Qelbesira te te gjitha llojeve bashkohuni te shporrim Berishen." Nikolla, e jo vetem ai, nuk e ka shpikur ende nje shprehje konkurrente me kete tuajen. Nuk e kam fjalen te konkurroje rezonancen komuniste te sentences suaj. Jo! Fjala eshte per thelbin qe ajo mbart: Urrejtjen e jashtezakonshme qe ti, Qosja apo çdo komunist tjeter keni per palen tjeter. Dhe ky eshte problemi me i madh i shoqerise sone. Jo pse ka komuniste. Por pse ka nje armate te madhe ne shoqerine shqiptare qe gjeneron urrejtjen e shqiptarit per shqiptarin. Qosja eshte padyshim prijesi i kesaj armate. Dhe ju nje beniamin par-excellence i tij.

(DELETED)

(DELETED)

Enis ! ke pjeserisht

Enis ! ke pjeserisht te drejt sepse edhe Saliu ka krijuar sherin pas te cilit vjen urrejtja per kundershtarin. Eshte me te njejtin sfond komunisto-primitiv. Madje kesaj radhe me teper se çdo here tjeter do votohet kunder, dhe me parrullen e turpshme  Voto te keqen me te vogel.

O Enis Mata,je nje koqe

O Enis Mata,je nje koqe maskaraj qe nuk e ke shokun.Tyte mjafton qe te solli ne Tirane shpellari i Vicidolit,te veshi me uniformen e gardistit dhe tani e njeh per perendi.Te rrenqethet trupi kur pergojosin idhullin tend dhe mendon se mund te lesh uniformen e gardistit,prandaj dhe flet keshtu.Nuk mund te vihet kurrsesi shenja e barazimit midis feudalit bajraktar Sali B..ishes dhe cdo politikani tjeter por, ti duke qene ne mes te kopese se derrave (sepse jini te nje specie), nuk mund ta bejsh dot dallimin.

Rexhep Qose mbetet njeri nder

Rexhep Qose mbetet njeri nder rilindesit shqiptare. Nuk eshte e vertete se Qose miraton krimet e sistemit komunist, por ai ve ne pah faktin ( e vertete) se regjimi komunist i nxori shqiptaret nga gjendja mesjetare ne nje zhvillim relativisht te avancuar ( kete e kane pohuar shumica e historianeve te huaj ) dhe se ai shtet ishte shume me serioz dhe me dinjitoz se ky i sotmi. Te pakten, per dy gjera ai nuk mund te akuzohet: 1. Nuk ishte shtet hajdutesh si ky i sotmi dhe 2. Ne ceshtjen kombetare ishte dinjitoz dhe nuk iu leshoi pe as fqinjeve dhe as te medhenjve te kesaj bote. Sot ne Shqiperi kemi thjeshte nje bande ne pushtet me vota te vjedhura. A. Nikolla e kompani jane njerez pa kurrfare pergjegjesije morale, sociale apo kombetare. vetem te tille njerez mund t'i dalin ne krah nje regjimi dhe qeverije qe tenton te jape territore te huajve, qe vret njerez te pafajshem, qe vjedh votat, qe " humb" 230 milion Euro te popullit shqiptar per te blere perkrahje politike nga te medhenjte e botes dhe me kete perkrahje te mashtroje shqiptaret qe ta mbajne sa me gjate ne pushtet. Pse ka shume A. Nikolla, jemi edhe ketu ku jemi.

Ka mënyra të ndryshme për të

Ka mënyra të ndryshme për të tërhequr vëmendjen.

Një prej tyre është të përgojosh të mëdhenjtë.

Por, vetem se ka rrezik që keshtu të zvogëlohesh më shumë!

Kjo vlen për të gjithë të ata që merren me të mëdhenjtë.

Rexhep Qosja eshte mendje me

Rexhep Qosja eshte mendje me e ndritur e shqiptareve. Dhe i till duket se ka me qene edhe ne kohet qe vijne. Nikolla s'eshte askush vecse ambicioz qe do te perbalti profesorin e nderuar per te lartesu veten. Muci dhe Andra e kuptojne se Qosja nuk eshte Enverist dhe nuk mbron krimet, por e kane mision qe ti bejne te gjithe te shajne Enverin dhe kohen e tij.

Qosja kur flet per te kaluaren dhe figurat qe e kane dominu vlereson faktet me ftohetesine e historianit, pa mendu aspak se cfare thone te tjeret.

"Cili është enveristi më i

"Cili është enveristi më i madh, Qosja apo Berisha? Po enveristi më i rrezikshëm?"

Dy pyetje qe permbajne dhe shprehin krize identiteti. Krizen e Lirise, krizen e pavaresise se Mustafa Nanos. Pse? Sepse te flasesh per Enver Hoxhen nuk eshte mekat, nuk eshte e ndaluar, nuk eshte krim. Eshte thjeshte nje e drejte e Qoses e cila e drejte buron nga Liria qe Qosja ka, mbart, percjell, shpalos, zhvillon lirshem para opinionit publik duke pranuar, duke guxuar si shperblim te Lirise edhe perballjen me kritiken, perbaltjen, denigrimin etj. Ku eshte e keqja e Qoses? Apo, ku eshte e keqja tone? Une keshtu do ti ndertoja, modestisht, pyetjet permbyllese te blogut tend Nano. Sepse. Enveri, Berisha, Qosja jane tre persona te cilet kane secili identitetin e vet, dhe nuk kane aspak pika takimi mes tyre, sot e ne te shkuaren. Enveri ishte nje komandant ushtarak dhe me pas nje udheheqes civil, popullor. Berisha eshte nepunesi me i larte i qeverise shqiptare prej 7-8 vitesh, dhe nepeunesi me i keq e te gjitha qeverive shqiptare qe nga viti 1912. Do te harrohet shpejt. Kjo e mundon ate. Qosja eshte nje kerkues shkencor dhe krijues letrar i Lire prej 55 vitesh, dhe Liria eshte kerkesa me e madhe, dhe e perjetshme, e njerezimit. Duket se Qosja e ka me qejf qe jo vetem ta gezoje por qe edhe ti sherbeje Lirise. A je ti zoti Nano i Lire si Qosja? Apo, a jam une i Lire si Qosja? Une per veten time nuk jam i Lire si Qosja, sepse nuk besoj tek regjimi ne fuqi, tek pervoja 22 vjecare e demokracise shqiptare. Kuptohet qe nuk deshiroj as qe te kthehet e kaluara e hidhur, por deshiroj qe te kujtohet e kaluara e bukur, shqiptare, qytetare, patriotike, naive, kokeforte, kryelarte, identitare, sovrane, jolavire etj. A eshte me mire qe te pakten sot e tutje te ndjekim rrugen e Qoses apo te rekemi pas pordhave te Berishes? Mendoj se po te kishim ndjekur rrugen e Qoses qe pas 1997, sot Berisha do te ishte nje pensionist ne kerkim te nje biografishkrojtesi me emer, te cilin nuk do ta gjente kurre. As Fevzo nuk do te denjonte te dizajnonte me mjete letrare memoriet e Berishes. Gjithesesi, shendet.

Shkelqyeshem "opozitar i

Shkelqyeshem "opozitar i cfilitur" . Brilante analiza jote e shkurter. Keto laraskat si Nano , Nikolla e vargu i "opinionisteve si keto), jane ca gjasme te mencur qe na bejne te vjellim sa here i degjojme. Profesor (akademik) Qosja asht mal me lule dhe kete e ka tregue vepra e tij e madhe publicistike. Ka qene e mbetet trim i lire. Po pse ju kritikon nanos, nikolleve etj babain ee tyre (SRB), perpiqen ta matin me metrin e tyre idiot. Lavdi profesor Qoses, zgalemit te lirise se vertete. Ne plehra "opinionistet" tip nano, nikolla etj!

Cili eshte Enveristi me i

Cili eshte Enveristi me i madh pyet Muci nga albanistani duke qare hallin e vet personal sa i pavlere dhe i roberuar por me shume sa i pafuqishem eshte ky berishian i vogel dhe pse kundershtar i ashper i Berishes, por shume i ngjashem si dy pika uji me te, pasi u rrit dhe gatua nga mesjeta berishiane qe instaloj mafiozi dhe renegati Berisha pas renies se sistemit ne 1990, ku ne emer te lirise se kaosit dhe anarshise perfituan dhe dolen ne siperfaqe me shpejtesi te papare speciet e shumta mutante te llojit Berisha.

Pra me nje fjale shteti i ndertuar me gjak dhe sakrifica, prej injorances se Ramiz Alise, u kap nga llumi i kombit shqiptar i cili ne kohen e udheheqesit legjendar Enver Hoxha vuante pasojat qe vuan cdo lloj llumi shoqeror ne boten e civilizuar. Se si Berisha ky personazh i kualifikuar i llumit shqiptar mund te krahasohet me udheheqesin elitar Enver Hoxha, kete krahasim e ben vetem llumi i deshtuar i kohes se mesjetes te Berishes pasi e shikon veten ne dy periudhat( me shtet dhe pa shtet) te humbur!

Nuk ju ve faj se ne 1990 u sulet si cakejt per te zaptuar dhe shkaterruar cdo gje qe ju dilte perpara sic e ka zakon llumi shoqerise ne cdo cep te ketij planeti, kur mungon dhuna, forca ushtarake per ta ndal uar kete vandalizem dhe shkaterrim te papare qe ka per brenda nje llum i tere social.

Levizja e 1990 ne fakt na kujton Draft Riots 13-16 qeshor ne New York ku 50 mije veta nga bathoret e New Yorkut u ngriten duke shkaterruar, grabitur dhe djegur nje qytet te tere, ku vetem nderhyrja ushtarake qe solli 120 te vrare dhe 300 te plagosur, arriti te shpetoj qytetin nga shkaterrimi total i tij. Fatkeqsia jone ne 1990( Mallkimi qe vazhdon dhe do vazhdoje dhe per nja 200 vjet) ishte qe ushtria shqiptare nuk nderhyri per ti ndaluar kete llum sic nderhyri ne Kine popullore apo sic nderhyn kudo ne boten e lire, kur cohen turmat shkaterruese te barbareve , por e la vendin ne dore te ketyre barbareve qe e kthyen shqiperine ne nje kohe rekord ne nje xhungel afrikane dhe pse vendi gjendet ne mes te europes.

Ajo ushtri nuk nderhyri se mungonte komandanti legjendar qe mezi e ngriti dhe e vuri ne sherbim te ketij populli te vuajtur mesjetar. Mungonte komandanti legjendar qe tere jetes se tij ja kushtoj dhe dedikoj nje populli te tere per ta civiluar dhe zhvilluar sa me shpejt per ta nxjerre nga mesjeta historike, ku ai e gjeti, kur erdhi ne pushtet.

Tani pas 22 vjetesh pasi llumi e mbaroj punen e tij vrastare dhe shkaterrimtare dalin gazetarucet e kohes se mesjetes dhe diskutojne se kush eshte xhelat me i mire ai qe pengon dhe ndalon llumin vrastar,te vrase dhe shkaterroje apo llumi vete qe shkaterron dhe vret se ska kush ta ndaloje.

Kjo eshte ironia e fatit te ketij populli mjeran( injorant) sot, kur njeriu normal duhet te degjoje predikimet nga gazetarucet e mesjetes Muci, Stefani dhe Lubonja qe dine te bejne vetem bla bla bla me moton se liria e llumit eshte dicka e keqe por shume here me e mire se sa xhelati qe ketij llumi i ve drune!

Cfare paradoksi eshte albanistani sot, kete e perjeton njeriu kur vjen ne shqiperi ne cdo cep te tij, pasi mallkimi i 1990 eshte nje mallkim shume me i rende per tu perypur per 22 vjet kaos dhe anarshi , si fatkeqsia me e madhe qe mund te bjere ne cdo komb kushdo qofte ai : Te drejtoje llumi social!

Add new comment