6 shkurt 1967

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:11
Gjergj Meta

Shkurt 2002. Sapo ishte përuruar Katedralja Katolike e Tiranës dhe unë isha prift i ri i caktuar të shërbeja aty. Një mbrëmje, kur po përgatitesha të kremtoja meshën, më afrohet një burrë i moshuar, i cili ecte me ndihmën e dy patericave, me plisin e malësorit në krye dhe mustakun cepapërpjetë që i shtonte krenarisë së tij. Më përshëndeti me fjalët tradicionale që përdoren kur takohet një meshtar: “Kjoftë lëvdue Krishti, zotni!” I përgjigjem: “Gjithmonë e jetës”. E vuri re nxitimin tim për të filluar meshën, por më ndali e duke më shikuar drejt e në sy më tha: “A e din ti Patër çfarë dite asht sot?”; “Jo – i thashë – nuk e di”. “Po ta them unë – vijoi ai – Sot e 35 vjet ma parë këtu në Tiranë, kur ti ende nuk ke pas le, pikërisht në kët’ qytet Enver Hoxha nisi, me fjalimin e tij, sulmin kundër fesë e unë kam ardhë nga Puka me pa meshë e me u lut pikërisht ktu’ te kjo Katedrale, e cila në zemër të Tiranës, asht shenja ma e mirë se Zoti nuk vritet.” Në të vërtetë atë ditë nuk e kisha menduar këtë gjë. E as nuk kisha menduar që ajo Katedrale ngrihej karshi “një katedraleje” tjetër (Piramida e diktatorit) e që ky i fundit nuk e kishte menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhte, kur mbajti fjalimin e tij. Atëherë bashkë me Lleshin, kështu quhet malësori, u ngjitëm te kapela e vogël pas altarit kryesor të Katedrales së Shën Palit për të kremtuar meshën e për të falenderuar Zotin që na liroi nga një e keqe aq e madhe si sistemi ateist komunist.

E kam menduar gjithmonë këtë episod. Më vonë kam lexuar edhe tekstin e asaj dite për Revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë dhe pushtetit popullor, të mbajtur nga Enver Hoxha më 6 shkurt 1967. Është shumë interesante, sipas meje, të mendohet se pse ndalimi i besimit u bë në kontekstin e një revolucioni kulturor dhe jo në një kontekst tjetër. Ndoshta sepse duke e barabitur me një kulturë regjimi e kishte të lehtë ta kthente besimin në një subkulturë, punë injorantësh, e kështu ta ndalonte krejt atë, sikurse edhe u bë. Besimi prodhon kulturë, por nuk identifikohet tout court me një kulturë e madje as me një moral. Besimi është një fenomen që i përket thelbit të njeriut, një marrëdhënie personale me hyjninë e si çdo marrëdhënie personale prek natyrën e njeriut në esencën e saj. Dobësimi apo sulmi ndaj kësaj përmase është drejtpërdrejt dëmtim i thelbit të njeriut. Pikërisht këtë gjë donte të bënte pushteti komunist, por nuk ia arriti krejtësisht.

Atentati ndaj besimit nga ana e shtetit komunist shqiptar në atë kohë u parapri e u shoqërua me një propagandë urrejtjeje pothuajse patologjike ndaj besimit në shumë dimensione, në shkollë, në kulturë, në letërsi, kinematografi etj. Gjithçka që e lidhte njeriun shqiptar me fenë duhej këputur në rrënjë, deri edhe gjuha, e cila duhej të ishte në funksion të njeriut të ri komunist, prandaj edhe krijimi i një standardi ishte kryekëput shkëputja nga një “botë e vjetër”, irracionale, dhe hyrja në një botë të re, pothuajse parriziake e komunizmit. Botë e cila në të vërtetë rezultoi e kalbur dhe shpërtheu nga brenda.

Pasojat qenë të tmerrshme për njeriun. Bjerrja e Hyjit është bjerrja e njeriut. Nuk ka as më të voglin dyshim se heqja e horizontit të përtejmë, fshirja e tij me sfungjer, sikurse donte Niçja, është bjerrja identitare më tragjike për njeriun. Përvoja e këtyre dekadave të shekullit XX e fillimshekullit XXI na ka treguar se përjashtimi i Zotit nga jeta e njerëzve, në të gjitha format e tij, e kthen këtë jetë në kaos, në kuptimin e humnerës, në të cilën njeriu bie pa ia ditur fundin.

Kohët aktuale nuk janë larg zgripit të greminës pikërisht sepse kanë marrë një drejtim pa fund e pa krye. Kam mendimin se ka një krizë globale orientimi të njerëzimit. Kjo është një krizë thelbësisht e shpirtit. Nga kjo krizë ne (në Shqipëri, nënkuptohet) nuk jemi të përjashtuar. E vetmja gjë që na dallon janë trajtat specifike që merr kjo krizë. Faturimi i kësaj krize vetëm politikës apo gjithsesi diçkaje jashtë nesh, apo edhe të kaluarës, mendoj se është tërheqja e vëmendjes nga thelbi i problemit, pasi faturën duhet ta paguajmë të gjithë me anë të një reflektimi serioz rreth faktit se ku po shkojmë dhe se ku duhet të shkojmë. Kam bindjen se një nga simptomat (dhe shkaqet) e kësaj krize globale është pretendimi se Zoti duhet të dëbohet nga jeta e njerëzve (Marks dhe Niçe) ose të mbyllet në sakrestitë e Tempujve apo të ndërgjegjeve, por pa ndikim në jetën publike (laicizmi). Nuk mund të ndërtohet një shoqëri pa Zotin.

Duke iu rikthyer edhe një herë ditës së sotshme, në atë fjalim të Enver Hoxhës më shumë flitej për burokratizimin e jetës politike dhe të pushtetit, por ajo ditë ishte kulmi dhe nisja e një egërsimi tjetër ndaj besimit dhe institucioneve të tij, që kishte filluar qysh më 1945.

Sot ne kemi nevojë të kujtojmë se vendimet politike nuk mund të sundojnë mbi ndërgjegjet e njerëzve, të cilat janë zëri i Zotit për njeriun. Asnjë politikë, asnjë mazhorancë, asnjë institucion apo organizëm shoqëror, ekonomik apo ushtarak nuk mund asesi të jetë përmbi Hyjin dhe ndërgjegjen e njeriut. Kur kjo pretendohet, njeriu kthehet në ujk për njeriun dhe ka pasoja shkatërruese për paqen e përbashkët. Nëse komunizmi iku (kurrë mos u ktheftë!), duhet gjithmonë t’u ruhemi atyre formave më të sofistikuara që Zotin e reduktojnë vetëm në sferën e jetës private, që më shumë se kurrë janë aktuale sot.

Në këtë ditë të sotshme më shumë se sa inat apo shfryrje duhet reflektim dhe falje. Falje e dhënë e falje e kërkuar. Falje e dhënë nga ata që ende kanë në trupat dhe zemrat e tyre plagët e shkaktuara nga një regjim barbar. Falje e kërkuar, nga ata që këto plagë i shkaktuan. Zemra e Zotit është e hapur për të gjithë pa përjashtim. Vetëm ai nuk refuzon kurrkënd, edhe kur ne njerëzit e bëjmë këtë gjë. Kërkim falje dhe jo cinizëm duke përkujtuar apo lartësuar Himmler-at shqiptarë, të cilët kanë masakruar popullin e vet, madje duke i quajtur edhe “burra shteti”.

MAPO

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

E tmerrshme!

Submitted by fedex (not verified) on

Si ateist qe jam mund te them nder te paktat gjera te mira te bera nga Enver Hoxha ishte ftohja e shqiptareve me fene.Christopher Hitchens ne nje nder fjalimet e tij thonte se ne nje vend te prapambetur si lindja e mesme e para 2000 viteve cila nga keto situata ka mundesi me shume te ndodhi:  ligjet e natyres te ndalin dhe nje femer te lindi pa pasur nje baba apo kjo femer thjesht te kete genjyer.

Submitted by J. (not verified) on

E keqja me ateistët shqiptarë ndër të cilët jam dhe vetë, por nuk u ngjaj, është se janë kthyer në idhujtarë. Nuk kanë etikë. Nuk njohin konceptet e të drejtës, të mirës dhe të keqes. Hitchens është ateist vërtet, por është post-teist. Ateistët shqiptarë, janë thjesht të çfetarizuar.

Submitted by Socius (not verified) on

Prifti, perfaqesuesi i te njejtave rryma reaksionare qe i gjen nga Joseph de Maistre-i e deri tek protofashistet, e intepreton pa teklif historine si largim ateisto-laik nga zoti. Po ta cosh deri ne fund logjiken e priftit, medoemos shkon nga mallkimi i komunizmit, tek ai i demokracise, arsyes, iluminizmit, shizmave, dhe nderimin e pakusht ndaj zotit dhe mekembesve te tij mbi toke.

Submitted by Dalan (not verified) on

Lidhja qe ti ben midis fashizmit dhe de Maistre-se eshte tipike e thjeshtezimeve dogmatike qe bejne komunistet. Nese do te kishe lexuar dicka me shume, do te dije qe, si fashizmi, ashtu edhe komunizmi (qe eshte ne themel te menyres tende te te menduarit), jane produkte te individualizmit qe rrjedh nga idete revolucionare te iluminizmit, qofte intelektual (sic eshte ai i Rusoit dhe Volterit) qofte veprimtar (sic eshte ai i Robespierit dhe Dantonit, apo edhe Leninit e Stalinit).

Fashizmi, si logjike totalitariste, eshte nje filozofi qe ka ne thelb, zgjerimin e rolit te shtetit dhe racionalizimin e organizimit shoqeror, perkunder strukturave sociale tradicionale dhe vlerave kulturore tradicionale qe e gjejne veneracionin tek trashegimia, traditat dhe feja.

Edhe perdorimi i termit reaksionar, nga ana jote, buron pikerisht nga logjika marksiste-leniniste, qe ka ne qender te vet revolucionin, i cili shnderrohet ne etalon nepermjet te cilit matet e verteta dhe e gabuara. Sipas kesaj logjike, gjithcka qe nuk eshte iluministe, marksiste, revolucionare apo liberale mbetet te jete reaksionare, iracionale, anakronike, e prepambetur. Kjo logjike bardhe e zi, me sens te theksuar egocentrizmi perjashtues, eshte tipike per mentalitetet totalitare, prej te cilit bota vuajti miliona viktima, jo me larg se dicka me shume se gjysem shekulli me pare. Njerez si ty ia vune zjarrin botes, dhe njerezi si ty do ti rindezin zjarre te tille, here pas here nese nuk do te kete burra te mencur per ta penguar kete marrezi.

Submitted by Socius (not verified) on

Dalan  duket qe ke lexuar ndonje hyrje internetore ne filozofine politike qe habitesh kaq shume me paralelen midis De Maistre-s dhe fashizmit. Mund te te citoja literature te bollshme, por meqenese i paske fiksim keq komunistet, po heq dore nga permendja e mjaft literature serioze dhe po te permend nje antikomunist serioz si Isaiah Berlin qe shkruan nje liber te titulluar: Joseph de Maistre dhe origjinat e fashizmit.

Keshtu qe kur ben barazimin midis iluminizmit dhe fashizmit ja ke mbytur per qejfin tend dhe te priftit (koleget e te cilit sa e sa here ia kane shitur shpirtin shejtanit duke financuar, fshehur, strehuar e ndihmuar te arratisen skota te tera fashistesh e nazistesh) se nese mund ta perkufizosh ne nje fare menyre fashizmin nuk mund te ishte tjeter vecse mbrojtesi dhe reaguesi "revolucionar" ku termi i fundit duket sikur merr kuptimin e vjeter, ate te rrotullimit, pra te kthimit medoemos prapa, ne nje te shkuar mitike, aty ne zemer te paramodernes, tradicionales, ku burri ishte burre, gruaja grua dhe prifti prift. Dhe nese perdor tekniken moderne, e perdor dhe e shter vetem si mjet te pashmangshem.

Per sa i perket dogmatizmave apo thjeshtizmave per te cilat e ve ujin ne zjarr, s'mjafton te perdoresh logjiken e te tretes se perjashtuar per t'u renditur ne dogmatik. Dhe nuk ke pse cuditesh nga termat reaksionar etj sa kohe edhe vete De Maistre do te ishte dakord perderisa "reagonte" krenarisht ndaj "perparimit" iluministo-revolucionar.

Ah edhe dicka te fundit: permend milionat e veteve te vdekura per shkak te produkteve totalitare te iluminizmit, por pyetu dhe pyete edhe priftin tend se sa dhe si vdisnin njerezit nen peshen e ndyresive "anakronike" tradicionale, dhe jo thjesht nga turra e kishes, por nga cdo semundje, apo si me i dituri i atyre koherave kishte lexuar vetem librin e preferuar te priftit, e me gjase dhe tendin, biblen.

Dhe aman Dalan: lexo ndonje gje me teper dhe jo thjesht cektizmat qe u botuan ne fillim-vitet 90 se as fillon, e as mbaron dija me Arendt-in, Fromm-in apo Popper-in. (per te mos permendur pastaj reaksionaret levdues te te shkuares qe i gjen me bollek tashme).

Submitted by Bard (not verified) on

Prifterinje jane mesazhere te statuskuose, po te ishte per keta "qe falin e kerkojne te falen", sot njerezimi do te ishte nen rendin skllavopronar, dhe toka ende do te ishte e sheshte, rreth se ciles do te rrotullohej universi. C dite te zymta po jetojme, ata qe e kane penguar njerezimin per 2000 vjet rresht te ece perpara, dhe qe kane djegur njerez ne turren e druve per tu treguar qe kane te drejte, tash na japin leksione me shpirteroren dhe hyjnoren, qe tash nuk lejohet me te jete çeshtje personale e secilit, duan ta fusin edhe ne shkolla e institucione. Kesaj i thone Jozefinizim i Zotit, nje Zot fashist...

Submitted by Dalan (not verified) on

Sipas kesaj logjike qe ke ti, ne duhet te themi qe, meqe Marksi ishte filozof dhe filozofia na polli leninin me kampet e perqendrimit, atehere duhet te bejme lanet te gjithe filozofine.

Hajde mendje...

Submitted by Bard (not verified) on

Shoku miku, nuk ka teori sociale apo transcendentale te mire apo te keqe, ka teori qe i hyjne ne pune njeriut, dhe ka teori qe prishin pune. Teorite jane shpikur per t'i sherbyer njeriut, dhe nese ka teori qe nuk zbatohen ne praktike, dhe ca te tjera qe nuk e ndihmojne per ta lartesuar robin ne faqe te dheut, thjesht hidhen poshte ose lihen menjane derisa te vertetohen. Kur me pyet nese Marksizmi ishte ide gjeniale apo jo, eshte njesoj sikur te pyesesh nese kazma eshte e mire apo jo. Dhe megjithese pyetja s'ka sens, po te jap nje pergjigje sa per ti rimenduar gjerat: Kazma eshte e mire per te punuar token(te pakten me e mire se ta punosh token me hunj), dhe eshte e keqe nese perdoret per te rrenuar shtepine e komshiut apo per t'i gjuajtur vetes apo gruas me te. Kaq sa per Marksin...

Submitted by Arlind (not verified) on

censuruar

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne fakt si ne Ungjill ashtu edhe ne Kuran pranohet lindja pa babe e Jezusit/Isajt nga Maria/Mejremja . Ke pohim perfshihet ne besimin fetar te krishtene si dhe ne besimin fetar islam.

Simbas besimit fetar kristjan, asnjeri nuk detyrohet ta besoje kete pohim, dhe asnjeri nuk denohet as fizikisht asht shpirtnisht dhe as nuk i pritet koka, ne qofte se nuk e beson kete pohim.

Besimi ose mos besimi jane nji e Drejte e Njeriu per lirine e ndergjegjes, e cila sigurohet ne Karten e Kombeve te Bashkueme - OKB.

Kush dhunon Lirite e Njeriut ka ba krim ndaj vete njeriut.

Ata qe pohojne se Enver Hoxha paska ba mire qe ndaloi fene dhe persekutoi priftinit katolik me burgje e pushkatime si klerike (ndersa kete gja nuk e bani per hoxhallart), ai ose vazhdon te mbroje shkeljen e te Drejtave te Njeriut tash ne kohen e demokracise europiane, ose vazhdon te zbatoj ligjet e pushtuesit turk-osman per persekutimin e priftenve katolik dhe mbrojtjen e hoxhallarve.

Submitted by Dalan (not verified) on

Tedeskin, fetarizmi yt eshte turperimi me i madh qe i behet Krishtit, pasi ti shemton pastertine qe feja kerkon te mbjelle ne zemrat e nejrezve. Te mohosh vuajtjet e klerit mysliman perkrah atij te krishtere ne burgjet e Enver Hoxhes, do te thote te shkelesh gjithashtu mbi sakrificen e prifterinjve te tu, sepse eshte shkelje mbi sakrificen njerezore ne pergjithesi.

Te kujtoj dy dijetare te medhenj te ketij kombi si Hafiz Ibrahim Dalliu e Hafiz Ali Korca bashke nje mori prej qindra hoxhallaresh qe ka vuajtur burgjet, represionin, perndjekjet, interrnimet e madje edhe pushkatimet e Enver Hoxhes. Nese do te isha privt i persekutuar nga regjimi komunist, do te kisha peshtyre mbi apologjine tende pa dinjitet ndaj persekutimit te klerit katolik.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Shumë bukur e ka shkruar historinë prifti, por në mes të tjerave duhet të shpejegonte si njeri i zotit që ëshë, përse shqipëtarët e ndrojnë fenë kaq lehtë mos vallë në këtë kanë një pjesë të madhe dhe vetë priftërinjtë që hasnjëerë nuk kanë predikuar shqipë por në gjuhë të ndryshmenjëri predikon latinisht tjetri arabisht dhe tjetri greqisht dhe për paftësinë tuaj tja vëmë fain komunizmit por besojë se mund ta shajmë për shumë gjëra të këqia që ka bërë por jo për këtë

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"...priftërinjtë që hasnjëerë nuk kanë predikuar shqipë..."

Po FORMULA E PAGEZIMIT e imzot Pal Engjullit ne vitin 1472 a ishte turqisht apo greqisht?

Po MESHARI i imzot Gjon Buzukut, qe na e solli Vatikani me rastin e 100 vjetorit te pamvarsise nga pushtuesi turk-osman dhunuesi i shqiptarve, i kultures se tyne, ndaluesi i shqipes, A ishte turqisht apo greqisht?

Po kryetari i komisionit te alfabetit shqip ne Manastir 1908 a ishte hoxhe Gjergj Fishta, apo At Gjergj Fishta? Etj,etj,etj.

Mos flisni kot dhe me urrejtje osman-komuniste quna, se veç injorances dhe urrejtjes suej antikristjane nuk tregoni gje tjeter!!!!!!!

Submitted by Lira (not verified) on

E lexova me kenaqesi edhe pse jam me se ateiste. I adhuroj njerezit qe perhapin mesazhe paqeje.

Mgjt. nje gje nuk kuptoj nga fetaret une.  Si do ta donin shtetin, te mvarur nga feja si ne vendet ku mbizoteron feja ortodokse dhe myslimane? Po me ne ateistet pastaj, si do i behej hallit?

Une mbetem e mendimit se, nese ka dicka te mire te shpikur ne kete bote moderne, eshte krijimi i shteteve laike dhe futja e fese ne sferen private te njerezve (edhe pse koheve te fundit coku po shtrihet prape ca si teper).  Perndryshe, do te ishim prape ne epoken  lufterave te shenjta.

Submitted by Dalan (not verified) on

Leonardo, eshte diskutim shume i thelle per moshen tende ky. Prifterinjte kane shkruajtur latinisht e hoxhallaret osmanisht, sepse keto kane qene gjuhet e kultures perpara epokes se lindjes se nacionalizmit. Cfare te bejme qe ateizmi patriotik nuk ishte aty per te ndertuar universitetet shqiptare qe ti mendon? :P

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Personalisht, e denoj ndalimin me ligj dhe me mjetet te dhunes ( nga regjimi komunist ) te riteve fetare dhe demtimin e objeklteve te kultit. Nga ana tjeter,me duhet te pohoj se kleri ( i te gjitha feve ) ka mbetur peng i dogmatizmit dhe emocioneve te veta ( edhe kleriket jane njerez ). Me 13 gusht 2006, Papa aktual shkoi ne Bavari dhe, pyetjes se nje gazetari se : Sa e ka ndertuar Perendimi jeten duke u bazuar ne mesimet e Zoti, iu pergjigj: " Ne Perendim eshte veshtire ta gjesh kund Zotin....Njerezit e kane ndertuar jeten e tyre sipas qefit te vet dhe pa Zotin...."

Une e kuptoj zotin Meta ( ose Dom Meten ) ne mallkimet e tij per komunizmin, por, prej tij dhe kolegeve te tij, do te doja nje pergjigje ( e dij se nuk do e japin kurre) te pyetjeve: Si spjegohet qe, ne vendet ku feja lejohej dhe ( shpesh) mbeshtetej edhe nga shteti, njerezit e kane ndertuar jeten e tyre " pa Zotin", d.m.th. kunder mesimeve te Zotit?  Ku ka qene Kleri i Krishtere gjate kesaj kohe dhe si ia ka lejuar kleri vehtes qe te bashkepunoje ( dhe, madje, te glorifikoje )me regjime politike qe e kane orjentuar njeriun te mendoje, sillet e veproje ne kundershtim me mesimet e Zotit dhe vetem sipas qejfeve te veta?

Submitted by lil (not verified) on

"duhet gjithmonë t’u ruhemi atyre formave më të sofistikuara që Zotin e reduktojnë vetëm në sferën e jetës private, që më shumë se kurrë janë aktuale sot."

cfare na propzon prifti filozof te rivendosim sheriatin apo ndonje shtet primitiv si grekerit.. Feja ne kete shekull nuk mund te mbijetoje vecse si ceshtje private. Nese ka ndonje gje qe ia di per nder E.Hoxhes eshte qe shpetova nga myku i fese; imagjino te kesh per lider nje prift si ky, te ngrysesh e gdhihesh kishave e xhamive. Nese per priftin vertete nuk eshte feja ceshtje private atehere o prift na thuaj nje fjale per 21 janarin ,meqe eshte dita,apo do e besh si papa gjate LIIB me Hitlerin..  Dhe propaganden fetare bejeni ne kishe e na lini te qete ne hallet tona.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në qoftëse duam të ecim përpara dufet ti themi të bardhës të bardhë dhe anasjedhtas të zezës ti themi e zezë gjithmonë në altaret fetare është folur në gjuhën e fesë që predikohesh dhe para se të më vëshë emrin myslym apo komunist me qënse paske kaqë njohuri të zgjeruar përse në shtetet e tjera predikimi bëhet në gjuhën e tyre dhe jo në gjuhën e çfar do altari që kanë hipur.

Zoti Dalan me qënse jeni njeri izgjuar dhe i kapni shumë lehtë temat në cektirë më thoni ju lutem përse kjo është vetëm për për racën tonë dhe po të shikoshë Ballkanin si Greqinë ,Serbinë,Malin e Zi,Kroacinë dhe Slloveninë nuk ndollë një diçka e tillë

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Niko Maliku pohon:

1- “Personalisht, e denoj ndalimin me ligj dhe me mjetet te dhunes ( nga regjimi komunist ) te riteve fetare dhe demtimin e objeklteve te kultit”.

Ndalimi me ligje dhe me dhune i riteve fetar dhe i objekteve te kultit asht nji faj ma i vogel se burgimi, torturimi dhe pushkatimi i 200 priftenve katolik, te cilet nuk ishin vetem priften por ishin njikohesisht edhe nder intelektualt shqiptar ma te mire te pregatitun ne vendet europiane. Keto ishin feneri i drites se rinise shqiptare, prej te cilve dolen kuadro te mesme dhe te nalta me kukture europiane dhe me atdhedashuri. Keto ishin ata qe gjate pushtimit turk dhe diktatues komuniste mbajtne si ndezun atdhedashurine dhe kulturen shqiptare. Keto nuk ishin si ato lloj klerikesh qe bashkepunuen me pushtuesin turk-osman, te cilit i sherbyen per pese shekuj. Prandej Niko Maloku duhej te denonte ma pare zhdukjen fizike te ketyne personaliteteve me gjak shqiptar dhe mandej te denoj (sa per te lare gojen) ndalimin e riteve dhe prishjen e kulteve fetare.

2- “Nga ana tjeter,me duhet te pohoj se kleri ( i te gjitha feve ) ka mbetur peng i dogmatizmit dhe emocioneve te veta ( edhe kleriket jane njerez )” . - Po te vazhdojme me kete arsyetim, atehere na edhe sot duhet te vazhdojme ta zhdukim klerin e te gjitha feve, sepse ky kler vazhdoka te mbaj peng njerzit me dogmatizma dhe emiocione. Kjo pikpamje e Niko Malokut bjen ne kundershtim me parimin e te Drejtave te Njeriu dhe me lirine e ndergjegjes dhe te besimit fetar. Ky mendim nuk asht mendimi i nji ateisti, por asht mendim i nji komunisti, qe edhe sot justifikon ndalimin nga diktatura komuniste e besimit fetar dhe persekutimin e njeriu per shkak te besimit te tij fetar.

3- Me 13 gusht 2006, Papa aktual shkoi ne Bavari dhe, pyetjes se nje gazetari se : Sa e ka ndertuar Perendimi jeten duke u bazuar ne mesimet e Zoti, iu pergjigj: " Ne Perendim eshte veshtire ta gjesh kund Zotin....Njerezit e kane ndertuar jeten e tyre sipas qefit te vet dhe pa Zotin...." . – Çdo njeri, pape o jo pape ka te drejte te shprehin mendimine tij, pamvarsisht se nuk u pelqen llojeve te ndryshme te antipapve, te cilet i kemi pase me bollek ne Shqipni, qofte gjate pushtimit pese shekullor turk-osman, qofte edhe gjate diktatures komuniste. Mendimi i Papes Benedikti i XVI nuk shkele asnji ligje shtetnor dhe as nji nga parimet e te Drejtave te Njeriut. Perkundrazi fjalet e Papes bajen thirrje qe mos te marrin supremaci vlerat financjare mbi vlerat e njeriut.

4- “Une e kuptoj zotin Meta ( ose Dom Meten ) ne mallkimet e tij per komunizmin”. – Un pritshe qe edhe Niko Maloku ta mallkonte komunizmin siç e ka mallkue dom Gjergj Meta dhe shumica e shqiptarve dhe gjysma e botes.

5- “Si spjegohet qe, ne vendet ku feja lejohej dhe ( shpesh) mbeshtetej edhe nga shteti, njerezit e kane ndertuar jeten e tyre " pa Zotin", d.m.th. kunder mesimeve te Zotit?  “ . Dhjete mesimet e Zotit te permbledhuna ne rrasat e famshme te Moizehit te pranueme nga tre besimet monoteiste, perputhen plotesisht me kushtetuten dhe me ligjet shtetnore tonat (pose ligjit te pare qe thote, qe te mos njohish tjeter Zot pose meje). Prandej ne qofte se ne vendet e tjera si dhe ne vendin tone njerzit (jo te gjithe) e paskan ndertu jeten e vet pa Zotin, kjo don me thane se ato e kan ndertue jeten e vet personale edhe pa ligjet e Kushtetutes, te cilen po e shkelin vazhdimisht. Nuk ka asnji mosperputhje ne mes  rrasave te Moisehit dhe Kushtetutes sone. Morali kristjan asht shprehimisht kundra dhunes dhe kundra urrejtjes. Kush nxite dhunen dhe urrejtjen, qofte edhe ndonji njeri qe sherben si klerik, asht kundra parimeve kristjane. Nuk jane ne perputhje me parimet e te Drejtave te Njeriut dhe me kushtetuten ato parime demek fetare, te shkruem ne disa libra te shejta, simbas te cilave duhen persekutue dhe vrar apo prer koken ata qe nuk i perkasin asaje feje, ose qe me vullnetin e tyne te lire ndrrojne ate besim fetar. Keto lloj librash fetar si dhe propaganduesit e tyne te urrejtjes dhe diskriminimit fetar jan ne kundershtim me parimin e te Drejtave te Njeriut dhe denohen simbas kodit tone penal.

6- “Ku ka qene Kleri i Krishtere gjate kesaj kohe dhe si ia ka lejuar kleri vehtes qe te bashkepunoje ( dhe, madje, te glorifikoje )me regjime politike qe e kane orjentuar njeriun te mendoje, sillet e veproje ne kundershtim me mesimet e Zotit dhe vetem sipas qejfeve te veta?” . – Simbas parimeve kristjane kleri kristjan i te gjitha vendeve  nuk duhet te bashkepunoje me rregjime politike qe asht ne kundershtim me mesimet e Zotit. Ne qofte se klerikristjan i ndonji vendi ka bashkepunue me regjimet politike ne kundershtim me mesimet kristjane dhe fjalen e Zotit, atehere ai kler kristjan i atij vendi asht ne kundershtim flagrant me parimet kristjane. Ky lloj “kleri kristjan” nuk perfaqeson te gjith klerin kristjan botnor. Pose kesaj simbas parimit kristjan te lirise se ndergjegjes personale ku bazohen sot te Drejtat e Njeriut, kleri kristjan ne dallim me ndonji kleri tjeter mbaskristjan, parimisht nuk ka te drejte dhe nuk duhet te nderhyje me masa dhune ne jeten personale te njerzve, siç ndodhe ne disa fena te tjera.

Shoku Niko Maloku ban ma mire te merakoset ma shume per ato klerike te trojeve shqiptare, te cilet ne predikimet neper vendet e kultit te tyne po nxisin urrejtjen dhe perçarjen nderfetare ne mes shqiptarve.

Submitted by J. (not verified) on

Ore, po një pyetje kam unë për ju të Respublica-s, po si i bëni bashkë një herë nga njëra anë Faik Konicën që ka "niet të shesë mut", dhe nga ana tjetër predikimet e dom Gjergjit?

Apo është fe nga ajo "e mira" kjo?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.