Vendimi: Koncesionet e rrugëve tani do miratohen me ligj në Parlament

Postuar në 11 Prill, 2019 17:37

Qeveria shqiptare anulloi pak kohë më parë konçesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Arsyetimi: Është shumë i shtrenjtë. Ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në këtë kuadër se:

Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati

Mirëpo pas këtyre veprimeve, fituesja e konçesionit, kompania Gener 2 e biznesmenit Bashkim Ulaj, në partneritet me një kompani tjetër paditën qeverinë shqiptare, duke kërkuar anullimin e urdhërit nr. 42 të datës 25 janar, që anullon procesin në fjalë. Nuk ka ende të dhëna publike se si ka shkuar procesi gjyqësor, por nga mënyra sesi veproi qeveria shqiptare dhe të dhënat e paraqitura në dosjen gjyqësore të kompanisë, gjasat që qeveria të dalë e padëmtuar në këtë rast janë thuajse Zero.

Por edhe qeveria e z. Rama që e ka vënë Shqipërinë poshtë, nuk ka ndenjur duarkryq. Koncesioni do të bëhet, por kryeministri nuk do në asnjë mënyrë që ai të identifikohet me të. Për këtë arsye, qeveria e z. Rama ka ndjekur këshillën e z. Berisha. Jo në kuptimin literal, por ka ndjekur atë model që ndiqte zoti Berisha. Me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, është vendosur që konçesionet për rrugët, këtej e tutje do të miratohen me Ligj.  Vendimi është miratuar në datën 27 mars, pra gati një muaj pas padisë së Gener 2 dhe konsiston thjesht në një amendim të VKM-së nr. 634 të vitti 2014 që rregullon koncesionet për rrugët nacionale.

"5. Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.".

thuhet në vendim.

A ka lidhje ky vendim me koncesionin në fjalë? Patjetër sepse ai është projekti kryesor në diskutim. A vlen ky ndryshim për kontratën e Gener 2 në Thumanë – Kashar? Me gjasë po, pasi ai ka ndryshuar vetëm autoritetin vendimmarrës që legjitimon kontratën. Jo rregullat. Por ndoshta Gener bën padi edhe për këtë. Nga ana tjetër, zoti Rama fiton mbrojtjen duke thënë se kontrata është një ligj i parlamentit shqiptar. Dhe ky është “kodoshi opozitar i dikurshëm” që premtonte se do të zhbënte kontratat e Berishës.

Nuk po shtyhemi më tej dhe të spekullojmë: mos vallë ky amendim është lobuar në mënyrë që kontratat e miratuara me ligj të mos i ekspozohen rrezikut të rishikimit nga PD-ja nesër? Pse jo. Socialistët punojnë për gjeneratën tjetër. Kuptohet, gjeneratën e sorollopit të tyre. 

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Ligjet kriminale atakohen dhe autoret "te pandreshmit" deputet qe I kane votuar bejne pjese bashke me qeverine ne nje structure kriminale.
ndryshe mos kriminalizoni dhe diktaturen komuniste me ligje poaq kriminale vepronin dhe ata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.