Ja pse në 21 janar është dhënë urdhër për të vrarë

Do parashtroj e do komentoj disa arsyetime personale rreth 21 janarit, këtij krimi të pastër shtetëror të rrallë e të paparë në Europën demokratike që nga koha e Musolinit dhe Hitlerit. Qëllimi im nuk është fort për të bindur shqiptarët e Shqipërisë, por më shumë këta të disaporës që jo rrallë herë më habisin me naivitetin e tyre.
Para se ta filloj interpretimin e ngjarjes së parë në fjalë do i kujtoj lexuesit një thënie si formulë që e lexojnë në të gjitha fillimet e teksteve të kriminologjisë: “krimi perfekt nuk ekziston”. Edhe në raste krimesh shumë- shumë të menduara, syri i mprehët i hetuesit ekspert në kriminologji din të kapi gjithmonë një detaj ose të interpretoj një veprim që në studim të t’cilit kthehet në një provë të pakundërshtueshme. Të tilla, në rastin e 21 Janarit ka plotë. Provat direkte apo indirekte të zbuluara e të parashtruara qartësisht nuk të lënë mundësinë të bëhen as spekullime, as interpretime diametralisht të kundërta siç është tendenca aktuale.
Jo rrallë herë provat indirekte që gjithmonë si numër janë shumë herë më të mëdha sesa provat direkte bëhen shpesh më bindëse dhe më të fuqishme mbasi përmbajnë në vetvete shpjegimin dhe motivimin e fajësisë së kriminelit bazuar edhe mbi arsyetimin e çastit veprues, situatën mendore, gjendjen psikologjike para dhe pas krimit. Për një ekspert me eksperiencë çdo send, gjurmë, fjalë, arsyetim, gjendje, kthehet në një provë me vlerë akuzuese dhe bindëse.
Tragjedia e Gërdecit ishte një aksident tragjik që zbuloi një krim makabër shtetëror ku fatkeqësisht u vranë 26 vetë, ndërsa më 21 Janar kemi katër krime që janë vrasje me urdhër për të “Vrarë”, dhe fatkeqësisht jo për shkelje ligji, as për vetëmbrojtje. U vranë këta njerëz që, për fatin e tyre të keq me mënyrën e kryerjes së vrasjes provon pafajësinë e tyre. E thënë shkurt: mënyra si u vranë provon qartë se janë vrarë fare pafajshmërisht. Praktikisht viktimat fatkeqe u vranë sepse pikërisht në momentin fatal që vrasësi merrte shenjë mbi ata, pikërisht në atë çast ata ishin në gjëndje statike, të palëvizur mbi rreth pesë sekonda. E tepërt të shtoj se ishin shumë larg gardheve, zonave e kangjellave të gjoja rregulloreve të mbrojtjes siç na këndoi Kryeministri midis të tjerash të koduara me zona A,B,C etj….

Ka norma të koduara me imtësi të studiuara nga specialistë për sa i përket mënyrës dhe efektit të goditjes me armë. Ato që kanë bërë shkollë për këto punë i njohin mirë këto norma ushtarake apo kriminalistike. Të vrasësh një njeri nuk është punë e kollajtë. Ata që kanë marrë pjesë në luftë e dinë shumë mirë këtë veprim. Aq sa kollaj vritet njeriu aksidentalisht, aq me vështirësi vritet në luftë apo në aksion. Si në çdo gjë edhe në këtë veprim kryesore mbetet shkollimi specifik dhe eksperienca e madhe. Normalisht një qitës detyre apo qitës elite profesional duhet të stërvitet rreth 25-30 e ma tepër orë në javë. Kuptohet thjeshtë që një njeri i pa lëvizur qëllohet shumë më lehtë sesa një njeri në dinamikë.
Ja disa të dhëna që më janë ngulitur në mendje edhe sot që shkruaj. Njeriun në pa lëvizje, një qitës “mesatar”, i stërvitur, e merr në shenjë për 3-5 sekonda duke e qëlluar për vdekje. Rasti kur një njeri vrapon me ritëm të rregullt dhe në një drejtim po ky qitës e merr në shenjë për afërsisht 7-10 sekonda, ndërsa një njeri që lëviz në mënyrë të çrregullt që ta marrësh në shenjë për ta vrarë për vdekje duhet ta shoqërosh për rreth 15 – 20 sekonda pa marrë frymë që të arrish të sinkronizohesh, duke shoqëruar lëvizjen e viktimës dhe në momentin e përputhjes së gjithë këtij kombinimi intuite, eksperience e dijesh të tërheqësh këmbëzën. Ky rast kërkon veç stërvitjes dhe talent të veçantë prandaj dhe plagosja me vrasjen janë në përpjesëtim 70% me 30% bazuar në statistika serioze kriminologjike.

Duke parë filmimet s’ka si të mos bëjë përshtypje vrasja e Veizit. Fatkeqi, duke qenë edhe disa metra larg portës e jashtë territorit as nuk i ka vajtur mendja që syri dhe dora vrastare e selektoi si më të kollajshëm për ta vrarë. Dhe e vrau. Ia ka lehtësuar marrjen në shenjë edhe dera e zezë e hapur, e cila ishte po ashtu statike dhe nga pozicioni i vrasësit ishte paralel me Veizin e gjorë në projeksion fare afër tij, si të thuash e orientoi më mirë për ta vënë në shenjë. E them këtë sepse një njeri, qoftë statik e merr më kollaj në shenjë kur është afër një objekti po statik, paralel me të dhe me ngjyrë dalluese më mirë sesa kur viktima është krejt vetëm ose i rrethuar nga objekte të lëvizshme. Në procesin e qitjes pamja anësore “orbitale” ndihmon orientimin e pamjes kryesore. Po të ishte fjala për të mbrojtur territorin brenda kangjellave, i pandehuri Llupo duhet të kishte qëlluar një djalë të ri që nga lëvizjet aktive duhej të ishte rreth 20 vjeç. Ky djalë siç e kemi parë shumë herë nw filmimin pwrkatws qëllonte me gurë vrasësin Llupo. Duel tepër i frikshëm. Llupo me skafandër komplete dhe me një automatik Pb5 – 9 mm dhe përballë tij i ziu djalë e qëllonte me gurë rreth 20 metër larg. Të ishte për të mbrojtur territorin, Llupo mund ta inaktivizonte djalin e ri kokëkrisur me një breshëri të shkurtër këmbëve për 2 sekonda, siç duhet ta ketë rregullorja dikur e siç e kanë rregulloret e të gjithë botës sot.
Edhe në kohën e diktaturës ushtarët e gardës në Bllok kur kishte raste që ndonjë këmbësor hynte në bllok urdhri ishte që të qëllohej nga këmbët fillimisht, pasi t’i ishte bërë thirrja “Ndal” disa herë për t’u inaktivizuar. Dhe kështu ka ndodhur realisht në një rast kur dikush me biçikletë hyri në bllok, apo edhe kur një natë dikush si i dehur në vjeshtën e vitit 1978 tentoi të kalonte në thellësi të bllokut. Kurse nw 21 janar armwt e gardës qëlluan direkt në trup njerëzish të pafajshëm.

Këtu qëndron e fshehta e problemit tonë. Urdhri ishte pa dyshim “Vrisni” dhe jo “plagosini” shkelësit nga këmbët, etj. Në momentin që vrasësi Llupo shenjonte fatkeqin Veizi, i cili në atë moment po vrojtonte me duar në xhepa – provoni duke parë videon.. numëroni me ritmin e sekondave, 1-2-3-4-5, nuk do ta kaloni 4 sekondëshin, Veizi shembet i vdekur. Duke qenë me gjysëm apo çerek profili vrasësi Llupo ka marrë shenjë në gjoks. Sqarim: Njeriun po ta qëllosh nga përpara, ballas, po nuk i preke zemrën apo shtyllën kurrizore nuk vdes menjëherë. Madje ka shanse të jetojë po iu dha ndihma shpejt. Ndryshon krejtësisht puna kur e qëllon në lartësinë e gjoksit dhe në profil. Në goditjen anash, majtas djathtas e anasjelltas, siç thuhet brinjë më brinjë, vdekja është e sigurt.
Vrasja në fjalë më kujton vrasjen e Bardhok Bibës nga mirditorët. Këta veriorë e mjeshtër të pushkës denbabaden e dinin mirë këtë mënyrë vrasjeje. Nishantarë të klasit të parë, pritën e zinin gjithmonë për të qëlluar objektin anash. Rasti i Bardhok Bibës i qëlluar brinjë më brinjë është tipik i mirditorëve.
I shoqëruar nga dy shokë të tjerë kemi shkuar, e kemi marrë e transportuar trupin e të vrarit. Ai ishte qëlluar mbi 700 hapa larg, vetëm me një plumb dhe në pritë gjetëm vetëm një gëzhojë e disa bishta cigaresh të dredhur. Plumbi i kish përshkuar mushkëritë, zemrën pa asnjë lloj shprese shpëtimi. Vrasja e Veizit më duket shumë analoge, por shumë- shumë më afër dhe mjerisht shumë më e kollajshme për t’u realizuar. Në këtë rast përjashtohet çdo mundësi për ta paraqitur si një vrasje rastësore.

Vrasja e Hekuranit ka ndodhur gjithashtu qëllimisht. Ky grup njerëzish të hipur mbi një tavolinë së bashku me një kamera e gazetarw u qëllua në drejtim “koke”, as për t’u plagosur, as për t’u trembur. Me rikoshetë e pa rikoshetë kemi një qitje me objektiv për të vrarë, kjo është e qartë. Ndërsa njeriu i qëlluar me plumb në kokë është 99% i destinuar që të vdesë, sidomos me plumb pushke apo automatiku 9 mm. Gjatë periudhës së luftës kurrë nuk kam parë ose dëgjuar që një njeri të goditet nga një plumb në kokë e të shpëtojë.
Njoh vetëm një rast që për kuriozitet vlen të përmendet. Në një aksion sulmi partizani dhe atentatori Safet Kurti i ngritur në këmbë me automatik në dorë duke bërtitur të famshmen thirrje luftarake, “Para partizanë”. Pa mbyllur gojën një plumb i hyn drejt në gojë duke mos i prekur për fatin e tij shtyllën kurrizore por afërsisht 1-1.5 cm larg vertebrës së qafës. Safetin e kujtuam të vdekur kur e pamë rastësisht të rënë përmbys që villte gjak. E mbartëm në krahë dhe e lamë në Pezë në një bazë tonën në një familje fshatarësh me aspak shpresë shpëtimi. Fshatarët e mjekuan me mjaltë e me duhan e ai shpëtoi për mrekulli. Flitej për një rast tjetër kur një partizan kishte marrë një plumb në ballë, pak sipër, dhe që plumbi i kishte dalë në anën tjetër duke i kaluar përmes dy hemisferave trunore pa i dëmtuar gjë. Edhe ai shpëtoi nga kjo, por u vra më pas, nga një plumb qorr pak para çlirimit!.

Nga burime shumë të besueshme mësohet se gjatë protestës së 21 Janarit ka pasur gardistë të vetëplagosur apo edhe që, në momente paqëndrueshmërie psikologjike kanë humbur kontrollin nën presionin e urdhrit për të vrarë dhe për pasojë u është shkrepur arma pavullnetshëm përgjatë tentativave për të mos zbatuar urdhrin. Prandaj janë bërë trajtime mjekësore brenda ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo bëri që të flitej nga kryeministri Berisha për gardistë të plagosur prej demonstruesve. Prandaj kishte plumba brenda Kryeministrisë, por nuk kishte xhama të thyer në dritaret prej goditjeve nga jashtë ndërtesës së Kryeministrisë. Ky ishte skenari i parë i përgatitur nga Berisha për të akuzuar demonstruesit, por që ndryshoi shpejt nga rrethanat e reja të orëve të mëvonshme e ditëve në vazhdim.
Kur deputeti Hoxha në krah të Eduard Halimit në komisionin parlamentar e pyeti gjeneralin Ndre Prendi se, a kishte të plagosur me armë zjarri nga ana e gardistëve, Preni tepër i ngurosur, sikur të kishte gëlltitur okllainë nuk iu përgjigj pyetjes. Deputeti e përsëriti prapë pyetjen, a kishte të plagosur me armë zjarri nga ana e Policisë dhe Gardës. Prendi rrinte si i ngrirë pa asnjë përgjigje. Dikush deshi ta përsërisë pyetjen, por Halimi me një gjest të dorës e ndërpreu pyetjen tepër të bezdisshme. Kjo ishte më se e qartë se Prendi kishte skenarin e ri, ndërsa deputeti Hoxha pyeste me skenarin e vjetër. Me sa duket zinxhiri mashtrues e kishte parë të arsyeshme të hiqnin dorë nga shakaja e Puçit.

Të kthehemi te problemi i vrasjes së parë, akoma pa u parë “kaseta e famshme” filmike e vrasjes së Veizit. Ndoqa deklaratën e mjekut ushtarak Sami Koçeku, ku me njohuritë e një eksperti dallova menjëherë gënjeshtrën fatale. Kjo gënjeshtër për një ekspert mjafton për të shërbyer si filli i Arianës në mitologjinë greke që të të shpjerë direkt te Minotauri ynë gjysëm njeri e gjysëm kafshë “kriminele”. Siç e kemi parë dhe riparë, mjeku Koçeku shpjegoi se vrasja është shkaktuar nga një plumb tepër i vogël që ka vetëm një hyrje në trup pa dalje. Gjë që presupozon se fatkeqi është qëlluar nga fare afër, mbasi nga kurora e djegies rreth vrimës së plumbit vërteton që distanca e qitjes është rreth 1 m – 1, 20 m. Çka do të thotë me fjalë të tjera se është qëlluar nga vetë demonstruesit, d.m.th një krim i qëllimtë për të akuzuar më vonë demonstruesit. At’kohë nuk dihej akoma ekzistenca e “Kasetës Shpëtimtare”. Atë natë mendja e sëmurë e kryeministrit nuk mendonte gjatë (ekspertiza nga tanët e të huaj, etj).
E vërteta dhe gënjeshtra e pastër për të fshehur krimin: Ekzistojnë pistoleta të vogla të quajtura pistoleta grash. Fillojnë nga kalibri 6.25 mm dhe ka 6 ose 5 plumba dhe një dorë e madhe e mbështjellë plotësisht. Tyta e saj është 6 cm e gjatë, doza e barutit është 0.1 gram. Kjo pistoletë mund të vrasë në distancë fare afër, 20-40 cm maksimumi. Më tutje s’ka as forcë dhe as preçizion (tyta e shkurtër), por zhurmën e bënë shumë të madhe. Kjo lloj arme grash nuk bën pjesë në asnjë armatim profesional si te ne, ashtu edhe në asnjë armatim profesional të botës. Në depon tonë të MPB as atëherë as tani këto pistoleta nuk ishin e nuk janë të regjistruara dhe kryesisht janë markat Beretta, Ëalther, Herstal, Broëning, C.Z.. Kanë dekoracione shumë tërheqëse me zedef, fildish e të kromuara.
Një kalibër paksa më i madh 7.65 mm është minimali i pranueshëm në ushtri. Oficerët gjermanë kishin të tillë për në qytet, jo për në luftë. Hitleri vet është vetëvrarë me një kalibër 7.65 mm të markës Ëalter. Këto të dhëna siç merret me mend janë pak më profesionale dhe nuk ka si t’i dijë as kryeministri kardiolog e as mjeku Koçeku patolog. Pra këtu qëndron gënjeshtra kriminale: Unaza e kuqe e flakës së barutit nga distanca e afërt që të dy doktorët e shpjeguan me kaq bindje e siguri ekzistuese që, ishte gjoja e pranishme në trupin e të vrarit sikur ky të ishte qëlluar nga shumë afër por, detyrimisht duhej të ishte lakuriq, i zbuluar në pjesën e qëlluar. Pra praktikisht me kraharor lakuriq si në plazh ose në shtëpi në një stinë vere e vape të fortë e jo në mes të janarit. Insistoj se mjeku ushtarak nuk ka parë asnjë shenjë flake nga minipistoleta e sajuar me fantazi e as ai vetë s’kishte si ta shpikte. Shpikje me zarar kjo që të shpie direkt në bankën e të akuzuarve. Po të kishte drejtësi, në kodin penal përpjekja për të fshehur krimin quhet bashkëfajësi kriminale.
Të dhënat e kësaj mini pistolete janë sugjeruar nga një gjysëm profesionist, supozoj i Gardës, e kanë shkuar te mjeku Koçeku. Kush i kërkoi këto të dhëna me kaq urgjencë dhe që me po kaq urgjencë e nxitim u dhanë në TV? Sigurisht pa asnjë mëdyshje nga vrasësit. Kujt i vajti mendja dhe kishte kurajon që të krijonte këtë krim të dytë po aq me peshë sa vrasja vetë? Këtë kompetencë dhe kurajo për këtë veprim të dytë mjeran, të ndyrë e shumë të dënueshëm e kishin vetëm dy vetë, Kryeministri dhe Ministri i punëve të brendshme.
Duke i ardhur fundit dua të theksoj edhe një herë prioritetin njerëzor mbi atë politik, material, etj. Asnjë njeri, cilido qoftë s’ka asnjë të drejtë që t’i marri jetën një tjetri qëllimisht. Vrasësi është kriminel kushdo qoftë ai.
Comments
Ty te lumte ajo dore se e ke

Ty te lumte ajo dore se e ke qa shkrimin. shoh endrra me sy hapur ku te gjithe vrasesit i kane hedhur ne nje grope te thelle dhe te erret, dhe nga siper i hedhin disa Hiena, dhe ti dali shpirti duke pare te brendshmet e tyre me gjak e llokmat duke ja shqyer hienat e une i bej shurren plehrave.

A mund te rri te brj sehir
A mund te rri te brj sehir une te ajo enderra jote?? Shkrimi thjeshtesisht i nevojshem. Shkrime me nje fryme dhe qellim qe duhet ta perdorim ne cdo fushe. Faleminderit!
Faleminderit per dijet e

Faleminderit per dijet e sakta qe keni dhene ne kete shkrim! Rrofte e verteta, poshte mashtruesit e kriminelet!

Te lumte pena Skender

Te lumte pena Skender Gjoni.

SRBi po ndjek hap pas hapi rrugen e Hitlerit. Ashtu si Hitleri dhe Ducia qe krijuan pushtetin absolut personal, edhe ketij po i vjen i njejti fund i tmerrshem.

23 vjet ndejten Hitleri dhe Ducia ne politike. Ju thote gje kjo njerez?SRBi po ndjek hap pas hapi rrugen e Hitlerit. Ashtu si Hitleri dhe Ducia qe krijuan pushtetin absolut personal, edhe ketij po i vjen i njejti fund i tmerrshem.

23 vjet ndejten Hitleri dhe Ducia ne politike. Ju thote gje kjo njerez?

Kriminelet LLUPO dhe Alpini

Kriminelet LLUPO dhe Alpini PRENDI nuk kane per tu denuar as me 25 e 23 vjet e as me gjysmen e atij denimi. Ata do te marrin nje denim te vogel qe pas 3 vjetesh do te beje te mundur te dalin per "sjellje te mire" ose per "arsye shendetesore".

Une jam i shqetesuar per dicka tjeter dhe per kete dua te bej pyejtjen. A ka mundesi qe (pasi te jete cliruar Shqiperia nga Fashizmi) prokuroria te kerkoje nje rihetim te ceshtjes dhe nje ridenim te ketyre krimineleve dhe sigurisht edhe te urdherdhenesve per te vrare njerez te pafajshem.

Skender, Duket se keni ca

Skender,

Duket se keni ca njohuri "klishe" ne kriminalogji. Por duhen ca me shume dije. Dhe akoma me shume prova per te trajtuar profesionalisht nje ceshtje te tille si ajo e 21 Janarit.

Se ja psh, ju thoni se vrasesi Llupo e ka qelluar drejtperdrejt Veizin ne gjoks dhe prova eshte filmimi qe kemi pare te gjithe. Ju bile keni numeruar sekondat 1,2,3,4 dhe prova u realizua.

Jeni i sigurt se po flisni si nje kriminalist ne kete rast? Qofte edhe si nje kriminalist mediokerr? Ne qofte se po, une do te kisha deshire t'ju shihja si keshilltar per Rendin Publik te Kryeministrit Edi Rama.

Ne qofte se jo, do t'ju sugjeroja qe ta mendonit ca me shume ne se duhej apo nuk duhej te shkruanit. Dhe me qe ra fjala, si kriminalist i bllokut qe paskeni qene dhe si hetues i çeshtjes se Bardhok Bibes: Kush e vrau Bardhok Biben? Se paski gjet edhe bishta cigaresh te dredhur, dmth jo vetem prova te terthorta por te drejtperdrejta. A ka nje emer egzekutori i Bardhok Bibes? Me sa di une ju varet ne litar 8 burra, pushkatuat 2 te tjere per ate vrasje si dhe kalbet ne burgje gjysmen e burrave te Mirdites. Pyetja eshte e thjeshte: Te dhjete ata e shkrepen kembezen kunder Bardhokut?

Ja dy arsye pse vrasjet nuk

Ja dy arsye pse vrasjet nuk ishin me urdher (nkuptimin qe "vrisni ket, ket dhe ket...). Tani e di qe shumica e lexuesve te respublikas jane socialist, por para se t'me pjekni ne helle, lexojeni komentin me gjakftohtesi deri ne fund.

1. Berisha eshte plehre e kokrra plehres, i aftes dhe te vrasi per te ndenjur ne pushtet, por injorant nuk eshte. Perkundrazi, persa i perket politikes, eshte goxha i zgjuar. Dhe nga keto vrasje Berisha vetem humbiste. Ne fakt nese sdo te kishin ndodhur vrasjet do te fitonte shume, shume pike, si brenda vendit, ashtu dhe tek faktori nderkombetar sepse do akuzonte opoziten (me te drejte - por gjithsesi imoralisht) per tentative destabilizimi te vendin.

2. Te 4 te vdekurit ishin "askushi". Ne kuptimin qe jo vetem nuk njiheshin para 21 janarit, por edhe gjate rremujave ato thjesht po vrojtonin te tjeret dhe nuk ishin pjese "aktive" e rremujes. Perse gardistet duhet te qellonin ato qe nuk po i jepnin probleme?! Nese ti do ishe nje nga gardistet, dhe ke persona qe po te qellojne me gure, persona qe po te qellojne me shkopijn, dhe te tjere qe po rrijne me duar ne xhepa, ke do te qelloje, ato qe po rrijne me duar ne xhepa?!
Nese garda vertete kishte si qellim te shperndante turmen nepermjet vrasjeve, do i qellonte "trimave" dhe jo "vrojtuesve".

Ja nje version me i llogjikshem i ngjarjeve (kuptohet qe militanteve te te dyja kraheve ky version nuk do i kaloi filtrat ideologjik te partise).

Duke mare shkak nga "pranvera arabe", dhe fakti qe protestat qe kishte organizuar deri me ateher nuk kishin dhene asnje rezultat, Rama (radikalet prane tij per te qene me i sakte) vendosi te organizoje nje demonstrate dhe nepermjet disa dhjetera "kataleve" injorant te krijonte imazhin se edhe ne shqiperi ka trazira. Fatkeqsisht per popullin, Rama harroi se perballe ne pushtet ka plehra (po ashtu si vetja).

Berishes ky aksion i Rames i erdhi si dhurate nga qielli, sepse nje demonstrate e dhunshme e krijuar nga opozita nuk do shikohej mire nga nderkombetaret (berisha harro qe gjith jeten e vet ka organizuar protesta te dhunshme). Per kete arsye mori te gjitha masat qe policia te demtohej sa me shume, gje qe do demtonte politikisht opoziten. Kjo shpjego policet qe ne fillim ishin pa mjete mbrojtese, megjithse te gjithe e dinin qe protesta do degjeneronte ne dhune; makinat qe hidhnin uje perdoreshin ne menyre totalisht absurde, thjesht per te acaruar protestuesit, dhe jo per ti "paralizuar" nga i ftohti sic duhet te behet ne kto raste (nese behesh qulle ne janar, nuk ke fuqi as te hecesh, sado "trim" te jesh); edhe kur erdhen forcat speciale, qendronin "stoik" si gardh para kryeministrise, ne vend qe te terhiqnin nje nga nje personat qe inkurajonin turmen. Te gjitha kto veprime apsurde te forcave te rendit jane bere me urdher! me qellim qe "lartmadhesia" e tij te perfitonte sa me shume politikisht.

Por fatkeqsisht per te gjithe ne, masat e policise per te acaruar turmen funksionuan me shume se cdonte Berisha, dhe situata doli jasht kontrollit. Per shkak te kesaj, gardes iu dha urdher te qellohej ne ajer (jo mbi turme se nuk fitonin asgje). Tani per shkak se gardistet jane militante injorante te rritur neper shpella, por sidomos, sic e permendi dhe autori i shkrimit, jane te pa trajnuar, kur ka te shtena te shpeshta ne nje moment kaosi, ka aksidente ku persona pa lidhje me "trimat" e demostrates, vriten.

Kujdes! Nuk po them qe gardistet jane te pafajshem. Perkundrazi, ne nje vend normal perendimor, te gjithe gardistet do kishin perfunduar ne burg per disa vite. Gardistet qe shkaktuan te vraret do kishin mare burgosje te perjetshme, Shefi gardes do kishte perfunduar ne burg. Shefat e te gjitha institucioneve te tjera te rendit te pakten do ishin shkarkuar nga puna. Ministri te pakten duhet te kerkonte te falur per paaftesine e tij dhe te jepte doreheqjen. Ndersa kryeministri nuk do rezistonte me shume se 1 dite ne ate post.

Por jo, jemi ne Shqiperi, nje vend mesjetar, dhe si gjithmone asgje nuk ndodhi. Kryeministri, e pa situaten keq dhe krijoi alibine e "pucisteve". Ndjekesit e partise nuk kan pse te vene ne dyshim fjalet e xhaxhi Berishes, dhe u vune te gjithe ne ndjekje te pucisteve.

Si perfundim, a ishte i barabarte veprimi i Rames per te organizuar nje demonstrate te dhunshme, me papergjegjshmerine dhe paaftesine e qeverise qe vrau 4 persona? Absolutisht jo! Eshte njelloj si te denosh ne te njejten menyre nje person qe shet fisheke ne dyqan ushqimesh (mora shkak nga investigimi i fundit i Fiksit) dhe ate qe i perdor keto fisheke per te vrare.

Gjithsesi ne kot flasim, 4 persona te pafajshem vdiqen, deri tani asnje s'esht denuar, dhe si i papergjegjshmi qe i dergoi keto persona ne buze te lumit, dhe aq me teper ai qe i shtyu ne lum, jane "alternativa" jone drejt integrimit. Mjere ne!

Ne hellE nuk te pjekim, ne

Ne hellE nuk te pjekim, ne hell shume shume, se shkruhet pa E. Meso nje here te shkruash pastaj do lexohesh.

Na fal shoku Anonim.

Na fal shoku Anonim. Fatkeqsisht nuk kam editor privat qe te me korigjoj komentet. Nuk jam aq i perkryer sa ju, qe ne nje koment mbi 800 fjale, te mos bej asnje gabim.

Po artikullin pse e lexove meqe ra fjala, edhe ai eshte plot me gabime?

Sa mire qe ne fund e ke

Sa mire qe ne fund e ke kuptuar qe flet KOT.

Ke te drejte, kot u lodha.

Ke te drejte, kot u lodha. Kujtova se se jo te gjithe lexuesit e Respublikes perfaqsonin ate shtrese te verber, injorante dhe militante te shoqerise shqiptare qe eshte e vetmja shkaktare per te gjithe problemet qe ka vendi. Por u gabova.

Nese ne, populli yne largpames, te kishim nje intelekt me te madh se nje rangutang, do i kishim hequr te gjithe kto plehra qe quajme politikane, por ja qe i kemi, mbajme dhe do vazhdojme ti mbajme aty. Sepse ne, si popull, nuk kemi asnje ndryshim me ato plehra qe akuzojm cdo dite, dhe i meritojme te gjithe te keqen qe na kan sjellur.

Fatkeqsisht Lora, edhe ti qenke pjese e problemit dhe jo e zgjidhjes.

Kane dy elemente interesante

Kane dy elemente interesante vrasjet: u bene kur diagrama e dhunes se protestuesve kish rene fare. Kjo beri qe te jepet urdheri kriminal "vrisni se na iken pa vrare dhe do na vijne perseri po nuk vrame disa!" Por ka patur me siguri edhe nje urdher tjeter, me te rendesishem dhe te nenvizuar mire: "Se mos vrisni Ramen, ndonje deputet apo ndonje figure te njohur!" Se po te mos ishte dhene ky urdher, militantet gardiste si Llupoja (ju ia keni parasysh formen e kafkes dhe nofullen!) nuk ngopeshin kurrsesi duke vrare Veizin apo Myrtajn.

Shkrim shume profesional i Skender Gjonit. I nje vlere te jashtzakonshme! Pergezime atij!

sales i duheshin 4 eksekutime

sales i duheshin 4 eksekutime se vetem keshtu mund te thoshte une e zprapsa pucin dhe jo qe kjo demostrate me mposhti, dmth protestuesit mund te me rezonin e tani do hyj ne bisedime me kreun e opozites qe une (salivici) ja vodha zgjedhjet sy me sy.

Me mire sikur tja hedh fajin ketij te fundit per vrasjet se edhe po nuk me besoi askush une jam i gjithepushtetshem dhe mund te fabrikoj prova sa te dua dhe i denoj te gjithe. Me nje gur vras 2 zogj.

Viktimat u vrane kur cdo gje mbaroi dhe PROTESTUESIT PO TERHIQESHIN.

Krimineli nga vicidolli sali bisha me kete do te thote se ata nuk u terhoqen por une i zprapsa.

Add new comment