“Putin është gay”, lajmi që u censurua për çështje imazhi
Viktimë e legjislacionit që parashikon burgimin për ata që "ofendojnë" qeverinë dhe presidentin Putin është bërë një mbishkrim në fasadën e ndërtesës së Ministrisë së Brendshme ruse, ku shkruhej se “Putin është gay"”. Lajmi i botuar fillimisht në agjencinë “Tjournal” dhe disa portale u tërhoq me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.
Të paktën pesë portale u detyruan të tërheqin lajmin pas ndërhyrjes së Shërbimit Roskomnadzor, i cili shpërndau për mediat një urdhëresë të posaçme.
Drejtues të gazetave thanë se jo vetëm ishin informuar me shkrim për të hequr lajmin, por kanë patur edhe telefonata nga autoritetet për t’i siguruar se lajmi nuk do të publikohej. "Ky është një akt censure pa ndonjë bazë. Kryetari i degës lokale të Roskomnadzor nuk na u përgjigj kur e pyetëm, çfarë ligji kemi shkelur "- tha një përfaqësues i gazetës.
Comments
Si puna e Enverit.
Si pyna e Enverit.
Add new comment